KAPITULLI I TRETE

DULCE, NEW MEXICO DHE NJE KONSPIRACI KOZMIKE?



John Lear, nje kapiten kompanise me te madhe ajrore ne USA ka fluturuar me me shume se 160 tipa te ndryshem avionesh ne mbi 50 vende te botes. Ai mban 17 rekorde te shpejtesise ne tipin Lear Jet dhe eshte I vetmi pilot qe ka arritur te marri certifikaten e njeriut te ajrit nga Administrata Federale e Aviacionit. Zoti Lear ka fluturuar ne shume misione sekrete per CIA-n dhe agjenci te tjera qeveritare. Ai ka kryer flutuime clandestine ne zonat e luftes dhe ne zona te tjera te nxehta te globit, shpesh ne rrethana te rrezikshme per jeten.
Ish kandidat i Senatit Shteteror te Nevades, ai eshte djali i te famshmit William P.Lear, projektuesi I aeroplanit ekzekutiv Lear Jet, sterios me 8 banda dhe themeluesi i korporates Lear Siegler. Joh Lear filloi te perfshihej ne studimin e ufo-ve 13 muaj perpara dates qe vijon me poshte, mbasi foli me nje mikun e tij te forvace ajrore te SHBA-se me emer Greg Wilson, i cili kishte qene deshmitar i pamjes se uljes nje ufo-je ne Betwaters AFB (air force base), afer Londren ne Angli. Po ashtu ai kishte pare tre alien te vegjel te njohur si grit e cilet ishin drejtuar per nga zyrat e shtabit te komandes.
Qe nga ai moment Lear perdori kontaktet e shumta qe kishte ne ambjentet e inteligjences, duke hetuar hamendjen qe ekzekutivi dhe krahu industrialo-ushtarak i ‘qeverise’ amerikane dinte dhe kishte marrdhenie me alienet. Mbas nje kohe te shkurter hetimi Lear konfirmon faktin qe nje skenar i tille eshte i mundur dhe ne menyre te prere thote qe alienet jane ketu dhe shume prej tyre kane efekte negative ndaj nesh.
Ja si shprehet Lear:
“Cdo gje filloi mbas Luftes se Dyte Boterore. Ne [forcat aleate] gjetem disa teknologji aliene tek gjermanet, jo cdo gje ata kishin sepse nje pjese e mire u zhduk. Mesa duket nga fundi i viteve 30, Gjermania rekuperoi nje dick fluturues. Se cfare ndodhi me te ne nuk e dime, por arritem te gjenim nje lloj arme qe qellonte me rreze…”
Materiali i meposhtem eshte nje Deklarate Publike e bere nga John Lear ne 29 dhjetor te vitit 1987 dhe e riperseritur me disa shtesa ne 25 mars te vitit 1988. Fillimisht ju dergua disa miqve personal te Lear dhe studiuesve bashkepuntore te cilet ne shkembim filluan te ushtronin presion ndaj tij qe ta bente informacionin publik. Materiali i pare eshte hartuar per nje rreth te ngushte studiuesish dhe njerez te specializuar ne hetimin e fenomenit ndersa materiali i dyte i permiresuar permban natytrisht te njejten gje vetem se kete rradhe i drejtohet publikut te gjere:

SHENIM PER SHTYPIN:

“Qeveria e Shteteve te Bashkuara vazhdon te mbeshtetet ne ndershmerine dhe profesionalizmin tuaj ne perhapje te te dhenave qe permban ky material. Bashkepunimi juaj gjate 40 vjeteve te fundit ka kaluar cdo parashikim te mundshem dhe per kete ne ju pershendesim.
Dielli nuk rrotullohet rreth tokes. Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte ne mardhenie me jashtetoksoret e vegjel gri prej me shume se 20 vjetesh.
E verteta e pare e coi Xhordano Brunon ne turren e druve ne vitin 1600, per deshmine e tij qe ishte e vertete. E VERTETA E DYTE KA VRARE SHUME ME TEPER NJEREZ TE CILET JANE PERPJEKUR TE BEJNE PUBLIK KETE FAKT DHE QE NUK DO MERRET VESH KURRE.” (Shenim: Komentet dhe shenimet gjate ketij seksioni do jete tonat. Branton)
“Por e verteta duhet thene. Fakti qe toka rrotullohet rreth diellit u pranua me sukses nga kisha mbi 200 vjet me pare. Natyrisht qe shkaktoi nje peshtjellim dhe tronditje tek kisha, qeverite dhe me tutje sidomos ne traditat sociale dhe vlerat shoqerore. Por mos harrojme ishte fundi i viteve 1600.
Tani, mbas pothuajse 400 vjetesh mbas thenies se te vertetes se pare, ne perseri duhet te perballemi me fakte tronditese. E verteta e temerrshme qe qeveria fsheh prej nesh per me shume se 40 vjet. Fatkeqesisht e verteta e temerrshme eshte shume me teper e temerrshme sesa qeveria mund ta mendonte.
Ne perpjekje per te ‘mrojtur demokracine’ qeveria jone na ka shitur tek alienet. Dhe ja si ka ndodhur. Po perpara se te filloj dua te them nje fjale ne mbrojte te atyre qe sot do i nxjerr palare, qellimi i tyre nuk ka qene aspak i tille. Ata kane patur qellime vetem per mire.
