KAPITULLI I TRIDHJETEDYTE

RREFIME TE NJE AGJENTI “X-FILE” TE FBI



Materiali qe vijon eshte nje raport i leshuar nga nje agjent special i FBI-se me emrin e koduar JORDON i cili ka qene i perfshire me intrigat qe ndodhnin ne Dulce, New Mexico dhe Area 51 [DreamLand] Nevada. Midis kolegeve te tij te FBI-se, Jordoni shpesh konsiderohej si “Njeriu i X-File”. ‘Jordon’ deklaron se ka qene vete nje i rrembyer lindja e te cilit ne vitin 1962 ishte ndertuar gjenetikisht nga ‘grite e gjate’ te cilet mesa duket kishin alteruar kodin gjenetik brenda vezes tek nena e tij humane, e cila po ashtu ishte nje e rrembyer dhe me pas kishin injektuar kodin gjenetik te vezes me disa karakteristika speficike gjenetike te marra nga femra te tjera te rrembyera per arsye te panjohura. Ndonese jeta e tij po manipulohej ne menyre te vazhdueshme nga alienet, agjente te Departamentit te Marines vendosen te studionin disa nga makinacionet te cilet alienet po nderrmerrnin duke perdorur te rrembyer si ‘Jordon’ per ti bere ata me pas pjese te nje loje kozmike shahu. Me lejen e vete agjentit, materiali i meposhtem eshte riprodhuar nga libri i Mia Adams EKZILET [Escelta Publishing, Ft.Lauderdale, Florida - - 1995]. Aksidentalisht autorja perdor menyren britanike te emertimit te Grive nga Gray sic eshte ne anglishten amerikane ne Grey, sidoqofte te dyja menyrat jane korrekte.

Raporti qe do ju jap eshte i bazuar ne eksperiencat dhe hetimet e mija personale te cilat i kam kryer gjate muajve te kaluar. Nuk mundem dhe mbas disa castesh do me ndalohet totalisht te zbuloj burimin se nga e kam marre informacionin qe do paraqes. Dua te deklaroj se ne dy raste ne menyre te vullnetshme kam dhunuar zona ndalim-kalimi ndersa ne nje rast tjeter kam marre pjese ne nje seance hetimore jo shume ortodokse per te marre te dhenat qe me duheshin. Po ashtu ne menyre te vullnetshme implikova persona te trete te pafajshem gje e cila mund te kthehet ne nje subjekt penal ne nje kohe qe pergjegjesia duhet te jete vetem e imja. Kam genjyer me ndergjegje dhe e kam bere qe te arrija te merrja te dhenat te caktuara dhe te shtyja funksionare shteterore te benin gjerat qe ishin vetem ne interesin tim. Ne menyre te vetedijshme pranoj qe jam fajtor per abuzim te pushtetit qe me jep pozicioni im. Nuk kerkoj falje per kete por shume shpejt mund te shnderrohem ne nje subjekt per konseguenca administrateve dhe legale si rezultat i veprimeve te mija. Dhe keshtu le te jete. Ndonese rrezikoj te dukem melodramatik mund te them se konseguencat mund te jene akoma dhe me te ashpra se kaq. Por mund te deklaroj se nese rezistenca eshte arma e fundit qe me mbetet, atehere nuk do iki nga kjo bote ne menyre te heshtur.

Po marr masat per te shperndare kete informacion [ne leter dhe ne disk] tek individe te ndryshem per te penguar ne nje fare menyre ose tjetren ata qe duan te me mbyllin gojen. Kam bindjen e plote qe perpjekjet qe behen ndaj jetes time nuk jane per hakmarrje por per te parandaluar rrjedhjen e informacionit ne publik...

Meqenese nje kopje e ketij raporti tashme eshte ne doren tuaj do ju lutesha ta shumefishoni ne kopje te ndryshme dhe ti ruani ato ne vende te sigurta per te parandaluar mundesine qe mund te zbulohen. Me lejoni te jem shume i qarte: nese kundershtaret e mij do te jene ne gjendje te gjejne te gjitha kopjet e raportit tim, atehere ne menyre te paevitueshme ata do merren me mua si i vetmi rrezik qe ka mbetur ne faqen e dheut per te nxjerre ne shesh te palarat e tyre...

Jam teresisht i bindur se jam rrembyer nga qenie jo njerezore kur kam qene ne moshen 6-vjec [SEKSIONI I FSHIRE] dhe kujtimet e mija te reja qe u shfaqen [fale Dr.- - EMRI I FSHIRE] ne lidhje me kete incident jane te besueshme dhe te verteta. Keto qenie qe kane ngjashmeri te madhe me Grite ‘mbareshtues’ do i shpjegoj me pas dhe nuk ngjanin me “PUNETORET’. Pra nuk jam i sigurt se cfare perfaqesonin. Sidoqofte kam evidenca te pakundershtueshme qe alienet te cilet me rrembyen gjate femijerise time kane ruajtur nje interes ne mos kane influencuar gjithe jeten time. Kjo evidence tashme i eshte dhene atyre qe mund ta perdorin per qellimin e duhur...

