KAPITULLI I GJASHTEMBEDHJETE

DULCE: NJE TERMINAL ANTIK PER BRENDA DHE JASHTE HAPESIRES ?



Studiuesi Paris Flammonde jep nje pershkrim te asaj qe duket te jete rrjeti i bases se nendheshme te Dulces, sic pershkruhet nga studiuesi i UFO-ve James Moseley:

“...Intimidimi i cuditshem i grupeve, me qellimin per te erresuar kuptimin e vertete te Disqeve Fluturuese, filloi te rritej ndjeshem ne fillim te viteve 1950-te dhe me i famshmi nga keto grupe eshte ai i tre njerezve me te zeza dhe “konspiracia e heshtur” te cilen majori Keyhoe dhe te tjeret e pershkruajne si nje element funksional perbrenda Forcave Ajrore. Gjate veres se vitit 1956, editori i SAUCER NEWS, James Moseley beri nje koment per kete kompani kaq enigmatike ne njerin nga numrat e revistes dhe pikerisht ne ate te qershorit te vitit 1956. Duke teorizuar se Disqet Fluturuese fillimisht ishin studiuar nag Shtetet e Bashkaura ne vitin 1946 dhe qe ato sihin mjete te afta te arrinin shpejtesi mbi 4 mije milje ne ore dhe vepronin nga nje baze e nendheshme poshte nje shteti jugperendimor ai vazhdon:
“I gjithe projekti eshte kaq i fshehte sa as ushtaraket e zakonshme pilote madje dhe vete hetuesit e disqeve nga Forcat Ajrore te cilet hartuan Projektin Blue Book, nuk dinin gje per kete fakt. Ne fakt ky lloj “disku” nuk eshte ndertuar nga qeveria amerikane, sic e kuptojme ne zakonisht fjalen “qeveri”. Sado fantazi qe te duket... keto disqe jane ndertuar dhe perdoren dhe mirembahen nga nje organizate e cila eshte KOMPLET E NDARE nga krahet politik dhe ushtarak te qeverise qe ne njohim. Ndonese nje grusht njerezish ne majat me te larta te qeverise kane dijeni per keto projekte, ata nuk kane kontakt direkt me to...Do me duhet ta quaj kete projekt sekret, “Organizata”.
Sipas Flammonde, Moseley ka shtjelluar ne menyre te hollesishme aktivitetet e kesaj organizate ne hije duke nxjerre disa detaje shume ekstravagante.
Kjo baze ne jugperendim qe i perket Shoqerise Sekrete – Qeverise Sekrete, pa dyshim nuk eshte tjeter vecse ajo e Dulces te cilen ne po e ekspozojme gjate shkrimeve ketu. Shoqerite Sekrete, ne mos Agjensite Sekrete kane simbolet e tyre ose emblemat e tyre personale. Simboli i Dulces qe mbahet nga shume prej punonjesve aty konsiston ne nje trekendesh te permbysur me koke poshte ose piramide me nje T me koke poshte qe eshte e stampuar mbi te. Ne lidhje me Dulcen, studiuesi William Hamilton nxjerr keto fakte:
“...Schoenfeld Clinical Laboratories ne Albuquerque, analizoi kampionet e marra nga trupat e kafsheve te gjymtuara ne fermen e Gomez dhe Burgess qe u zbuluan ne afersi te Dulces dhe gjeten depozitime shume domethenese patsi dhe magnezi. Permbajtja e potasit ishte 70 here me e larte se normalja.
“... Niveli 1 ne bazes se Dulces permban garazhet per mjetet e mirembajtjes se rrugeve. Niveli 2 ka garazhe per trenat, mjetet e shpejta transportuese, makinat tunegermuese dhe te mirembajtjes se disqeve.
“...Grite dhe qeniet reptoide kane nje KONFLIKT te lashte me humanet Nordik te shoqerive jashte hapesinore dhe mund te jene vendosur ketu per nje konflikt te ardheshem.”
