KAPITULLI I TRIDHJETE

“ATA JETOJNE”: KAMELEONE NE MESIN TONE?




John A.Keel ne librin e tij ‘PLANETI JONE I PERHUMBUR’ ben nje paraqitje interesante te realitetit te rraces aliene qe ka marre masa te kujdesshme per te qenduar e fshehur nga ngjergjegja masive e atyre qe jetojne ne siperfaqen e planetit Toke ose nga ata injorante ndaj te cileve qellimi i vetem qe kane eshte manipulimi dhe shfrytezimi qe nga vendndodhja e tyre sekrete siper, poshte dhe ne vete mesin e banoreve te ketij planeti:

“...Njerezit Gjarperinj parahumane te se kaluares vazhdojne te jene midis nesh. Ata mbase jane adhuruar nga ndertuesit e Stonehenge dhe kulturat e harruara kanalndertuese te Amerikes se Jugut.
Ne disa pjese te botes Njerezit Gjarperinj arriten me sukses te paraqiteshin si perendi dhe imituan teknikat e super inteligjences [Perendise]. Kjo coi ne formimin e besimeve pagane qe perqendrohej ne sakrifikimin e njerezve. Konflikti, per aq sa dime ne si qenie njerezore u shnderrua ne nje besim dhe rrace me vete. Nje civilizim i teri i bazuar ne adhurimin e ketyre zotrave te rreme lulezoi dhe u shkaterrua ne Azi, Afrike dhe Ameriken e Jugut. Fushbeteja ishte caktuar dhe po ashtu menyra e konfliktit ishte vendosur tashme.

Rraca njerezore do ishte furnizuesja me ushtare. Menyra e kontrollit ishte e komplikuar si zakonisht. Qeniet njerezore ishin te lira nga kontrolli direkt. Cdo individ DUHEJ TE MBESHTESTE NE MENYRE TE VULLNTESHME NJEREN NGA PALET NDERLUFTUESE...
Beteja kryesore ishte ajo qe u njoh me vone si beteja per shpirtin e njeriut.

Ne momentin qe nje individ kishte bere zgjedhjen e tij, ai hapte nje dere dhe ne kete menyre dicka e papercaktuar do te hynte ne trupin e tij dhe do ushtronte nje fare kontrolli ne mendjen e tij subkoshiente.

... Njerezit Gjarperinj ose Grupi OMEGA e ka sulmuar njeriun ne menyra te ndryshme duke u perpjekur te pastroje planetin nga ai. Por super inteligjenca perseri ja doli te kujdesej per njeriun... Zoti gjeti menyra te reja komunikimi dhe kontrolli, gjithmone ne konflikt me Njerezit Gjarperinj.”

Ne lidhje me keta ‘Njerez Gjarperinj’ per te cilet disa deklarojne se tashme jetojne ne mesin tone, gje qe e kane bere prej shume kohesh - - oficeri anonim i inteligjences dhe patrioti planetar ‘Commander X’ nxorri disa detaje per nje incident qe shume mire mund te kishte qene subjekt per ndonje nga filmat e John Carpenter nese vete Commander X duke gjykuar nga pozicioni i tij ne ambjentet e inteligjences dhe aksesin e nje sigurie te larte qe mbante, sdo ishte totalisht i bindur per vertetesine dhe realitetin e tij:

“...Nje tjeter histori na vjen nga dikush qe jetonte ne nje zone ne siperfaqe te Dulces. Shume shpejt ai kuptoi qe dicka e pazakonte po ndodhte aty por ju desh nje fare kohe per te vendosur gishtin ne vendin e duhur.
Nje mengjes, ne Shtatorin e kaluar po punoja si zakonisht kur me afrohet nje djale i ri, nje mekanik qe me nxitim kerkonte te mbarone nje pune. Ai kishte skemen dhe vijoi duke me treguar me saktesi se cfare donte te bente. U perkulem te dy mbi stolin qe kishim perpara dhe ne ate moment rastesisht me hasi syri fytyren e tij. Dukej sikur krejt papritur ai u mbulua nga nje si mjegull ose re. Tiparet e tija u zbehen dhe ne vend te tyre u shfaq ‘dicka’ me sy te fryre, pa floke dhe me luspa ne vend te lekures. Shtanga dhe ja ngula syte per mbi 20 sekonda. CFAREDO QE TE ISHTE qendroi pa levizur dhe s’mi ndante syte. Me pas fytyra e cuditshme u mjegullua dhe ne te njejten kohe njeriu qe ndodhej perpara meje rekuperoi pamjen e tij te zakonshme. Ndryshimi nga njera pamje ne tjetren zgjati rreth 5 sekonda derisa u zhduk ndersa une vazhdoja te qendroja i shtangur dhe me goje hapur duke pare ne drejtim te ketij djali qe erdhi me aq nxitim tek une. Djali i ri dukej se nuk e kishte vene re ndryshimin qe kishte pesuar si dhe kohen qe kaloi gjate ketij ndryshimi. Ai vazhdoi te fliste rreth punes qe duhej bere sikur te mos kishte ndodhur asgje.

