PROJEKTI BETA

Investigatori –Fizikanti- Paul F.Bennewitz

Pjesa qe vijon eshte nje permbledhje e zbulimeve te bera gjate nje studimi shkencor per nderhyrjen e Alieneve dhe rezultatet e saj. [Studimi kufizohet vetem me New Mexico]

1- Dy vjet rregjistrim i panderprere i survejimit elektronik dhe gjurmimit me D.F. 24/7 dite i te dhenave nga anijet aliene ne nje rreze prej 60 miljesh perreth Albuquerque dhe filmime ne nje lartesi 6 mije kembe qe jane bere diten e naten.
2- Dedektimi dhe zberthimi i komunikimit te alieneve dhe kanaleve te videos te dy lokale, toke dhe ne afersi te hapesires.
3- Marrje sinjali videoje kosntant nga anijet aliene dhe pmaje te bazes se nendheshme; alien tipik, dhe disa here Homo Sapiens.
4- Historia e nje rasti te nje VIKTIME TAKIMI ne New Mexico gje qe coi ne lidhjen komunikuese dhe zbulimin e faktit qe te gjitha viktimat e takimeve ne menyre te pavullnetshme kane implante aliene te shoqeruara me gervishtjet perkatese. Implantet e viktimave u identifikuan nepermjet rrezeve x dhe Cat scan, Pese raste te tjera me shenja gervishtjesh u identifikuan.
5- Vendosje konstante e komunikimit direkt me Alienet duke perdorur nje kompjuter dhe nje forme kodi Hex Decimal me grafika dhe shenja. Ky komunikim pati fillesen e tij mesa duket mbasi baza US u boshatis (mbase si vijim i humbjes se forcave te Inteligjences Amerikane ne Luften e Dulces? –Branton)
6- Nepermjet cirkuitit te komunikimit u arrit te saktesohej vendndodhja e bazes se nendheshme madje me detaje metrike.
7- Fotografime vijuese ajrore dhe tokesore qe tregojne pista zbritese, anije ne toke – hyrje, arme me rreze dhe pika nga ku leshohen anijet kozmike me gjithe alienet ne afersi te tyre, mjetet elektrostatike transportuese dhe ushqyes elektrostatik per armet me rreze.
8- Lidhje reciproke triangulare me NASA CIR [color infrared] film me rezolucion te larte qe konfirmon vendndodhjen e bazes dhe qe rezulton ne zbulimin e pjesmarrjes se ushtarakeve amerikane.
9- Komunikimet e meparshme aliene qe indikojne perfshirjen e ushtarakeve dhe faktin qe forcat ajorore te amerikes ose USAF kane nje anije te tyren aty. Besohet se tashme USAF operon nje flote te tere sekrete me anije anti-gravitacionale “Ufo- Trekendeshat e Zinj” qe jane pare ne te gjithe boten.
10- Komunikim i vazhdueshem i alieneve me CIR qe flet per nje anije; ne fakt per me shume se nje, qe ishin rrezuar. Keto tipa anijesh ishin me sistem fuqie automike. Alienet tregonin te qarte dhe vendndodhjen se ku ishte lene anija.
11- U mesua, sic deklarohet qe dy gra dhe nje femije afer Austin, Texas ishin ekspozuar ndaj nje radiacioni te rende si rezultat i kontaktit te afert me nje disk fluturues qe ishte pare te largohej drejt Perendimit i shoqeruar nga disa helikoptere. Ne pergjigje te kesaj, qeveria amerikane mori masa te menjehershme per te paguar faturen e mjekimit te tyre ne spitale.
12- Inspektim i vazhdueshem i fotografive qe marra gjate ketij studimi tregojne per anije amerikane qe fluturon bashke me ato te alieneve.

“Pra shkurtimisht ky ishte prologu per tu njohur me saktesine e materialit deri para fundit te vitit 1979 ose fare pak mbas tij.
“Komunikimet konstante kompjuterike me alienet ne nje menyre te tille PA u takuar direkt me ta, ka dhene nje pamje te qarte te psikologjise aliene, llogjikes se tyre dhe llogjikes se metodave te tyre si dhe qellimin e tyre kryesor.
“Eshte e rendesishme te theksohet mbi te gjitha se ata jane DREDHARAKE, praktikojne MASHTRIMIN dhe nuk kane ASNJE QELLIM per te mbajtur paqen dhe natyrisht qe nuk i permbahen ASNJERES prej marreveshjeve te bera.
“Ne te vertete ata kane nje tendence per te genjyer por kujtesa e tyre nuk e mban gjate ne memorie genjeshtren dhe krahasimi direkt me rezultatet nga analizat kompjuterike e vertetojne kete fakt.
“Ky raport nuk ka asnje qellim te kritikoje apo ti vere gishtin ndokujt. Natyrisht, kushdo te ishte ai qe beri marrveshjen e pare, e ka bere kete bazuar ne llogjiken tone dhe jo ne ate te alieneve dhe duke bere kete gje kane ndjekur rrugen ne pafajesi te plote pa e kuptuar qe ndodheshin ne kurthin e alieneve.
“Alienet indikonin qe Grite, mesa duket grupi qe fillestar qe ishte i perfshire ne marrveshje, vazhdonin te ishin te nxehur persa i perket kapjes dhe me pas vdekjes se 8 prej shokeve te tyre. Nje tjeter grup, qe ne gjuhen kompjuterike del se vetequhen Portokallite kane bazen e tyre ne shpatin perendimor te Malit Archuleta, drejt jugperendimit te nje baze amerikane ne afersi te veripereindimit te zones se uljes te cilin sipas gjuhes kompjuterike ata e quajne Diamanti. Kjo mbase sepse e pare nga larte kjo zone ka formen e nje diamanti. Kjo pike nuk ka nje emer keshtuqe e kam emertuar vete si Kreshta Malore Jugore.
Baza shtrihet drejt veriut te kesaj kreshte ne krahun e nje kodre poshte se ciles kalon nje rruge dhe nje shteg i pjerret.
“Bazuar ne disa foto nga ajri ku dallohet qarte nje manover ngritje disku e alieneve dhe disa nga ngritjet e disqeve duket sikur vijne nga kupola e kodres. Hamendesoj se aty ka nje stacion te nendheshem per leshimin e disqeve. Ne NASA CIR duket qarte nje limuzine e zeze. E cuditshme po ka ekzaktesisht madhesine e makines timeLincon Town Car te vitit 1979. Po ashtu mund te shikohen edhe automjete te tjera, kamiona dhe 4X4 ushtarake. Nuk besoj se alienet kane mjete me rrota, ndersa humanet kane.
