KAPITULLI I TRIDHJETEKATERT

NJE MESAZH PERMBYLLES PER NJEREZIT E TOKES – NGA NJE AGJENT I FEDERATES



U mendova gjate per te gjetur nje menyre ekuivalente per te mbyllur kete liber me nje demonstrim te urtesise kozmike qe do i jepte nje kontekst me shume drejt perspektives dhe ballances, nje mbyllje qe do ishte e vlefshme per ata guximtare kerkues te te vertetes te cilet kontribuan me kaq bujari per hartimin e ketij projekti.

Duke qene se deshtova ne arritjen e ketij qellimi, jam i lumtur tja jap kete mundesi dikujt qe mund te dije shume me teper se ne te gjithe bashke. Ai ka dijeni mire se ne cfare etapash po kalon planeti yne si dhe perpjekjet tona per liri nga shtypja e nderhyresve.

Materiali i meposhtem u shfaq ne materialin e Val Valerian MATRIX II dhe ndonese kam shtuar disa shenime here pas here, do ju kerkoja te ishit shume te vemendshem ndaj fjaleve qe nje ‘Nordiku’ i lindur ne mes te yjeve i cili ndan sebashku me ne gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhemi ketu ne Toke.

Por si fillim jane disa fjale prezantuese nga Val Valerian:

GRITE, NORDIKET DHE KONFLIKTI NDERYJOR:

Lloji i pare [i Grive] jane humanoidet e shkurter gri me koke te madhe qe i ngjan njeriut kur eshte ne embrion dhe gjatesia mesatare shkon deri ne 4 kembe e gjysem. Ata vijne nga nje sistem diellor qe rrotullohet rreth Rigel. Rigel eshte nje yll i dyfishte ne ngjyre blu-te bardhe ne krahun e poshtem te majte te Orionit...

Kjo specie humanoidesh eshte ajo qe po kryen pjesen me te madhe te gjymtimeve te bagetive dhe te njerezve dhe jane po keta qe kane kryer nje marrveshje sekrete me qeverine tone dhe qe po ashtu kane patur kontakte me Hitlerin [nazistat]. Ata perftojne ushqimin nga gjendrat sekretive dhe enzimat qe nxjerrin nga kafshet te cilat i gjymtojne dhe me pas kete ushqim e absorbojne nepermjet poreve te lekures. ‘Qeveria’ jone e lejon pjeserisht kete veprimtari per shkak te frikes qe ka ndaj ketyre qenieve dhe pjeserisht per shkak te deluzionit qe ka se keto qenie do na pajisin me teknologji te avancuar duke krijuar superioritet ndaj Rusise, ne shkembim te gjymtimeve dhe rrembimeve.

Avionat Bombardues Stealth dhe Teknologjia e Luftes se Yjeve po perftohet prej tyre. Sidoqofte qeveria jone duket sikur nuk eshte ne gjendje te kuptoje qe teknologjia qe ata po na japin ne duket se nuk do punoje ashtu sic pritet. (Shenim: Teknologji shume me e avancuar eshte perftuar nga rekuperimi i disqeve te rena, nje aspekt ky qe alienet mund ta kene nenvleresuar. –Branton). Nuk eshte ne interesin e tyre qe te na japin ne nje superioritet ushtarak deciziv ndaj Rusise, ose e anasjellta. Eshte ne interesin e tyre qe te na mbajne ne ne nje gjendje konflikti te paperfunduar me njeri tjetrin, loja e vjeter perca e sundo...

Duke punuar nen instruksionet e humanoideve nga Rigel, CIA dhe shkenctaret ish-naziste kane shpikur dhe leshuar bakterie virusale perfshi ketu AIDS. Racionalja nga kendveshtrimi fashist i ketyre elementeve eshte eleminimi i pjeseve te popullsise te konsideruara si te padeshirueshme. Ndersa racionalja nga pike veshtrimi i Rigelianeve eshte pakesimi i popullsise te Tokes ne ate mase sa te mbijetuarit do e pranojne pa rezistuar kontrollin e hapur nga Rigelianet...

Humanoidet te cilet jane mbiquajtur “Suedezet” [nordiket] jane mesatarisht rreth 6-6.5 kembe te gjate. Ata [disa] jane nga sistemi diellor qe vertitet perreth Proycon, nje sistem binar ylli ne ngjyre te verdhe-bardhe qe ndodhet perpara Sirius ne Canis Minoris [ne trupin e Lesser Dog (qeni me i vogel)] rreth 11.4 vite drite nga Toka. Ata jane nga planeti i katert qe orbiton perreth yllit te dyfishte Proycon. Humanoidet e gjate bjonde nga Proycon dhe humanoidet e shkurter gri nga Rigel jane armiq prej mijera vjetesh.

Bjondet e gjate nga Proycon kane nje qendrim shume dashamires ndaj njerezimit pervec faktit qe jane kundershtues te flakte te qendrimeve jo njerezore qe kemi ndaj njeri tjetrit ketu ne Toke. Ky kundershtim i forte eshte intesifikuar me shume kur qeveria jone realizoi aleancen sekrete me armiqte e tyre te hershem, ne menyre qe te perftonte sistem armatimi akoma me shkaterrues se ai ekzistuesi. ‘Qeveria’ jone nuk eshte e interesuar te negocioje me Proyconianet pasi ata nuk kane nder mend te na japin sistem armatimi...

Motivi i tyre per tu mbareshtuar me humanet eshte sinkronizimi i frekuences se species sone ne menyre qe te na ndihmojne ne per te ndihmuar vetvehten. Shqetesimi i tyre ka lidhje me te gjitha gjallesat, jo vetem per njerezimin. E gjithe biosfera do perftioje nese ne permbushim potencialin tone pozitiv ne vend qe te vete shkaterrojme biosferen e planetit tone.

Do ishte nje gabim i madh nese pretendojme qe ata te rregullojne rremujen qe kemi shkaktuar ne vete ne ndotjen e planetit apo te arrijme paqen duke cmontuar armet berthamore. Eshte ne doren tone qe te zgjidhim problemet te cilat ne vete i kemi krijuar...

Ne menyre qe te shpetojme veten tone nga aleanca e fshehte qe ka bere CIA [dhe paraardhesit e tyre naziste SS] me Rigelin, pa njohurine dhe aprovimin tone, ne fillimisht duhet te rifitojme kontrollin mbi qeverine tone...