Kjo eshte e veshtire per tu besuar por ju siguroj qe eshte akoma me e veshtire per mua qe e pashe me syte e mi. Askush smund ta imagjinoje tronditjen qe peson dikush nga nje pamje e tille deri sa ta provoje vete ate gje. Mu deshen disa dite per te bindur veten qe ajo qe pashe ishte e vertete dhe jo produkt i imagjinates sime apo ndonje forme halucinacioni ose me keq ndonje shenje cmendurie nga ana ime. Kaluan disa dite deri sa e pashe perseri te njejtin fenomen. Kete here ishte naten vone tek kabina e rojes ne hyrjen kryesore ndersa shkoja ne pune. Kisha blere dicka dhe kur arrita aty juu afrova kabines se rojes me gjithe faturen ne dore per te terhequr mallin. Ishte vetem nje roje ne detyre. I zgjata atij cekun dhe ai filloi ta kontrollonte pa u nxituar. Prita nje minute dhe qelloi perseri qe pashe ne drejtim te fytyres se tij. Fytyra e rojes filloi te ndryshonte dhe perseri fytyra qe e zevendesoi ishte ajo e nje qenieje te cuditshme. Perseri ajo ishte transparente fillimisht [si ne rastin e pare] per disa sekonda dhe me pas u be e qarte. Edhe ky fytyre e dyte nuk zgjati me shume se 20 sekonda ndersa transformimi u krye perseri brenda 5 sekondave. Me pas roja filloi te levizte normalisht dhe me zgjati pakon qe me perkiste ndersa une u largova pa thene asnje fjale.”

Kur u ndesha me kete raport te ‘Commander’ bera nje perpjekje te gjeja se mos kishte raporte te tjera te ngjashme me kete per te konfirmuar ekzistencen e ‘Kameleoneve’ ose te infiltruareve aliene qe punojne ne superfaqen e planetit toke ne nje perpjekje te dukshme per tu shfaqur si qenie njeresore dhe te perzihen me shoqerine tone per arsye qe ata vete i dine. Disa nga raportet per inflitruesit pothuajse humane flasin per “Njerez me te Zeza” [Men in Black] te cilet kane terrorizuar deshmitare te UFO-ve. Ndonese disa nga M.I.B. qe jane raportuar ishin njerezore dhe qe punojne mesa duket per agjensi te fshehta inteligjence te siperfaqes, ose te planeteve te tjera ose te vete inteligjences se nentokes, te tjeret jane shfaqur qarte si cyborg ose klone ose dhe si vete qenie parafizike, ka shume prej tyre qe jane raportuar me tipare te theksuara reptiliane. Keta ne thelb ishin humanoide reptiliane te cilet i ishin nenshtruar nje nderhyrje ndofta kirurgjikale per ti dhene fytyres se tyre pamje njerezore duke i mundesuar keshtu operimin ne mes te njerezve pa u dedektuar prej tyre. Ne fillimet e tyre MIB shpesh jane tradhetuar nga pamja si prej plastike ose artificiale e fytyres se tyre por ne vitet e fundit maskimi eshte bere me i sofistikuar nepermjet ndryshimit te formes se molekulave dhe teknologjise okulte, transmetues tekno-hipnotik dhe teknologji lazer-hologram, pra e veshtire per tu dedektuar. Sidoqofte KA menyra...

Studiuesi George Andrews ne librin e tij JASHTETOKESORE MIQ DHE ARMIQ [ILLUMINET PRESS., P.O. Box 2808., Lilburn, GA 30226] citon nje deklarate te bere nga Val Valerian, drejtori i LEADING EDGE RESEARCH:

“... Nje miku im dhe kater shoket e tij 1 vit ose 2 vite me pare kryen disa eksperimente me struktura kristalore dhe zbuluan sesi ti prisnin ato ne disa menyre dhe keshtu mund te shikonin aureolen e fushes se energjise perreth njerezve. Ne kete moment ata zbuluan se te gjithe njerezit ne fakt sjane te gjithe njerez ose jo ashtu sic mendonin ata se ishin. Mesa duket disa humanoide E.T. kane nje aureole ne ngjyre blu te erret. (Shenim: Kamerat e Aureoles te shpikura nga Chuck Shramek - - po, i njejti Chack Shramek i debatit mbi Hale-Bop Companion - - dhe te tjeretregojne qarte 7 pikat shumengjyrshe te matriksit te shpirtit te gjalle te humanve. Sic supozohet qe reptilianet skane shpirt, ata sduhet te kene as fushe aureale shumengjyreshe. –Branton) Ndodhi ne kete menyre qe grupi studiues arriti te dallonte keta jo humane. Ky grup per perfshihej ne kete kategori kishte nje tendence te mbante syze te erreta dhe benin cdo perpjekje te mundeshme per tu dukur sikur nuk kishin te benin fare me njerezit ne pergjithesi.
Ata ndoqen njerin prej ketyre qenieve jashte ne shkretetire ku mesa dukej ai kishte nje rulot. Mbasi priten deri sa ra muzgu gjeten nje pretekst per te kerkuar ndihme dhe trokiten ne dere. Mbas disa castesh nje drite u ndez nga brenda dhe njeriu doli tek dera. Ai dukej normal PERVEC FAKTIT QE BEBET E SYRIT I KISHTE VERTIKALE NE VEND QE TI KISHTE TE RRUMBULLAKTA. Pra funksionoi...”