Blloqe te tera rrugesh shtrihen ne drejtimin verior te bazes amerikane, pergjate nje rruge te mirembajtur dhe te gjere rreth 30 kembe qe mbas disa kthesave te shumta te con tek zona parapergatitore te leshimit te disqeve dhe vete disqet. Pista te vizatuara me shenjen X te nje madhesie 26 kembe dhe stacione servisi, cisterna etj. Dy ndertesa me forme kupole qe trasmetojne voltazh te larte ne pjesen veriore dhe lindore te rruges dhe po ashtu pamja e qarte e nje heliopadi , cisterna uji dhe ne njeren nga bllokimet e rruges kryesore qendrojne dy makina te medha ushtarake. Pra cdo automjet aty duket qarte qe eshte ushtarak pervec limuzines se zeze qe mendoj se eshte e CIA-s.
“Ky eshte nje inventar i vogel per ate cfare kishte aty ne 8 shtator te vitit 1978 dhe e perfshire ne dokument si nje evidence materiale dhe konfirmuese. Rruga per te cilen fatkeqesisht vendasit, shefi i tribuse, policet e rezervatit dhe patrullat e autostrades nuk dine asgje, perfundon si sfurk ne nje shtek ne veri. Duke filluar nga ky fund, mund te shikosh komplet luginen dhe po ashtu ndertaset ne forme kupole, rrugen qe ndodhet ne mes te asgjeje ne Rezervatin Jicarilla dhe saktesisht me nje distance ajrore prej 12,888 kembe. E gjithe zona aliene, ku mesa duket perfaqesohen tre kultura te ndryshme, ka nje gjeresi prej tre km dhe gjatesi prej tete km [me shume nivele]. Po te besh nje perllogaritje bazuar ne numrin e anijeve prezente aty mbi ajer dhe ne toke, numri total i popullates aliene aty eshte rreth 2 mije, mbase dhe me shume. Por komunikimi indikon se te tjere prite te vijne apo jane duke ardhur.
“Skam nder mend te spekulloj ne kete raport me faktin se ne cfare menyre eshte bere kontakti i pare nepermjet U.S dhe alieneve dhe kush ishte qellimi qe i shtyhu te nderrmernin kete hap dhe se sa do ishin ne gjendje te arratiseshin. Alienet e kane deshmuar vete kete gje ne komunikimet e tyre dhe nese cdo gje eshte e vertete, kjo e ben akoma me te hidhur si fakt.
“Shume nga detajet jane shmangur per tu diskutuar me vone nese deshironi por ajo qe ka rendesi eshte kjo. Komunikimi konstant me kompjuter – i mbajtur ne linje pa pushin gjate gjithe muajit shkurt te ketiji viti dhe pjeserisht perpara ketij muaji- gjendja morale dhe depertimi total qe i ben alienet te ikin me panik. Keto jane te dhene me te vertete shume te vlefshme.
1- Ajo qe ka rendesi eshte qe alienet sdo lejojne askend te largohet pa u implanuar dhe pa fshire nga kujtesa e tyre kete fakt. Ata thjesht se lejojne kete gje. Te gjitha te dhenat tregojne per komunikimi apo gjuha nuk mund te realizohen nese nuk ka nje implant [vetem ne rast kur perdoren kodet binare dhe kompjuteri]. Kjo perben nje rrezik imediat per ushtaraket apo kedo tjeter qe gjendet ne baze. Ata NUK DO KETE KUJTESE te faktit qe jane te implantuar. [e njejta gje qe ndodh dhe me te kontaktuarit.]
“Arsyeja per implantimin ka te beje me menyren e komunikimit qe eshte i dubluar, si verbal ashtu dhe telepatik [nga sa duket ska asgje problem lingusitik kur perdoret telepatia] dhe po ashtu KONTROLLI ABSOLUT nga alienet nepermjet programimit qe e aktivizojne me rreze apo me kontakt direkt.
“Kete gje e kam testuar dhe kam arritur ne perfundimin se gjate ketij programimi personi ndaj te cilit behet ska asnje kujtese te veprimit apo dhe te vete komunikimit. NESE KJO GJE NDODH TE USHTARAKET, NUK KAM NDER MEND TA SHTJELLOJ PER TE SHMANGUR KOSEGUENCAT E MUNDESHME. “Celesi” i kontaktit tek viktima mund te aktivizohet ne cdo moment edhe gjate kohes qe ata ecin perpara kamerave apo mikrofoneve nese alienet zgjedhin te degjojne se cfare ndodh pa aktivizuar rrezet e tyre.
“Kushdo mund te calltisi ne U.S. ne kete gjendje pa rene ne sy. Sidoqofte ka shenja sic jane gervishtjet , ndonese fare pak te dukshme po perseri te dedektueshme.
2- Gjithashtu kini parasysh qe te gjithe alienet –humanet, te ngjashem me humanet duhet te kene implante. Pa to, komunikimi direkt mesa duket eshte i pamundur. Pra ne kete rast duhet thene ne menyre arbitrare qe nese nje person, ai ose ajo deklaron qe eshte ne komunikim me alinet, ka shume mundesi qe ai ose ajo te jete implantuar. Ata po ashtu mund te deklarojne qe jane psiqikisht te afte te realizojne nje komunikim te tille pa e kuptuar qe ne te vertete i gjithe informacioni qe jepet behet i mundur nepermjet implantit.
3- Ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe alienet ose nepermjet evoluimit ose nepermjet faktit qe qenia njerezore eshte krijuar “per te demostruar” nje llogjike te keqe (sipas standarteve tokesore) duken qe sjane aq te persosur apo superiore ne veprimet e tyre, ne fakt ka plot prova qe tregojne dobesite e tyre madje me shume se ato te nje homo sapiens normal. Per alienet, mendja eshte celesi i cdo gjeje dhe pikerisht aty qendron dobesia, gje qe do e diskutojme me vone.
4- Atyre NUK MUND TJU BESOHET. Dyshohet qe nese dikush eshte konsideruar si mik, ne momentin kur ti ke nevoje per kete “mik” ai menjehere do pozicionohej ne anen tjeter. Kompjuteri tregon qe asnjeri nga protagonistet tokesore, rus apo tjeter kombesi nuk demonstron nje tendence te tille duke perforecuar faktin e rrezikut qe paraqet perfshirja ne rradhet e humaneve te qineve aliene, te pakten te kesaj specie.
5- Alienet ne pergjithesi vrasin me armet e tyre me rreze. Kjo arme shkakton tek humanet nje plake ne forme rrethore me nje diameter prej 3-4 cm dhe me ngjyre te purpurte. I njejti rezultat paraqitet edhe tek bagetite sidomos sfhaqja e ngjyres se purpurte poshte lekures dhe me rrathe djegiesh ne siperfaqe.
6- Gjymtimi i bagetive eshte ana tjeter e medaljes dhe qe nuk kam nder mend ta trajtoj ketu, megjithate eshte pjese e komplet aktivitetit te tyre. Mesa duket, humanoidet ushqehen nga nje formule e krijuar nga materiale huma ose te bagetive ose te te dyve bashke dhe jane te njejtat materiale qe perftohen nga nderthurja e geneve dhe e ovumit femeror qe merret gjate takimeve apo rrembimeve te ketyre te fundit. Si rezultat embrionet konsiderohen nga alienet si nje organ i vetem. Koha e shtatezanerise per perftimin e nje krijese te zhvilluar plotesisht dhe qe mund te konsiderohet i vlefshem, eshte 1 vit. Nje vit sipas matjes kohore aliene? Nuk e di.