Departamenti i Marines [D.O.N.] eshte relativisht nje agjensi e VOGEL klandestine perbrenda Qeverise Se Shteteve Te Bashkuara qe eshte e kompletuar nga nje staf individesh te rekrutuar dhe te trajtuar nga elemente te Qeverise Federale. Eshte themeluar dhe suportohet nga Agjensia Kombetare e Sigurise [NSA] dhe po ashtu furnizohet me elemente te rinj nga forcat ushtarake [besoj se BLUE LIGHT eshte emri origjinal i koduar per skuadren e Ushtrise Amerikane qe lidhet me EBE-t dhe qe me pas u konvertua ne famekeqen kunder-terroriste DELTA FORCE] dhe organizata te tjera qeveritare. [Perafersisht nje e treta e shtabit te pergjithshem te DIVIZIONIT TE PESTE te FBI-se eshte aktualisht nje pararoje per D.O.N. me te pakten disa duzina agjentesh te nje kualifikimi te larte dhe te devotshem.]

Pavaresisht nga emri i tij, “Departamenti i Marines” ska pothuajse fare te beje me Marinen e Shteteve te Bashkuara. Ekzistenca e tij eshte e njohur vetem nga nje grup shume i vogel individesh dhe misioni i tij aktual njihet nga nje grup akoma dhe me i vogel. Detyra e Departamentit te Marines eshte te drejtoje aktivitete jashtezakonisht te vecanta ne marrdhenie me qeniet biologjike jashtetokesore [EBE] dhe teknologjine aliene me misionin primar qe te luftojne operacionet aliene qe jane armiqesore ndaj sigurise kombetare te SHBA-se, mbledhja dhe kuptimi i teknologjise aliene dhe ruajtjen me fanatizem te informacionit ne lidhje me pranine apo qellimet e EBE-ve.

Ne menyre ironike ndersa NASA dyshon ne menyre supozuese se ne Hene ka artifakte aliene dhe te dhenat e habitshme qe ka ne lidhje me kete subjekt [kjo mu permend mua thjesht si nje informacion duke qene se isha i brendeshem], NASA ska asnje rrol zyrtar ne marrdhenie me EBE-te. Kjo sdo te thote qe NASA nuk eshte penetruar nga agjente te D.O.N si instanca te tjera te qeverise. Per me tej, DON ka nje fare bashkeveprimi me personelin e NASA te cilet aksidentalisht moren vesh me shume sec duhej. Me thane po ashtu se n je perpjekje e hapur e NASA-s per te dedektuar civilizime jo humane ishte sabotuar dhe cuar ne nje deshtim te plote. Nuk mu shpjegua arsyeja pse...