Ne disa zona te ndryshme perreth USA ku ekzistojne instalime ushtarake te siperfaqes dhe nentokes jane raportuar si te vende ku jane vezhguar qenie te tilla ‘Kameleone’. Duket sikur ka nje tendence qe perfshin infiltrimin e NSA-CIA dhe zevendesimin e shpeshte te personelit te agjensive dhe si rezultat dhe personelin ushtarako-industrial nga format e jetes aliene jo dashamirese ndaj planetit tone apo rraces njerezore ne pergjithesi. Keto raporte jane shume te ngjashem me raporte te tjera qe jane bere nga grupe te ndryshme studimore ne fillim te viteve 80 dhe qe flisnin me shqetesim per ‘asimilimin’ e raportuar te zyrtareve te larte dhe shkenctareve Komuniste nga humanoide te ngjashem me gjarperinjte, qenie reptiliane qe sic thuhet u rinngjallen nga gjendja e tyre e ngrire pas zbulimit te nje qyteti te ngrire ne nentoken e Siberise veriore. Kjo u quajt si “Ceshtja Siberia”. A ka me te vertete “tershere” ne mes te “grurit” sic sugjerojne keto raporte?

Pervec Dulce, New Mexico dhe Nevada Test Site, ka zona te tjera ku kane ndodhur vezhgime te ketyre “kameleoneve”, Deep Springs, California ku jane pare keta aliene mashtrues, Dugway, Utah ku nje grua e quajtur Barbara qe punonte si stiliste flokesh ka deklaruar se ka pare nje nga ZYRTARET E LARTE USHTARAKE qe u transformua perkohesisht ne nje qenie me tipare ‘reptiliane’. Nje tjeter burim nga Dugway qe punonte ne nje auto shop deklaroi se ka pare nje fenomen te ngjashem gjate kohes qe nderronte gomat e nje makine te nje ushtaraku ne Dugway. Mos harroni se Dugway ka lidhje te aferta me Area 51 e cila ndodhet menjehere ne perendim dhe perreth kufirit te shtetit. Eshte interesante te permendet per raportet qe deklarojne nje zgjerim te metejshem te aktivitetit CIA-alien te kompleksit te nendheshem ‘Dreamland’ ne Nevada me stacionet e nendeshme poshte St.George dhe Dugway ne Utah.

Nje tjeter vezhgim i ketyre qenieve ndodhi ne jug te nje rruge te vjeter qe kalon midis Hopland dhe Lakeport, California. Vezhgimi perfshinte automjete me medhaja me ngjyre te zeze qe hynin e dilnin ne nje rruge pa krye qe ndodhet ne ate zone. Kur hetuam shenjat e rrotave te makinave ato shkonin deri ne rreze te nje kodre dhe aty cuditerisht zhdukeshin. Duke qene se rruga ishte e mbrojtur me nje rrjete teli nga njera ane ishte e pamundur per makinat qe te benin nje rrotullim ne gjeresine e saj dhe te ktheheshin mbrapsht ne ate menyre. Ne te njejten zone, sidomos ne njerin nga malet aty nga te gjithe njihet si nje vend jo i zakonte. Jane raportuar shpella me shkalle te gurta qe su gjendet fundi. Makina te qeverise dhe personel i saj jane ‘zhdukur’ pa lene gjurme ne ate rruge. Nje ‘atmosfere frike’ thuhet se ekziston ne nje zone me dimater pothuajse 30 milje. Po ashtu kane ndodhur vdekje te shumta te pashpjegueshme ne rradhet e popullates se zones. Mesa duket kjo zone eshte vendi i nje qendre te madhe te nendheshme te aktivitetit alien. Ky aktivitet rregjistrohet te kete ekzistuar qe ne vitet 30-te, shume kohe perpara se te ashtuquajturit “Men in Black” Aliene filluan te terhiqnin vemendjen e ufologeve ne Amerike.

