KAPITULLI I PESEMBEDHJETE

COPEZA BETEJASH NENTOKE




Materiali i meposhtem eshte nje artikull i cili eshte shfaqur ne nje publikim per ufo-t. Ne nuk e dime se kush eshte burimi apo autori i artikullit apo se ne cfare publikimi te qarte eshte paraqitur pasi personi qe na e dergoi nuk na dha detaje. Po i referohemi ketij informacionin sic e morem:
"...Lear me beri te shikoja me vemendje nje harte te Nevades e cila perkufizonte te gjitha zonat e banuara civile dhe pa asnje te dhene per ato ushtaraket. Pikerisht ne qender ndodhet nje vend qe quhet Area 51. Eshte kompleksi yne me sekret. Ka 1900 njerez qe punojne dhe te duhet nje leje e nivelit presidencial per te punuar aty. Punonjesit cohen ne ate vend ne mengjes me avion dhe merren mbrapsht rreth ores 5 pasdite. Ata skane te bejne fare me disqet. Njerezit qe punojne me disqet shkojne ne pune me vone, pasdite dhe kthehen neper shtepite e tyre ne mesnate. Stacioni i disqeve quhet S-4 dhe ndodhet ne kendin jugperendimor te Area 51.
Fatkeqesisht ky kompleks dhe NJE TJETER I NGJASHEM AFER DULCES, NEW MEXICO, mund te mos i perkasi me forcave besnike ndaj qeverise Amerikane ose edhe te vete rraces njerezore. Eshte e llahtarshme per ne te mesojne se gjithe ata shkenctare qe ne mendojme se punojne per ne, ne fakt jane te kontrolluar nga alienet.
"...Ne fillim te viteve 60-te u arrit nje marrveshje me ta (ka shume mundesi nje rifreskim i marrveshjes se vitit 1954 e cila ishte dhe kjo vete nje riperterirje e marrveshjes se meparshme bere ne vitin 1933 nga Bavarian Illuminati-Branton). Ne shkembim te teknologjise, ne do fshihnim ekzistencen e tyre. Mesa duket kjo marrveshje, e orkestruar nga nje krah i caktuar i qeverise, ishte kaq e fshehte sa edhe vete Presidenti mund te mos jete ne listen e atyre qe duhet ta dine. Marrveshja po ashtu sanksionoi rrembimin e humaneve te cilet alienet e justifikuan si per qellime studimi te nje civilizimi ne zhvillim e siper. Ne ju kerkuam vetem nje liste te sakte te te rrembyereve.
Ne vitin 1973 marrveshja u rrudh. Me qindra e mijera njerez po rrembeheshin dhe emrat e tyre nuk gjendeshin neper lista. Ne vitin 1978-79 pati nje konflikt midis nesh dhe alieneve ku keta te fundit vrane 44 prej elites se shkenctareve tane si dhe nje numer te njesise speciale Delta qe u cua ne vend per te liruar shkenctaret. Nuk jam i sigurt se ku ndodhi ky konflikt, mund te kete qene ne Dulce ose edhe ne Groom Lake.
(Shenim: Sipas Robert Lazar, nje stacion i nendheshem poshte Groom Lake ka qene episodi i nje konflikti te armatosur midis Grive dhe personelit ushtarak te USa mbasi nje oficer sigurie refuzoi diktatin aline per te mos hyre ne nje vend eksperimenti i paarmatosur. Si rezultat i refuzimit ai u vra. Sipas agjentit te Grupit Special Te studimit te MJ12, Michale Wolf, konflikti ishte nje masaker e vertete qe ndodhi gjate demostrimit te nje reaktori anti materie. Grite qe po drejtonin demostrimin, kerkuan qe oficeret e sigurise te boshatiste armen nga fisheket sepse mundt te ndikonte ne eksperiment. Njeri nga oficerit vuri kete urdher ne medyshje dhe vetem pse pati kurajo te diskutonte nje urdher, grite e vrane. Kjo ne menyre te papergatitur demostroi faktin qe Grite nuk ishin aspak aleate te qeverise amerikane sic ishin munduar te paraqisnin veten e tyre por nje force pushtuese qe duhet te mbanin disipline absolute midis subjekteve te pushtuara. Kjo "gje" qe nuk eshte pjese e botes sone, vendosi te tregonte forcen ne momentin kur urdheri i dhene nuk u zbatua dhe shoket e tij e pasuan. Grite vrane disa nga oficeret e sigurise dhe lane ne beteje njerin nga shoket e tyre. Thomas Castelo deklaron se nje tjeter konflikt ndodhi ne Dulce kater vjet me vone, ne vitin 1979, kur disa shkenctare zbuluan te verteten e temerrshme qe me mijera humane te rrembyer ndodheshin ne depozita te ftohta ose te burgosur neper kafaze sikur te ishin kafshe ne thellesi te bazes, ne sektoret e ashtuquajtur vetem aliene dhe qe u kapen edhe ata nga alienet. Ata ishin disa nga shkenctaret me mendje ndritur qe kishte Amerika ne ate kohe. Por sic do shohim me tej ne kete liber, arsyet kane qene edhe me komplekse se kaq. -Branton)
"Kjo beteje, vazhdon Lear na la ne pa disa nga bazat tona nentokesore me te persosura si dhe me humbjen e disa nga shkenctareve me te mire. Qe prej asaj kohe jemi perpjekur disa here te marrim kontrollin por pa sukses.