Grite jane te ndare ne grupe te ndryshme pa seks. PUNETORET jane mesatarisht 4 kembe te gjate ndersa MBARESHTUESIT dominante te cilet kane sy te medhenj jane te gjate mesatarisht pothuajse 6 kembe. Te dyja tipet e Grive kane kater gishta ne cdo dore. Kjo aleance lindi mbas rekuperimit te sukseshem te nje anije te Grive dhe stabilizimi i mepasshem i marrdhenieve me keto qenie. Kjo marrdhenie per momentin qe flas eshte klandestine me deshiren e te dyja paleve dhe perfshin nje numer shume te kufizuar shkembimi informacioni dhe teknologjie nga Grite.
(Shenim: Kjo duket se bie ne kontradikte me nje thenie te meparshme qe DON eshte i interesuar ne mbrojtjen e Sigurise Kombetare nga qeniet aliene keqdashese. Sidoqofte ne duhet te kuptojme se fillimisht vendimi i MJ 12 per te stabilizuar kontakt me Grite ka qene pjeserisht i motivuar nga pikepamja e Sigurise Kombetare dhe me pas deshira per armatime te avancuara solli stabilizmin e nje marrveshje me Grite ne menyre qe te shuante cdo perpjekje per kontroll nga ana e tyre dhe nderkohe te studioheshin pikat e tyre te dobeta. Ne realitet duket sikur disa agjenci inteligjence po tentojne te bejne ndaj Grive ate qe keta te fundit kane bere ndaj kulturave te tjera, perfshi edhe ate tonen. Dhe kjo eshte, PERDORIMI i marrveshjes si nje ARME kunder Grive per te infiltruar strukturat e tyre operative dhe te zbulohen pikat e tyre te dobeta si dhe studimi i teknologjise ne te njejten kohe. Sipas te kontaktuareve, shumica e kulturave humane qe jane marre ne te kaluaren si rezultat i marrveshjeve “Kali i Trojes” nga Grite, jane genjyer nga paraqitja e Grive si qenie miqesore dhe dashamirese. Agjensite e Inteligjences me cinike dhe te pabesa te planetit Toke per te cilat nuk ishte e huaj as lufta dhe as tradheti, ndonese shpresonin per me mire, ne te njejten kohe u pergatiten per me te keqen ndersa u stabilizuan marreveshjet. Si perfundim zgjedhja qe bene Grite per te luajtur si macja me miun me Agjensite e Inteligjences se Tokes per te cilat hilet dhe eskpertiza ne manipulime nuk jane te panjohura - - mund te behet shkaku perfundimtar i renies se Grive. Por duhet pranuar qe keto agjensi po luajne nje loje te nje rreziku te madh. Ne perpjekjen e tyre per te fituar ‘inteligjence galaktike’ dhe barazi teknologjike me Grite ata rrezikojne qe shumica e agjenteve te tyre mund te vihet nen kontrollin psikologjik te Grive. Me fjale te tjera ndersa zgjasin nje dore ne shenje ‘miqesie’ ndaj Grive, dora tjeter eshte e zene duke zhvilluar arme teknologjike me shpresen e prodhimit te ndonje arme te afte per pushtimin apo shkaterrimin e tyre ne rast se ata do na ktheheshin kunder. Ne duhet te pranojme se ka disa motive te ndryshme ne marrveshjet me Grite. Natyrisht ‘Elita’ globaliste ka NEVOJE per teknologjine e kontrollit te mendjes se Grive qe ti ndihmoje ne implementimin e diktatures se tyre ndaj gjithe planetit. Te tjere sduan te kene te bejne fare me Grite por duan teknologjine e tyre. Ne nje kombinim ironik te rrethanave aleanca ushtarake dhe rezistenca tashme e filluar ndaj Grive mund te sherbeje ne te miren eventuale te planetit. Arsyeja per kete eshte fakti se ne perpjekjet e tyre per te infiltruar dhe marre planetin tone, Grite bene disa nenvleresime te medhaja. Nje nga ‘gabimet’ e tyre me te medhaja - - mbase nga frika e raprezaljeve qe rezultoi nga rritja e njohurise perbrenda komunitetit te inteligjences mbi tradhetine dhe shkeljen e rende te marrveshjeve - - ishte nxitimi dhe tentativa per te pushtuar planetin perpara se ata te ishin ne gjendje ta realizonin. Ata zbuluan qe metodat e tyre te cilat kishin funksionuar shume mire me botet e tjera, nuk funksionoi ne te njejten menyre me planetiin Toke. Kur erdhi momenti i ‘pushtimit’ ata ishin ne gjendje qe te pushtonin vetem disa segmente te medha te ‘botes’ se nendheshme ndersa perpjekjet e tyre per te marre kontrolliin mbi boten e siperfaqes me ndihmen e agjenteve humane duke u perpjekur qe te precipitonin nje grusht shteti ne Amerike hasi ne nje rezistence te FORTE. Per shkak te kesaj rezistence ata munden vetem te merrnin nje ‘rruge qorre’. Tani eshte nje beteje per jete a vdekje midis humaneve qe duan lirine dhe pavaresine dhe kolektivisteve reptiliane qe urrejne lirine dhe pavaresine dhete dyja palet perpiqen te kontrolloje menderisht lideret e Kompleksit Industrialo-Ushtarak qe operon ne te dyja realitetet, poshte dhe siper siperfaqes se planetit. Kushdo nga ‘krahet’ arrin i pari te kontrolloje KIU do arrije te marri te dyja ‘botet’. Alienet jane duke rendur te frikesuar sepse ne vitin 1989 sekreti i tyre, ‘ENIGMA’ e madhe doli sheshit ne boten e siperfaqes me deklaraten e Robert Lazar i cili pati kellqet te fliste publikisht dhe te tregonte se cfare ndodhte ne Area-51. Ne momentin qe ai i doli perballe ‘Bishes’ te tjere e ndoqen ne kryqezaten e tij - - John Lear, William Cooper, Don Ecker, Paul Bennewitz, Christa Tilton, Val Valerian, Phil Schneider, Thomas Castello, Jason Bishop, Norio Hayakowa, Bill Hamilton, Agjenti “Yellowfruit”, John Rhodes, Michael Linderman, Michael Corbin, Commander X, Jim McCampbell, Robert Morningsky, Koloneli Steve Wilson, Bill English, Jefferson Souza, Yours Truly, etj, etj. Nuk mund te permend te gjithe emrat ketu pasi lista rritet cdo dite. Ndonese disa prej ketyre qe permenda kane diferenca ne filozofi dhe mbase edhe personalitete te urryera, ata kane dicka te perbashket - - sejcili prej tyre ishte ne posedim te nje pjese te mozaikut ne lidhje me bashkeveprimin human-alien. Ne momentin qe u thye heshtja ajo qe me perpara ishte nje situate jashte kontrolli per qeverine e USA, tani u shnderrua ne nje situate jashte cdo kontrolli per Grite. Ketu nuk perfshijme perpjekje te deshperuara qe mund te behen nga ana e Grive ne te ardhmen per te marre KONTROLLIN. Sic thashe me pare ata skane me kohe tani dhe jane kthyer ne qenie te deshperuara qe kryejne veprime te deshperuara. A do dorezohen ata dhe do ikin nga ky planet apo e konsiderojne Token dhe burimet e saj si nje vend KYC per ekzistencen dhe mbijetesen e perandorise se tyre? Personalisht kam pershtypjen se lideret djallezore te kolektivit reptilian kane investuar shume ne kete planet qe te largohen kaq lehte. Kjo do te thote qe nje zgjidhje e situates eshte tashme ne doren tone dhe le te shpresojme per me shume se nje Nderhyrje Hyjnore. Nen driten e ketij arsyetimi munud te kuptohen me mire reagimet skizofrenike te DON, CIA, NSA, MJ-12 dhe agjensive te tjera te cilat jane te influencuara dhe ne gare te perhershme nga tre grupe te ndryshme me agjenda te ndryshme; ata qe kane si qellim te ruajne Sigurine e VERTETE Kombetare, ata qe kane nder mend te shesin USA per fitime personale dhe ata qe jane ne mes te ketyre dy grupeve dhe qe vetem zbatojne urdherat pa e patur idene se nga cili krah te anojne. Burime te ndryshme informacioni deklarojne se struktura e Marines se SHBA-se eshte infiltruar deri ne nje fare niveli nga elemente fashiste qe operojne ne thellesi te CIA-s dhe NSA dhe ne perpjekje strukturen e ketyre organizatave per ti sherbyer nje agjende jokushtetuese, ne shumicen e rasteve jane te fshehur dhe askush nga personeli i Marines ska dijeni. Nepermjet keqinterpretimit te motiveve dhe qellimeve te tyre, keta infiltrues kane arritur te fitojne mbeshtetjen e personelit te Marines per aktivitetet e tyre klandestine duke perdorur fasaden fallco te “patriotizmit” ose “Sigurise Kombetare” ndersa ne te vertete shumica e projekteve te perbashketa SHBA-ALIEN ka SHKATERRUAR Sigurine Kombetare te SHBA-se.Branton)