Enigma e Dulces [dhe ‘kameleonet’] nuk ka infiltruar vetem Utah, Nevada dhe California por duket se i ka zgjeruar tentakulat e saj ne gjithe pjesen veriperndimore te Paqesorit. Nje zone qe paraqet interes te vecante eshte Madigan Military Hospital ne jug te Seattle, Washington, afer FORT LEWIS... qe eshte hetuar nga Val Valerian. Ne vitin 1992 Valerian publikoi artikullin e meposhtem, te titulluar “INFILTRIMI ALIEN I SISTEMIT MJEKSOR USHTARAK: SPITALI MADIGAN NE WASHINGTON”. Ky shkrim u perfshi ne materialin e newletter te LEADING EDGE te Valerian:

“Rreth nje vit me pare ne hasem DISA NJEREZ qe deklaronin se “kishin degjuar” qe “HUMANOIDE REPTILIANE PUNONIN NE NJE SPITAL TE US ARMY AFER FORT LEWIS NE WASHINGTON. Ne ate kohe keto raporte u skeduan dhe klasifikuan si te paqendrueshme dhe u hoqen menjeane ne pritje te materialeve te tjera qe do i konfirmonin ose pergenjeshtronin. Pershkrime te natyres dhe paraqitjes se formave humanoide aliene qe mund te quhen ‘REPTILIANE’ ishin te ndryshme. HUMANOIDE REPTILIANE JANE PERSHKRUAR NE ITALI SI QENIE ME PAMJE TE PLOTE SI HARDHJE MADJE DHE ME BISHT. Foto qe tregojne qenie te tilla jane botuar ne nje reviste ITALIANE dhe me pas u sollen ne USA dhe u botuan ne ‘The Leading Edge’. Logjika na shtyn te mendojme se nese humanoide aliene ishin faktikisht duke bashkepunuar me personelin mejksor ushtarak ne spital, paraqitja e tyre nuk duhet te ishte tjeter vecse ajo e njeriut ne menyre qe te operonin lehtesisht ne mesin e tyre. Pothuajse nje muaj me pare parandjenja me coi ne nje bar kafe ku qelloi te kontakoja nje grua rreth te 50-ve me te cilen u perfshiva ne nje bisede te nje natyre krejt te ndryshme. Per 20 vjet ajo kishte sherbyer si infermiere dhe nga keto, 16 i kishte kryer ne ushtrine amerikane. Ajo ishte larguar nga ky sherbim dhe mesa duket tani ishte ne kerkim te nje pune ne ate zone. Ajo grua ishte shume profesionale dhe dukej se dinte shume persa i perket fushes se infermierise.

Gradualisht biseda jone u perqendrua ne nje subjekt shume te pazakonte, Madigan Military Hospital i cili ndodhet ne Route 5 ne jug te Seattle. Ajo kishte aplikuar per nje vend pune ne ate spital dhe kishte vene re se ishte me te vertete nje spital i pazakonte ne krahasim me ata qe kishte pare me perpara. Madigan eshte nje spital teresisht i ri, i ndertuar disa vite me pare dhe ka kushtuar 150 milione $. Nga pershkrimi i saj, aty ka robote te vegjel te ngjashem me R2D2 [filmi Star Wars] te cilet japin informacion per cdo kat. Cdo pajisje dukej e nje teknologjie te larte, lazer, rreze X etj. Kjo nuk ishte gjeja e vetme qe terhoqi vemendjen time por nje koment qe ajo beri me pas. Ajo deklaroi se kur kishte hyre ne nje laborator specifik te spitalit, kishte vene re qe i gjithe personeli ishte shume i perqendruar ne punen qe bente dhe ketu ska asgje te pazakonte. Por me pas ajo shtoi se disa nga pajisjet dukeshin shume ‘aliene’ dhe se DY BURRA TE CILET DUKESHIN EKZAKTESISHT SI ALIENE KTHYEN KOKAT DHE I NGULEN SYTE SIKUR TI PERGJIGJESHIN MENDIMEVE TE SAJA. Ajo tha se SYTE E KETYRE DY NJEREZVE ISHIN SHUME PENETRUES DHE LEVIZNIN NE TE NJEJTEN KOHE. Kjo terhoqi vemendjen time. Ajo me pas vazhdoi duke treguar per viziten qe kishte bere neper spital dhe personin qe e shoqeronte i cili i kishte thene se kati i fundit si dhe DY KATET E POSHTEM NEN ATE TE PARIN ishin zona Top Sekret R&D dhe qe ishin te ndaluara per te dyja palet, personelin civil dhe ate ushtarak. Kjo me te vertete me terhoqi shume vemendjen.

Me pas hasa nje riparues te kabllove qe po instalonte kabllin e TV ne nje qytet aty afer dhe qe vendosa ti hidhja nje fjale sa per prove ne lidhje me natyren e cuditshme te Madigan. Prova sdoli pa fryt. Ai me tha se kishte qene i perfshire ne instalimin e rrjetit te fibrave optike midis kateve te spitalit kur ishte ne fazat e para te ndertimit dhe midis cdo kati kishte nje hapesire prej tre kembesh ku kalonin optiket.