“Zgjidhja: Dyshoj se ka ndonje kure te menjehershme dhe efikase por sidoqofte ata duhet te NDALOHEN ME CDO KUSH dhe ne duhet te dalim sa me shpejte te jete e mundur nga ky rreth vicioz perpara se te jete shume vone. Ata po rrembejne dhe “presin” [sic shprehen alienet] shume njerez te pafajshem cdo nate.
“Cdo individ i implantuar ne dukje eshte gati qe te aktivizohet. Nese te gjithe implantet jane efektive, nuk e parashikoj dot po ne menyre konservative mund te llogaris qe jane 300 mije apo me shume ne USA dhe te pakten 2 milion ne te gjithe boten.
“ARMATIMI DHE DOBESITE E PANDASHME: Armatimi eshte njeri nga kycet kryesore dhe ne gjendjen aktuale te alieneve ne DUHET te pergatisim nje mbrojtje efektive.
Kur dikush shikon [sic kam bere une] armatimet dhe teknologjine e tyre mund te thote qe ska mbrojte apo sulm te mundshem ndaj ketyre. Cdokush eshte i mahnitur nga shpejtesia, aftesia e madhe qe kane per tu kthyer te padukshme apo per tu fshehur nga syte e njerezve dhe aftesi te tjera qe spo i diskutojme ne kete raport. Ne menyre te vecante, armet me rreze ne vetvehte jane nje kercenim direkt dhe dicka qe duhet marre shume seriozisht por jo te na trembin deri ne deshperim.
“Le te hedhim nje sy te vemendshme tek keto arme me rreze dhe cfare perfaqesojne ato. Eshte nje arme elektro statike me plazem qe gjeneron voltazh dhe me nje mekanizem akumulues qe gjenerohet nga fuqia e pulseve. Rrezja, shume efektive ne atmosfere mund te mbushet me hidrogjen ose oksigjen. Rrezja e veprimit? Mesatarisht armet ne terren kane maksimumin e 2 km nese eshte kohe e thate, e afte per te mbatjur shume rimbushje. Ka rrjedhje te vogla te vazhdueshme dhe qe duhet mbushur ne menyre periodike. Ndersa ne kohe me shi arma behet e pavlefshme dhe nuk i shkon dot energjia neper pjese. Rrezja e veprimit eshte pothuajse zero.
“Ne disqet, arma zakonisht eshte e vendosur ne krahun e majte ose ne majen e kupoles ne qender dhe ka nja maksimum rrezeje veprimi prej 200 metrash, gje qe mund te shkaktoje nje te care te madhe si hendek edhe ne shtratin e forte te shkretetires. Kur qellohet me te, qellohon nga te dyja anet, perpar dhe mbrapa ne te njejten kohe. Arsyeja? Sepse kjo lidhet me menyren e fluturimit te disqeve. Nese nuk ruhet ekuilibri, disku do humbasi kontrollin.
“Armet e dores? Sipas veshgimeve llogaritet te jete me shpejtesi te vogel dhe pa fuqi dhe me rreze verpimi te vogel. Jane vdekjeprurese me pak se nje pistolete automatike e kalibrit .45 mm.
(Shenim: Kjo shpjegon edhe deklaraten e te ndjerit Phil Schneider per armet e alienve qe ai u konfliktua poshte Dulces te cilat ishin vdekjeprurese ne distanca te shkurtra dhe me pak te tilla ne distanca me te medha, por sidoqofte ne distance te madhe keto arme jane te afta te shkaktojne demtime te renda radioaktive. –Branton)
Ne nje rreze prej 1 meter, temperatura e llogaritur e rrezesh eshte 1600 grade F ose dhe me shume qe mund te shkrije me lehtesi cdo metal. Mesa duket disqet dhe armet operojne nepermjet nje sistemi te depozituar. Me kalimin e kohes, nese nuk ngarkohet periodikisht, ky burim konsumohet. Disenjo qe ata shkembyen me ne ishte te pakten 30 vjet e vjeter dhe furnizohej me nje burim atomik. Ka mundesi qe ata te kene akoma ne perdorim mjete te tilla por te rejat duken qarte qe kane tjeter sistem dhe shume me te fuqishem.
“PIKAT E DOBETA TE MEJETEVE TONA FLUTURUESE, AVIONET DHE HELIKOPTERET: CDO mjet fluturues i yni apo armatimet qe mbajne mund te rrezohen menjehere pa perdorur asnje arme. Alienet mjafton qe te bejne ndonje nga manovrat e tyre te ndryshimit te spektrit i cili garanton padukshmerine e pamjes se tyre dhe vala e krijuar eshte e mjaftueshme te rrezoje cdo mjet tonin. Natyrisht qe piloti as qe do arrije ta kuptoje se cfare e goditi. [Mbase aviona luftarake te tipit Stealth te pajisur me mburoje elektromagnetike mund tejene me efektive ne kete drejtim dhe po ashtu skanera te avancuar me rreze infra te kuqe qe mund te perdoren per te dedektuar anijet aliene te fshehura nen mburojen e rrezeve perpara se ato te sulmojne. Branton]
“Ndersa kunder humanve ne luftimet ne terren, alienet mund te perdorin arme ose hark valesh. Pjesa periferike e kesaj vale mund te godasi me forcen e nje tornadoje ndersa forca zbythese dhe ajo e gravitetit eshte e menjehershme. Sidoqofte ata nuk guxojne te qellojne fizikisht mjetin sepse ata jane shume delikate dhe ne fakt, ne kushtet e nje fluturimi ne kuota te ngadalta perbrenda atmosferes sone ato kane nje rendesi fare te vogel. Pa energji, ballance apo ekuiliber, ata e humbasin mjetin.
“SHKURTIMISHT – KETO JANE AFTESITE E DUKSHME TE VEREJTURA DHE PERFTUARA NGA KOMUNIKIMI ME KOMPJUTER DHE OBSERVIMI DIREKT. DUHET TI DINI KETO GJERA TE CILAT JANE TE LIDHURA DIREKT ME PJESEN PERFUNDIMTARE TE KETIJ RAPORTI. CFARE MUND TE BEHET?
1- Per shkak te sistemit llogjik alien [ata duket te jene llogjikisht te kontrolluar] NUK MUND TE MERRET NJE VENDIM PERFUNDMITAR NESE NUK VJEN NGA INSTANCA TE LARTA KOMANDUESE. TE GJITHE JANE NEN KONTROLLIN E ATIJ QE QUHET “MBAJTESI’ OSE “KUJDESTARI” QE SIDOQOFTE SDUHET TE JETE I FUNDIT APO I VETMI NE HIERARKI. PRA NE VARESI TE URGJENCES SE SITUATES MUND TENDODHIN VONESA NGA 12 DERI NE 15 ORE PER TE MARRE NJE VENDIM. SESA NDIKON KJO MASE KOHORE NE NJE SITUATE BETEJE, KETE NUK E DI.