Disa baza te nendheshme dhe te nenujshme [te pakten nje baze e nenujshme eshte ne brigjet e Floridas dhe ka lidhje me token ne nje pike ne jug te Miamit... une dhe kohorta ime e padukshme kemi paraqitur adresat e disa individeve] jane pergatitur qe te suportojne keto operacione dhe aktivitete te perbashketa si dhe te sigurojne nje vendqendrim te sigurt per EBE e perfshire. Ne paranteze, strehimet e shumta dhe sidomos skema ICBM qe u propozua ne fillim te viteve 80-te ishte ne fakt nje mbulese per ndertimin e bunkereve per 4600 EBE. Kjo skeme politikisht e parealizueshme u braktis perndryshe do kishte bere qe alienet ta kishin shperndare ne menyre te frikshme aktivitetin e tyre ne gjithe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Aktualisht ka nje gare te fuqishme per influence ne mos per dominim te Tokes dhe formave te saj te jetes midis Grive dhe specieve te tjera te identifikuara si ‘Reptiliane’ ose ‘Hardhje’. (Shenim: Eshte interesante qe disa burime te tjera informacioni deklarojne se Grite e Orionit jane duke punuar me deshire ME dhe per llogari te Hardhjeve ose Reptilianeve Drakoniane. A eshte armiqesia e sugjeruar midis Grive dhe Reptilianeve nje kurth per te mbajtur qeverine tone ne nje gjendje konfuzioni si psh te ushtrohet presion ndaj tyre qe te bejne nje aleance me Grite per te luftuar Reptilianet ose e anasjellta ne menyre qe te sigurohet marrja e plote e qeverisjes per njeren ose tjetren force nga nje strkture force e VETME kolektive aliene?Branton)

Ne menyre te supozuar dihet qe ketoo specie i drejtohen vehtes se tyre si autoktone te Tokes. Me kane treguar foto shume te qarta te ketyre specieve. Reptilianet duken ne permasat e njeriut, kane tre gishta ne cdo kembe dhe goje te madhe te dukshme me dhembe te dale. Kjo gare ka rezultuar me shkaterrimin e disa disqeve ne brendesi dhe jashte atmosferes se Tokes dhe ka ndihmuar ne zhvillimin e disa aspekteve te Forcave Berthamore Strategjike te Shteteve te Bashkuara e quajtur ndryshe Strategic Defence initiative [SDI].

