KAPITULLI I KATERMBEDHJETE

DULCE NEW MEXICO DHE LIDHJA ME DRAKONIANET



Materiali qe vijon eshte marre nga nje artikull i Tal LeVesque i titulluar "KTHIMI I FSHEHTE I NJE QENIE ALIENE ME PREJARDHJE REPTILIANE-BAZA E DULCES", qe eshte shperndare nga studiuesi Patrick O'Conell:
Sipas TAL, kohe me pare "...nje konflikt me qenie te tjera, EL's [njerez gjigande] shkaterroi pjesen me te madhe te civilizimit Reptoid dhe detyroi nje pjese te tyren te fshihej ne shpella te thella ne brendesi te tokes, ndersa nje pjese te largohej nga toka per ne Alfa Drakonis dhe Altair ne konstelacionin e Aquilas, i cili ne shkrimet e vjetra ishte vendndodhja e krijesave djallezore reptiliane... Konflikti eshte nje lufte speciesh midis fares Evadamike dhe fares te Serpenteve (Drakonianeve). (Shenim: I kontaktuari Maurice Doreal deklaron se ka mesuar nga njerezit qe eshte takuar dhe qe vinin nga kolonite e nendheshme Agharti, poshte Amerikes se Veriut dhe Azise se keto qenie gjigande ishin ne aleance te ngushte me nje rrace paraskandinave nordikesh te cilet zoteronin nje civilizim shume te fuqishem shkencor dhe te zhvilluar, mbeturinat e te cilit dergjen sot nen tonalata te tera rere nen shkretetiren antike te Gobit ne Azi. Dorelit i ishte treguar per luften e ashper qe eshte bere nga keta te fundit me nje rrace reptilianesh qe i kishin bazat e tyre ne Antarktide dhe sesi ata u munden duke u larguar nga siperfaqja e planetit ne kete konflikt antik.-Branton)
Te mbeshtjell nga veli i erret i nendheut me baza te fshehura thelle ne toke, keta pushtues te erresires kane vendosur te kerkojne ate qe njehere ishte e tyrja dhe ta perdorin ate, perfshi edhe ne, si nje pikenisje per nje konflikt tjeter me armiqte e tyre shekullore, Els.
Kjo te pakten eshte ajo qe ata duan qe ne te besojme. Persa i perket ELs, nuk jane gje tjeter vecse rraca El-der, nje degezim i njerezimit te cilet kishin arritur nje zhvillim trupor tejet te madh qe varione nga 9 deri ne 12 kembe te gjate. Ne Bibel keta njihen dhe me emrin Anakim ose Nefilim.
Humanet me implante aliene ne trurin e tyre jane programuar qe te rrezojne njerezimin ne nje te ardhme te afert. Madje reptoidet jane te afte te transformojne paraqitjen e tyre ne ate te nje qenie me karakteristika njerezore. Planeti yne po stresohet nga te gjitha anet dhe ne cdo aspekt ne menyre qe te behet me e thjeshte per keto qenie qe te marrin kontrollin e plote.
E gjitha filloi si nje si program i perbashket. Nje specie aliene "deshironte te ndante" nje pjese te teknologjise se saj me disa humane te cilet ishin ne pikat kyce te pushtetit ne qeveri, ushtri, shoqerite sekrete etj. E gjithe popullata filloi te manipulohej ne mase nga agjenda aliene, ata donin kontroll te plote ndaj nesh!
Nje ish oficer sigurise i bazes se Dulces, Thomas Castello ka pare Reptiliane Humanoide qe ishin te gjate mbi mesataren tone. Kjo eshte interesante per mua [TAL] sepse ne vitin 1979 u ndodha balle per balle me nje qenie te tille, gjashte kembe te gjate, qe u materializua ne shtepine time. Ata moren gjak nga gruaja ime e cila eshte e grupit RH-negativ dhe po ashtu nga vajza e saj qe jeton 1500 milje larg.
"...Te gjithe ne mesuam se "vizitoret" kishin ardhur ketu per te ndjetur. Ne po ashtu mesuam se Rraca Reptiliane eshte RIKTHYER ne Toke dhe Grite te cilet jane thjesht mercenare, po perdoreshin per tu perballur dhe manipuluar rracen njerezore. Agjenda e tyre Demoniake ishte ajo qe te mbante njeriun ne siperfaqe te Tokes te konfuzuar dhe te pandergjegjshem per natyren e tij te vertete apo potencialin e tij mendor si dhe te fshihte njohurine per ekzistencen e nje numri te madh Civilizimesh te cilat ndodhen nentoke.
E verteta fantastike u shfaq ne nje menyre qe te dukej si nje fantazi, mit apo legjende apo dhe me keq, si nje iluzion. Reptoidet po kthehen ne Toke per ta perdorur si nje trampoline per KONFLIKTIN E TYRE ANTIK me Elohim, forcat engjellore te KRIJUESIT TE PLOTEFUQISHEM dhe po ashtu dhe me Nefilimet te cilet nuk jane engjej sic besojne disa por qenie aktuale njerezore me shtat te larte dhe qe ne kohet e vjetra gabimisht jane trajtuar si "perendi". Rraca ADAMIKE ka baza te nendheshme ne Mars dhe jane nje kulture KULTI LUFTARAK.
