KAPITULLI PARE

OKTAPODHI, PROJEKTET E ZEZA DHE KOMPLEKSI I DULCES

Artikulli i meposhtem eshte marre nga TC TECHNICAL CONSULTANT , numri i nentor-dhjetorit:
“ Vdekja e nje gazetari ne West Virgina dhe burgosja e nje keshilltari kompjuterash te CIA-s ne shtetin e Washingtonit, mund te jene element ate nje skandali te nje permase shume te madhe dhe mund te kete implikacione serioze…
Ajo qe nisi si nje hetim i thjeshte i nje programi pirat per kompjutera u shnderrua ne nje projekt qe perfshiu me qindra gazetare nga e gjithe bota. Gazetari i vdekur, Joseph Daniel ‘Danny” Casolaro u gjet i vdekur ne 10 gusht ne nje dhome moteli ne West Virginia. Kycet e duarve te tija tek damaret u gjeten te prera disa here dhe nje shenim per vetvrasje ndodhej prane trupit. Doreshkrimi i nje libri qe ai po shkruante MUNGONTE.
Libri i cili autori kishte menduar ta titullonte “OKTAPODHI” do te ishte nje ekspozim eksploziv i shkeljeve drastike te bera nga Departamenti i Drejtesise i administrates se Reganit. Gjithashtu Time Magazine raportonte qe kerkimet e Casolaros perqendroheshin ne kumarin dhe perpjekjet e trafikut te armeve qe beheshin ne Cabazon, rezervati afer Indios (California).
Ne te vertete spektri i hetimit te Casolaros ishte kaq i gjere saqe cdo subjekt i perfshire ne te, mund te ishte shkaku i vdekjes se tij. Ndersa autoritetet deklaruan per vdekjen e tij si vetvrasje, familjaret dhe te afermit e tij e kundershtuan fuqishem duke shtuar se gjendja e tij mendore ishte shume e shendoshe, madje ai ndihej i lumtur qe po realizonte perfundimin e librit te tij.
Casolaro filloi hetimet per librin e tij dy vjet me pare, duke analizuar gjoja falimentimin e nje kompanie te vogel qe merrej me krijimin e programeve te kompjuterave te quajtur Inslaw , me vendim te Departamentit te Drejtesise te US. INSLAW, nje kompani e krijuar nga Bill dhe Nancy Hamilton, nga Washington DC (ska lidhje me kerkuesin Bill Hamilton, shkrimet e te cilit mbi enigmen e Dulces do te shkruhen me mbrapa ne kete liber.-Branton) kishte prodhuar nje pakete te quajtur PROMIS- Prosecutor’s Management Information System (Sistemi Informatik i Menaxhimit per Prokuroret) qe te vepronte si nje system menaxhimi per Departamentin e Drejtesise i cili ishte i ngarkuar me pune tej mase. Presidenti i INSLAW Bill Hamilton kishte deklaruar qe ortaku i Ed Messe, EARL BRIAN i ishte dhene kontrolli i versionit pirat te programit PROMIS nga Messe qe tja shiste me perfitim te madh disa agjensive qeveritare te US. Dy gjykata u binden per pafajesine e Hamilton duke kerkuar per te demshperblimin prej 8 milion dollaresh por nje shkalle gjykimi me e larte (Departamenti I Drejtesise ? –Branton) ajo e apelit rrezoi vendimet e meparshme me pretendimin qe nuk i perkiste juridiksionit te gjykatave te rangut te ulet. Ne 9 tetor ceshtja i kaloi nen competence Gjykates se Larte.