DON kryen nje survejn te zgjeruar dhe monitorim nga afer te individeve te cilet pa dijenine e tyre jane pjese e nje programi manipulimi te geneve humane duke i bashkuar me ato te aleancave jo humane. Ky manipulim fillimish u krye nga forcat reptiliane, mesa duket per te drejtuar disa marrveshje me humanet, ne favor te tyre. Me pas perpjekjet e reptilianeve u fokusuan tek SHBA-ja dhe ne njefare menyre tek aleatet e saj, fale rrolit te liderit ne EKONOMI dhe USHTRI ne mbare boten. Studimet kane saktesuar se perpjekjet e Reptilianeve jane fokusuar ne sabotimin afatgjat gjenetik. Reptilianet kane po ashtu pergjegjesi per gjymtimet e bagetive dhe rrembime te humaneve per qellime te tjera negative. Cuditerisht ka nje lidhje historike midis Reptilianeve dhe Zhvillimit te energjise berthamore por kjo ishte thjesht nje ide e hedhur nga njeri prej burimeve te mija te informacionit. (Shenim: Eshte interesante te permendet se shume prej shkenctareve berthamore kishin lidhje me Illuminatin Bavarez... bomba u krijua ne Los Alamos, nen te cilen disa besojne se ekziston koncentrimi me i madh i Grive dhe Reptiloideve – ata qe udhetojne nentoke per te punuar ne bazen e Dulces 90 milje larg – ne Ameriken e Veriut... dhe po ashtu eshte dhe nje profeci e lashte e indianeve Hopi qe flet per Grite dhe rrolin qe do luajne ata ne krijimin e “qerthullit te vdekjes”. Ata donin te provokonin nje lufte berthamore me shpresen qe do shkaterronte gjithe njerezimin dhe jeten e gjalle ne planetin Toke? Fakti eshte qe Grite bashkevepruan me shkenctaret e Projektit Manhattan dhe kjo eshte e provuar me evidenca nga nje miku im, babai i te cilit ishte njeri prej shkenctareve. Ajo eshte bere subjekt i disa rrembimeve gjate viteve dhe deklaron se eshte pjese e nje programi alien qe perfshin manipulimin gjenetik. Ajo me KA treguar nje pjese te lekures se kembes qe eshte cuditerisht luspore, nje fakt qe se kam pare kurre tek asnje person tjeter. –Branton).

Sidoqofte rrembimet e Grive ndaj subjekteve humane jane pare fillimisht si nje perpjekje per krijimin e nje qeniesh elitare hibride qe do ishte ne gjendje te formonte elementet drejtues te shoqerise se Grive si dhe nje rrol te ngjashem ne shoqerine e humanve.
(Shenim: Duke qene se Reptiloidet/Grite kane deshtuar ne esence per te krijuar nje hibrid te afte per te shumuar vetvehten atehere ata mund te provojne te zhvillojne nje ‘rrace’ humanesh gjenetikisht te alteruar ose klone te implantuara te lidhur me kolektivin i cili eshte shkrire ne nje fare menyre me ADN dhe RNA reptiliane dhe ne momentin qe eshte realizuar, ata transferojne nje individ ose kolektivi matriksi te inteligjences aliene ne keto bartes te alteruar gjenetikisht gje qe dihet qe e kane bere dhe me pare. Ka disa pyetje mbi faktin nese ‘shpirti’ origjinal i individit zhvendoset APO ndrydhet gjate ketij procesi dhe mendoj se te dyja mund te jene te mundeshme dhe mendoj po ashtu qe dikush ka nevoje per nje aparat dedektues te aureoles, e afte te ‘shikoje’ shume ngjyreshen ‘shpirt-cakra’ ne menyre qe te percaktoje nese ‘humani’ ka ose jo nje shpirt. (Sqarim nga Darius: Disa here ne kete liber eshte permendur fjala cakra ose ne anglisht chakra dhe me ka shpetuar pa e sqaruar. Chakra sipas filozofise YOGA eshte njera nga shtate qendrat e energjise spirituale ne trupin e njeriut.)Me fjale te tjera kjo eshte nje menyre nepermjet te ciles nje force aliene mund te infiltroje nje shoqeri humane. Ne raste te tjera humanet mund te manipulohen ndersa jane ne nje gjendje te alteruar te mendjes dhe ne te njejten kohe vazhdojne te jetojne nje jete te ndergjegjshme pa e kuptuar gjendjen e alteruar te personalitetit qe ju eshte induktuar. Kam hasur disa raste te rrembyerish, perfshi ketu dhe veten time ku behet’ jete e dyfishte’. Ne keto raste nje spiun ose nje matriks inteligjence aliene e paftuar eshte implantuar ne menyre elektronike tek keta njerez nepermjet impanteve te inteligjences artificiale te cilat jane te programuara sipas modelit alien te te menduarit dhe lidhen tek nervat kryesore qendrore te trurit. Kohet e fundit jane bere disa perparime te shkences ne lidhje me programimin e kompjuterit sipas modelit te te menduarit njerezor, duke ‘rritur’ inde te trurit te njeriut ne laborator per ti perdorur ne ‘kompjutera organik’ ose ne aparatura komunikimi ne lidhje direkte me mendjen si ne rastin e piloteve automatike te avioneve te avancuar. Ne nje rast te tille ‘implanti’ permban nje personalitet alien individual ose kolektiv qe aktivizohet kur identiteti i ndergjegjes eshte ne gjendje te fjetur. Ne kete menyre nje ‘parazit’ alien, qofte keqdashes, neutral ose ne disa raste shume te rralla miredashes, mund te veproje nepermjet trupit te mbartesit pa i krijuar mundesine ketij te fundit te kuptoje sesi po manipulohet ekzistenca e tij jo koshiente. Persa i perket hibrideve qe jane prodhuar nga Grite, ka nje tjeter problem sidomos ne prodhimin e nje hibridi AKTUAL pasi humanet kane SHPIRT ndersa Grite jo dhe duke ndjekur kete linje hibridi duhet te anoje nga nje ane ose tjetra - - human me shpirt ose reptilian pa shpirt, pa patur fare rendesi se cfare permiresimi gjenetik fizik i eshte bere “guackes fizike”. Une preferoj te perdor termin hu-brids qe te bej te qarte faktin se ata kane lindur me nje matriks shpirt ndersa re-brids nuk e kane nje te tille. –Branton).