Gjermania mund te kete rekuperuar nje disk fluturues ne fillim te vitit 1939. Ne vitin 1952 Gjenerali James H.Doolittle shkoio ne Norvegji te inspektonte nje dick fluturues qe kishte rene ne Spitzbergen.
E verteta e temerrshme njihej vetem nga disa persona. Ato ishin qenie shume te shemtuara te vogla dhe ne formen e nje insekti, si karkaleci. Nga grupi original qe mesoi te verteten fillimisht, DISA KRYEN VETVRASJE midis te cileve Sekretari I Shtetit per Mbrojtjen dhe Marinen James V.Forrestal i cili u hodh nga kati i16 i spitalit. (Shenim: William Cooper, nje ish pjestar i Inteligjences se Marines, kembengul qe Forrestal ne fakt eshte vrare nga agjentet e CIA-s te cilet e organizuan vrasjen ne menyre te atille qe te dukej si vetvrasje. Bazuar ne disa dokumenta shume sensitive te cilat Cooper deklaron se i ka lexuar, dy agjente te CIA-s hyne ne dhomen e spitalit dhe lidhen njerin cep te carcafit te krevatit ne qafen e Forrestal ndersa pjesen tjeter e lidhen lehte tek nje pjese e kaloriferit dhe me pas e hodhen ate nga dritarja. Natyrisht lidhja e bere nuk e mbante dot peshen e trupit dhe Forrestal ra ne toke dhe vdiq. Ne momentin qe po binte ai bertiti “Ne po na pushtojne”. Branton)
Rekordet mjekesore te James Forrestal edhe sot e kesaj dite jane te mbyllura.
Presidenti Truman i vuri nje kapak sekretit dhe e vidhosi kaq forte sa edhe sot e kesaj dite masa e gjere e njerezve mendon se disqet fluturuese jane nje shaka. Se di pse kjo gje nuk me habit.
Ne vitin 1947 Presidenti Truman krijoi nje grup te perbere nga 12 shkenctaret ushtarake te larte me mendjendritur te kohes. Ata u njohen me emrin Majestic -12 ose MJ-12. Ndonese grupi vazhdon te ekzistoje edhe sot asnje nga pjestaret original te tij nuk eshte me i gjalle. I fundit qe vdiq ishte Gordon Gray, ish sekretari ushtrise , ne vitin 1984.
Sapo ndonje nga pjestaret nderronte jete, grupi e zevendesonte me nje pjestar te ri. Ka disa spekullime qe thone se MJ-12 u zgjerua dhe me 7 anetare te tjere.
Ne fund te viteve 40 pati disa raste te rrezimit te disqeve, njeri ne Roswell, New Mexico, njeri ne Aztec, New Mexico dhe tjetri afer Laredos, Texas rreth 30 milje ne brendesi te kufirit meksikan.
Mundohu te merrni ne konsiderate nqs se doni, pozicionin e qeverise se Shteteve te Bashkuara ne ate kohe. Ata me krenari mendonin se ishin kombi me i fuqishem ne Toke. Sapo kishin prodhuar bomben atomike, nje objektiv kaq ambicioz dhe i shkelqyer te cilin Rusise do i duhej te pakten 4 vjet ta arrinte dhe vetem me ndihmen e tradhetareve te demokracise. Sapo kishin ndertuar nje aeroplan reaktiv i cili kalonte shpejtesine e zerit. Kishin ndertuar aviona bombardues me rreze interkontinentale dhe me fuqi shkaterruese shume te madhe. Pra paslufta dhe e ardhmja dukej kaq e ndritur.
Tani imagjinoni se cfare ishte per keta lidere te cilet kane qene deshmitar te panikut qe shkaktoi ne public radiodramatizimi i Orson Well “Luftra e Boteve” (War Of The Worlds) ne vitin 1938. Me mijera amerikane kaluan ne panik te plote kur degjuan lajmin ne radio e cila nga ana e saj nuk kishte bere asnje lajmerim apo koment per dramatizimin dhe e trajtoi ate si nje ndodhi reale. Dhe imagjinoni tani tmerrin e publikut amerikan po te shikonte trupat e vdekur te alieneve, krijesa te frikshme me sy jashte mase te medhenj, lekure reptile dhe kthetra ne vend te gishtave.
Imagjinoni tronditjen e qeverise amerikane ndersa perpiqej te kuptonte menyren sesi disqet fluturuese funksiononin dhe si ishte sistemi i shtytjes, pa arritur te gjente asgje te ngjashme me ate qe ishim mesuar, jo cilindra, jo pistona, jo tuba vakumi apo turbine apo shtytes hidraulik. Vetem nese ju arrini te kuptoni situaten e pashprese ne te cilen qeveria ndodheshe, atehere do te kuptoni dhe justifikoni arsyen pse u mbulua e verteta duke perdorur dhune dhe vdekje.