Duke qene se keto observime ishin rezultat i qenies se saj ne spital per nje interviste paraprake punesimi, fola me te duke i propozuar qe te kerkonte me shume informacion duke qene se ajo do shkonte perseri ne spital, te pakten edhe njehere tjeter. Zonja ra dakort te rregjistronte ne nje diktofon cfare do shikonte aty. Trankriptimi i kasetave eshte si me poshte:

“VIZITE NE SPITALIN MADIGAN – Hyrja per ne spitalin Madigan eshte sapo del nga Interstate 5 kur kalon Olympia, Washington. Dalja nga autostrada tregon ‘Dalja Madigan Hospital, Camp Murray’. Kur hyn ne zonen, spitali ndodhet ne te djathte, nje strukture masive ne ngjyre te bardhe. Ndersa hyn ne parking aty ka nje si hauz te vogel dhe nje si grope qe nepermjet nje ure te vogel lidh zonen e ‘mapos mjeksore’ me nje ndertese me tre kate qe sherben si pjesa qendrore e spitalit ku kryhen sherbimet radiologjike, mjeksia berthamore dhe sherbime te tjera.

Kompleksi me tre kate eshte i lidhur me nje si kulle me tete kate te mbiquajtur ‘kulla e ushqimit’. Kulla kishte nje si dysheme te mbyllur dhe nuk mund te gjeja nje hyrje per aty.

U futa ne hyrjen kryesore te spitalit, holli ishte i zakonshem por jo per nje spital te nje madhesie te tille. Me pas ju afrova tavolines se informacionit ku u pershendeta me nje Specialist te Grades se 4 me pamje ‘orientale’ i cili ndodhej i ulur aty. Ai dukej shume i lodhur dhe si i pergjumur. Specialisti me drejtoi per tek zyra e Burimeve Njerezore.
Ndersa ecja neper korridore provova nje ndjesi qetesie dhe kenaqesie. Ngjyrat ishin shume te buta dhe te jepnin nje ndjesi embelsie [nje atmosfere qetesuese te disenjuar per te mohuar friken?]

Personeli ushtarak LEVIZTE SHUME NGADALE [gje qe bie ne kundershtim me eksperiencat e mija te kaluara ku kisha sherbyer per 5 vjet si infermiere ushtarake] DHE SI I PERGJUMUR. Shkova te Burimet Njerezore dhe kerkova nje aplikim dhe me pas me drejtuan per tek kapiteni i cili ishte drejtori i personelit.

Kam qene nje teknologe mjeksie per pjesen me te madhe te 25 viteve te mija por pajisjet qe pashe aty ishin shume larg cdo gjeje qe kisha pare deri atehere. Me treguan nje zone ku ndodhej nje dhome e madhe me shume kompjutera ku ne te dyja anet punonte personel civil dhe ushtarak. Perpara se te hyja ne dhome me kerkuan te ndaloja tek hyrja ku me skanuan me disa rreze drite. Aty me shpjeguan se po rregjistronin strukturen time termale ne menyre qe te me lejohej hyrja ne dhome.

Ne fund te kesaj dhome ndodhej nje tjeter dhome ku kryeheshini procedura ndaj pacienteve dhe aty vura re se nje pacient u cua dhe u drejtua tek nje tavoline ekzaminuese. Procedura qe ata po kryenin kerkonte qe pacienti te ishte gjithmone i ulur. SIDOQOFTE VURA RE SE DOKTORI U PERKUL MBI PACIENTIN DHE I PREKU BALLIN DUKE BASHKUAR GISHTIN E MADH ME ATE TE MESIT. MENJEHERE PACIENTI RA NE NJE GJENDJE NARKOZE DHE DOKTORI FILLOI PROCEDUREN. Cfare lloj doktori mund te preki pacientin ne ate menyre dhe ai te kaloje menjehere ne gjendje narkoze?

Gjate kesaj kohe i hodha nje sy personelit tjeter qe ndodhej ne dhome. Ishin dy, nje Privat i Klasit te Pare dhe nje Specialist i Grades se 4 ne dy kendet e kunderta te dhomes ku po qendroja. TE DY KETA NJEREZ ISHIN TE TE NJEJTES MADHESI, KISHIN TE NJEJTEN NGJYRE LEKURE DHE LEVIZININ NE NJE MENYRE SHUME TE NGADALTE. Nderkohe po flisja me nje rreshter dhe qelloi qe ju drejtova vetes me nje ze shume te ulet sepse po mendja sesa te cuditshem dukeshin keta persona. TE DY NJEREZIT U KTHYEN DHE ME NGULEN SYTE SIKUR PO ME STUDIONIN. KJO ISHTE NDJESIA E CUDITSHME QE PROVOVA. Kisha degjuar nga nje miku im vellai i te cilit kishte bere nje koment shume te pazakonte duke thene se ‘ALIENET PUNONIN NE MADIGAN’. ‘TE GJITHE’ NJEREZIT NE DHOME SI DHE PERSONELI USHTARAK QE PASHE NE SPITAL DUKEJ SIKUR LEVIZTE SHUME NGADALE, POTHUAJSE SI ME XHIRO TE NGADALTA. Dola nga ajo dhome dhe u ktheva ne zyren e kapitenit.”
“Nje muaj me vone u ktheva ne Madigan sebashku me nje shoqe pa i thene asaj asgje mbi eksperiencen time dhe doja te shikoja nese ajo do provonte dhe shikonte te njejtat gjera qe pashe une. Ajo eshte shume e ndjeshme ndaj ndryshimeve te fushes magnetike dhe eventualisht pati dhimbje koke dhe gjendje te perzjeri. Ka disa gjera te tjera ne ate vend. Midis kateve ka hapesira ku, sipas rreshterit qe me shoqeroi heren e pare, ka robote te vegjel qe qarkullojne lart e poshte duke shperndare pajisje dhe mjete te nevojshme ne te gjitha zonat e spitalit. Ai me tha po ashtu qe ska asnje arsye per personelin qe te futet ne zona te tilla dhe se robotet kryejne cdo gje me se miri. E pashe njerin prej ketyre roboteve qe dukej si karakteri R2D2 ne filmin “Star Wars”.