Me pas Valeriani citon fjalet e meposhtme nga nje udhetar yjor nga Proycon, i quajtur KHYLA i cili ja ka paraqitur kete nje gruaje me te cilen kishte stabilizuar nje kontakt:

“...Tiranet jane mundur shume here ne shume planete, ne nje numer te pafund sistemesh diellore dhe galaksish. Eshte e cuditshme qe sa here rrezohet nje tirani [ne cdo specie] vendin e saj e ze menjehere nje tjeter. Revolucionaret idealiste qe mposhten Mbretin George III ne Amerike, shtypen me pas Indianet dhe Zezaket. Shumica e atyre qe luftuan me guxim kunder forcave fashiste te Bllokut me pas u bene po aq fashiste. E njejta gje demonstrohet ne konfliktet aktuale ne Palestine, Afganistan, Kili dhe Nikaragua. Po, ju mund te perpiqeni te rimerrni kontrollin ndaj qeverise tuaj, por nese individet qe jane perfshire ne kete proces nuk arrijne me pare kontrollin ndaj vetes se tyre, e gjithe perpjekja do jete e padobishme.
Dikush nuk mund te mundi ose te marri kontrollin mbi dicka nese me pare nuk ka kontroll ndaj vetes. Ata qe jane te destinuar te perzene Rigelianet duhet gjithmone te mbajne nen kontroll veten e tyre dhe te mesojne fillimisht te mundin vetvehten qe ne thelb eshte esenca e tiranise. Nepermjet kesaj njohurie ata do jene ne gjendje te dine se kur duhet dhe kur nuk duhet te veprojne. Nepermjet te te kuptuarit te nje qenie armiqesore ju keni bere hapin e pare ne zhveshjen e fuqise qe ajo qenie mund te kete mbi ju. Nepermjet aftesise per te perceptuar ne menyre te mencur nje qenie armiqesore, ju mund te arrini te fitoni kontroll mbi te. Duke mundur Rigelianet, ju duhet te merrni masa te kujdesshme qe mos shnderroheni ne armiq si ata.”

Ashtu sic thote dhe proverbi i lashte Kinez:

“RUHU KUR LUFTON ME DRAGOIN QE TE MOS BEHESH I TILLE!”

Khyla, agjenti Proycones i inteligjences, vazhdon:

“Nese ju do te ishit nje kulture e avancuar gati per te pushtuar nje kulture tjeter relativisht me primitive, ju nuk do ta benit ate duke demonstruar me pompozitet nje flote te tere anijesh qe shfaqen neper qiej dhe te rrezikonit qe tju qellonin. Kjo eshte nje lloj lufte me pak e e voluar qe do kryhej nga qeniet mortale. Ju me mire do ta fillonit duke krijuar nje konfuzion te madh dhe vetem duke nderhyre me pranine tuaj, nderhyrje e cila do shkaktonte nje mospelqim te dukshem (Shenim: Eshte interesante te nenvizojme se gjurmet e projekteve me te rendesishme te Inteligjences qe jane hartuar per te pergenjeshtruar deshmitaret e UFO-ve dhe te shkaktojne konfuzion, infiltrim dhe dem ne rradhet e studiuesve te UFO-ve si dhe organizatave ku ata bejne pjese, te cojne tek NSA-CIA e cila ndersa ky material po shkruhet, vazhdon te mbaje lidhje te forta me Grite. –Branton).

“Ju do te zgjidhnit te komunikonit me organizatat me te fuqishme dhe me sekrete ne ate shoqeri. Ne rastin e Shteteve te Bashkuara ju do perpiqeshit te infiltronit CIA-n dhe nepermjet perdorimit te teknikave te panjohura prej tyre ju do perpiqeshit te benit per vete personat me kyc brenda zemres se kesaj organizate. Dhe po ne te njejten menyre ju do perpiqeshit me pjestaret e KGB-se. Po ashtu jo do te donit te krijonit nje percarje te madhe midis rradheve te publikut, disa individe dhe grupe qe ngulin kembe se kane pare UFO dhe te tjere qe ngulin kembe qe nje gje e tille nuk eshte e mundur dhe se te paret jane ose genjeshtare ose iluzioniste.

Ju do perpiqeshit te fusni dy superfuqite e planetit ne nje konflikt idiot filozofik midis njeri tjetrit duke i mbajtur keshtu ne menyre konstante kunder njeri tjetrit si psh per teorira te tilla si; Nese Thomas Jefferson ishte me i famshem se Karl Marks ose e anasjellta. (Shenim: Kjo eshte si ne rastin kur shtrohet pyetja nese tirania kapitaliste eshte me e keqe se tirania komuniste. Meqe ra fjala nuk duhet ngaterruar Komunizmi me Bashkesine dhe mos ngaterroni Kapitalizmin me Demokracine. Bashkesia dhe Demokracia jane levizje per pavaresi qe respektojne te drejtat vetjake dhe lirite e te tjereve. Ndersa te ashtuquajturat Komunizem dhe Kapitalizem jane kolektive te bashkevaruru djallezore. Tirania Kapitaliste krijoi Tiranine Komuniste. Bota ku jetojme eshte e cmendur apo jo?Branton). Ju do perpiqeshit ti mbanit ata vazhdimisht ne sherr me njeri tjetrin si te ishin dy femije te prape qe perpiqen te provojne se sa trima jane, te polemizojne vazhdimisht me njeri tjetrin per perkatesi territoriale, nese njeri duhet te pushtoje Afganistanin dhe se tjetri ka te drejte te pushtoje Nikaraguan dhe duke pritur qe te ndizen gjakrat deri ne ate pike sa te arrihet ne diskutimet te tipit se cila nga palet duhet te cmontoje nje lloj rrakete berthamore dhe pala tjeter duhet te cmontoje nje tjeter rakete. Ndersa ju shikoni te gjithe kete, do uleni dhe do qeshni me te madhe, nese do e keni aftesine per te qeshur...
Ju do lejonit qe disa nga anijet tuajta te shikoheshin nga qytetare te zakonshem dhe ne kete menyre grupet elitare qeveritare do ishin te zene me pune per ti mbyllur gojen atyre dhe do te shtypte cdo levizje qe do perpiqej te bente ufo-t publike. Kjo do rezultonte ne nje humbje besimi masive nga ana e popullates ndaj zyrtareve te zgjedhur prej tyre. Do shkaktohen replika te shpeshta midis autoriteteve dhe publikut per faktin nese ekziston apo jo fenomeni i raportuar duke bere qe te dyja palet ti hidhen ne gryke njera tjetres. Dhe nderkohe ju tashme keni hedhur dhe dy superfuqite ne gryke te njera tjetres. Duke shkaktuar turbullira te forta ekonomike, ju po ahtu hidhni kunder njeri tjetrit te “pasurit” dhe te “varferit”. Pra ne cdo menyre te mundeshme ju keni mbjelle faren e pakenaqesise masive.