Mbulimi i te vertetes ishte kaq i suksesshem saqe ne vitin 1985 nje shkenctar i ri ne Laboratorin e Propulsionit Reaktin ne Pasadena, Califorina, Dr Al Hibbs kur shikonte ne nje videokasete filmimin e nje disku fluturues te permasave gjigande, do te deklaronte: “Nuk kam nder mend te bej asnje koment per kete ufo nese nuk kam me shume informacion”. Me pak fjale Dr Hibbs shikonte mbretin lakuriq dhe shoshte qe “Ai natyrisht qe duket lakuriq po kjo nuk provon qe ai eshte lakuriq.
Ne korrik te vitit 1952 nje qeveri e tere ne panik shikonte ne menyre te pashprese nje skuadrilje UFO-sh qe fluturonin ne qiellin e Washington DC dhe mbi zonen e ndalim fluturimit mbi Shtepine e Bardhe, Ndertesen Kapitol dhe mbi Pentagon. U desh nje perpjekje e jashtezakonshme duke perdorur mjete nga me te ndryshmet perfshi dhe imagjinaten qe ky incident te hiqej nga kujtesa e publikut.
Gjate Luftes se Korese pati me mijera vezhgime te UFO-ve dhe disa prej tyre u rekuperuan nga Forcat Ajrore. Disa u ruajten ne bazen ushtarake ajrore ne Wright-Patterson dhe disa te tjera ne bazat ushtarake ajrore ne afersi te vendit ku ndodhte rrezimi.
Nje disk ishte kaq i madh dhe problemet logjistike per transportin e tij ishin kaq serioze sa u la ne vendin ku u rrezua. U mbulua me dhe, dhe aty gjendet ende sot e kesaj dite. Historite ne transportimin e disqeve te rrezuara jane legjendare, sidomos ato ne distanca te gjata, levizje vetem gjate nates, blerje te fermave te tera nga te cilat mund te kalohej, prerje te pyjeve, bllokime te autostradave kryesore nganjehere duke ngare dy ose tre mjete paral me njeri tjetrin dhe te ngarkuar me diskun fluturues nganjehere te gjate 100 kembe. (Shenim: Mendohet se skuadrat Alfa ose Blu pjestare te Whright-Patterson AFB ishin ato qe mobilizoheshin kryesisht ne rekuperime te disqeve te rrezuara Branton.)
Ne 30 Prill te vitit 1964 ndodhi komunikimi i pare midis alieneve dhe ‘qeverise amerikane’. (Shenim: Ka te tjere qe thone qe kontakti eshte realizuar me pare ne vitin 1936 nga nazistet gjermane dhe nje tjeter ne vitin 1954 gjate administrates se Eisenhower. Branton. )
Gjate periudhes 1967-1971, MJ-12 duke perfaqesuar Qeverine Amerikane arriti nje marrveshje me krijesat aliene qe u quajten EBE [Extraterrestrial Biological Entities, te quajtura keshtu nga Detley Bronk, nje pjestar i MJ-12 dhe presidenti i gjashte i Universitetit John Hopkins. (Qenie Biologjike Jashtetokesore) ‘Marrveshja’ nenkuptonte qe ne shkembim te teknologjise qe alienet do te na ofronin, ne do te ‘injoronim’ rrembimet e qenieve njerezore dhe do eleminonim informacionet per gjymtimet e kafsheve. EBE e siguruan MJ-12 qe rrembimet nuk do te zgjasnin me shume se dy ore dhe beheshin nen kuadrin e monitorimit dhe zhvillimit te shoqerise njerezore.
Por ne te vertete qellimi i rrembimeve rezultoi te ishte komplet ndryshe dhe si me poshte:
1- Injektimi i nje aparature ne forme sferike me permasa 3 mm ne tru nepermjet kanalit te hundes dhe kjo aparature perdoret per monitorim biologjik, lokalizim dhe kontroll te te rrembyerit.
2- Aplikimi i manipulimit post hipnotik duke ngarkuar detyra te vecanta qe mund te kryhen ne nje periudhe 2 deri ne 5 vjet nga momenti I rrembimit.
3- Eleminimi fizik I disa nga te rrembyereve qe te funksionojne si burim I gjalle per materiale biologjike dhe substanca.
4- ELEMINIMI I INDIVIDEVE TE CILET PARAQESIN RREZIK PER VAZHDIMESINE E AKTIVITETIT TE ALIENVE
5- Efekte te eksperimenteve te inxhinjerise gjenetike.
6- Mbarsimi femrave njerezore dhe nderprerja e parakoheshme e shtatezanerise ne menyre qe te sigurohet femija hibrid.