Mikja ime dhe une hyme ne spital nepermjet asaj qe njihet si mapoja e klinikes. Ne kete zone kryhen vizitat per pacientet e perkoheshem. PER NJE KLINIKE TE TILLE KAQ TE MADHE, KISHTE SHUME PAK NJEREZ. Na thane se SPITALI KA TRE KATE TE TJERA NENTOKE DHE NJE MBI TOKE qe jane zona te konsideruara Top Sekret dhe ndalohej hyrja e TE GJITHE PERSONELIT CIVIL DHE USHTARAK. Aty kryheshin kerkime dhe studime shkencore. NE PJESEN E SIPERME TE SPITALIN JANE DISA ANTENA TE CUDITSHME. Pjesa trekateshe kryesore e sherbimit ka nje kompleks ne maje dhe qe DUKET SE SKA ASNJE HYRJE DHE DRITARE. Duke gjykuar menyren sesi eshte ndertuar spitali duket se ka shume ‘zona te vdekura’ qe sperdoren dhe qe zene vende te tilla NGA KU ESHTE E PAMUNDUR TE HYHET NGA PJESA KRYESORE E SHERBIMIT.

Ndjesia personale qe provuam kur ishim aty ISHTE AJO E NJE GJENDJE KAPITESE DHE NJE DHIMBJE E FORTE KOKE. Vetem mbasi ishim larguar disa milje nga spitali, gjendja jone u permiresua dhe filluam te ndiheshim mire si me pare.”

Jam ndeshur dhe me nje tjeter informacion qe ka te beje me infiltrimin e qenieve reptiliane ne rradhet e kompleksit tone industrialo-ushtarak por burimi i sakte i ketij informacioni nuk u arrit te konfirmohej, pra historia duhet te merret sic shkruhet. Raporti deklaronte se diku andej nga vitet 1980 nje sekretare qe punonte ne Pentagon vuri re nje zyrtar te rangut te larte te Pentagonit qe mesa duket kishte humbur lentet e kontaktit. Syri nga ku kishte rene lentja nuk ishte human por permante nje bebe syri vertikale. Askush nga ata qe punonte ne Pentagon se dinte se ku punonte ky zyrtar dhe menduan se do ishte ne ndonje detyre te caktuar. Sidoqofte sekretarja informoi superioret e saj per kete incident te cuditshem dhe menjehere Personeli i Sigurise ju afrua ‘oficerit’ qe mesa dukej se kishte vene re qe kishte humbur lenten. ‘Njeriu’ s’beri asnje perpjekje te dukshme per te kundershtuar. Kur ju kontrollua apartamenti u gjeten kopje te disa dokumentave shume sensitive ne lidhje me programin e “Luftes se Yjeve” ose te “Iniciatives se Mbrojtjes Strategjike” [Strategic Defense Initiative, SDI]. Pra qenia kishte arritur te vidhte dokumenta dhe te transmetonte permbajtjen e tyre ne ndonje pike te caktuar pertej planetit. Pati fjale qe kjo qenie u ekzaminua fizikisht dhe organet e tija rezultuan komplet ndryshe nga ato humanet.

Ne referim te interesit Drakonian per rrjeten mbrojtese te planetit tone, po ju kaloj materialin e meposhtem qe vjen nga ufologu britanik Timothy Good i cili ka pershkruar fatin e mjeruar te disa eksperteve te cilet kishin asistuar ne zhvillimin e sistemin mbrojtes se Luftes se Yjeve. Mesa duket ata u eleminuan ose nga ata per te cilet punuan dhe qe nuk donin qe te dilte ne shesh ajo qe dinin, ose nga ndonje force tjeter qe nuk ishte shume dakort me perpjekjet e tyre per ate qe prodhuan. Natyrisht qe vdekjet ne nje kohe te gjithe ketyre shkenctareve nuk mund te shpjegohet si nje koincidence, kushdo qofte rasti:

“...Raporte mbi vdekjen e dyshimte, te lidhur shume ngushte me UFO-t vazhdojne te shkaktojne spekulime te shumta. Fjala na vjen nga Gordon Creighton, redaktor i revistes FLYING SAUCER REVIEW i cili e lidh vdekjen e tyre me programin amerikan Star Wars. Ai me shkruajti materialin e meposhtem ne nentor te vitit 1988:

“...ketu ne Britani 22 shkenctare jane raportuar ose si te vetvrare ose te vdekur ne rrethana te cuditshme dhe misterioze. Duket sikur shumica e tyre ishte perfshire ne projekte Britanike te lidhura ngushte me programin amerikan te Luftes se Yjeve. Qeveria Britanike duket sikur po perpiqet ta sfumoje kete ceshtje. Por deklaratat e shtypit ketu thone se qeveria amerikane po ushtron presion ndaj qeverise sone qe ti shkoje ceshtjes deri ne fund. Pra duket qarte, jane ose Rusia ose ATA...