“EARL BRIAN ZOTERON UNITED PRESS INTERNATIONAL [UPI] dhe FINANCIAL NEWS NETWORK [FNN]

Duke ju referuar nje personi nga Washingtoni i cili pohon qe ka modifikuar kodin e software per CIA-n dhe agjenci te tjera te inteligjences, programi ishje thjesht nje shperblim per Earl Brian si nje aktor kryesor ne lojen e ashtuquajtur “Surpriza e Tetorit”, konspiracia e supozuar per te mbajtur pengjet amerikane ne Iran deri ne zgjedhjet e vitit 1980 ne te cilat Karteri humbi pushtetin e tij. U desh disa kohe deri sa skandali “Surprisa e Tetorit” te dilte ne drite.
Gjate nje takimi ne Paris, Presidentit Bush supozohet te jete takuar me Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, zedhenesi i Parlamentit Iranian, Mohammed Ali Rajai , presidenti i ardhshem i Iranit dhe me Manucher Ghorbanifar, nje trafikant armesh Iranian me lidhje me Mossadin (sherbimi i fshehte izraelit). Kjo deshmi jepet nga kapiteni i forcave ajrore Gunther Russbacher i cili deklaron se ka pilotuar avionin ne te cilin ndodhej Bushi, William Casey, shefi I Cia-s dhe Donald Greeg nje operativ i Cia-s dhe ky pilot i ka cuar ne vendin e takimit. Russbacher I cili beri kete deklarate ne maj, tani ndhet ne burg ne Terminal Island i denuar per kercenim ndaj nje perfaqesuesi ligjor te US.
(Shenim: Russbacher desertoi nga CIA sebashku me 12 veta te tjere te cilet i kishte nen komande dhe me shume se nje here ishte bere object i atentateve te CIA-s. Ishte njera nga keto perpjekje per ta vrare qe e nxorri ate nga rruga ne momentin qe ngiste makinen sebashku me gruan e tij por qe sipas deklarates se Russbacher deshtoi sepse ish-shoket e tij qe i kishte patur nen urdhera e ruanin dhe vrane agjentet e CIA-s.-Branton)
Njeriu i Washingtonin eshte MICHAEL RICONOSCIUTO i cili po pret te gjykohet ne nje burg te Washingtonit i akuzuar per konspiraci ne shitje droge, akuze te cilen Riconosciuto shprehet qe e eshte e fabrikuar. Faktikisht akuza e be ndaj tij nje jave mbasi Riconosciuto firmosi deklaraten per rrolin qe kishte luajtur ne modifikimin e programit pirat.
(Shenim: Eshte interesante se cfare lidhjesh mund te gjejme ketu. Michael Riconosciuto ka qene nje nje funksionar i Wackenhut-CIA i cili i ka thene kerkuesit Michael Lindemann qe po perpiqej te transportonte me elikopter nje sasi te madhe me dokumenta dhe prova qe i referoheshin disa aktiviteteve biogjenetike ilegale dhe projekte te saknsionuara pa aprovimin e Kongresit qe pershinin “aliene ilegale” ne zonen e provave ne Nevada. Por helikopteri shpertheu ne ajer duke vrare 5 personat qe ndodheshin ne bord.
Babai i Michael Riconosciutos ka qene marshalli Riconosciuto nje fashist i oreve te para dhe suportues i Adolf Hitlerit. Ai ka qene mik i ngushte me Fred L. Crisman. Crisman ka qene i perfshire ne pamjen aksidentale te disa ufove ne ishujt Maurey afer Tacomas, Washington ne vitin 1947 dhe qe studiuesi Anthony Kimory beson se ishte pjese e projektit eksperimental sekret mbi disqet te CIA-PaperClip-Nazist .