Hibridet mund te jene te afte ti mbijetojne ndryshimeve shkaterruese ekologjike per te cilat Grite besojne se do ndohin ne nje te ardhme te afert ne planetin tone. Hibridet qe kam pare dukeshin si femije humane me koka dhe sy te medhenj dhe me floke te imet te shperndare andej ketej. Nje perpjekje me e hershme ne krijimin e hibrideve prodhoi nje qenie me te dukshme si fetus. Te gjithe hibridet e prodhuar deri me sot jane sterile dhe te paafte te riprodhohen. Por ata kane sistem tretes te zhvilluar shume mire.

Implantimi i aparateve bio-elektronike ne afersi te sistemit nervor qendror tek te rrembyerit eshte perdorur nga Grite per qellime te ndryshme por arsyeja me kryesore eshte ajo e perdorimit si menyra kryesore e KONTROLLIT TE MENDJES ne distance. Nje kontroll i tille eshte i nevojshem per te ndjekur veprimet e te rrembyereve dhe per te ndaluar te rrembyerit meshkuj qe te sterilizohen vullnetarisht.
DON ka luajtur nje rrol shume te rendesishem dhe kryesor madje dhe te suksesshem kunder sabotimit gjenetik reptilian. Sidoqofte rroli i saj eshte qendrimi asnjanes pervec observimit te te rrembyereve nga Grite, brenda kufijeve qe e lejojne keta te fundit. Ky fakt rezultoi ne nje problem moral dhe kontrolli perbrenda organizates. (Shenim: Kjo eshte, ata duhet te punojne te ndalojne sabotimin alien te rraces humane, pa nderhyre ose te perpiqen te pengojne rrembimet qe ata e dine se po ndodhin ose do te ndodhin. Eshte njesoj si me forcat e MacArthur ne Kore. Superioret e Kombeve te Bashkuara i thane atyre qe te mbanin paqen ne Korene e Jugut dhe ta mbronin ate nga agresioni i Veriut Komunist por pa u perpjekur te shkaterrojne depot kryesore te furnizimit ne Veri nga ku ishte origjina e sulmeve! Si ne rastin e konfliktit Korean, problemi me Grite mund te jete nje situate ‘pa-fitues’. Eshte e kuptueshme pse ka patur probleme me moralin dhe kontrollin brenda organizates dhe kjo po ashtu mund te shpjegoje faktin e formimit te nje berthame ne brendesi te Inteligjences se Marines me emra si ‘CABAL’ dhe ‘COM-12’ te cilat jane te perbera nga patriote dhe qe jane te vendosur te kundershtojne tradhetine ndaj planetit tone nga bashkepuntoret e pazgjedhur te korporatave qe punojne me krahun Ekzekutiv te qeverise. Kjo berthame do te ndermarri nje aksion DIREKT kunder Grive. –Branton).