Ashtu sic kane hamendesuar shume studiues, Lufta e Yjeve e konceptuar si nje sistem mbrojtes kunder sulmit me raketa nga Rusia, ne fakt eshte ideuar si nje sistem mbrojtes ndaj UFO-ve. Kushdo qofte rasti, ne Shtator 1988 u krye nje prove me nje rakte me mbushje berthamore, si ajo qe permendet ne Luften e Yjeve, ne Tonopah Test Range, Nevada. E paralajmeruar si nje super arme e disenjuar per te shkaterruar strehimet e nendheshme te udheheqjes ‘Ruse’ qe shkojne deri ne 1000 kembe nentoke, shume analista ufologe besojne se shenjestra e vertete nuk jane ruset por nje kundershtar tjeter i fshehur thelle poshte ne instalime shpellash ne NEVADA dhe NEW MEXICO. (Shenim: Le te shpresojme qe kjo arme do perdoret vetem kunder atyre bazave te nendheshme ku nuk ka prani te humanve te mbajtur rob gje qe fatkeqesisht eshte nje realitet ne pjesen me te madhe te ketyre bazave. Ne vend te saj do ishte me mire nje sulm tokesor.Branton)

Sipas Pentagonit, arma me mbushje nukleare qe penetron ne toke, duhet prodhuar urgjentisht. Ndersa zera te tjere thone se nje rrace aliene – grite, jane duke eskperimentuar gjenetikisht me njerezit ne laboratoret e tyre te nendheshem. Zera akoma me alarmues shprehen se kembengulja e tyre per te arritur kete gje sot, do kete pasoja te frikshme neser.

Ne referim te “Kameleoneve” dhe DISA elementeve te ashtuquajtur fenomeni “Men in Black” skam sesi mos perfshij ketu informacionin e meposhtem qe vjen nga Brazili dhe qe vendos cdo gje ne nje tjeter perspektive. Materiali qe vijon eshte marre nga nje raport i hartuar nga studiuesi brazilian Antonia Huneeus me titull : “ ‘CHUPAS’ - - Histori horrorri UFO-sh nga Brazili”. Zoti Huneeus pershkruan incidentin e meposhtem qe eshte hetuar nga APEX [Association of Extraterrestrial Investigation] ne San Paolo, nje nga grupet me te njohura te UFO-ve ne Brazil, themeluar nga Dr. Max Berezowsky:

“... Historia filloi afer Vitoria, kryeqyteti i shtetit Espiritu Santo ne veri te shtetit te Rios ku ka plazhe te pasura me minerale. Ka ndodhur ose nga fundi i vitit 1979 ose ne fillim te vitit 1980, [Osni] Shwarz nuk ishte i sigurt per daten kur tregoi kete histori ne vitin 1986...

“Nje djale i ri i quajtur Aeromar shiste pije freskuese ne plazh kur nje dite ai u takua me tre burra te veshur me kostum dhe me kravata, veshje kjo shume e pazakonte per ne plazh, sidomos ne Brazil. Ata ju afruan dhe i thane se donin te flisnin me te. Aeromar filloi te trembej duke menduar se ata mbase ishin police te veshur civil qe donin ta perzjenin me ndonje ceshtje droge dhe per kete arsye ai e evitoi te shkuaren ne plazh per disa dite. Ne nate ndersa kthehej ne shtepi mbasi kishte shoqeruar te dashuren e tij, ai pa nje makine ku qendronin tre burrat qe kishte pare ne plazh. Aeromar u fut me vrap ne shtepi por krejt papritur degjimi i tij u dobesua shume. E jema e coi ne spital ku nuk u kurua dhe perseri krejt pa pritur mbas nje muaji atij ju rikthye degjimi si me pare.
Aeromar u transferua ne Rio dhe gjeti nje pune ne nje furre buke ku punonte ne nje turn midis ores 4 dhe 11 PM. Nje nate ndersa kalonte neper njerin nga TUNELET e shumte qe lidhin gjirin e Rios, ai pa 2 nga MIB qe ecnin ne drejtimin e tij. I riu vrapoi ne drejtim te kundert por sa u afrua ne nje stacion autobuzi pa burrin e trete qe po e priste. Ai ja arriti ti largohej, u kthye ne vendin e punes dhe i tha pronarit se policet e Vitorias po e ndiqnin.
Pronari e shoqeroi per ne komisariatin me te afert qe te bente nje deklarate gje e cila u be por qe nuk u besua nga policia. Me pas vete pronari e bindi qe te largohej mbase per ne nje qytet tjeter me te madh si Sao Paolo ku ai mund te mos binte ne sy.