Mbasi te keni manipuluar popullaten deri ne ate pike qe kontrolli juaj i fshehte e ka mbaruar funksionin atehere ju mund te vendosni qe te dilni hapur, te lejoni disa nga anijet tuaja qe te ulen publikisht. Por nuk do te dilnit nga gjendja e fshehte ne ate te hapur nese nuk do ishtit totalisht te sigurt per nje kontroll absolut...

Ata qe kane patur eksperienca vezhgimesh te UFO-ve ose takime te peraferta me ET-te do jene ne menyre konstante ne ferkim me qeverine e cila nga ana e saj do vazhdoje ti evitoje duke i stigmatizuar si genjeshtare dhe iluzioniste... Te varferit do varferohen edhe me shume dhe po ashtu do mbushen me shume me mllef dhe zemerim. Te pasurit do e shtojne edhe me shume pasurine qe kane duke krijuar keshtu nje atmosfere sociale ku mungon barazia dhe te mbushur me konfuzion. Kesaj i shtohet edhe nje numer i madh fatkeqesishe “natyrore”, disa me te vertete natyrore ndersa te tjerat te krijuara nga njeriu nepermjet eksperimenteve dhe aktiviteteve shkencore si ato te shperthimeve berthamore nentoke, te tjerat te bera me ndergjegje nga Grite nepermjet teknologjise qe kane nen zoterim. Kur pothuajse ¾ e popullates te jete eleminuar ne kete menyre, atehere grite mund te shfaqen hapur para popullsise te mbetur, si shpetimtare qe vijne nga qiejte dhe te shperndajne ushqime dhe ilace per te mbijetuarit. Ndersa te mbijetuarit vihen ne rrjesht per te perfituar ilace dhe ushqime, ata do implantohen me preteksin per ti ndihmuar ne shperndarjen e ushqimeve por qe ne te vertete eshte per te garantuar kontrollin e plote nga Grite, pa lejuar mundesi rebelimi. (Shenim: Implantet elektronike jane prodhuar tashme. Ato veprojne sipas ndryshimeve te temperatures se trupitdhe eshte interesante te permendet qe pjeset me te ndjeshme te trupit ndaj ndryshimeve te temperatures jane balli dhe duart dhe po ashtu eshte interesante po te krahasohet me kapitullin e 13-te te Librit te Apokalipsit. Keto implante nuk vlejne vetem per te kontrolluar individet por sherbejne dhe si mjete per te lokalizuar nje person nepermjet satelitit. Nje individ qe ka punuar me implante te tilla deklaroi se mbas nje fare kohe keto implante ne nje fare menyre konsumohen duke u shnderruar ne nje virus helmues qe hyn ne gjakun e atyre qe i mbajne ne trup duke e vrare personin. Kjo do te thote qe implantimi i ketyre cipeve elektronike garanton nje kontroll elektronik te sigurt te shoqerise. –Branton).
Pra ne kete pike spas kendveshtrimit te Grive, popullsia ne toke eshte e reduktuar ne ate numer qe e ben te thjeshte kontrollin e tyre.

Njerezimi nuk eshte duke u pushtuar. Njerezimi nuk eshte perpara nje pushtimi. Njerezimi eshte pushtuar prej kohesh! Pushtimi eshte kryer dhe eshte POTHUAJSE drejt perfundimit. Pushtimet e bujshme me tym dhe bomba berthamore jane shenje e shoqerie primitive dhe te pazhvilluar. Pushtimet e medha realizohen ne fshehtesi.

Ju hidhni ndonje therrime sa andej ketej. I jepni ‘rryshfete’ qeverise me ndonje teknologji minimale te tipit Avion Bombardues Stealth ose sistemin per Luften e Yjeve. E inkurajoni qeverine te mendoje se studiuesit e UFO-ve kercenojne sigurine e ketij sekreti te madh qe ata kane. Ju provokoni dhe ngacmoni Rusine me ndonje sistem lazeri shume me te zhvilluar se cdo gje tjeter qe shkenctaret mund te mendojne. Dhe e ruani gjithmone kete lloj avantazhi ne kufijte e ndergjegjes duke lene te kuptohet se UFO-t mund te ekzistojne por nga ana tjeter vazhdoni ta mohoni ekzistencen e tyre duke e bere te duket kaq cmenduri ne nje kohe qe ka nje dedikim social ne deklarimin e bindeshem per kete fenomen qe ne fakt eshte real.