(Shenim: Ose mbase nje term me korrekt do te ishte nje femije ‘gjenetikisht i alteruar’ duke qene se ska evidence qe funksionon krijimi i suksesshem i nje hibridi midis humanve dhe EBE ose qenieve Gri. Me pak fjale emrioni do te kishte tendence te kalonte ose nga nje ane ose nga ana tejter, nje ‘Reptiloid ose qenie Gri qe nuk poseidon materie te energjise shpirterore, ose nje humanoid i cili e ka kete energji por me disa ndryshime te jashtme fizike si rezultat i ndryshimit gjenetik.-Branton )
“Qeveria e US ne fillim nuk e kishte idene sesa larg mund te shkonin koseguencat e marrveshjes qe bene. Atyre ju krijua bindja qe rrembimet ishin me qellime positive dhe MEQE ATA E KUPTUAN QE RREMBIMET, ME APO PA APROVIMIN E TYRE DO TE VAZHDONIN SIDOQOFTE, insistuan qe te pakten nje liste frekuente te te rrembyerve ne menyre periodike ti paraqitej MJ-12 dhe Keshillit Kombetar Te Sigurise (National Security Council). A tingellon kjo e pabesueshme? Nje liste aktuale e te rrembyerve qe i jepet Keshillit Kombetar te Sigurise? Lexoni me tej sepse kam disa te reja per ju…
EBE-te kane nje crregullim gjenetik ne sistemin e tyre te tretjes i cili po atrofizohet dhe po behet jo efektiv. Ne menyre qe te jetojne, ata perdorim nje lloj enzime ose fermenti apo sekrecion hormonal i cili perftohet nga njerezit dhe kafshet. Sekretimet e perftuara me pas perzihen me peroksidin e hidrogjenit {per te eleminuar viruset dhe bakteriet] dhe aplikohet mbi lekure duke e shperndare ate ose duke zhutyr pjese te trupit te tyre ne solucion. Trupi absorbon solucionin dhe po nepermjet lekures nxjerr jashte pjesen jo te nevojshme. (Shenim: Urina nxirret nga trupi net e njejten menyre, pra nepermjet lekures gje qe shpjegon kuterbimin prej amonjaku qe shume te rrembyer apo deshmitare kane raportuar ne kontaktet qe kane patur me alienet e tipit Gri.Branton)
Gjymtimi i kafsheve qe ishte aq i perhapur gjate periudhes 1973-1983, i bere edhe publik nga shume gazeta, revista, perfshi edhe nje dokumentar televiziv te realizuar nga Linda Howe per KMGH-TV e anetaresuar ne Denver CBS, ishte per te mbledhur lenden indore nga alienet. Gjymtimi perfshinte heqjen e organeve gjenitale, zorren e trashe, syte, gjuhen dhe gurmazin, te gjitha te hequra nga trupat me nje precision shume te madh. Ne disa raste nderhyrja ishte bere duke prere midis qelizave, nje proces te cilin shkenca nuk eshte ne gjendje ta beje. Ne shumicen e gjymtimeve mungonte gjakderdhja neper trupat ndersa enet e gjakut nuk ishin aspak te demtuara. KJO GJE ESHTE VENE RE PO ASHTU DHE NE RASTET E GJYMTIMIT TE NJEREZVE, njeri prej te cileve ka qene rreshteri Jonathan P.Lovette ne Zonen e Proves White Sands Missile ne vitin 1956 i cili u gjet tre dite mbasi nje major i forcave ajrore ishte bere deshmitar i rrembimit te tij nga nje objekt ne forme diskoidale. Organet e tija gjenitale ishin hequr, zorra e trashe ishte hequr komplet me nje precision kirurgjikal te pabesueshem, syte ishin hequr dhe po ashtu edhe gjaku mungonte ne trup megjithese venat e tij skishin asnje lloj shenje trauma apo demtimi. Nga disa evidenca, eshte e qarte qe ky lloj operacioni kryhet gjate kohes qe viktima NJERI APO KAFSHE, ESHTE ENDE E GJALLE.
(Shenim: Sipas ish-komandantit te Beretave te Gjelbra, Bill English, ky incident ishte i permendur edhe ne raportin me numer 13 ne materialin super sekret GRUDGE / BLUE BOOK, i cili asnjehere nuk u pershi ne raportin e projektit perfundimtar voluminoz Project Blue Book. “Skuadra blu” e cila u dergohej gjithmone te rekuperonte disqet, eshte raportuar se punonte per llogari te krahut sekret qe kontrollonte operacionet e Blue Book dhe ufologjistet besojne se cdo gje perfundonte ne nje ndertese e cila shtrihej ne disa nivene nentoke ne Wright Patterson AFB ne Ohio e cila eshte e mbushur plot me mjete fluturuese aliene, pjese mekanike te renda, madje dhe trupa te alieneve qe mbahen ne akull. Wright Patterson ishte – eshte? – shtabi i pergjithshem i Projektit Blue Book. Branton)
PJESE TE NDRYSHME TE TRUPIT COHEN NE DISA LABORATORE TE NENDHESHME, NJERI PREJ TE CILEVE ESHTE AFER NJE QYTETI TE VOGEL NE NEW MEXICO, QYTETI I DULCES. KY NDERTIM I PERBASHKET [CIA-ALIEN] NENDHESHEM ESHTE PERSHKRUAR SI I PAMASE, ME MURE SHUME TE MEDHAJA QE SKANE FUND. DESHMITARET KANE RAPORTUAR PER DISA ENE TE PERMASAVE GJIGANDE TE MBUSHURA ME NJE LLOJ LENGU NE NGJYRE TE QELIBARTE DHE ME PJESE TRUPI NJERIU QE NOTOJNE NE TE.