Ka shume burime te ndryshme qe konfirmojne faktin se ne fillim te viteve 40 nazistet kishin arritur te benin fluturime prove te nje objekti fluturues pa krahe, i cili kishte nje motor jo konvencional dhe qe nuk punonte me parimet e motoreve te njohur deri atehere, me pak fjale motori ishte ne forme koni ne kundershtim me motorin cilindrikal qe njihej, kompresoret qe rretulloheshin ne krah te kundert me dhomen e shperndarjes etj. Mbasi mbarimit te luftes, disa nga shkenctaret naziste qe u kapen dhe qe kishin qene pjese e projekteve sekrete te Hitlerit, u rekrutuan nga CIA si rezultat i nje marreveshje sekrete midis Allen Dulles (drejtori i CIA-s) nje Bavarian Illuminati dhe SS nazist gjeneralit Reinhard Gehlen, nje pjestar i Bavarian Thule Society (dege e Illuminatit). Lidhja e thelle midis Bavarian Illuminati qe sponsorizonte CIA-n dhe Bavarian Thule Society qe sponsorizonte nazistet mundesoi ate qe nivelet me te larta te CIA-s te kontrolloheshin nga nazistet SS me ndihmen e simpatizanteve te fashizmit dhe te agjenteve te dyfishte qe vepronin si nje kollone e peste ne brendesi te inteligjences amerikane. Ndonese disa lidere naziste u sakrifikuan ne gjyqin e Nurembergut, ajo nuk ishte gje tjeter vecse nje menyre e mencur e Illuminatit qe te shuante etjen e aleateve per drejtesi dhe te krijonte pershtypjen ne bote qe ne Europe skishte me naziste.
Fred L.Crisman aksidentalisht u be deshmitar i ngjarjes ne ishujt Maurey dhe ndihmoi dy agjente te ushtrise G-2 qe te merrnin kampione te materialit qe ra nga disku fluturues. Duke u kthyer ne bazen ushtarake te forcave ajrore (qe nga ky moment bazat ushtarake te forcave ajrore do i quaj AFB, air force base) Wright Patterson qe te dorezonin materialet e mbledhura, avioni i tyre u rrezua dhe te dy agjentet G-2 u vrane. Kur ndodhi ngjarja disa njerez insistuan qe nuk ishte aksidentale por mjeti i tyre ishte sabotuar. Dy nga reporteret qe hetuan ngjarjen humben jetet e tyre, ndersa Keneth Arnold i cili hetoi incidentin mbasi u be publik nga revista Histori te Mahniteshme me editor Ray Palmer, deklaroi se bisedat e tija me nje ushatark te larte te Forcave Ajrore qe lidheshin me kete subjekt, ishin monitoruar ne menyre elektronike. Gjithashtu ne zonen ku ai banonte kishte pare agjente qeveritare me uniforme. Fill mbas hetimit qe beri, Keneth Arnold gjate nje fluturimi me avionin e tij privat ne kerkim nje te avionic te rrezuar ne Malin Ranieri, pa 9 mjete fluturuese qe fluturonin ne formacion dhe me nje forme si gjysem hark. Ato ai i quajti Disqe Fluturuese, term i cili mbas publikimit te lajmit prej tij dhe gazetave u be menjehere popullor. Po ne te njejten kohe, pra ne vitin 1947 pak dite mbas pamjes se disqeve, Arnold perpak sa nuk humbi jeten ne nje incident te cuditshem me avionin e tij qe pushoi se funksionuari. Dhe “rastesia” nuk perfundon ketu.
Fred L.Crisman ishte nje mik i ngushte me Clay Shaw, te cilin perfaqesuesi ligjor i Louisianas James Garrison (shikoni filmin JFK) e akuzoi si hallken lidhese midis CIA-s dhe Mafias ne vrasjen e John Kenedy. Garrison arrestoi Shaw ne perpjekje per te implikuar ate dhe vete CIA-n ne vrasjen e JFK por vetem disa dite perpara procesit, deshmitari kyc i Garrison, David Ferry u vra dhe Garrison u detyrua te te lironte Shaw per mungese provash.