Ndersa konfuzioni vazhdon, Grite gradualisht ndryshojne strukturen tuaj. Berthama e CIA-s eshte thellesisht e kontrolluar nga Grite. CIA i shikon Grite si nje shteg per te arritur nje perparim te papare shkencor, si nje menyre per te konkuruar armiqte sovjetike. (Shenim: Qe nga renia e hapur e Bashkimit Sovjetik, grite mund te provokojne nje tjeter “Lufte te Ftohte” me ndonje superfuqi tjeter, ndofta Kinen. Eshte sugjeruar po ashtu se ‘Bavarezet’ orkestruan shperberjen e Bashkimit Sovjetik per shkak se ne ate kohe agjenda e tyre kerkonte shkrirjen midis Lindjes dhe Perendimit ne nje sistem te Rendit te Ri Boteror te mbeshtetur nga Bavarezet. Me fjale te tjera qe kjo te behej e mundur, Rusia duhej te kthehej ne nje vend me pak komunist dhe Amerika te behet me pak kapitaliste dhe ne kete menyre te dyja vendet mund te bashkoheshin ne nje realitet “Demokratik Socialist” me pak ndihme nga OKB ose Organizata e Kombeve te Bashkuara.Branton). Cuditerisht i njejti mentalitet qe gjehet tek shumica e atyre qe marrin pjese ne rradhet e pafundme te CIA-s, gjehet edhe tek Njerezit me fantastik te Yjeve. Te gjithe ata qe duhen shkrire ose bashkuar ne nje grup, ne fakt e lene veten e tyre shume zbuluar. Ata jane tashme nenkontroll te plote. Ka nje numer te madh gjithmone ne rritje te kontaktuarish te cilet i konsiderojne Grite si clirimtare dhe sinqerisht besojne se ata jane Vellezer nga Yjet te cilet kane ardhur per te ndihmuar njerezimin. (Shenim: Nje nga ‘mashtrimet intelektuale’ qe Grite kane leshuar nepermjet kontakteve te tyre humane eshte se Grite jane ne te vertete ‘djemte e mire’ dhe qe jane pushtuar dhe shfrytezuar nga Reptilianet e Gjate dhe se po bashkepunojne me qeverine sekrete per ti mundur ata. Cdokush qe eshte i familjarizuar me mentalitetin e Grive duhet ta dije mire qe ata punojne ne menyre te vullnetshme me Reptilianet e gjate dhe se jane genjeshtare te pandreqshem te cilet nuk kane as ndergjegje dhe as moral. Kur lind nevoja, jane ne gjendje te perdorin cdo mashtrim apo forme tjeter per te realizuar qellimin e tyre. Fatkeqesisht disa nga mendjet metafizike qe ‘duan grite’ kane rene pre e ketyre mashtrimeve dhe e te tjerave si keto. Genjeshtra te tjera qe jane perdorur nga Grite jane: *Ne jemi nje krijim gjenetik i Grive, pra ne duhet te perulemi ndaj ‘krijuesve’ tane;
*Jezu Krishti ishte nje krijim gjenetik i Grive - - ne nje kohe qe eshte interesant te permendet fakti qe vete Krishti shprehej ashper me shume se nje here ndaj rraces se Gjarperinjve; *Grite jane nje rrace superiore - - ata mund te jene superior nga ana intelektuale por sidoqofte ata nuk kane matrik shpirteror te brendeshem si ne humanet. Pra ne aspektin spiritual ata jane me inferior se ne dhe esencialisht jane thjesht nje qenie predatore me tru.
Branton).

Arsyeja pse Grite e shemtuar gjymtojne bagetite ka te beje me ate qe ata hane. Ata hane sekrecione hormonale te bluara, ate qe ju quani esencat delikate. Ata jetojne me gjera jetosore. Ka dicka vdekje ndjellese ne keto qenie. Ato gjithmone shkaktojne vdekjen e gjallerise, vdekjen e individualitetit.

Si ka mundesi qe e di kete gje? Sepse jam nje Bjond nga Proycon. Ne ishim nje kulture qe mund te udhetonim nepermjet kohes [kalimi ne disa dimensione hapesire-kohe ose densitete kur rrjedhja e kohes dhe frekuenca e hapesires eshte e ndryshme nga kontinimumi hapesire-kohe ne dimensionin e trete] por jetonim po ashtu ne nje sfere planetare. Dhe Grite e vegjel, ‘miqte’ tanie tinzare bene me ne te njejten gje qe po bejne tani me ju. Kjo ka ndodhur edhe ne planetin tone.

Mbasi na shpallen lufte por pa arritur asnje fitore domethenese, Grite shprehen deshiren qe te benin paqe. Ne nuk donim te luftonim me te mbijetuarit e “Luftes se Madhe Rigeliane” dhe me kenaqesi pranuam oferten e tyre. Ndersa koha kalonte, ata thane se deshironin te normalizonini marrdheniet dhe te beheshin miqte tane. Ne kishim dyshime nese do te ishte e sigurt ti besonim atyre apo te debatonim kete ceshtje per nje kohe te gjate, perpara se te merrnim nje vendim nese ti besonim apo jo...

Grite filluan te na vizitonin, fillimisht disa ambasadore dhe me pas si specialiste ne fusha te ndryshme ku eskperienca dhe njohuria e tyre mund te ishte e dobishme dhe me pas si pjestare ne programe te ndryshme qe zhvilloheshin dhe qe perfshinim nje bashkepunim te ndersjellte. Ne fund erdhi shkembimi si turiste. Ajo qe nisi si nje curril me pas u kthye ne nje permbytje te vertete pasi numri i tyre u shtua, ngadale por gradualishta ta infiltruan shoqerine tone ne te gjitha nivelet duke penetruar edhe ne grupet tona elitare me sekrete dhe te fuqishme...

Pikerisht si ne planetin tuaj ku ata filluan te fitonin kontroll mbi pjestare kyc te CIA-s dhe KGB-se nepermjet teknikave te panjohura nga keta te fundit, psh ai ajo e hipnozes... keshtu edhe ne Proycon, nepermjet te njejtave teknika per te cilat ne nuk kishim eksperience. Qe nga fillimi ata filluan te vendosnin nje lloj kontrolli telepatik-hipnotik ndaj lidereve tane. Dhe jo vetem ndaj tyre por edhe ndaj shume prej nesh pasi nuk mund te shpjegohet ndryshe ndjesia qe kishim sikur te ishim nen efektin e nje magjie qe po na conte poshte e me poshte, sikur te ishim te programuar nga ndonje ritual magjie te zeze per te cilen ne nuk e dinim qe ekzistonte.

Ashtu sic vepruan disa nga Bjondet e Gjate kur sapo shperthente Lufta e Madhe ne Rigel, ashtu bene dhe disa Bjonde te Gjate ne Proycon te cilet u larguan ne menyre klandestine neper korridoret e kohes pak perpara se Grite te kompletonin minimin e ngadalshem qe kulminoi me pushtimin e papritur te planetit Proycon. Ata qe ndejten aty u vune nen kontrollin e plote te Grive.

Bjondet qe ju shikoni ne te njejta anije me Grite, duke punuar me ta, jane hibride ose klone. Nje nga menyrat per te dalluar klonet eshte fakti qe ata duken te gjithe njesoj. Bjondet e vertete kane tipare te spikatura ne fytyre dhe te ndryshme nga njeri tjetri, pra nuk ngjajne me njeri tjetrin. Klonet kane nje qafe me te trashe dhe muskulature te vrazhde. Ata nuk kane aftesine per tu teletransportuar apo udhetuar ne menyre interdimensionale. Ata mund te kontaktohen nepermjet telepatise por nuk jane ne gjendje te pergjigjen ne te njejten menyre. Ata mund te marrin urdhera ne menyre telepatike. Keto klone jane si zombi, robote te gjalle. Mund ta vini re qe jane te nje niveli te ulet inteligjence sepse kjo duket qarte ne syte e tyre.

