8 Gusht 2005

Libri Lufta e Dulces eshte i nje natyre shume te vecante. E para nuk eshte aspak nje liber artistik dhe e dyta eshte nje raport i detajuar i hartuar nga nje person qe vetquhet Branton dhe qe flet per UFO-t, Alienet, Rrembimet, Shoqerite Sekrete, Illuminati, Bazat e Nendheshme etj.
Perpara se te filloni ta lexoni dua tju kujtoj te keni parasysh qe materialet qe gjenden ne kete liberth jane te nje natyre shume te vecante dhe shume te avancuara per dike qe ska njohuri fare nga ufologjia apo ka disa njohuri minimale. Faktet dhe analizat e bera jane shume shqetesuese dhe personat qe e konsiderojne veten me nje nivel sensibiliteti te larte do te ishte mire ta shmangin leximin e ketij libri.
Kur them qe materialet e ketij libri jane te avancuara kam parasysh ate qe shume tematika trajtohen ne thelb dhe terminologjia apo emrat e perdorur nuk kane asnje shpjegim. Kjo per arsyen sepse ky liber eshte botuar fillimisht per nje audience qe eshte shume familjare me ufologjine, pra Ufologet dhe me pas u vendos te botohej per publikun e gjere. Duke qene qe shume prej jush do hasin terma, emra dhe paqartesira te shumta ne kete liber, une do hap nje teme qe do e titulloj Pyetje mbi librin Lufta e Dulces dhe aty do mundohem ti pergjigjem cdo pyetje qe do kete lidhje me librin.
Libri eshte vetem pjeserisht i perkthyer gje qe po vazhdoj ta bej me aq sa kam kohe dhe mundesi.
Nuk prita ta mbaroja njehere si perkthim dhe me pas ta postoja per te vetmen arsye qe nese e hidhja komplet ne perfundim te perkthimit, mbase do ishte e gjate dhe e lodhshme per ju te lexonit ne kompjuter nje liber. Pra preferova me mire pak nga pak dhe nderkohe mund te flasim bashkarisht tek tema qe do hap per pyetjet ndaj librit.
Jam shume koshient qe materialet qe do hasni ne kete liber do jene jo vetem shume te pabesueshme per ju por edhe shume larg imagjinates suaj te deritanishme. Por duke e lene ne duart tuaja si vleresim ju kerkoj qe te vini syzet e skeptizicmit dhe cdo gje ta shikoni me sy analitik. Dhe mos harroni shprehjen e famshme te Nikola Teslas: E verteta shpesh eshte me e pabesueshme se fantastikja
Nese kjo qe lexoni nuk ngjall aspak interesin tuaj dhe nuk ndryshon mendimin apo mosbesimin tuaj per kete fenomen, atehere ju keshilloj ta lexoni thjesht si nje histori te kendeshme dhe thjesht sa per informacion. Ne rast se ky material kopjohet per qellime perfitimi (si botim apo shperndarje me pagese) per kete duhet kerkuar leja e autorit dhe e imja si perkthyesi. Nese perdoret thjesht per informacion dhe kopjohet si i tille atehere duhet vendosur titulli ne origjinal, autori i tij dhe emri i perkthyesit, pra Darius.

No comments:

Post a Comment