“Per shkak te ketij kontrolli, VENDIM MARRJA INDIVIDUALE DHE SPONTANE E ALIENEVE ESHTE MINIMALE. NESE PLANI SHKON SADO PAK JASHTE ATIJ TE PARASHIKUAR, ATA KONFUZOHEN. Duke patur parasysh kete mundesi, humanet duhet te jene te paret qe te sulmojne. E njejta gje duhet te aplikohet edhe tek Plani i tyre Perfundimtar, nese mund ta quajme keshtu. Ne momentin qe flasim gjendja e tyre morale dhe ajo psikologjike eshte shume poshte pothuajse afer shkaterrimit. Ka nje mosmarrveshje te theksuar ne rrangjet e tyre po ashtu dhe ne lidhje me elementet humane. Kjo duket qarte nepermjet Komunikimit. Vetbesimi apo “besimi” individual duket se mungon dhe dyshimi per njeri tjetrin mbulon cdo veprim te tyre. Ata jane te ndare ne nivele te ndryshme klasore dhe sipas nje llogjike klasa e ulet nuk mund te futet ne konflikt me ate te mesme, apo e mesmja me ate te larten sepse kjo do te nenkuptonte vdekje te menjehershme. Vdekja per ta paraqitet ose deprogramim ose mbase edhe vdekje fizike.
ATA DUKET TE JETE KOMPLET TE ORIENTUAR DREJT VEDKJES dhe per shkak te kesaj TE ORIENTUAR NGA FRIKA E VDEKJES. Ky per ne eshte nje AVANTAZH PSIKOLOGJIK. Kompjuteri jep te dhena dhe per nje mundesi realte te nje “pragramimi ne terren” te pafavorshem.
2- Duke konsideruar anijet e tyre, shume prej tyre, ne mos te gjitha veprojne nepermjet karikimit. Burimi i energjise vjen nje moment dhe mbaron, kjo ne varesi te kohes se perdorimit dhe madhesise se anijes, mbase nje jave ose dhe me pak. Anijet mund te ribmushin njera tjetren por brenda balances se karikimit. Kjo realizohet nepermjet disa antenave te dala dhe karikimi kryet sipas te gjitha ligjeve te energjise. ATO MUND TE SHFRYTEZOJNE LINJAT E ENERGJISE SONE ELEKTRIKE, POR BRENDA NJE LIMITI, pra mundesia e fluturimit ne keto kushte eshte e kufizuar. Te privuar nga mundesia per te marre karikimin e duhur, te dhenat tregojne se te gjitha mjetet e tyre mund te behen jo aktive brenda 6 muajsh ose 1 vit, vetem nese transportohen jashte qe do te thote ne anijet mem qe orbitojne planetin apo jane diku ne afersi te Tokes ne ndonje trup tjeter qiellor.
Disqet ne pergjithesi nuk mund te fluturojne ne hapesire per shkak te menyre se tyre te fluturimit. (vetem ne rastet kur jane se bashku me ndonje mjet interplanetar apo interyjor nga ku leshohen per misione te shkurtra). Pra te privuara nga baza e tyre kryesore ata nuk mund te mbijetojne. AFTESIA E TYRE E MBIJETESES PREJ ENERGJISE TEJKALOHET NGA AFTESIA USHQYESE E FORMULES. NESE AJO MUNGON PER PAK NJE FARE KOHE, ATA DOBESOHEN DHE VDESIN. NE RASTIN E MALIT ARCHULETA DHE MAJES JUGORE, ATA JANE TE VARUR NGA LUMI NAVAJO QE JU SIGURON FURNIZIMIN ME UJE DHE UJI PER TA DO TE THOTE VETE JETA. PA UJE ATA NUK MUND TE KENE ENERGJI, PA ENERGJI NUK MUND TE KENE OKSIGJEN APO HIDROGJEN PER TE MANOVRUAR ANIJET DHE ARMET. PA UJE ATA NUK MUND TE PERFTOJNE FORMULEN E TYRE USHQYESE.
(Shenim: Ne duhet te kemi parasysh dhe burimet e mundeshme te ujerave nentokesore. Por nese baza mund te dobesohet duke mbyllur burimet furnizuese te ujit dhe si rezultat kufizimi i formules dhe i mundesive te tjera, eshte me e udhes qe te pritet momenti kur ata jane te dobet deri ne ate pike dhe te merret baza me rezistence fare te vogel. Perndryshme ne nje rast te kundert, jeta e gjithe atyre njerezve te mbajtur rob aty, eshte ne rrezik te madh. Ne shtim te strategjise qe Bennewitz paraqet ne raportin e tij, ne sugjerojme se nje pushtim i nendheshem i bazes duhet marre parasysh, nje gje e ngjashme me Tunelet e Minjve ne luften e Vietnamit, nje force ushtarake qe eshte e pergatitur dhe qe te hyje ne baze ne momentin me te favorshem, te eleminojne armikun dhe te liroje humanet dhe hibridet qe mbahen rob. Nje operacion multi nivelesh duke perdorur surprizen, konfuzionin dhe kanosjen ne maksimumin e tyre duhet patur parasysh dhe duhet bere sa me pare duke patur parasysh nivelin e infiltrimit dhe te sabotimit qe ata kane arritur te fusin ne shoqerine tone.Branton)

“E lehte? Aspak. Sidoqofte, KA NJE BURIM UJI QE MUND TE MBYLLET KOMPLET DHE TI NDRYSHOHET DREJTIMI. NESE KJO BEHET, TE PAKTEN BRENDESIA E BAZES DO DOREZOHET. Ata mbase here pas here perdorin energji atomike por kjo paraqet probleme nese mungon uji.
Kur te gjitha bazat te jene sulmuar ne nje menyre te tille, te gjithe disqet do ngrihen ne fluturim. TRUPAT TONA TOKESORE MUND TE FITOJNE TERREN TE KONSIDERUESHEM DUKE PATUR PARASYSH RELIEVIN E ZONES.
3- NE KEMI NEVOJE PER NJE ARME, mundesisht efikase dhe jo si e alieneve. Besoj se deri sa alienet te kapen te papergatitur [me mburojat e tyre te paaktivizuara, armet qe kane jane njesoj si jasteket e nje krevati femijesh] nuk mund te kete nje rezultat pozitiv. ARMA DUHET TE PENETROJE MBUROJN E TYRE DHE PO ASHTU DUHET TE PENETROJE TOKEN. BESOJ SE E KAM ATE LLOJ ARME.