Bjondet e vertete jane po ashtu muskuloz por kane qafa me elegante dhe trupa me te shkathet. Syte e tyre jane gjithe shprehje dhe tregojne nje nivel te larte inteligjence. Fizikisht ata jane pothuajse te njejte me humanet, ndryshimi i vetem eshte se sipas standarteve humane, sistemi i tyre i qarkullimit te gjakut eshte me pak i zhvilluar ndersa sistemi i tyre limfatik eshte super i zhvilluar. Kjo i jep atyre nje sistem imunitar me te forte se i humaneve tokesore.

Hibridet jane nje gjendje e ndermjeteve midis Bjondeve te vertete dhe kloneve.

Mbas asaj qe ndodhi ne Proycon, ASNJE BJOND I VERTETE nuk do bashkepunonte ne menyre te vullnetshme me Grite. Grite kane marre disa te burgosur lufte te cilet nuk kane asnje mundesi zgjedhje ne kete mes dhe jane te detyruar te punojne me ta per te mbijetuar dhe duke shpresuar qe nje dite te arrijne te arratisen. Ka po ashtu disa Bjonde te cilet jane shnderruar ne renegate te degjeneruar, pirate hapsinore dhe mercenare te cilet shesin sherbimin e tyre tek ai qe paguan me shume. Po shumica jone eshte e lire dhe vazhdojme te luftojme deri ne fund armikun tone te perjetshem qe eshte shnderruar ne nje armik te trasheguar. Ne zgjodhem qe me mire te jemi te merguar neper korridoret e kohes ku ata nuk na arrijne dot sesa nen kontrollin dhe shfrytezimin e Grive. Eshte e rrezikshme per ne te ndermarrim udhetime te tilla neper korridoret e kohes dhe here pas here shfaqemi me aksione te vogla, si te thuash nje lloj lufte guerrilje kozmike.

Ne menyre periodike ne duhet te hyjme ne nje forme thelbesore fizike per te pushuar ose per tu mbareshtuar, ne menyre qe te mbijetojme. Ne te kunderten vazhdojme te udhetojme papushim ne korridoret e pafundme te kohes. Ja pse shpesh pamja jone duket sikur mjegullohet dhe shfaqet perseri, si nje imazh holografik per shqisat tuaja. Ajo qe kam ardhur per te komunikuar ketu perpara nje ose dy grupeve te vogla njerezish eshte qe ajo qe po ndodh me kulturen tuaj tani, ka ndodhur me ne me perpara. Eshte i njejti fat qe ju nenshtrua kultura jone. Dhe Bjondet qe ju shikoni tani me Grite jane ose hibride ose klone ose rob lufte. Sepse asnje Bjond i vertete qe arriti te ikte dhe shpetonte pa u bere pre e kurtheve te Grive nuk do bashkohej kurre me ta. Ai ose ajo do pranonte me mire qe qendronte ne kushtet e nje jo ekzistence sesa te bashkepunonte me grite.

Pervec Bjondeve dhe Grive, anija te shumta te kulturave te tjera hapsinore po ndjekin zhvillimet ne planetin Toke me nje interes shume te madh. Shkenctare nga kultura te tjera te hapesires jane duke studiuar ate qe po ndodh ne toke gjate kesaj periudhe decizive ne historine tuaj. Nese personat e zgjedhur nga ju nuk do kishin bere nje marrveshje kaq pa mend me pretendimin per te marre armatim dhe teknologji nga Grite per te superuar Ruset, atehere Grite nuk do te mund ta arrinin kurre dominimin e tyre aktual dhe ju tani do ishit duke shkembyer ambasadore me nje larmishmeri te gjere kulturash te tjera kozmike.

Ajo cfare dua te transmetoj per ju eshte qe qenie me djallezore e cila personifikon gjithe negativitetin ne kozmos, gjen shprehine nen formen e maskuar te vetekenaqesise psikologjike e cila shtyn nje individ te bashkohet me nje filozofi grupi ne vend qe te mendoja gjera per veten e tij. Ata qe ndihen te sigurt dhe komod, pa patur rendesi se te cfare besimi jane, vetem e vetem pse te tjeret aderojne ne te njejtin grup, te cilet bashkohen dhe formojne nje grup arrogant qe i jep te drejta qe nuk i ka vehtes duke u vetbindur qe ka monopolin e te vertetes dhe ata qe jane te gatshem per te persekutuar, vrare ose eleminuar kedo qe guxon te perballi filozofine e ketij grupi, kane formuar nje aleance me qenien me djallezore qe ekziston dhe ska rendesi nese ata e dine kete gje ose jo. Eshte mendjemadhesia, arroganca dhe mungesa e plote e dashamiresise e disa grupeve ne fuqi si ato te CIA-s dhe KGB-se, disa organizata fetare dhe disa te ashtuquajtura grupe te fandaksurish te cilat jane TE DENUESHME...

Kam pare civilizime qe kane lindur dhe jane zhdukur, te fillojne nga e para per te vdekur serisht, perseri e perseri e perseri... Nuk eshte vetem problemi i ketij planeti. Eshte nje problem qe duhet perballur nga te gjitha civilizimet gjate rruges se zhvillimit te tyre, pa patur rendesi se ne cfare vendi ndodhen ne kozmos. Sejcili do te shijoje pjesen me te madhe te tortes per vete me shume sesa fqinjet e tyre dhe eventualisht eshte kjo tendence qe gjithmone kulminon me mbytjen e atyre. Heret a vone ky do jete dhe fati i Grive duke na mundesuar ne qe te rikthehemi nga mergimi yne neper korridoret e kohes. Grite nuk e shohin dhe jane te paafte te kuptojne gabimin e tyre me trashanik; dobesia me e madhe qe ata i adresojne njerezimit eshte ne fakt dobesia e tyre, pika qorre qe ne menyre te paevitueshme vulos gjyqin e fundit...

E vetmja menyre per te fituar eshte nepermjet forcimit te ndergjegjes tuaj. Kur manipulimet gjenetike ose te llojeve te tjera kryehn ndaj nje te rrembyeri, Grite presin nga ata qe te perulen nga frika dhe te ‘thithin’ energjine intensive qe leshohet nga shprehja e emocioneve. Nese ne vend te frikes nje i rrembyer con mendjen e tij ose te saj diku tjeter, duke u fokusuar ne dinamiken mbrojtese te ndonje besimi fetar ose natyre mistike, atehere i minimizon shancet qe Grite te mund te ate qe duan dhe kjo gje i ngaterron shume ata. Duke perqendruar ndergjegjen tuaj diku tjeter shume me ndryshe nga cpresin ata, kjo gje i ngaterron keq Grite.