Fred Crisman ishte personi i pare qe Shaw lajmeroi kur mori vesh qe Garrison kerkonte ta implikonte me vrasjen. Ai, Garrison gjithashtu besonte qe Shaw ishte i implikuar edhe me Operacionin Paperclip, operacioni sekret i cili u hartua per te sjelle ne Amerike me qindra naziste SS, madje disa thone me mijera dhe per tju dhene atyre imunitet dhe identitete te reja ne institucione te tilla si US Intelligence, kompleksi industrial ushtarak, Agjensia Ajrore dhe ne kartele te ndryshme te naftes te kontrolluara nga Rockfeller si ARCO, STANDART [EXXON], ZAPATA etj, korporata qe ishin te mbeshtetura ne shoqerite sekrete Bavareze, korporata te cilat edhe gjate luftes nepermjet furnizimit me nafte, kishin mbajtur operative makinen ushtarake naziste. Duke ju referuar Garrison, Crisman ka qene hallka lidhese midis ligjevenesve fashiste dhe rangjeve te uleta te kompleksit industrial ushtarak. (Per me shume informacion rreth kesaj historie, pra Operacioni Paperclip dhe baza te nendheshme te UFO-ve te elites se shkenctareve naziste te Hitlerit lexoni Axhenden Djallezore te Qeverise Sekrete, nga Tim Swartz -1999 Global Communication
Branton )
Ne deshmine e dhene, Riconosciuto deklaron qe eshte kontaktuar dhe kercenuar ne telefon edhe nga Peter Videnieks, nje funksionar i Departamentit te Drejtesise dhe zyrtar i doganave per te cilin Riconosciuto supozon se ka lidhje me sherbimet inteligjente. Kercenimi kishte lidhje direkte me vendimin e Riconosciutos per te dale publikisht dhe deshmuar per ato qe dinte.
Perseri duke ju referuar Riconosciutos, Videnieks ishte nje visitor i rregullt i rezervatit Indian Cabazon, afer Palm Spring dhe kishte lidhje te ngushte me manaxherin e tribuse John P.Nichols. Cfare rastesise… Nichols ishte dhe bosi I Riconosciutos ne shume projekte te marra ne token e rezervatit. PROMISE ishte vetem njeri nga keto projekte. Sipas Riconosciutos, gjate nje interviste me T.C te realizuar ne burg, programi PROMISE ishte modifikuar qe te instalonte nje lloj aksesi te fshehte qe te perdorej nga sherbimet inteligjente amerikane. Me pas ky program ju shit 88 vendeve te ndryshme te botes si nje lloj “Kal Troje” dhe ne kete menyre sherbimet amerikane e kishin te lehte te kontrollonin te gjithe informacionin qe donin. Ky program ju shit edhe Irakut dhe Libise.
Korrespondenca midis Nichols dhe kompanive te tjera, nese eshte autentik, konfirmon deklaratat e Riconosciutos si ekspert ne elektronike dhe armatim. Marshalli Riconosciuto, babai i Michael ka qene dhe ortak ne biznes me Richard Nixon.
Sipas Riconosciutos, statusi gjoja i pavarur i rezervatit i krijonte mundesine CIA-s dhe krimit te organizuar qe te kryenin aktivitetin e tyre te pashqetesuar. Sipas tij disa nga projektet qe moren jete gjate kesaj periudhe ishin ata midis Wackenhut, nje kompani security e mbushur me ish agjente te CIA-s dhe NSA dhe Familjen Mbreterore Saudite si dhe shume projekte te tjera te pazakonta.
Nje shoqeri e perbashket me Southern California Edison shume shpejt do te gjeneroje energji nga burime te konsideruara te vdekura. Projekte per luftra biologjike jane hetuar me laboratoret Stormons per te krijuar nje virus patogjenik dhe arme me mbushje jo konvencionale te cilat arriten te krijoheshin dhe te testoheshin ne bashkepunim me Meridian Arms ne Nevada Testing Range. Forca e ketyre armeve mund te barazohet me ate te atyre nukleare. Kjo lloj arme e perfeksionuar e merr energjine e saj nga polarizimi i molekulave ne nje re gazi dhe modifikimi i nje fushe elektrike, teknologji kjo e zbuluar gjate studimit te punes mahnitese te Thomas Townsend Brown. Ka deshmi qe thone se Riconosciuto eshte pare te punoje ne kete projekt se bashku me gjeneralin Bull i Korporates se Kerkimeve Hapsinore, Bull, i cili tani ka vdekur, me vone u be keshilltari per armet i Sadam Huseinit. Thuhet qe Huseini ka ne zoterim teknologjine FAE, pra fuel-air-explosive qe sapo shpjegova.