Inisiativa e Mbrojtjes Strategjike ose SDI [The Strategic Defence Initiative] ka qene nje perjekje e tille. SDI, pavaresisht nga ajo e keni degjuar ju, ka perfunduar 2 vjet me pare dhe ka patur si qellim te rrezonte disqet ne ajer. Gabimi ishte qe ne mendonim se ata vinin nga ajri, ne nje kohe qe ata tashme jane ketu ne gjirin tone. Ata jene gjithandej neper baza te nendheshme. Mesa duket alienet kane ndertuar shume nga keto baza pa dijenine tone dhe aty ata kryejne eksperimentet e tyre gjenetike me kafshet, njerezit dhe krijesat e improvizuara sipas deshires se tyre.
Gjate nje beteje edhe ne konflikte te pazakonta si ky i Dulces, pretendohet se duhet te kete rober lufte. Ja cfare thote studiuesi Val Valerian ne raportin e te famshmes Leading Edge:
"Tekniku i Laboratorit te Dulces mbahet rob: Ne fillim te Nentorit te vitit 1988, na erdhen disa te dhena se djali i shkenctarit [B.M] tashme mbahet ne njeren nga stacionet e nendheshme ne FORT WAYNE, Colorado. Baza e nendheshme ndodhet ne jugperendim te Colorados, afer vargmalit UTE. Mesa duket, djali punonte ne nje laborator gjenetik nen Rrafshnalten e Archuletas, afer Dulces ne New Mexico dhe do kete shprehur ndonje mospelqim per ata qe ka pare aty te ndodhte. Kerkime te metejshme per personin e tij rezultuan ne konstatimin e disa projekteve shume interesante ne te cilat kishte marre pjese. Babai i tij, B.M. nga sa rezultoi eshte takuar me dy nordike ne apararence ne Pompona, California ne 22 tetor te vitit 1988..."
Rezervati Indian i Vargmalit UTE, shtrihet vetem disa milje nga pllaja e Archuletas. Qe nga ajo pike zgjatohet ne perendim pothuajse gjate gjithe kufirit te Kater Qosheve. Sapo kalon kete kufij, ne Utah, shtrihet nje tjeter baze ku sipas John Lear, nje tjeter shkenctar mbahet rob. Lear foli me babain e ketij shkenctari te ri, duke ju referuar babait me inicialet zoti K... dhe u perpoq te lokalizonte vendndodhjen e djalit te tij. Lear shprehet:
"Djali, babain e te cilit e takova dhe qe tashme ka vdekur prej disa vitesh, mesa duket mbahet i izoluar ne nje baze afer ose perreth Sleepin Ute Mountain. Nuk me kujtohet sesi rastisa ne kete informacion por e ndesha gjate kohes kur beja kerkime per Projektin Blue Light ne nje baze afer Delores te cilen se gjeta dot kurre.
Ne lidhje me Utah, ka patur zera se po ndertohet nje baze e nendheshme per Rendin e Ri Boteror me ambjente paraburgimi per te gjithe disidentet qe do kundershtojne instalimin ne Rendit Te Ri Boteror ne Shtetet e Bashkuara. Ka shume qendra te tilla nentokesore qe jane raportuar ne te gjithe Ameriken.