Keto probleme morale me kane sjelle dobi mua personalisht ne me shume se nje rast dhe besoj me force se veprimtaria e qeverise ne aktivitete te tilla eshte JOKUSHTETUESE. Grite si dhe Reptilianet ne menyre te vazhdueshme perpiqen te fshijne nga memoria e te rrembyereve eksperiencen e rrembimit.

Nje nga elementet me ekzotik te teknologjise se Grive qe eshte shfrytezuar nga DON perfshin rregullimin e paramenduar te aktivitetit te trurit njerezor perfshi ketu komunikimin telepatik dhe teknologjite propulsive qe trajtojne kalime te perkoheshme “Trans-Dimensionale”. Bio-teknologjite e Grive jane [paradoksalisht] ne themel primitive por qe kane dhe disa aspekte jashtezakonisht te avancuara. Ne menyre te vecante eshte shume domethenese aftesia per te prodhuar qenie sintetike bio-mekanike. Mbase “Njerezit me Te Zeza’ [nese ekzistojne] jane thjesht shembuj te qenieve te tilla.

Kushtezimi i aktivitetit te trurit njerezor [lobi i perkohshem] nepermjet teknikave te avancuara elektromagnetike dhe mjeksore perdoret nga DON ne dy menyra kryesore. Ajo me e qarta eshte eleminimi i kujtimeve te padeshirueshme nga mendja e deshmitareve te padeshirueshem te rrembimeve te Grive dhe ne kete rast ajo qe perdoret eshte nje menyre me pak elektromagnetike. Menyra e dyte dhe faktikisht me e rendesishmja ne perdorimin e kesaj forme te kontrollit te mendjes eshte eleminimi i memorive te padeshirueshme nga mendja e personelit te DON si dhe pjesmarresve ne aktivitetet qeveritare ne lidhje me EBE-te. Kjo menyre hipozne me e fundit behet normalisht nepermjet menyrave me specifike mejksore dhe kimike dhe aktivizohet per dy arsye. Arsyeja e pare eshte ne fakt ne interes te shendetit mendor te disa individeve te cilet jane te paafte te perballojne mjedisin e vecante psiqik qe rrethon aktivitetin e EBE-ve. Arsyeja e dyte eshte perdorimi vullnetar i kontrollit te mendjes ne personelin qeveritar qe te shije informacionet nga mendja e ketyre individeve qe mund te shfrytezohen nga forca te tjera tokesore ose jashtetokesore.

Agjentet aktive te DON shpesh quhen si “Zombi” dhe skuadrat e tyre si “Skuadrat e Zombive”. Fshirjet vullnetare mbi nje subjekt jane me te shpeshta se ato te IMPONUARA sidomos kur kjo e fundit kerkon komponente kirurgjik. Sidoqofte asnje nga keto teknika nuk eshte e sigurt dhe si rrjedhim te gjitha ‘fshirjet’ perffshijne po ashtu elemente disinformimi te implantuar ne mendjen e nje personi [agjenti] i cili do perpiqej te kujtonte cdo gje ne menyre kontradiktore ose si shume te sigurt. Zombit jane po ashtu te programuar kunder vetvehtes qe mos lejojne ti nenshtrohen hinpozes regresive ose ekzaminimeve mjekesore nga nje personel i pa autorizuar. [kjo eshte vecanerisht e rendesishme pasi shume nga keta agjente kane implante te vendosura ne trupat e tyre nga Grite per te monitoruar pajtimin e DON me marrveshjet dypaleshe.]

(Shenim: Pjesa e mesiperme eshte ne referim te atyre agjensive te cilat integrojne te dyja, CIA Dhe Inteligjencen e Marines. Sipas nje agjenti me emrin e koduar ‘Panda’, “Marina eshte manipuluar nepermjet komunitetit te inteligjences,” sidomos nga CIA dhe NSA te cilet kane tentuar te marrin kontroll te plote ndaj inteligjences ushtarake dhe ta vene ate nen kontrollin e influencave te atyre humaneve dhe alieneve te cilet drejtojnte projektet e perbashketa.Branton)

Morali ne rradhet e DON eshte i dobet si shkak i funksioneve te dobesuara mendore dhe emocionale te cilat i jane nenshtruar kontrolleve te tilla psiqike.