Ne Korrik, Anson Ng nje reporter i Financial Times i Londres u qellua dhe u vra ne Guatemale. Ai ishte perpjekur disa here atje qe te intervistonte nje amerikan te quajtur Jimmy Hughes, nje here e nje kohe drejtor i sigurise per projektet sekrete ne rezervatin Indian Cabazon.
Ne Prill, nje avokat nga Filadelfia i quajtur Dennis Eisman u gjet i vdekur, i vrare nga nje plumb i vetem ne gjoks. Sipas nje ish zyrtari federal qe punonte me Eisman, avokati u gjet i vdekur ne nje parking ku priste te takonte nje grua e cila do sillte disa evidence derrmuese qe konfirmonin theniet e Riconosciutos. Vdekjet e Ng dhe Eisman nga autoritetet u klasifikuan si vetvrasje.
Fred Alvarez, nje lider tribuje i Cabazon i cili kundershtonte zhvillimet e fundit ne rezervatin e tij, u gjet i qelluar per vdekje bashke me dy shoket e tij ne vitin 1981. Vdekja e tyre ka mbetur ende e pazgjidhur.
Kryetari i SHTEPISE, Thomas Foley deklaroi muajin e lakuar qe nje hetim formal do te fillonte per ceshtjen INSLAW. Foley caktoi senatorin Terry Sanford si zedhenes te kongresit per kete ceshtje. Perpara zgjedhjes, senatori Sanford ishte avokati qe mbrojti Earl Brian ne gllaberimin qe i beri United Press International dhe luajti rolin me te rendesishem ne caktimin e tij si doktor ne bordin drejtues te Duke Medical School ne te cilen Sanford ishte vete president.
Megjithe kerkesat e shumta te gazetareve per te riprodhuar foto te Riconosciutos ne shoqerine e Brian dhe po ashtu te pasaportes me te cilen ai kreu udhetimin ne Iran, ai ende se ka bere kete. Riconosciuto ne nje program televiziv Moneyline ne CNN deshtoi po ashtu qe te pershkruante implikimin e Peter Videnieks duke ja vene fajin nje problemi mjekesor te momentin qe e pengonte te kujtonte gjerat ne menyre te qarte.
Kjo coi ne ate qe nje dite te bukur nga ambjentet e inteligjences te dilnin llafet sikur e gjithe historia ishte nje spekulim dhe qe publiku po behej deshmitar i nje operacioni inteligjence shume i sofistikuar por me drejtim te panjohur.
Ish agjenti special i FBI-se Ted Gunderson, flet per besueshmerine e Riconosciutos. Gunderson i cli jeton ne Manhattan Beach, ka punuar me Riconosciuton per disa vjet ne cilesine e nje investigatori privat.
Sipas Gunderson, at ate dy ishin pergjegjes ne eleminimin e nje aksioni terrorist gjate lojrave olimpike te Los Angeles. Po sipas tij Riconosciuto ishte mese i njohur si gjeni ne pothuajse te gjitha fushat e shkences.
I ashtuquajturi operacioni i droges qe filloi ne shtetin e Washingtonit ishte nje operacion germimi elektrohidrodinamik, shprehet Gunderson, duke perdorur teknologjine Townsend Brown. Nje videokasete e pare nga ky gazetar, tregonte nje lloj pluhuri metalik dhe disa procesime te nje natyre qe nuk para lidhej me manifakturen e drogave. Ne fakt nje analize e bere nga qeveria e kampioneve te dheut ne ate zone nuk tregoi prani drogash por nje koncentrim te larte te bariumit. Bariumi gjendet shpesh ne zona ku punohet me voltazh shume te larte.