Pra Aeromar iku ne Sao Paolo ku gjeti pune si elektricist ne nje kompani dhe ku ndante dhomen qe jetonte sebashku me nje tjeter person. Ketu ai zuri miqesi me nje shites ambulant pijesh freskuese nga Vitoria qe kishte nje stende prane nje kinemaje. Ndersa rrinin bashke ne njeren nga netet, nje makine ndaloi pikerisht perballe stendes se tyre dhe u hap nje dere.
Ndonese ai nuk donte te shkonte, Aeromar NE MENYRE TE PAVULLNETSHME hyri ne makine. Dera u mbyll dhe ai e gjeti veten [aspak i habitur] perpara te njejteve 3 burra qe po e ndiqnin prej muajsh. Ata ngane makinen per nje fare kohe duke dale nga qyteti dhe duke hyre ne nje zone me peme.

Makina ndaloi dhe te gjithe ecen ne drejtim te nje UFO-je te madhe qe ishte e rrethuar nga nje unaze dritash te shndritshme dhe qe qednronte pezull mbi toke. Njeri nga burrat qendroi poshte diskut nga ku dilte nje rreze drite dhe krejt papritur te gjithe u gjenden brenda ne anije. Ndonese i pafuqishem dhe komplet i pavullnetshem, Aeromar u drejtua tek nje karrige dhe u ul. Nga krahet e karriges dolen disa kllapa qe ju shtrenguan neper kycet e duarve. Po ashtu nje si shirit metalik ju shtrengua ne balle duke i ngjeshur koken mbas karriges dhe nje tjeter i mbeshtolli gryken. Deri ne kete moment 3 burrat ishin te veshur gjithmone me kostum por mbas kesaj ndodhi nje transformim i pabesueshem. Koka e MIB U HAP SI NE FORMEN E ZEMRES DHE LEKURA U SHNDERRUA NE TE BLERTE DHE ME LUSPA SI E NJE REPTILI. Vini re se nese imazhi popullor i MIB ishte i mirenjohur 14 vjet me pare, ideja e rrembyesve reptiliane nuk ishte aspak aq e njohur sa sot.

Ufonautet filluan ta merrnin ne pyetje per gjera te ndryshme dhe me pas i treguan atij se cdo i ndodhte vete Aeromar dhe Tokes. Per ta bere historine akoma me shume ‘hollivudeske’, ne ate dhome ku po qendronin hapet nje dere dhe nga aty mund te shikoje nje tjeter dhome ku kishte TRUPA NJEREZISH TE VARUR ME KOKE POSHTE NEPER CENGELA. Natyrisht qe i riu u traumatizua nga ajo qe pa dhe i rane te fiket. Cdo gje u be e bardhe...

Kur u permend ai e pa veten afer kinemase nga ku ishte marre me makine por nderkohe kishin kaluar shume ore dhe rruget ishin te zbrazura. Aeromar u kthye ne dhomen e tij ne gjendje paniku dhe filloi ti tregonte shokut te dhomes ate qe i kishte ndodhur. Ne kete moment nje force e cuditshme SHTYU TRUPIN e tij duke e PERPLASUR MBAS MURIT qe ndodhej mbrapa dhe kjo i solli ne kujtese ate qe i kishin thene alienet qe ai sduhej te fliste me asnjeri per eksperiencen e tij perndryshe do e vuante. Aeromar filloi te qante dhe nuk dinte se cfare te bente. Disa dite me pas shoku i tij mori kontaktoi Globo TV network te cilet po punonin ne nje dokumentar per UFO-t. Globo me pas e kaloi kete informacion tek Dr. Max Berezowsky. Aeromar dhe shoku i tij shkuan tek APEX ne nje dite mjaft te ngarkuar dhe gjeten shume persona te tjere ne zyre. Ata ja treguan historine Dr. Max berezowskyt dhe disaprej asistenteve te tij, perfshi ketu edhe Osni Schawrz.

Berezowsky u perpoq te kryente hipnoze regresive me deshmitarin por ne zyre kishte shume njerez dhe vete Aeromar ishte ne gjendje paniku. Ai thoshte se ‘ata’ do vinin ta merrnin te enjten qe vijonte dhe qe nje UFO do ulej ne njeren nga lagjet e Sao Paolos te marten ne darke. Nje turme e madhe njerezish dolen jashte ate nate ne pritje te uljes se paralajmeruar por asgje nuk ndodhi. Ndonese Dr. Berezowsky ishte ne kontakt me Aeromar, MBAS DISA DITEVE AI U ZHDUK DHE ASKUSH NUK E PA ME.
Ne fund te ketyre shenimeve te mija shkruajta kete fraze; ‘I gjithe ky rast eshte si nje film horror me UFO’ ”.

1 comment:

Đồ gia dụng said...


Thank you for sharing, if you are interested in furniture products, please refer to the information below

ghế chân quỳ văn phòng giá rẻ

ghế chân quỳ giá rẻ



Post a Comment