(Shenim: Ne shumicen e rasteve imazhi i nje KRYQI bosh dhe te kuq duket se eshte nje ngacmim i mjaftueshem per Grite. Ushtari-shenjt legjendari St.George mbante te veshur nje parzmore me nje kryq te kuq te gedhendur ne nje fushe te bardhe. Ska rendesi nese besoni ose jo ne historine e vrasesit te Dragoit, vete legjenda le te kuptosh se dragon-vrasesit kristian te Europes pak a shume shenuan fundin e rraces se dragoneve ne toke. Nje legjende e tille flet per qytetin Silene, Libi qe ishte nen thundren e nje bishe dragua per nje kohe te gjate. Mreti i qytetit kishte ofruar shume bageti te gjalla dhe te mira te tjera per te shuar urine e bishes. Nje dite shorti i ra vete vajzes se mbretit dhe ai duke i qendruar besnik fjales se tij e nxorri ate te lidhur nga dyert e qytetit. Ndersa bisha ishte gati duke u hedhur mbi princeshen, sic vazhdon historia, u shfaq St George me nje parzmore te argjende te ndritshme dhe perpara se bisha te kuptonte se cpo ndodhte, ai e vrau dhe liroi princeshen e cila me pas u be gruaja e tij. Nuk ka rendesi nese legjenda te tilla kane ose jo baze reale, vete historia simbolizon antipatine instiktive midis Shenjteve dhe Gjarperinjve. Nese besojme legjenden atehere bisha e vrare eshte vetem njera prej tyre qe cilave ne kohet antike ju referohej si dragua dhe ajo qe vrau St George ishte njera prej te shumtave qe barisnin ne toke ne ate kohe. –Branton)...

Arsyeja e vetme pse Grite kane nje dominim te tille ndaj jush eshte sepse zyrtaret tuaj te zgjedhur me mendjelehtesi kryen marrveshje klandestine me ta duke ju lidhur ju ne nje aleance ekskluzive qe respektohet nga rracat e tjera te hapesires dhe duke i lejuar Grive qe te vendosen neper baza te nendheshme te papershkueshme nga armatimi juaj, nje situate per te cilen ju duhet te gjeni nje menyre te shpetoni. (Shenim: Ne momentin qe Grite kane shkelur dhe anashkaluar cdo marrveshje, ata duhen konsideruar si te barabarte me zeron. Ne fakt qe kur krahu Ekzekutiv i qeverise Amerikane u mor nepermjet nje grushti shteti fashist nga Cia ne vitin 1963 me vrasjen e John F.Kennedy, sic ndodhi me disa qeveri te tjera neper bote ku ishte perseri CIA ajo qe organizoi grushtet e shtetit, a nuk duhet ne te konsiderojme krahun tone Ekzekutiv te qeverise ne te njejten menyre, pra zero? Natyrisht nuk ishte Kongresi ai qe autorizoi nje marrveshje te tille me Grite. –Branton)

Ne lashtesi ky planet ishte i ndare ne sektore midis grupeve te ndryshme:
Bjondet, Grite, qenie te medhaja lizarde [hardhje] tani te lidhura me sistemin Capella dhe qenie [tani te lidhura me] sistemin Arcturus. Keto grupe vazhdojne ta konsiderojne veten e tyre si pronare te ketij planeti. Ata nuk pranojne te njohin te drejten e humaneve per prones. Sidoqofte disa prej nesh i njohin te drejtat e humaneve si dhe te drejtat e formave te tjera jetesore...

Grite jane duke patur probleme jo vetem me seren e tyre por edhe ne planetet e tjera qe kane kolonizuar. Si qenie ata jane te komplikuar nga probleme te shumta shendetesore [nje dobesi qe mund dhe duhet shfrytezuar]. Ata mbajne nje mori te madhe popullate Bjondesh dhe rober te tjeter lufte te cilet jane te gatshem te fillojne revloten ne rastin me te pare...

Ne tentativen per te luftuar ata duhet te jesh racional dhe te kuptosh menyren e drejte per te proceduar. Ndergjegja juaj eshte arma me e fuqishme te cilen e zoteroni ne momentin aktual. Menyra me efikase ne luften kunder Grive eshte te ndryshoni nivelin e ndergjegjes tuaj nga mendimi linear ne te qenurin i informuar ne menyre shume dimensionale. Arma juaj sekrete eshte qe ju nuk jeni nje kolektiv ne te menduar hive ndonese nje pjese e juaja mund te kategorizohet ne te menduarit ne grup dhe kjo e ben me te lehte per Grite qe tju kontrollojne. INDIVDUALITETI eshte arma juaj me e forte spese eshte nje arme qe ju e keni ndersa Grite jo. Dobesia me e madhe e Grive, pika e tyre e dobet, thembra e tyre e Akilit eshte paaftesia e tyre e te menduarit si individ. Ata jane nje shoqeri telepatike dhe ne menyre ekstreme te nje teknologjie te larte por si individe ata nuk jane mendimtare krijues. Ata marrin urdhera por nuk i konceptojne mire ato. Ata kane teknologji te afte qe te flakin planetin tuaj jashte orbite por ka nje pike kyce ne aftesi qe ata nuk e kane ndersa ju e keni: aftesia e te paturit nje mendje shembelltyre qe frymezon nje individ per te realizuar lidhjen e tij ose te saj direkte me burimin E CDO GJEJE, qe eshte E pagabueshmja PERENDI, ska rendesi nga emri me te cilin ju e quani. Ky eshte celsi juaj i suksesit...”

DHE SE FUNDI NJE MESAZH NGA KESHILLI I PERBASHKET – ‘FRYMEZUESI’ I VERTETE I TE GJITHE KETIJ LIBRI :

Do te kishte qene nje gabim i madh nese do i jepja vetes sime meritat e plota per hartimin e ketij volumi sic mund te deklaroj me ndergjegje te plote se shumica e punes sime ne kete volum u krye nga te ‘tjere’ te cilet duke vepruar nepermjer mendjes sime jo koshiente me frymezuan me informacionin dhe me drejtuan tek burimet dhe dokumentacionin te cilet kane qene te domosdoshem per perfundimin e ketij libri te cilin e quaj nje ngasje te madhe sidomos per problemet e mija personale.