(Shenim: A ishte ky sugjerimi i Bennewitz qe i referohej nje mekanizmi qe penetronte token, qe dha idene per krijin e armes nukleare te quajtur Excalibur ne Los Alamos dhe qe u dizenjua qe te germonte me shpejtesi te madhe nje vrime ne toke dhe te shkaterronte alienet ne bazat e tyre te nendheshme?Branton)
“Dy prototipe te vogla jane projektuar dhe prodhuar nga kompania ime. Provat e bera konkludojne qe kjo arme jo vetem qe punon, por punon mjaft mire duke patur parasysh madhesine e vogel te saj. Per shkak qe arma nuk eshte perfeksionuar ende dhe po ashtu krijimi i patentes se saj edhe ne proces e siper, teoria qe po shpjegoj ketu nuk eshte e perfunduar. Sidoqofte duket qe arma mund te kryeje dy gjera me nje energji te vogel. 1- Disku fillon te humbasi energjine kur eksozohet ndaj armes me rreze. Per ta shmanguar ata duhet te aplikojne me shume energji dhe duke bere kete gje rrisin konsumin e saj. Dhe perseri aplikohen ligjet e ruajtjes se energjise.
“Ky efekt mund te vezhgohet dhe te rregjistrohet nepermjet instrumentave dedektues ndersa disqet largohen per shkak te mungeses se energjise. SHKARKIMI ME NJE ARME TE DIMENSIONEVE TE TILLA TE VOGLA, ESHTE I PAKET DHE I NGADALTE POR ME NJE ARME TE FUQIVE TE MEDHA, SASIA MUND TE RRITET JASHTEZAKONISHT SHUME. 2- AJO QE ESHTE ME E RENDESISHME, KJO ARME MUND TE PENETROJE MBUROJEN E TYRE DUKE ZBULUAR CDO GJE. Ata nuk mund ta rikthejne me ate, ne asnje menyre. Si perfundim, PER SHKAK TE IMPLANTEVE, RREZJA E ARMES PENETRON TEK ATA MENDERISHT, ATA HUMBASIN GJYKIMIN DHE TREGOJNE NJE KONFUZION IMEDIAT, SIDOMOS HUMANOIDET. [ketu behet fjale per implantet elektromagnetik kristalore qe lidh alienet me njeri tjetrin ne nje mendje kolektive apo inteligjence ne grup.]
“Besohet se ne kete faze fillestare, bazuar ne provat aktuale, arma nese ka dimensione te konsiderueshme, ka nje efekt te menjehershem ne rrezimin e disqeve dhe eleminimin e ekuipazhit te tyre. Armet e alieneve veprojne ne te njejten menyre si dhe disqet e tyre pra duke perdorur nje burim te karikuar dhe burim shperndares. Pra ne te njejten menyre rezulton se efekti i armes do caktivizoje menjehere dhe armatimet e disqeve. I vetmi problem qe nuk eshte zgjidhur ende eshte sasia e energjise qe do te duhet te perdoret per te aktivizuar nje arme me permasa te plota. Mendoj se teknologjia Tesla do jete ajo qe do japi zgjidhje.
“Rrezja e veprimit te armes sime tejkalon ate te cdo arme aktuale qe ne kemi dhe eshte forma me e sofistikuar qe kontrollohet nga kompjuteri dhe qe lejon lokalizim te shpejte, fiksim n e shenjester dhe leshimin e rrezes elektronike. Eshte nje arme me rreze dhe ndonese ne nje faze ende fillestare, ka demostruar qe eshte me e avancuar se armet e tyre.
4- Hapat e para logjistike duhet te nderthuren ne sekuence te plote si vijon:
Ky plan NUK PERFSHIN TE GJITHA NORMAT E SIGURISE DHE TE PERGATITJES NGA FORCAT TOKESORE. NESE INTELIGJENCA E FORCAVE AJRORE DESHIRON TA PERDORI ATEHERE CDO DETAJ NE LIDHJE ME KETE ARME DUHET TE SHTJELLOHET NE BRENDESI.
“NJE SULM DUHET TE DREJTOHET POTHUAJSE TERESISHT NE TOKE PER ARSYE TE NDRYSHME. Dikush, nese ka njohuri per teknologjine aliene do konfirmoje qe per ne, ndezja e motorave te makines do paraqesi probleme. Dhe kjo eshte saktesisht e vertete, sidoqofte arsyeja pse kjo ndodh nuk eshte nje mister por lidhet ngushtesisht me ligjet mese te njohura te fizikes. Nga eksperienca e perftuar ne studimet e mija, tani eshte mesuar sesi mund te parandalohet ky fakt dhe kjo eshte dicka qe do e diskutoj me vone ne materialet e tjera. Cdo lloj pajisje elektrike apo elektronike perpara montimit duhet te perforcohet duke perdorur kete teknike specifike. Per shkak te aftesise se njohur te alienve per te mesuar para kohe gjerat [fale aftesise se tyre ne perdorimin e rrezeve skanuese] detajet e metejshme te ketij plani nuk paraqiten dhe keto jane vetem disa te dhena paraprake.
“Edhe kjo gje eshte e mundur te shmanget. Kam provat e sakta sesi mund te realizohet dhe po ashtu teknologjine e duhur per ta eleminuar.
“Programi duhet te filloje ne disa faza. Faza e pare – hartimi planit dhe logjistika-duhet te perfshijne prodhimin dhe testimin e prototipit te armes perfundimtare ne te gjitha fazat e prodhimit te saj. Sasia qe nevojitet eshte ajo e 50 armeve dhe po ashtu duhet prodhuar disa ekstra per ti patur rezerve.
“Duke punuar me turne te plota llogaritet se do te duhet pothuajse nje vit per te arritur prodhimin e nje prototipi. Per te arritur kete duhet te organizohet nje grup nga Thunder Scientific. Koka e ketiji projekti dhe zbatuesi i tij duhet te jete nje kompani shoqeruese, BENNEWITZ LABS LTD.
“Fazat specifike te sulmit do te nderthuren:
1) Procedura e pare do jete ajo e MBYLLJES SE PORTAVE TE DIGES MBI LUMIN NAVAJO. KJO DIGE DUHET TE MBAHET E MBYLLUR GJATE GJITHE KOHES. NE BRENDESI TE TOKES NE NJE GUVE KA NJE DIGE TE VOGEL QE ESHTE BERE PER TE KRIJUAR REZERVA UJI. Kapaciteti i saj eshte i vogel. PO ASHTU KA DHE NJE SISTEM KULLIMI I CILI MUND TE MBYLLET DUKE SHKAKTUAR PERMBYTJE TE SHPELLAVE. UJI NGA LUMI DUKET SIKUR POMPOHET NEPERMJET VAKUMIT ME DISA MENYRA ELEKTROSTATIKE TE PANJOHURA. Nga afer, jane armet ato qe do marrin kontrollin e ketej sistemi.