Mbas marreveshjes fillestare, Groom Lake, nje nga zonat e proves me sekrete te vendit, u mbyll per nje periudhe 1 vjecare diku andej nga viti 1972 dhe 1974 dhe U NDERTUA NJE KOMPLEKS GJIGAND I NENDHESHEM PER DHE ME NDIHMEN E EBE-VE. KUSHTI PER PRANINE E TEKNOLOGJISE SHUME TE LARTE U PLOTESUA POR PERDOREJ VETEM NGA EBE-TE. PRA SKA NEVOJE TE THEM QE KJO TEKNOLOGJI ISHTE E PAVLEFSHME NE RAST SE DO TE DONIM TA PERDORNIM KUNDER EBE-VE.
Por gjate viteve 1979-1983 per MJ-12 u be e qarte qe gjerat nuk po shkonin ashtu sic ishin planifikuar. U BE E NJOHUR QE SHUME ME TEPER NJEREZ [ME MIJERA] PO RREMBEHESHIN DHE NUK LISTOHESHIN NE LISTEN ZYRTARE TE RREMBIMEVE. SI RRJEDHOJE U BE E MUNDUR TE MESOHEJ SE DISA, JO TE GJITHE, NGA FEMIJET E ZHDUKUR NE TE GJITHE VENDIN ISHIN PERDORUR PER SEKRECIONE APO PJESE TE TJERA TE PREFERUARA NGA ALIENET.
NE VITIN 1979, U KRIJUA NJE KONFLIKT NE LABORATORIN E DULCES. U CUA NJE FORCE SPECIALE E ARMATOSUR E CILA U MUNDUA TE LIRONTE DISA NGA NJEREZIT TANE TE MBAJTUR ATY DHE QE KISHIN KUPTUAR SE CFARE PO NDODHTE ME TE VERTETE. SIPAS NJE BURIMI, 66 USHTARE NGA TRUPAT SPECIALE U VRANE DHE NJEREZIT TANE NUK U BE E MUNDUR TE LIROHESHIN.
Ne vitin 1984, MJ-12 duhet te jete pushtuar nga tmerri kur kane kuptuar gabimin e bere me marrveshjen me EBE-te. Ata sapo kishin promovuar filmin Takime nga Afer te Tipit te Trete dhe E.T. ne menyre qe publiku te mesohej me pamjen e cuditshme te alieneve dhe ti paraqiste keta te fundit si qenie dashamirese, nje lloj vellazerie kozmike. MJ-12 i shiti publikut EBE-te, ndersa tani po perballej me nje fakt shkaterruese qe E VERTETA ISHTE KREJT NDRYSHE.
Paraprakisht, ne vitin 1968, ishte hartuar nje plan i detajuar sesi do i behej i njohur publikut amerikane dhe mbare njerezimi prania e alieneve dhe ky plan do te vazhdonte per 20 vjet rrjeshte duke zbuluar gradualisht gjithmone e me shume dhe qe do kulminonte ne vitet 1985-1987 duke e bere te plote zbulimin e te vertetes. Por konstatimi i ardhjes se Krizes Se Madhe Ekonomike ne keto vite, i mbuloi te gjitha planet, endrrat dhe shpresat e MJ-12 me nje frike dhe panik te plote.
Mbledhjet e mbajtura ne Country Club, nje si pune vendi turistik i ndertuar enkas per MJ-12 ne nje zone te humbur dhe te shkeputur nga bota net e cilen mund te shkoje vetem nepermjet ajrit, shoqeroheshin vashdimisht me zenie dhe konflikte pa mbarim. NJE PJESE E MJ-12 ISHTE E IDESE QE TE ZBULONIN PERPARA PUBLIKUT TE GJITHE TE VERTETEN DHE MASHTRIMIN, TE KERKONTE FALJEN E TYRE DHE NDIHME NGA ATA.
Pjesa tjeter [mazhoranca e MJ-12] ishte totalisht kundra kesaj ideje duke u shprehur se ska asnje menyre sesi mund ti behet e njohur publikut amerikan nje gje e tille sidomos ne kushtet qe ishte ekonomia dhe aq me keq, nga situata ne te cilen gjerat kishin precipituar. Ata ngulnin kembe qe plani me i mire ishte ai i vazhdimit te projekteve per krijimin e armeve te afta per te sulmuar EBE-te nen programin e mirenjohur SDI, The Strategic Defense Initiative [Iniciativa per Mbrojtjen Strategjike, Lufta e Yjeve] e cila skishte te bente fare me te ashtuquajturen mbrojte ndaj sulmeve me raketa nga ruset. Ne momentin qe keto fjale po shkruhen, dr. Edward Teller “babai” i bombes me hidrogjen, ndodhet personalisht ne tunelet e proves ne Nevada Test Site duke u perpjekur sebashku me bashkepuntoret e tij per te bere te mundur krijimin e nje arme te tille. Dhe natyrisht qe atij i takon me shume se te tjereve duke qene se eshte nje pjestar I MJ-12 sebashku me dr Henry Kissinger, admiralin Bobby Inman dhe admiralin Poindexter.
Perpara se te zbulohej Kriza e Madhe Ekonomike, sipas nje plani te mrekullueshem qe ishte hartuar per te zbuluar te verteten perpara publikut, u bene disa dokumentare dhe videokaseta.