Departamenti i Mbrojtjes ka qene perfituesi kryesor i cdo teknologjie me origjine aliene e cila me pas eshte shperndare ne menyre me te hapur. Me fjale te tjera edhe ekipet e inxhinjereve ushtarake dhe kontraktuesit e mbrojtjes qe jane perfshire ne projekte te ndryshme skane dijeni per burimin aktual te gjithe ketij zhvillimi teknologjik te papare me te cilin furnizohen. Ndonese disa nga teknologjite aliene jane adoptuar [sidomos ne avionet hipersonik “#####” Stealth dhe “####### #######” programet e Zbulimit] dhe disa nga mjetet fluturuese jashtetokesore anti gravitacionale po dublikohen [me kane treguar nje mjet te tille pothuajse pa zhurem qe qendronte pezull ne nje hangar ne Nellis Air Force Base dhe deklaroj se peshperitjet per nje mjet te tille jane te verteta] teknologjia aliene me domethenese qe po perftohet jane ato ne fushen e informatikes. Keto teknologji i kane dhene Shteteve te Bashkuara nje superioritet dhe zhvillim teknologjik shume siper mbi kombet e tjera. Dua te permend po ashtu se kam fluturuar ne bordin e nje helikopteri i disenjuar ne nje menyre qe nuk e kam pare kurre me pare, komplet pa zhurem dhe po ashtu i afte qe te behej i ‘padukshem’ gjate fluturimeve ne oret e nates duke perdorur nje sistem qe quhej “###”.

Po ashtu eshte dhe nje program ne zhvillim mbi kushtezimin gradual social qe te PRANOJE ekzistencen dhe influencen e alieneve ne historine e Tokes. (Shenim: A perfshin kjo dhe MASHTRIMET e shumta qe jane shperndare ne rradhet e agjensive te inteligjences dhe te te rrembyereve nga Grite qe kane deklaruar se ata kane krijuar gjenetikisht rracen njerezore dhe e vendosen me pas ne planetin Toke? Branton). Kjo po ndermerret nga DON ne shkalle boterore ne menyre qe te shmanget shperberja kulturale ne rast te ndonje rrjedhje katastrofike te pakontrolluar nga ana e inteligjences ne lidhje me alienet si dhe per te ndjekur hapa te kujdesshem ne zbulimin e te vertetes mbi alienet perpara opinionit publik. Grite jane shprehur te gatshem qe te shfaqen perpara njerezimit ne fillim te shekullit te ri (...natyrisht duke e paraqitur veten e tyre si “djem te mire” por ne kete pike kur aktivitet e tyre keqdashese po demaskohen sidomos ne programet televizive te quajtur DARK SKIES, kjo perpjekje nga ana e tyre do te kerkoje nje akt te jashtezakonshem inxhinjerie psikologjie per ata arritur.Branton).

Sipas DON dhe NSA [Elemente te CIA-NSA ne brendesi te DON] aktualisht kane plane per te caktuar ‘kontaktin e pare’ madje te ngjashem me ate te pershkruar ne filmin TAKIME TE PERAFERTA TE TIPIT TE TRETE dhe ne kete menyre te parandalojne nje zbulim imediat te faktit qe kontakti i pare ka ndodhur 50 vjet me pare [ne mes te viteve 1940]. Kjo eshte vetem nje pjese e programit klasik te luftes psikologjike e drejtuar ndaj popullit amerikan nga qeveria e vet dhe pa autoritetin e duhur. Ka po ashtu nje perpjekje nga ana e DON per te identifikuar plotesisht qenie te tjera aliene te cilat kane patur nje impakt ne planetin tone. Sidomos eshte nje qenie aliene e njohur si “NjeriuZog” qe besohet se mund te jete ne nje fare menyre reptiliane [nga burime te ndryshme paraqitet me emrat si Mothmen, Ciakars, Drakot me Krahe, Pterodactoids ose Pteroids]. Po ashtu eshte dhe nje qenie tjeter aliene qe eshte klasifikuar si ‘bebet’ per shkak te tipareve te tyre femore [ qe mund te jete thjesht ndonje lloj hibridi humanoid].

Rivaliteti ne progres i interspecieve perfshin elemente qe mund te emerohen vetem si spiunazh. Me fjale te tjera, te dyja krahet kane perdorur taktika dhe strategji qe perdoren zakonisht nga agjensite e inteligjences. Taktika me e spikatur e perdorur nga Reptilianet eshte ajo e ‘flamurit fallco’ qe perfshin portretizimin e Reptilianeve agresore si qenie pozitive. Kjo teknike e vecante eshte fokusuar me shume ndaj Qeverise Amerikane ne raste te ndryshme dhe ne njerin prej tyre eshte perdorur ndaj meje duke rezultuar ne vrasjen e shume Grive nga forcat ushtarake te Shteteve te Bashkuara. Po ashtu mbjellja e disinformacionit eshte nje tjeter teknike e preferuar prej tyre. Perdorimi i kontrollit te mendjes nga te dyja krahet e ben kete loje te vecante spiunazhi shume te veshtire per tu kuptuar apo kontrolluar...
Sic eshte dhe shprehja, E VERTETA ESHTE ATJE TEJ por a do ta dallojme ne kur ta shikojme?

No comments:

Post a Comment