2) Ne momentin qe ata jane komplet te PRIVUAR nga uji per njeperiudhe deri ne kater jave, gjendja e alieneve ne baze do kete degraduar ndjeshem. SHOKU PSIKOLOGJIK ESHTE SHUME EFEKTIV NDAJ ALIENEVE. Ne kete moment mund te perfitohet dhe te sulmohet menjehere. Si rezultat 3 nga bazat e tyre do jene jo aktive.
3) Nese ata ndjekin linjen e tyre te zakonshme, sic e permenda me siper, ata do leshojne ne fluturim nje pjese te mire ose te gjitha anijet e tyre.
4) Perpara se te aplikohet prerja e ujit, armet duhet te pozicionohen ne pikat strategjike te tyre dhe te aktivizohen ne nje menyre te parapergatitur me qellim qe te kete koordinim me vendndodhjen e armes kryesore.
5) Kjo do shkaktoje nje prerje te menjershme te energjise ne mjetet e tyre fluturuese dhe sistemin e armatimit.
6) Per shkak te aspektit te pandashem te alieneve [ketu me siguri Bennewitz i referohet alienve si nje qenie e vetme per shkak te natyres kolektive apo hiv te mendjes qe kane Reptilianet Gri.] mund te behen shume gjera haptazi pa u munduar te ruhet sekreti. Pjesa derrmuese mund te nderthuri diversionin. TE DETYRUAR NGA KETO RRETHANA ALIENET DO PROVOJNE TE SULMOJNE POR JO NE MENYRE TE HAPUR.
7) Gjate gjithe kesaj kohe lidhja komunikuese nepermjet kompjuterit do jete vazhdimisht operative per HETIM TE VAZHDUESHEM PSIKOLOGJIK.
8) Dhe kur kjo situate te vije, DO FILLOJE INSTALIMI I TRUPAVE DHE VETE BETEJA. Ky instalim duhet te behet ne menyre te menjehereshme dhe nen kushte te caktuara.
9) Sistemi i armeve duhet te mbahet gati i mbushur. Ne kete menyre do arrihet qe disqet te mos lejohen te ulen perseri. Ato nuk mund te ulen gjate kohes qe sistemi furnizohet me energji.
10) Ne momentin qe perdoret arma ndaj diskut, ne nje menyre te caktuar, pervec shkarkimit te energjise ne disqe dhe bllokimi i armatimit, DO SHKAKTOHET DHE NJE KONFUZION DHE DISORIENTIM MENDOR NE PERSONELIN QE ESHTE NE BAZEN E NENDHESHME. Ne fund te pese apo gjashte javeve cdo arme do jete e shkarkuar, ndersa vete baza komplet pa energji. Shumica e personelit, ne mos te gjithe, do jete te paafte per te reaguar. FORMULA USHQYESE DO JETE E PAVLEFSHME DHE PROCESI DHE APARATURAT E PERGATITJES SE SAJ KOMPLET TE SHKATERRUARA. TE GJITHE EMBRIONET DUHET TE KENE VDEKUR DHE OKSIGJENI DHE HIDROGJENI I KONSUMUESHEM DO KETE MBARUAR.
11) Duke u bazuar ne te dhenat e perftuara nga testimi i armeve prototipe, armet e me furnizim te plot energjije do jene ne gjendje pa problem te ndalojne cdo disk Ne disa raste, disa prej tyre do prishen brenda 48 oreve madje pa u goditur fare.
12) Ne kete moment do i lihet vendi armeve dhe logjistikes se teknologjise standarte qe do jete mese e mjaftueshme per te shkaterruar ate cfare ka mbetur.
13) Komunikimi mund te perdoret gjate gjithe kohes per te determinuar gjendjen dhe afrimin e fundit te tyre dhe nese kane nder mend te dorezohen. Nese nuk ka pergjigje atehere ata thjesht duhet te mbyllen pa i lene mundesi te levizin deri sa te eleminohen krejtesisht.
“PERMBLEDHJE – Eshte e rendesishme te theksohet se qellimi fillestar i hartimit te nje komunikimi kompjuterik NUK KA QENE PER TE FOLUR ME ALIENET PER QEJF POR ESHTE KRIJUAR QELLIMISHT SI NJE MJET PER TI STUDIUAR ATA NE BRENDESI DHE ME KOHEZGJATJE DUKE SHMANGUR KONFRONTIMIN FIZIK-FORCEN APO DOBESINE E TYRE.
“Teoria e armeve dhe e prototipeve u ndertua si rrjedhoje e ketij komunikimi. Ky ka qene nje projekt i shtrenjte ne vlere dhe jane shpenzuar mbi 200 mije $, te perdorura NE TE MIREN E KOMBIT TONE dhe per ti sherbyer gjithe njerezimit.
1- Pjesa me e dobet dhe kryesore e tyre eshte ajo qe ata mendonin se ishte me e forta, pra MANIPULIMI DHE KONTROLLI I MENDJES, JO VETEM I KOMANDES POR EDHE I HUMANOIDEVE. PRA NJE RIKTHIM I MANIPULIMIT PSIKOLOGJIK NGA GJUHA E KOMPJUTERIT DHE ANA PSIKOLOGJIKE DUKE PERFITUAR NGA SHTREMBRIMI EKSTREM MENDOR DHE PAAFTESIA PER TE PERDORUR ARMET, JANE GJETUR SI PIKAT E TYRE TE DOBESISE DHE SHKATERRIMIT.
2- Megjithese anijet e tyre jane te mrekullueshme, ato kane dhe pika te dobeta dhe kjo lidhet me mneyren e tyre te fluturimit. Ao nuk kane nje platforme stabel fluturimi. Po ashtu shperndarja e ngarkimit elektrik mund te shkarkohet. Kete rrezulat e arrin arma qe kam krijuar madje edhe ne gjendjen e saj fillestare si prototip.
“KY RAPORT NUK KA PER QELLIM TE KRIJOJE PERSHTYPJEN QE CDO PROBLEM DOP TE ZGJIDHET ME MARRJEN E KETYRE BAZAVE. Natyrisht qe jo por eshte nje fillim i mbare dhe qe siguron nje sukses te vazhdueshem. Duhet specifikuar qe nuk jane vetem bazat ne toke. Ka te tjera. Me nje perllogaritje konservative eshte zbuluar fakti qe jane te pakten 50 mijie aliene (ne keto momente) qe gjenden ne ekosferen e tokes dhe ne afersi te hapesires.
“Duke ju referuar disa te kontaktuareve, shume nga forcat e Federates me personel nga konstelacioni i Andromedes dhe i Pleiadeve si dhe nga Tau Ceti, Prycon dhe sisteme te tjera yjore te cilet jane te devotshem ne parimin e tyre te mosnderhyrjes, kane bllokuar sistemin tone diellor nga forcat Drakoniane-Orionite nderhyrese te cilet jane te gatshem te perfitojne nga ky moment delikat ne historine e tokes dhe po ashtu te thesareve te tokes, mbase planeti me strategjik i gjithe kesaj ane te galaksise dhe qe ata duan ta kene te tyrin. Kjo mund te kete nje impakt shkaterrues per te gjithe Federaten sepse planeti jone dhe burimet e medhaja te tij mund te perdoren si nje trampoline per nje sulm te mundshem te Drakonianve ndaj boteve te Federates.