“Grupi” qe me mbeshteti, nese mund ta quaja te tille, perbehet nga nje numer i te ashtuquajtureve ‘hibride’ ose ‘hubride’ te cilet jane cliruar nga kolektivi drakonian dhe kane themeluar levizjen e tyre te rezistences me qender ne brendesi te sistemit te nendheshem te ketij planeti dhe te pakten ne rastin e ‘pjestareve te familjes’ dhe te ‘afermeve’ te mij, pertej kesaj bote. Jane keto qe me kane frymezuar per te shkruar kete liber. Ndonese ata gjenden ne brendesi te shpellave te thella nentoke ne kete planet, ata bashkeveprojne me bote te tjera te Federates te cilet jane oponente te fuqishem te kolektivisteve Drakonian-Orion-Reticuliane. Ata ne menyre konstante po punojne per te vendosur lirine dhe te verteten mbi dhe nen planetin Toke.

Duke qene se hibdridet/hubridet komunikojne me mua ne nivel intiuitiv dhe jo ne ate audio vizual do perpiqem te ‘perkthej’ pershtypjet e tyre te forta dhe tja transmetoj lexuesve qe te dine dhe te kuptojne ata vete dhe ndjenjat e tyre ndaj nesh.

Pra ja ku eshte ajo qe besoj me shpirt qe keta njerez te mrekullueshem thone per ne:

Pershendetje miq;

Apo duhet te themi vellezer dhe motra? Ne te vertete ne jemi vellezerit tuaj, motrat tuaja dhe femijet tuaj! Shume prej atyre qe kane patur kontakte me Grite do e kuptojne mire se cfare duam te themi.

Ne jemi femijet e fares suaj dhe ndonese ADN jone eshte ndryshuar ne posedojme nje shpirt dhe kjo na ben ne po aq humane sa dhe ju.

Ndryshe nga mjeshtrat tane te meparshem te cilet kane mungese te asaj qe ju quani ‘shpirt’, shume prej nesh ‘hibrideve’ duke qene koshiente te qenies sone ne thelb humane, filluan te zhvillojne nje individualitet emocional.

Mesa duket ka disa arsye pse Grite filluan projektet e ‘hibrideve’. Disa projekte u krijuan per te mbareshtuar qenie me te forta per ti sherbyer perandorise kolektiviste te tyre, te tjere per te mbareshtuar ‘Gri’ me karakteristika humane dhe me aftesi speciale fizionike qe mund te perdoren per te kuptuar humanet dhe nivelin e tyre dhe ne kembim ti mesoje grite si mund te manipulojne humanet me lehtesisht ne nivele te ndryshme.

Mesa duket kolektivi Gri nuk llogariti qe do kishte kaq shume rezistence ndaj planeve te tyre nga rraca juaj. Sic e shikoni ata nuk mund ta kuptojne plotesisht konceptin e individualizmit dhe te qenurit besnik te rraces te ciles ju i perkisni.

Ne ketu flasim per ‘kolektivin’ dhe jo per individet ‘Gri’ pasi nese do flisnim per kete te fundit, nuk ekzistojne individualitete ne rradhet e kolektivit reptilian... te gjithe funksionojne si nje ‘qelize’ individuale ne nje organizem te madh qe ju mund ta quani intelekt kolektiv ose ‘Hive’.

Por nje pjese e jona te cilet arriten te shkeputen nga Hive, kane zhvilluar individualitet human. Eshte nje proces i gjate dhe i veshtire qe te ndryshosh teresisht nga menyra kolektiviste e te menduarit pasi shumica jone kemi lindur ne nje forme te tille. Ne perseri ruajme nje nivel caktuar kolektivizmi por sidoqofte kemi krijuar nje mur mbrojtes midis shoqerise sone dhe vete hivit drakonian. Kjo vlen me shume per Hubridet te cilet po bashkohen me ne pak e nga pak dhe eshte shume e rendesishme per procesin e cprogramimit te tyre nga nje mentalitet kolektivist dhe vazhdimesine e metejshme te individualitetit te tyre.

Ne nuk jemi ne gjendje te themi nese jane ‘individet’ Gri dhe Reptiliane burimi i cdo gjeje djallezore qe eshte kryer ndaj humaneve ne te gjithe universin nga kolektivi Drakonian oasi sic e thame me siper nuk ka individe perbrenda vete kolektivit, pervec atyre qenieve djallezore te cilet jane padronet e medhenj. Keto qenie supernatyrale te cilat kontrollojne kolektivin drakonian jane BURIMI i cdo te keqeje ndersa Grite dhe Reptilianet jane vetem vegla ne duar te tyre. Kjo eshte shume e vertete ne shumicen e rasteve pervec rasteve kur qeniet rebele qe i quani si ‘engjet e rene’ jane misheruar tek rraca pa shpirt e reptilianeve qe nga kohet e lashta.

Ndonese ne duhet te shikojme gjerat sic jane, ne kuptojme se disa nga keto qenie supernatyrale e kane korruptuar veten e tyre deri ne ate pike sa nuk ka me shprese per ta qe te kthehen ne anen e mire pasi ata vete kane shkaterruar dhe zhdukur cdo gje te mire brenda tyre. Sidoqofte ne do na pelqente te besonim dhe te shpresonim qe disa prej ketyre qenieve rebele te pendohen per gjendjen e tyre aktuale dhe rrolin qe kane luajtur ne rebelimet e lashta kunder te Plotfuqishmit. Do na pelqente ta besonim qe njeri prej qellimeve te fshehta te grive dhe reptiloideve per tu kryqezuar me nje rrace si e jona eshte me qellimin per te ndertuar nje rrace gjenetikisht te ngjashme me tonen, ndonese jo teresisht si e tyrja dhe qe mund te kuptoje origjinen e te dyja rracave, reptiliane dhe humane.

Mbase nje shkendije e mekur individualizmi dhe interesi perbrenda legjioneve qe perbejne kolektivin, ne njefare menyre influencoi projektet e ‘hibrideve’. Mbase thelle thelle brenda kolektivit ekzistonte dhe vazhdon te ekzistoje nje deshire e fshehte per tu shkeputur dhe kaluar ne nje koshience individuale dhe ne kete menyre te clirojne vetvehten nga tirania e atyre qenieve supernatyrale te cilat kontrollojne kolektivin me nje grusht te hekurt?