Nje studiues I ufo-ve nga Burbank, California i quajtur William More i cili shkroi librin Incidenti I Roswell i publikuar ne vitin 1980 dhe qe jep detaje per rrezimin, rekuperimin e diskut dhe te trupave te alieneve si dhe mbulimi qe ju be te vertetes. Nje video qe kishte te rregjistruar 2 gazetare duke intervistuar nje officer ushtarak qe kishte lidhje me MJ-12. Ky ushtarak jepte pergjigje pyetjeve qe kishin te benin me historine e MJ-12, mbulimin e te vertetes, rekuperimi i nje sasie disqesh dhe ekzistencen e nje alieni te gjalle, nje nga tre alienet e gjalle te kapur dhe te mbiquajtur EBE-1, EBE-2 dhe EBE-3 te cilet mbaheshin ne nje object te quajtur YY-II ne Los Alamos, New Mexico.
I vetmi objekt tjeter i ketij tipi, i cili eshte i siguruar me menyre elektromagnetike, ndodhet ne Edwards AFB ne Mojave, California. Oficeri permend disa emra qe sapo thame dhe disa te tjere: Harold Brown, Richard Helms, gjenerali Vernon Walters, doktoret e Laboratorit te Shtyrjes Reaktive ne Californi, Allen dhe Theodore van Karman etj. Keta jane disa nga ish-antaret dhe anetaret aktuale te MJ-12.
Oficeri thekson qe EBE-te pretendojne se kane krijuar Krishtin. Ata kane nje lloj aparature rregjistruese qe qe ka rregjistruar gjithe historine e Tokes dhe qe e shfaq ne formen e hologramit. Ky hologram mund te filmohet po duke qene se menyra sesi funksionon hologrami eshte e vecante filmimi kur hidhet ne videokasete apo shfaqet net v nuk del i qarte. Kryqezimi i Krishtit ne Malin e Ullinjve {kjo ne fakt ka ndodhur ne Kodren Lavary dhe jo ne malin e Ullinjve- Branon) u pergatit si film qe te shfaqej perpara publikut. EBE-te deklaruan qe ata kane krijuar Krishtin dhe e shoqeruar me efektin e Krizes se Madhe Ekonomike, kjo gje do shkaktonte nje tronditje te madhe ne vlerat tradicionale dhe arsyet jane mese te kuptueshme pse.
Kjo tjeter videokaste qe mesa duket ekziston eshte ajo e nje interviste me nje EBE. Duke qene se ata komunikojne nepermjet telepatise (impinate transmetuese kristalline fizionike qe lidh Grite sebashku ne nje menyre kolektive te te menduarit. Branton), ku nje kolonel i Forcave Ajrore sherben si perkthyes. Pak perpara renies se tregut te aksioneve ne tetor te vitit 1987, disa gazetare perfshi dhe Bill Moore u ftuan ne Washington D.C. qe te filmonin personalisht EBE ne nje interviste te ngjashme dhe ta shperndanin filmimin ne publik. Mesa duket nga ajo qe ndodhi ne tregun e aksioneve u mendua se nuk kishte ardhur ende koha e duhur per nje gje te tille. Megjithese duket nje metode paska e cuditshme per te informuar publikun per ekzistencen e jashtetokesoreve, do perputhej me panikun e organizuar qe sdihej sesi do reagonte.
Moore gjithashtu Poseidon disa nga dokumentat e projektit Aquarius, faqe te te cilit “rrodhen” ne public disa vite te shkuara dhe qe flisnin ne menyre te detajuar per nje projet supersekret te NSA (National Security Agency) i cili eshte mohuar nga ata vazhdimisht deri pak kohe me pare. Ne nje leter drejtuar senatorit John Glenn, drejtori politik i NSA Julia B. Wetzel shkruante: “Mesa diket ka ose ka qene nje projekt i Forcave Ajrore i quajtur Aquarius i cili merrej me ufo-t. Per coincidence ka dhe nje tjeter projekt te NSA qe quhet Aquarius i cili shqyrton ne menyre specifike “komunikimin me alienet” [EBE]. Sebashku me projektin Aquarius ishte dhe nje tjeter projekt i quajtur Snowbird, qe merreshe me provat per fluturimin ,e nje disku alien te rekuperuar, ne Groom Lake, Nevada. Ky projekt vazhdon edhe sot e kesaj dite. Sipas fjaleve te nje punonjesi qe punon aty “njerezit tane jane shume me te afte per ti cmontuar gjerat sesa per ti montuar sic kane qene”.
Moore i cili deklaron se ka qene ne kontakt me MJ-12, ndjen se eshte perdorur nga ata per te shperndare dokumente sekrete dhe premtuar atij informacione per te dale publikisht dhe beret e njohur perpara te gjitheve ekzistencen e jashtetokesoreve deri ne fund te vitit 1987.
Merrni ne considerate keto pika:
1- Moore deklaron me force qe nuk eshte nje agjent qeveritar, por kur Lee Graham [nje ufologjist nga Califorina e Jugut] u hetua nga DIS [Defense Investigative Service] Sherbimi investigative I Mbrojtjes per posedim te dokumentave qe konsiderohen te klasifikuara dhe te cilat i kishte marre nga Moore, ky I fundit nuk u hetua.
