LUFTA E DULÇES

Parathenie
Nga Commander X



Ne fillim te viteve 1970, fillova te degjoj disa fjale shqetesuese qe kishin te benin me sekretin e Ufo-ve dhe te pranise se jashtetokesoreve ne pjese te ndryshme te planetit tone. Ne pozicionin tim si punonjes operativ i Intelligjences Ushtarake kam qene shume shpesh i informuar per sekrete nga me te cuditshmet dhe te pabesueshmet, eksperimente “shkencore” te pakonceptueshme te gjitha ne emer te sigurise kombetare. Por sidoqofte askush nuk erdhi tek une te me thoshte qe: “Ti po punon me teknologji te perftuar nga alienet.” Ka patur momente kur ne menyre jo te hapur te lihej te nenkuptoje qe eksperimentet e “projekteve te zeza” zhvilloheshin pikerisht me objekte me te tilla. Por se ne cfare menyre ishte perftuar kjo teknologji, asnjehere nuk u shpjegua.
Ne ate kohe nuk para e vrisja mendjen per histori te tilla. Ne fund te fundit me rutinen e punes sime, e verteta nuk para kishte shume rendesi. Informacioni ne menyre te vullnetshme eshte i perzjere me disinformacionin per te ndaluar te gjithe (pervec nje pjese te vogel ne krye) qe te mesonin gjithe historine. Nder te tjera e dija te sigurt qe ushtaraket dhe Agjensite Kombetare te Inteligjences i kishin perdorur ufot dhe alienet qe i pilotojne, thjesht si nje preteks per te mbuluar operacionet e tyre sekrete. Ka patur raste kur ata vete leshonin avione spiune per te pare se sa shpejt mund te perhapej thashethemi nga goja e njerezve. Shume shpejt mesova qe e verteta nuk ekziston…
Libri qe ju do te lexoni eshte shkruar nga misteriozi Branton, i cili per shkak te informacioneve shume te rrezikshme dhe demtuese qe ka zbuluar, eshte i detyruar te rrije anonim.. Ndonese shume studiues te ufo-ve ne vitet 1980-1990 filluan te raportonin te njejtat histori, informacioni qe Branton jep botohet per here te pare. Disa here me eshte kerkuar nese mund te konfirmoja informacionin e dhene ne kete liber qe lidhet me baza sekrete aliened he nje aleance te pashenjte midis qeverise boterore dhe vizitoreve jashtetokesore. Ndonese ne te kaluaren me ishin thene te njejtat gjera (shume kohe perpara se keto histori te qarkullonin midis ufologeve) nuk mund te konfirmoj asgje dhe po ashtu nuk mund te mohoj asnje nga keto. Nje pjese e imja do te donte te besonte me shpirt qe keto jane thjesht perralla ose ndonje fushate disinformacioni qe behet nga ndonje grup i caktuar me nje qellim te panjohur. Por nga ana tjeter ne mendjen time qendron i ngulitur mendimi qe cdo gje e tille mund te jete e vertete (informacioni qe kam eshte jashtezakonisht i madh per tu injoruar apo konsideruar si pallaver) qe rraca aliene me nje qellim aspak te mire kane stabilizuar baza nentokesore te fshehta ne planetin tone.
Ju si lexues duhet te gjykoni vete nga ato qe do lexoni dhe te vendosni se cila eshte e vertete dhe cila eshte fantazi.

No comments:

Post a Comment