I ndjeri Thomas Edwin Castello i cili ka punuar ne bazen e nendheshme te Dulces, ka sugjeruar se eksperimentet e hereshme nga Rand dhe laboratoret e Los-Alamos ne teknologjine nukleare te germimeve ne toke, jane cuar ne nje ekstrem te vertete. Ne nje leter te me vonshme te datuar shtator 1990, ai permend nje mekanizem GERMUES me fuqi berthamore i cili ka aftesine te germoje nje tunel ne brendesi te tokes me nje shpejtesi prej 10-15 milje ne ore duke therrmuar guret rrethues dhe duke krijuar nje nxehtesi qe shkrin token dhe guret duke i kthyer ato ne nje lende te lengshme inkandeshente duke perdorur kone super te nxehta dhe lasera pulsues, si dhe metoda te tjera. Me pas nga ky veprim cdo material ngurtesohet dhe ngjeshet ne nje siperfaqe te xhamte duke mos lene me mbeturina apo mbetje te ngurta sic liheshin me gjate germimeve te tuneleve.
Per tu futur ne nivelin e pare dhe te dyte te duhet minimumi ULTRA 4 si akses sigurie.
“Shefi i Eksperimenteve Gjenetike eshte LARRY DEAVEN [Los Alamos dhe Dulce]...”
Nje tjeter konfirmim qe Dulce eshte nje terminal i madh jo vetem per anijet nga planetet e tjera por edhe nje pike kyce qe lidh sisteme te shumta te nendheshme, na u dergua nga nje grua e cila njihte personalisht Thomas Castellon dhe qe babai i saj kishte punuar vete me Castellon ne ate qe quajtem me pare “Organizata” qe operonte ne nivelet e siperme te Dulces. Pershkrimi i meposhtem per nje apo disa nga tunelet antike eshte dhene nga vete Thomas Castello:
“Hollet perreth bazes se Dulces jane paksa te harkuara dhe ne shume zona ju mund te shikoni ato qe duken si korridore pa fund. Vetem kur ngre koken dhe shikon tavanin qe eshte krijuar nga shkrija e gurit natyral atehere kujtohesh qe je ne nje shpelle gjigande. Ky vend te jep nje ndjesi pafundesie ose sikur shikon dika qe sdo e harrosh kurre.
Me ka rene ne sy qe kjo baze eshte zgjeruar vazhdimisht gjate viteve. Por ne nje menyre ose tjetren, njeriu sikur perpiqet te harroje historine e shkruar dhe vete doreshkrimet. Ky vend duket shume antik. Rracat vendase te ketij planeti kane perdorur gjithmone tunele dhe shpella, per shekuj te tere. Dora e njeriut perfeksionoi ate qe kishte filluar natyra. Ne vende te caktuara shikon vizatime qe i ngjajne artit te Dekos. Dyer te caktuara paraqesin disa vizatime engjejsh qe te kujtojne nje ambjent te kendeshem te asaj kohe.
Ne hyrjen e tuneleve varen statuja te gagoyles dhe te qenieve me krahe te gedhendura ne gure dhe qe ngulen ne kujtesen tuaj me shume sec duhet. Keto gargoyles groteske jane te erreta dhe duken si nje copez e Hollit te Maktheve. Disa nga fytyrat e krijiesave te frikshme te gedhendura ne gur kane humbur detajet e tipareve te tyre duke zbutur pamjen e frikshme qe paraqesin. Vete historia ka nje menyre per te fshire detajet dhe kujtesen e formave origjinale. Mbase gagoyles jane gedhendur duke patur modele te gjalla. Mbase nga te njejtat qenie qe jane pare ne nivelin e gjashte.
Nje tunel i vecante, tuneli i gjate qe te con ne Taos eshte komplet ndryshe. Simboli qe shenon hyrjet eshte simboli i mocalit apo i tokes se lagur. Forma ngjan me ate te germes Z me dy vija qe e kryqezojne.