2- Moore deklaron prerazi qe gjymtimi i kafsheve ne vitin 1973-1983 ishte nje sajese e Linda Howe [autorja e Perfundim i Cuditshem] per te krijuar publicitet per veten e saj. Ai citon librin Evidenca Memece si bazen e sajeses. Evidenca Memece ishte nje liber i sponsorizuar nga qeveria qe te shpjegonte gjymtimin e kafsheve ne terma konvencionale.
3- Moore deklaron qe libri i fizikes i U.S.A.F. Academy, Hyrje ne Shkencen Kozmike, volume i II, kapitulli 13, quhet Mjete Fluturuese te Paidentifikuara dhe qe pershkruan kater nga tipat me te zakonshem te alieneve te raportuar, eshte shkruar nga nenkoloneli Edward R.Therkelson dhe majori Donald B. Carpenter, te dy personel te forcave ajrore te cilet nuk e kishin idene se cfare po shkruanin dhe vetem citonin referenca pa vlere.
Nese qeveria e ndjeu se po detyrohej te pranonte ekzistencen e alieneve ne Toke per shkak te evidencave derrmuese sic ishin vezhgimet massive te ufove ne Tetor dhe Nentor ne Wytheville, Virginia dhe librat e botuara se fundi si psh Rrethimi I Nates nga J. Allen Hynek dhe Phillim Imbrogno dhe po ashtu duke patur parasysh Krizen e Madhe Ekonomike dhe sidomos QELLIMET ARMIQESORE TE EBE-ve, eshte e voltishme per MJ-12 te pranoje ekzistencen e EBE dhe te eleminoje informacionin per gjymtimet dhe rrembimet.
Nese Moore dhe MJ-12 kishin ndonje lloj marrveshje, atehere nje renditje e tille e fakteve ishte ne avantazh te Moore. Psh MJ-12 mund te thoshte…’ketu jane disa dokumenta autentike… por mos harro, mos fol per gjymtimet dhe rrembimet.” Kjo do ishte ne favor te Moore sepse do furnizonte me informacion teorine e tije qe ET (jashtetokesoret) ekzistojne dhe ne te njejten kohe te mohonte te verteten mbi ET-te. Sidoqofte nese Moore po punonte per MJ-12 ne nje menyre ose tjetren do ndiqte linjen e tyre, pra duke pranuar Et dhe duke fshehur gjymtimet dhe rrembimet. Por nese ai po punonte I vetem atehere nuk do e kishte fare idene e Krizes se Madhe Ekonomike. Kjo gje mbetet ende e paqarta edhe sot e kesaj dite ndersa Moore nuk rresht se shpjeguari qe nuk kishte aspak lidhje me MJ-12 apo me sajesen qe u be me gjoja dokumentat e leshuara prej tyre.
Koha do e tregoje. Eshte e mundur qe Moore do shkoje me tutje dhe do nxjerri videon qe paraqet intervisten e alienit me ushtaraket, sic ka premtuar ta beje nga fillimi i vitit. Nga kendveshtrimi i MJ-12, publiku do ekspozohet me kete informacion pa qene e domosdoshme qe ta besoje sepse Moore ne thelb nuk eshte nje burim aq i besueshem sa psh te themi Presidenti i USA. Mbas disa muajve kur intervista te jete pertypur dhe diskutuar nga publiku, nje tjeter burim, kete rradhe me i besueshem do te shfaqet dhe do te konfirmoje autenticitetin e videos se intervistes.
Tani ju mund te pyesni, “pse nuk kam degjuar per asnje nga keto? Po nga kush mendoni ju ti degjonit? Nga Dan Rather, Tom Brokaw, Sam Donaldson? GABIM. Keta njerez vetem lexojne lajmet, nuk i gjejne ato. Ata kane zonjushat qe marrin neper telefona dhe bejne intervistat me deshmitaret dhe verifikojne deklaratat apo historite qe vijne nepermjet linjave te ndryshme te informacionit.
Nuk do ndodhi qe psh Dan Rother do shkoje ne Wytheville, Virginia dhe te filloje te germoje ne arsyen pse kishte 4000 raporte per vezhgime ne Tetor dhe Nentor te vitit 1987. Pse Tom Brokaw apo ndonje tjeter duhet te rrezikojne reputacionin e tyre dhe te rendin mbas nje historie te tille. Askush, them askush nuk do e beje ate gje, askush sdo rrezikoje koken e tij ne ide te tilla kaq te paimagjinuara dhe te injoroje deklaratat e 4000 njerezve per pamjen e nje objekti 900 kembe te gjate (300 metra) dhe qe nxorri nga rruga gjate kohes qe ju kalonte siper. Ne rastin e Wytheville, prania e dhjetra furgonave te NASA-s nuk terhoqi aspak vemendjen e medias dhe ata qe ju shkoi nder mend te pyesnin moren si pergjigje ate qe NASA po bente nje kontroll te klimes.
Juve mund te pyesni perseri – “po shkenctaret tane? A e dinin ata kete fakt? Nese Carl Sagan dinte dicka atehere ai ka bere nje mashtrim te madh duke abuzuar me anetaresine e tij ne SHoqerine Planetare ‘Per kerkimin e inteligjencave jashtetokesore’.