Nje informacion jo shume i qarte nga nje burim inteligjence shprehet qe gjendja e tanishme eshte EFEKTI I DUKSHEM I NJE LUFTE QE PO ZHVILLOHET AKTUALISHT NE AMBJENTET E KOMUNITETIT TE INTELIGJENCES midis nje grupi ne qender te CIA-s qe quhet AQUARIUS [i koncentruar rreth nje qendre shume te fuqishme e njohur si MJ-12] dhe nje grupi te njohur si COM-12 i perqendruar ne inteligjencen e marines. COM-12 ne menyre te vazhdueshme po perpiqet te mbaje nje pozicion mbrojtes ne perpjekje per te ruajtur qeverine kushtetuese dhe ne menyre te vullnetshme po “rrjedh” informacione duke demtuar grupin tjeter.
Ne te njejtin publikim dhe ne te njejten teme doli ky artikull i shkruajtur nga Thomas Zed i titulluar LIDHJA E WACKENHUT ME BOTEN E PROJEKTEVE TE ZEZA ku nder te tjera thuhet: “Kompania Wackehunt ka nje lidhje shume te ngushte me boten e projekteve te Buxhetit te Zi. Pervec perfshirjes ne ceshtjen e Cabazon qe eshte shkruar me siper ne kete faqe, eshte po ashtu pergjegjese, duke ju referuar keshilltarit informaticien te burgosur Michael Riconosciuto, per PROJEKTET SEKRETE QE ZHVILLOHEN NE DUCLE, NEW MEXICO ku REZERVATI I INDIAN I JICARILLAS PO PERDORET NE TE NJEJTEN MENYRE.
Kohet e fundit mbasi cova dy nga kolet e mij aty te cilet me konfirmuan qe ne ate zone ka nje instalim ushtarak top sekret, vendosa te merrja ne telefon zyren e gazetes dhe te beja nje bllof ne menyre te kulturuar.
U identifikova si nje profesionist i lire nga Los Angeles dhe i thashe gazettes qe po beja kerkime per nje histori mbi rezervatin Cabazon dhe projektet e armeve biologjike qe zhvillohen aty nga ana e CIA-s. I thashe recepsionistes qe kisha degjuar qe nje gje e ngjashme po ndodhte edhe ne Dulce dhe do deshiroja te dija me shume.
Personi qe po flisja ndryshoi tonin e zerit dhe nga ai e kuptova qe ajo u tremb shume. Ajo mu pergjigj duke me thene “S’mund te flas me ju per kete ceshtje. Do te ishte shume joprofesionale nga ana ime te flas me ju per kete ceshtje. Ju duhet te flisni me presidentin e tribuse” dhe mbas ketyre fjaleve ajo mbylli telefonin. Do me duhet te marr ne telefon perseri dhe te kerkoj te flas me presidentin e tribuse po per kete do raportoj ne shkrimin tjeter.
Wackenhut eshte gjithashtu pergjegjese per sigurine e shume ndertimeve te nendheshme ne California dhe Nevada duke perfshire dhe shume te njohuren S-4 ose Area 51 ne Nevada ku teknologjia Townsend Brown mbi disqet fluturuese po aplikohet dhe eshte ne zhvillim e siper prej dekadash..
Renia e nje helikopteri ne ate zone ku dy pilotat dhe 3 roje te sigurise te Wackenhut u vrane, nuk ishte nje rastesi, shprehet Riconosciuto i cili gjithashtu shton se disa nga individet ne bordin e helikopterit kishin me vete dokumenta shume sensitive. Grupe te ndryshme tani po hetojne theniet e Riconosciutos…”

No comments:

Post a Comment