Nuk e kisha idene e ketij tuneli deri sa nje dite shoqerova nje vizitor neper baze dhe e kuptova pse tuneli quhej i tille. Mbas disa miljeve tuneli i gurte ndryshonte ngjyre, shumica e bardhe dhe muret ishin te gedhendura me gjithefaresoj bimesie. Ketu pashe peme fieri antike dhe trandafila gjigande te gedhendur me mjeshtri. Keto murale te bukura paraqisnin nje pamje tropikale antike. Mbas pemeve, ne sfond, disa male antike te panjohura jane gedhendur me te njejten mjeshtri. Ndalova mjetin transportues, kerkova ne figurat qe shikoja duke shpresuar se mos gjeja ndonje kafshe ose qenie njerezore por me kot. Skishte shenja apo shkrime te dukshme, vetem neqoftese ishin shkruar nga ndonje dore e panjohur, tashme e humbur ne kohera.
(Shenim: A ka qene ky ndonje nga tunelet me antike qe eshte braktisur nga ndonje rrace prehistorike, nje tunel i cili ka qene po aq antik ne momentin kur qeveria e USA dhe Reptoidet/Grite e “zbuluan” ose e moren nen kontroll per ta bashkangjitur me sistemin e nendheshem? Mbase nje tunel dhe sistem i nendheshem qe eshte germuar ne kohe parahistorike nga paraardhesit e indianeve Pueblo, banore te Kater Qosheve legjendat e te cileve flasin per nje beteje ku keta u detyruan te lene tunelet mbasi humben konfliktin ne qenie reptiliane pushtuese? Ky informacion eshte ne referim te pasardhesit te indianeve Hopi-Apache, Robert Morningsky. –Branton)
Dukej sikur cdo bimesi ne planet, antike dhe moderne ishte paraqitur me fanatizem. Milje mbas miljesh ishin paraqitur peme, lule, barishte, miser, grure etj, te gjitha kryekeput te mrekullueshme.
Duhet te jete vendi me i bukur ne bote. Mbase eshte krijuar si muze. Ose mbase nje vend i shenjte per te mbjelle jeten. Pa marre parasysh arsyetimin, SKA ASNJE MUNDESI qe ky vend te jete bere nga dora e njeriut modern. Bimesia e gedhendur eshte realizuar me detaje fantastike dhe duket komplet e re.
Syte e mij kontrollonin me shpejtesi tavanin e tunelit per te gjetur burimin e drites se bute qe ndriconte dhe qe tashme dukej se vinte nga te gjitha anet. Por perseri sgjeta dot nje pergjigje.
Kisha ndalur makinen elektrike me deshiren per te prekur ato mure duke shpresuar qe nje ekzaminim nga afer do me jepte nje ide per moshen e tyre. Per habine time muret ishin te veshura nga nje lloj mbulese transparente. Ato mure dukeshin si prej xhami dhe te trasha pothuajse 30 cm. Kontakti me i vogel krijonte nje lloj vagellime dhe ndricimi qe perhapej ne nje lloj vibracioni shume tundues, sikur dikush perpiqej te me fliste gjate kohes qe meditoja. Ndersa tuneli i bente jehone sikur te ishin tinguj muzikore. U perpoqa te dalloja ndryshimin nga ajo qe degjoja dhe ajo qe prekja por ishte e pamundur ti ndaja.
Ne menyre instiktive perceptoja faktin se tingujt ishin te hartuar ne nje menyre qe te jepnin informacion ne nje gjuhe antike. Ndryshimi i tingujve fillimisht ishte i shpejte, gje qe se kuptoja dot. Sikur te mesoje nje gjuhe te huaj vetem se nepermjet tingujve muzikor qe ishin aq te mrekullueshem. Mbasi e kuptova qe ishin fjale [te cilat nuk i gjeja dot kuptimin]. Doja qe ky dialog te perfundonte. I ndjeja tingujt te me pershkonin gjithe trupin deri ne kocka dhe qe refuzonte te me linte, deri sa ika nga tuneli.