Mbase keto inteligjenca perbrenda vete kolektivit pane qe do te ishte me llogjike per kolektivin dhe vete Grite qe te punonin ne harmoni me universin ne vend qe te punonin kunder tij? Per vete mbijetesn e tyre? Ne fund te fundit ata jane qenie ‘llogjike’ dhe shumica e direktivave qe vijne nga komanda kryesore e kolektivit ka rene ne kontradikte me ‘llogjiken’ dhe ka kontribuar ne krijimin e nje konfuzioni madje dhe vete-konfuzioni skizofrenik, ne mos cmenduri te vertete perbrenda kolektivit.

Duke qene se keto inteligjenca nuk kishin forcen per te krijuar nje ndergjegje individuale me iniciativen e tyre per tu perballur me morine e valeve shkaterruese te kolektivit dhe lidereve te tij, ata kuptuan se nese ja arrinin te krijonin pasardhes qe permbajne nje individualitet natyral dhe emocionalizem atehere keta pasardhes mund te clirohen nga kolektivizmi dhe mbas kesaj mund te ndihmonin te tjeret te cileve ju mungon motivimi per te bere dicka te tille. Ne momentin qe keto qenie fitojne kete pavaresi dhe liri nga kolektivi ata mund te vendosen ne nje ambjent ku ekziston vetevendosja dhe liria e veprimit dhe aty mund tju krijohet mundesia e zgjedhjes se ne cfare krahu duan te sherbejne - - ate qe te rrine me ne ose te rikthehen tek kolektivi dhe ne kete menyre te humbasin perseri individualitetin e tyre.

Duke njohur shume mire rreziqet e sistemit kolektivist ku nuk lejohet shprehija individuale, ne kemi arritur te krijojme nje respekt absolut ndaj vullnetit te lire. Ky respekt shkon deri ne ate pike sa ne nuk nderhyjme edhe kur veme re qe nje qenie eshte e vendosur te shkaterroje vetvehten. Po ashtu ne kemi mesuar te respektojme direktivat jo nderhyrese qe aplikohen nga miqte tane te dashur te boteve te Federates.

Perpjekjet tona jane te medhaja e te mundimshme dhe nuk jemi aq krenar te pranojme qe fitorja apo humbja jone perfundimtare varet gjeresisht nga JU.

Cdo here qe ju i nenshtroheni me deshire kolektivit Drakonian, cdo here qe ju besoni ne genjeshtrat e nje ‘Gri’ i cili eshte nen kontrollin e Hive, cdo here qe ju shkembeni nje pjese te shpirtit tuaj per te supozuarat perfitime qe kolektivi ju thote se jane tuajat nese i sherbeni atyre... cdo here qe ju beni kete, ju dobesoni veten tuaj dhe kapitulloni perpara fuqise se armikut tuaj. Duke vepruar keshtu ju e beni perpjekjen tone akoma dhe me te veshtire dhe te deshperuar.

Nga ana tjeter, cdo here qe ju SFIDONI deklaratat e kolektivit, demaskoni genjeshtrat e tyre dhe refuzoni te lejoni qe tju manipulojne me agjenden e tyre, atehere kjo gje na jep force. Kujtohuni qe ne jemi me te vertete FEMIJET TUAJ sepse pjesa jone me e madhe, perbrenda ‘rezistences’, jemi me shume humane sesa bisha [reptiliane, insektiane ose te tjere]. Keto hibride gjenetike te cilet nuk zoterojne nje shpirt, jane te rralle midis nesh pasi ata e kane shume te veshtire te kuptojne ato virtyte individuale te cilat vijne ne menyre te natyrshme [ose qe duhet te vijne natyrshem] per ata qe zoterojne nje matrik human te shpirtit-chakra si dhe nje ndergjegje.

Perpara dhe mbi cdo gje tjeter, ne duam tju kerkojme qe ju ti LUTENI KRIJUESIT tone te madh - - atij qe ju quani si ‘ZOT’. Kerkojini te Plotefuqishmit dhe te Madherishmit qe te jete i meshirshem. Lutuni per ne, vellezerit dhe motrat dhe femijet tuaj qe jetojne midis dhe paralel me yjet pertej ketij planeti Toke. Ju lutem FALUNI per ne dhe per shume te tjere te llojit tone dhe llojit tuaj qe ndodhen aktualisht rober te qenieve pa shpirt dhe i sherbejne kolektivit. Duke qene se mbrojtja fizike dhe intelektuale nuk eshte e mjaftueshme pasi ne po luftojme dhe kunder qenieve supernatyrale djallezore, ne kemi NEVOJE per NDERHYRJEN HYJNORE te Perendise dhe engjejve te tij te shenjte.
Duke qene se kolektivi Drakonian ju sulmoon juve dhe ne bashke ne planin fizik, psiqik dhe ate shpirteror, ne nuk mund te neglizhojme aspektin shpirteror te ketij konflikti.

Nepermjet ketij mesazhi, ne te keshillit Hibrid ju jurojme gjithe te mirat. Le te shpresojme qe sebashku te perpiqemi qe te krijojme nje te ardhme per te cilen kemi enderruar. I drejtohemi ‘prinderve’ kudo ku jane. Ju e dini se kush jane. Te gjithe ata prej nesh te cilet e kane shkeputur vetvehten nga kontrolluesit si dhe ata qe vazhdojne te mbeten nen thundren e tyre ju dergojme gjithe DASHURINE dhe PERQAFIMET tona!!!
Ne kujtojme dhe mbajme te gjalle cdo perqafim dhe prekje te ngrohte qe ju na keni dhene gjate atyre neteve qe ju kane sjelle tek ne. Ato here qe ju i mbani mend ne menyre te ndergjegjshme ose jo kur kemi ndare me ju ndjenjat tuaja, dashurine tuaj dhe ne disa raste friken tuaj dhe ate qe na keni treguar se cdo te thote te jesh human. Ne duam te themi, NE JU DUAM!!! Lutuni per ne sic lutemi ne per ju.

Deri ne momentin qe ne do bashkohemi si nje qenie e vetme ne nje liri dhe paqe te VERTETE, I PLOTFUQISHMI DHE BURIMI I VERTETE I TE GJITHE JETES ju Mbrofte dhe Bekofte te gjithe ju. !


FUND

2 comments:

shpresa said...

Mesova shume nga ky material...ju falenderoj thellesisht.

Anonymous said...

Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159

Post a Comment