Ushtaraket amerikane nuk jane e vetmja force qe jane te perfshire ne "lufte" me Grite. Nje nga forcat me te medhaja te nendheshme humane te cilet jane shume te zemeruar me shkeljen e marrveshjes nga ana e Grive, dhunimeve territoriale dhe abuzimeve ndaj humaneve jo vetem ne Toke por edhe ne planin interplanetar, eshte aleanca Agharti-Telosianet si dhe disa nga aleatet e tyre te Siriusit qe jane kunder Grive. Informacioni i meposhtem ju dergua studiueses nga Uta, Juliette Sweet, nga nje mike personale e Sharula Dux qe raportohet nga shume veta se eshte nje princeshe aghartiane nga qyteti kompleks i nendheshem i Telosit qe ndodhet poshte Malit Shasta ne California. Qendra e metrokopleksit Telos thuhet se konsiston ne nje kompleks prej shume nivelesh, me shume se 5 milje i thelle dhe rreth 20 milje ne diameter dhe qe lidhet me sistemin e metejshem suburban te nendheshem. Sipas Sharules, Telosi ka lidhje te nendheshme nepermjet sistemit te transportit me tuba, me te pakten 100 qytete te tjera te nendheshme ne Ameriken e Veriut si dhe qytete nen Ameriken e Jugut si psh qyteti aleat POSID nen rajonin Matto Grosso ne Brazil. Shume nga keto qytete mbahen nga vendalinje jugamerikane, amerikano verior dhe amerikano qendror. Letra qe vijon eshte shkruar ne 2/7/1993 :
"...muajin e kaluar deshifrova diskun tuaj dhe lexova materialet ne gjithe teresine e tyre. Shume interesante dhe e mbushur me fakte te pakundershtueshme. Me pelqen sensi juaj llogjik kur paraqisni idete qe keni. Nuk jam familjar me rracen e saurianeve dhe as kam degjuar te permenden nga Sharula apo Adama... Grite vijne here pas here dhe nga sa eshte komunikuar prej hierarkise Telosiane, atyre ju eshte kerkuar madje edhe duke perdorur forcen, qe te largohen. Ky proces ka qene shume aktiv vitin e kaluar dhe me pas dhe Adama ka percaktuar se Los Alamos do jete njeri nga vendet e fundit qe do pastrohet... Ka patur disa konflikte te tipit Star Wars por udheheqesit e Telosit na thone qe mos te shqetesohemi sepse ata i kane gjerat nen kontroll...Mosha aktuale e Sharules eshte 267 vjec. Po per arsye identiteti ne siperfaqe ajo thote qe ka lindur ne vitin 1951. Kjo gje ndihmon kur duhet te perpilohen dokumenta te tipit si karta e sigurimeve shoqerore dhe pasaporta.
Gjate nje lekture, Sharula u pyet se cfare benin telosianet ne lidhje me problemin e Grive. Ajo u shpreh se Flota e Argjende e Telosit dhe Aghartes eshte konfrontuar me Grite dhe ju ka kerkuar qe ti jepnin fund veprimeve abuzive ne kete planet por Grite jane pergjigjur se kane autorizimin e qeverise se Shteteve Te bashkuara per aktivitetin e tyre ne Toke dhe ne Amerike. Ne kete rast Grite i referohen qeverise sekrete naziste te mbeshtetur nga NSA dhe CIA e cila e ka infiltruar Ameriken nepermjet vrasjeve dhe manipulimeve dhe ka stabilizuar nje marrveshje me alienet pa konsensusin e Kongresit? Sdihet e sakte por ajo qe dihet e sakte eshte se keta qenie parazitare me gjak jeshil, qafa si laps, kokat si pjeper dhe gjakpires te cilet shkelin marrveshje, dhunojne vullnetin e humaneve, rrembejne ne menyre permanente madje edhe vrasin qenie njerezore per qellime shkencore apo thjesht substanciale, genjejne dhe mashtrojne, nuk respektojne rregullat e mosnderhyrjes, shkaterrojne kafshet dhe pronat, manipulojne mendimet e masave dhe lidereve te tyre kunder dijenise se tyre te ndergjegjshme, shkaterrojne jetet njerezore ne nivel mendor, fizik dhe material, madje dhe ushqehen me jete njerezore perfshi ate te femijeve - SKANE ASGJE TJETER SE CFARE TE THONE PERVEC JUSTIFIKIMEVE !

No comments:

Post a Comment