“Ndersa shkruhet ky raport, Personeli i Federates , duke ju referuar te kontaktuarit Alex Collier dhe e tjereve, eshte duke lufutar dhe vrare ne afersi te hyrjes se sistemit tone diellor per te ndaluar marrjen e planetit tone dhe nderhyrjen e vazhdueshme ne punet tona nga vemje te ndryshme galaktike, parazite dhe qenie keqdashese qe duan te zhkaterrojne vazhdimesine e rraces njerezore, te kolonizojne botet e tyre ne kete galaksi dhe mbase edhe ne te tjera.
“Nuk ka rendesi se neper cfare peripecish do kalojme ne nje te ardhme te afert ne si amerikane ne mbrojtje te tokes sone, planetit tone nga Drakonianet dhe sherbetoret e tyre humane te Rendit te Ri Boteror. Kurre mos HARRONI se ne perpjekje per te mbrojtur familjet tona, komunitetet tona, shtetet tona dhe kombet tona ne, ne te njejten kohe fultojne per planetin tone, yllin tone dhe per GALAKSINE TONE!
“Disa prej nesh do humbasin ne kete beteje dhe kjo eshte e kuptueshme por sidoqofte nese Beteja behet TANI i krijojme vetes avantazhin te kombinuar mne teknologji te re, per nje sukses te metejshem dhe te vazhdueshem ne hapat e tjere. Celesi i suksesit eshte FORCA, dicka qe ata e respektojne maksimalisht. Dhe me keto qenie e vetmja menyre per ti detyruar te dorezohen eshte ushtrimi i pandeprere i forces pa terheqje. Duke u ballafaquar me humbjen totale te nje baze per te cilen ata kane shpenzuar vite per ta ndertuar, besohet se misioni i tyre do dobesohet dhe ngadalesuar ndjeshem. Por gjhate eleminimit te ketij KERCENIMI, ne natyrisht nuk mund te quhemi agresore sepse ne, mund te thuhet se aktualisht jemi te pushtuar prej tyre.
Si konkluzion perfundimtar, A) Atyre nuk mund tju BESOHET ne cdo lloj rrethane. B) Ata jane shume mashtrues dhe te frikesuar nga vdekja dhe skane aspak respekt moral per njerezit apo jetet njerezore. C) JO MARRVESHJE, PAKT apo KOMPROMIS PAQESOR duhet bere me keta parazite. D) Asnje lloj marrvshje te firmosur nga te dyja palet sduhet aplikuar qofte edhe me pretendimin e alieneve se do rrespektohet dhe kete gje ata do perpiqen ta bejne. E) Asnje nga strehimet e tyre sduhet lene mbas dore. Ne momentin qe ofensiva e pergjithshme ka filluar ajo smund te nderpritet. Nese sulmi eshte reciprok atehere duhet te ushtrohen raprezalje. Ata duhen shkaterrruar me cdo kush dhe nese anijet e tyre nuk arrijne te ngrihen ne fluturim, edhe ato duhen shkaterruar dhe sduhen lene te dalin nga baza.”
Per ata qe mund te pyesin se kush eshte dobia e nje sulmi kunder Reptoideve/Gri dhe bazes se tyre me te madhe ne Dulce dhe ne vende te tjera, me ljoni tju kujtoj se per cfare lloj mentaliteti alien behet fjale dhe per kete po i referohem tre incidenteve:
Sipas ufologjistit shume te njohur Brad Steiger, ne librin e tij RAINBOW CONSPIRACY, te shkruajtur ne bashkepunim me gruan e tij Sherry Steiger, flitet per nje incident te temerrshem te ndodhur ne vitin 1955. Ky ka qene nje nga raportet e shumta per sulmet e UFO-ve ndaj civileve, avioneve te linjave civile dhe atyre ushtarake dhe te avionve privat qe jane te rregjistruara ne liber. Ne shume raste rrezime te avioneve jane shoqeruar me pranine e UFO-ve dhe kjo gje eshte raportuar nga shume deshmitare pak perpara fatkeqesise apo zhdukjes se tyre. Zakonisht ka disa deshmimtare aktuale te lidhur me fatkeqesite e avioneve dhe ne rastin konkret ka patur te tille.
Nje pilot civil dhe miku i tij ishin te angazhuar ne disa projekte ne afersi te zonave ujore te Lumit Agua afer qytetit Prescott ne Arizona. Te dy ata betohen qe kane pare dy ufo te shendritshem qe kane sulmuar nje avion ushtarak duke i drejtuar atij nje rreze gje qe beri avionin te shperthente.
Por sikur kjo te mos mjaftonte, vazhdon piloti dhe miku i tij, kur te dy pjestaret e ekuipazhit te avionit luftarak u katapultuan me parashute, ufot i qelluan perseri me te njejten rreze duke i vrare te dy.
Ne nje artikull te titulluar SHKRUMBIM I PABESUAR I UFO-S: TAKIME TE AFERTA TE LLOJIT DJEGES, studiuesi Larry E.Arnold pershkruan takimin e frikshem si me poshte:
“...Nga episodet e shumte qe perfshijne ufot dhe djegien spontane te njerezve, ajo me katastrofikja [nese eshte e vertete] ne kohet moderne ka ndodhur ne fshatin afrikan te Kirimukuya ne Malin e Kenias. Per disa nete rrjesht ne qershor te vitit 1954, dy femije, Laili Thindu dhe shoku i tij bari degjuan zhurrmen e vrullshme te tam tam-eve te fshatit fqinj qe lajmeronte celebrimin e nje martese. Ata po ashtu pane DRITA TE CUDITSHME qe silleshin verdalle ne afersi te kesaj maje mali “te shenjte” te Kenias qendrore. Ata natyrisht qe u shtangen kur pane rreze drite te fuqishme te dilnin nga keto “Drita te Cuditshme” dhe filluan te shqetesoheshin kur degjuan tam tam-et te heshtnin.
“Te nesermen Laili mesoi se te gjithe kercimtaret, femijet, cdo gje e gjalle, e gjithe popullata e fshatit kishte vdekur ne menyre misterioze nga ca drita te cuditshme. Kur ai vajti ne Nairobi dhe ishte ne gjendje te tregonte kete histori, dikush qe studionte ufot e kuptoi te verteten e kesaj historie qe ishte asgje tjeter vecse asgjesimi i nje fshati afrikan nga UFO-t...”