Ka qene nje nga eksperiencat me te thella te jetes sime, por jam i sigurt qe sdo te doja ta provoja perseri !
Ne Bazen e Dulces rruget dalin ne tre nivelet e para. Ndersa nga nivelet e tjera rruget ngjiten neper disa si shkalle spirale qe bashkohen me nivelin e siperm. Mbas disa miljesh tre nivelet qe permenda bashkohen ne nje kryqezim gjigand qe ska krahasim. Pese daljet kryesore te rrugeve qe te nxjerrin jashte bazes nuk kane shenja por mbas disa kryqezimeve te vogla, jane vendosur shenja kilometrike ne Anglisht te cilat jane montuar neper muret e tuneleve.
Autostrada e nendheshme ndjek te njejtin drejtim me ate te tubave transportues. Ky sistem njihet dhe si Sistemi Sub-Global.
(Shenim: Nga disa burime te tjera eshte thene se per te patur akeses ne SSG, duhet te jesh ose ndonje Mason i rangut te larte ose agjend i ndonje Korporate Inteligjence ose i lindur nentoke. Ka disa hyrje terminalesh ne Ameriken e Veriut dhe me tej ku duhet te paraqitesh nje dokument identifikues, sidoqofte po ti referohemi Al Bielek dhe te tjereve nese dikush ka arritur te kalojne pikat e kontrollit per te hyre ne SSG, eshte i lire te shkoje ku te doje sepse kuptohet qe deri sa arrin te futesh kaq thelle, patjeter qe ke autorizimin e duhur. Shume nga rezidentet e botes se nendheshme apo dhe vete vizitoret nga Siperfaqja, jane te lidhur me njeri tjetrin nepermjet mendjes kolektive ose matriksit te nje inteligjence ne grup i cili quhet networku Ashtar ose Astarte qe i ka rrenjet ne sistemin poshte Egjyptit te Lashte. Kjo ka qene struktura kryesore e bashkepunimit midis humanoideve dhe reptiloideve apo formave te tjera te qenieve aliene. Megjithate ka patur gjithmone fraksione te pavarura humanoidesh dhe reptiloidesh te cilat kane qene ne lufte me njera tjetren prej shekujsh dhe ne vitet qe pasuan Luften e Dulces, keto konflikte jane rritur ndjeshem duke perfshire te brendeshmit e tokes, kolektivistet dhe individualistet. Per shkak te kesaj ne mund te arsyetojme se autostrada e botes se brendeshme, jo gjithmone mund te jete nje vend i sigurt per te udhetuar i vetem edhe nese dikush ka aksesin per tu ndodhur aty. Ndonese ka nje bashkepunim interesash midis disa humaneve dhe grupeve reptiliane, kjo kryesisht eshte me shume nje nevoje qe alienet kane per bashkepunimin me humanet ne menyre qe te implementojne kontrollin elektronik global dhe anasjelltas. Pra jo domosdoshmerisht, perfshin nivelin e mardhenieve “miqesore” dhe te “tolerances” midis dy rracave. Ne menyre qe te implementohet Rendi i Ri Boteror elita e humaneve duhet patjeter te varet nga eknologjia e kontrollit te mendjes qe kane alienet dhe si shkembim alienet duhet te varen nga struktura shoqerore qe humanet kontrollojne. Ata duhet patjeter te kene asistencen e njeri tjetrit qe te arrijne te implementojne nje qeveri globale. Natyrisht qe ata do luftojne me njeri tjetrin per te marre kontrollin e pergjithshem nese arrihet te vendoset sistemi global diktatorial. Ne duhet te kuptojme qe bota e nendheshme per ne njerezit e siperfaqes eshte po aq aliene sac jane dhe botet jashtetokesore anijet nder yjore te te cilave jane pare ne atmosferen tone shume shpesh. Eshte nje bote shume antike, banoret e te ciles kane patur marrdhenie me bote te tjera ose dhe i kane kolonizuar ato gjate nje periudhe prej mijera vjetesh.Branton)

No comments:

Post a Comment