"...Ka nje rrjet te dendur lidhjesh me mjete transporti ne sistem tubash nen Shtetet e Bashkuara qe zgjatohet ne nje SISTEM GLOBAL TUNELESH DHE NENQYTETESH...Reptilianet se konsiderojne veten e tyre aline... ata shprehen se Toka [planeti i 3 i Diellit] ka qene shtepia e tyre shume me perpara se te "arrinte" njeriu.
"...Si qenie, vazhdon TAL, reptilianet ku pershihen Grite, Reptoidet, Drakot me krahe dhe me brire [stereotipi klasik i djallit] jane shume analitike dhe te orientuara teknologjikisht. Ata jane shume te avancuar ne shkencat e robotikes, ate kompjuterike dhe bio inxhinierike ku perfshihet edhe gjenetika. Dhe persosja e ketyre shkencave ka treguar nje moskokcarje te plote per etiken apo standartet morale kur ka ardhur puna per qeniet njerezore. Eshte e vertete se ka plot nga QENIET NJEREZORE QE PUNOJNE ME ATA!"
(Shenim: Ne referim te Drakove me Krahe te cilet jane konsideruar si shkalla me e larte ne hierarkine aliene, shume me siper se njeriu lizard apo Grite e shkurter, u jane vene shume emra si Mothmen, Gargoyles, Gjarperi me Krahe, Pteradoctoids, Ciakars apo NjeriuZog. Ata duket te jene banore te thellesive te tokes dhe dihet qe jane shfaqur gjate vales masive te paraqitjes se UFO-ve dhe Njerezve me te Zeza dhe vales se madhe te Rrembimeve si ajo qe kaloi mi zonen e Point Pleasant nr West Virginia, gje qe eshte rregjistuar ne librin e John A. Keel The Mothman Prophecies qe sugjerim nje lidhje me nje zone te nendheshme afer nje depoje TNT. Dy zonat e tjera ku jane raportuar me shume keto qenie eshte natyrisht ajo e Dulces, New Mecixo dhe sistemi prej 8 nivelesh i nendheshem poshte Camp Hero afer Montauk Point, Long Island ku nje baze e perbashket Naziste [korporatat amerikane] dhe Militantet naziste europiane-Grite dhe Reptilianet lidhet me qendren ITT ne New Jersey. Emeruesi i perbashket mbetet te jete familja gjermane Krupp e cila ndertoi impiantet e armatimit per Adolf Hitlerin dhe qe jo vetem mban nje perqindje te larte te kontrollit mbi ITT por qe ka ndihmuar edhe ne financimin e projektit "Montauk" mbi kohe-hapesire-kontrolli i mendjes per shoqerine Bavareze Thule te cilet kane dhe qendren e tyre europiane M.A.L.T.A. ose Montauk-Alsace-Loraine-Time-Archives afer kufirit franko-gjerman. Rrajoni i Alzases dhe Lorenes ishte marre nga prusianet shekullin e 19 dhe ju kthye Frances nga aleatet ne perfundim te Luftes Se Dyte Boterore. Baza MALTA mund te shtrihet nen territorin gjerman afer kufirit, por duket sikur ndodhet nen token franceze pasi kjo baze eshte e lokalizuar ne nje nga ndertimet e nendheshme te bera nga nazistet gjate luftes dhe qe qeveria franceze nuk e zbuloi dot edhe kur tokat ju kthyen Frances. Persa i perket qendres ITT ne New Jersey, ne referim te Al Bielek eshte raportuar gjithashtu qe ka nje lidhje me rrjetin Sub-Global-kombetar-nderkombetar.Drakot me krahe jane pare shume rralle ne brendesi te UFO-ve dhe pjesen me te madhe qe jane raportuar, ata kane qene ne sistemet e nendheshme ku dihet tashme qe operojne dhe vete Grite dhe Reptiloidet.-Branton)
TAL me pas pershkruan dicka qe duket shume e pabesueshme po te mos ishte per ato qindra deshmi qe raportojne te njejten gje. Ky zbulim mendohet se ka qene arsyeja kryesore e fillimit te Luftes se Dulces:
"...Niveli i 7 eshte me i temerrshmi. Rrjesht mbas rrjeshti mbeturinat e 1000 humaneve te vendosur ne depozita te ftohta. Po aty ka embrione humanoidesh ne stade te ndryshme zhvillimi. Neper depozita ka dhe mbetje femijesh humane. Kush kane qene keta njerez?"
Gjate nje lekture ne Klubin E Profecive, studiuesi japonez i Area 51 dhe enigmes se Dulces, Norio Hayakowa deklaroi dicka qe u paraqit ne Gazeten e Albuquerque: "...pse New Mexico ka numrin me te larte ne vend te femijeve te zhdukur, kjo mbetet nje mister."
Burimet e ketij informacioni pervec Thomas Castello dhe TAL, jane bere nga njerez te cilet kane punuar ne laboratore, te rrembyer te cilet jane cuar ne baze, njerez qe kane asistuar ne ndertimin e bazes, personeli i inteligjences (NSA, CIA etj) dhe studiues te UFo-ve.
Sipas TAL, ky informacion eshte per ata persona qe jane me te vertete te interesuar per bazen e Dulces. PER VETE MBROJTJEN TUAJ, kini mendjen, BENI SHUME KUJDES kur te hetoni kete kompleks."

No comments:

Post a Comment