Ne pranveren e vitit 1991, nje numer i revistes UFO JOURNAL OF FACTS, studiuesi i njohur Forest Crawfor i organizates sdudimore per fenomevet ajrore MUFON, tregon per kete bisede qe ai personalisht e kishte bere me nje person te identifikuar si Oscar i cili kishte qene pjestar i nje grupi ushtarak, i specializuar ne projektet e terheqjes se ufove te rrezuar. Oscar deshmon se ne nje rast, ai dhe skuadra e tij moren urdher per te hetuar renien e nje disku qe kishte rene ne afersi te Phoenix, Arizona dhe me pas ishte transferuar ne nje baze te nendheshme ne North Dakota. Skuadra zbriti ne nivelet e thella te bazes se nendetseve COMTRAPAC ne San Diego ku personeli OSS me nje akses shume te larte sigurie i drejtoi per ne ca mjete transporti ne forme tubi. Duke hyre ne mjet ata u pergatiten te leshonin ato neper tunelet ne forume tubi duke dale ne nivelet e siperme te bazes se North Dakotes.
Kur arriten, u urdheruan qe per asnje arsye sduhet te vizitonin siperfaqen e bazes gjate qendrimit te tyre aty. Oscar pa diskun i cili mbane nje ekuipazh prej tre pilotash te ngjashem me humanet. Dy prej tyre ishin gjetur te vdekur jashte diskut nga ekspozimi ndaj radiacionit, por nje i trete mbas hapjes se sukseshme te diskut nepermjet resonatorit sonik u gjend brenda i plagosur dhe i ulur ne sediljen e tij te komandimit.
Operacioni filloi nen drejtimin e Komandantit Charles Turner nje njeri shume miqesor me te cilin Oscar pati marrdhenie shume te mira. Por pa asnje lajmerim u shfaq nje tjeter ushtarak i cili duke gjykuar nga uniforma qe mbante duhet ti perkiste ndonje rangu te larte dhe qe te gjithe u ndjen te frikesuar prej tij. Ai deklaroi se ishte ne drejtim te operacionit dhe filloi te urdheronte qe te kryheshin gjithefarelloj eksperimentesh dhe operacione mjekesore ndaj humanoidit qe ishte ende i gjalle dhe i ndergjegjshem sepse anestezia e dhene nuk i kishte bere asnje efekt.
Njeriu i cili mori komanden quhej Frank Drake i cili me pas u perfshi ne eksperimentet e famshme te SETI-t dhe OZMA-s te cilet i kishin drejtuar fillimisht antenat e tyre drejt yjeve te Tau Ceti dhe Epsiloni i Eridanit nga ku moren sinjale te fuqishme qe sugjeronin pranine e jetes inteligjente. Por Drake dhe koleget e tij i interpretuan me pas keto sinjale si te gabuara duke shtuar qe asgje e vecante nuk kishte ne yjet e mesiperm. Asnje koment me shume nuk doli nga drejtuesit e SETIT qe mbahej nga parate e taksapaguesve amerikane.
Drake, projektin e terheqjes se diskut te rrezuar e quajti Projekti Osma dhe vazhdoi te torturonte humanoidin me procedura te ndryshme kirurgjikale deri sa ai vdiq. Oscar e kishte quajtur humanoidin ‘hank’ fjale e cila ne gjuhen e indianve te Amerikes do te thote “shpirt i trazuar”.
Sipas Forest Crawford, perpara se humanoidi te vdiste, Oscar kishte mesuar shume gjera interesante prej studiuesve qe benin pjese ne skuadren e tij si dhe prej vete humanoidit i cili i kishte projektuar imazhe dhe mesazhe nepermjet nje forme valesh telepatie-emfatike-visuale-encefalogramike . Humanoidi ishte rreth 5 kembe dhe 8 inch i gjate i ngjashem me nje latinoamerikan apo mesdhetar por me nje fytyre dhe hunde pak me te gjere se ajo e nje toksori mesatar, muskuloz por jo i shendoshe dhe disi me i rende fizikisht sesa pesha qe perfaqesonte, duke sugjeruar qe ne nje menyre apo tjetren, graviteti ne planetin e tij ishte me i madh se ai i tokes. Crawford shprehet:
“Menyra e vendosjes ne panelin brenda anijes u konfirmua nga Rapp qe perputhej me ate te konstelacionit te Eridanus sic duket NGA TOKA. Me pas, Hank konfirmoi se ylli i origjines se popullit te tij ishte Tau Ceti dhe Epsiloni i Eridanit. Ne seksione te me passhme, Oscar bisedoi per arsyen e pranise se alieneve ne toke. Ai thote se ATA NUK PELQEJNE SITUATEN NE LIDHJE ME ALIENET E VEGJEL GRI... (Hank po ashtu u shpreh se grupi i vecante i alienve qe kishte takuar ai apo njerez te rraces se tij, i perkisnin alienve Gri-te Bardhe qe mesa duket jane nje race e reptiliane-insektoide e ndertuar gjenetikisht.)
“Tau Cetianet mendojne se rrembimet qe kryhen nga disa prej Grive, JANE NJE PADREJTESI E MADHE NDAJ HUMANEVE. ATA JANE NJE RRACE PARAZITESH QE GJUAJNE OSE BEJNE PREH CIVILIZIME HUMANE NE TE GJITHE UNIVERSIN, vazhdon Oscar. Ai shton se perzjerja e qeverise sone me Grite ESHTE SHUME E RREZIKSHME DHE JASHTE CDO KONTROLLI...Oscar eshte i vendosur ne bindjen e tij se ata perdorin FLUIDE HUMANE SI SUBSTANCE. Ata ushqehen duke zhytur krahet e tyre neper vaska te medhaja te mbushura me fludi dhe me pas e perhapin neper trup. Ai shprehet se ata PO RREMBEJNE EDHE FEMIJE.
“Tau Cetianet kane rene dikur viktime te ketyre alieneve ndersa tani bashkepunojne me raca dhe komunitete qe po ashtu si dhe ata, me pare kane qene viktima te te njejes rrace. Sipas Hank nje rrace e ngjashme u be shkaktare per shkaterrimin e planetit te tij. Si shemull ai jep dhe shkaterrimin e planetit te nje rrace humanesh qe ne i quajme Nordic apo Peliadianet, nga keta aliene insektiod. Nga bisedat e bere me Hank, u permend dhe kontakti me Billy Meier ne Zvicer per te Oscar betohet se eshte i vertete si kontakt.
Oscar, i cili qe prej asaj kohe ka patur kontakte te vazhdueshme me Tau Cetanet, shprehet se nese njerezit kontaktohen nga kjo rrace humanoidesh, sduhet te frikesohen sepse ata jane ketu qe te na ndihmojne.”


Pjesa e librit qe vazhdon ka nje informacion te paplotesuar dhe qe ka dale me vone. Keshtuqe perpara se te vazhdoj me kapitullin tjeter po bej nje nderprerje dhe po postoj nje lekture te mbajtur nga Phil Schneider qe eshte tema kryesore e kapitullit te 13. Ne kete menyre ju do e kuptoni me qarte dhe me mire konfliktin qe ka si dhe prapaskenat apo skenaret qe nderthuren.

LEKTURE NGA PHIL SCHNEIDER...

No comments:

Post a Comment