Nje tjeter operacion net e cilin qeveria amerikane shpenzon miliona dollare cdo vit eshte radioteleskopi ne Arecibo, Puerto Rico, e kontrolluar nga Universiteti Cornell. Cornell po kerkon me kembengulje sinjale nga jashte hapesires, nje shenje se mbase dikush eshte atje tej. Eshte shume e veshtire te besosh qe astronomet relativisht shume inteligjent, te jene kaq injorante. Por ne fakt nuk eshte injorance po “frike” per te turbulluar Status Quo-ne.
(Shenim: Edhe sikur ata te kene gjetur evidence te jetes jashtetokesore, ju mendoni se SETI dhe projekte te ngjashme te sposorizuara nga qeveria, do na tregojne ne? Le te hedhim nje sy ne deklaratat aktuale nga persona qe jane perfshire ne keto projekte. Kjo me poshte eshte marre nga nje artikull i Matt Spetalnick me titull “A ka njeri atje? NASA kerkon per jashtetokesore te vertete: botuar ne Revisten Reuters ne 5 tetor te vitit 1992: “Te pakten 70 here, shkenctaret kane kapur vale radiofonike te cilat permbanin gjurme komunikimi te qenieve inteligjente nga bote te tjera por kjo gje asnjehere nuk eshte verifikuar, shprehet Frank Drake.” Ndersa studiuesi John Spencer duke ju referuar doktorit Otto Strove tregon sesi ky astrofizikant ka asistuar Frank Drake ne hartimin e projektit OZMA dhe rezultateve te tij misterioze…”projekti filloi kerkimet duke u fokusuar ne yllin TAU CETI. Sipas deklaratave te bera ne ate kohe sapo projekti filloi, SINJALE SHUME TE FORTA INTELIGJENTE u kapen duke I lene shkenctaret te shtangur. Por papritur Dr. Strove deklaroi qe projekti u mbyll dhe komentoi qe nuk kishte ndonje arsye specifike per te degjuar mesazhe nga bote te tjera. [UFO Enciklopedia].
Keshtu pra, keta te “brendeshem” do te pranojne te gjithe dollaret tane te fituar me aq mund dhe qe na i marrin nepermjet taksave per te financuar projektet e tyre te radios apo edhe me keq, bazave te tyre te nendheshme dhe jo vetem kaq po edhe te “mallkojne” keto nga personat qe ka kuriozitetin e justifikuar dhe te drejten e informaciont per te marre vesh se ku shkojne “parate qe ata investojne”
. – Branton)
Nese qeveria sdo te na e thote te verteten dhe mediat kryesore po ashtu sdo marrin seriozisht asnje nga keto fakte (Keto fjale jane shkruar shume kohe me pare se te hartoheshin programet e para ne TV te cilat merreshin me fenomenin ufo sic ishte Sightings, Encounters, Unsolved Mysteries, Current Affair, Montel Williams, Strange Univerese dhe programe te tjera televizive apo spektakle te cilat shqyrtonin ufot, rrembimet dhe me tej me ne thellesi. Spo permend ketu X-FILES apo Dark Skies apo programe te tjera. Branton) atehere kush eshte pamja e plote e gjithe kesaj historie? A kane kryer EBE-te me qindra mijera, mbase miliona rrembime ne gjithe boten, ndertuar nje numer ende te paditur BAZASH SEKRETE NENTOKESORE [Groom Lake, Nevada; Sunspot, Datil, Roswell; dhe Pie Town, New Mexico, keto ishin disa sa per shembull] dhe me pas te largohen? Apo, duke konsideruar pergatitjet ne duhet te supozojme se ata po behen gati te kryejne levizjen perfundimtare apo le te themi qe pushtimi eshte kompletuar tashme dhe vetem e bertitura ka mbetur?
Nje plan mese i detajuar per pushtimin e Tokes per burimet dhe te mirat e saj nuk mund te behet me nje ulje masive te mjeteve te alieneve te pajisura me arme me rreze. Nje pushtim dhe ekzekutimi i tij nga nje civilizim mijera vjecar me i vjeter dhe i avancuar se i yni ka shume mundesi te perfundoje perpara se nje grusht i vogel njerezisht, le te themi 12, do e kuptoje se cfare ka ndodhur. Pa buje, pa rremuje. Keshilla me e mire qe mund tju jap eshte kjo: Heres tjeter nese shikoni nje disk fluturues dhe jeni te mrekulluar nga dritat apo teknologjia e larte, dritat e bukura shumengjyreshe dhe fluturimi pluskues qe ben, IKNI ME VRAP SI TE CMENDUR!”
3 Qershor 1988 Las Vegas, NV.
Materiali i meposhtem eshte pjesa shtese qe John Lear perfshiu ne dokumentin e dyte, ate qe nxorri mars per publikun e gjere:
“Ne vitin 1983 kur u zbulua ardhja e shpejte e Krizes se Madhe Ekonomike, MJ-12 [I cili tani mund te kete nderruar emrin ne PI-40] filloi te punonte me nje arme apo aparature qe do konfrontonte EBE-te te cilet mendohet se kane infiltruar komplet shoqerine tone. Ky program u financua nepermjet SDI i cili per koincidence ka filluar ne te njejten periudhe. Nje perpjekje madheshtore eshte bere nga te gjithe pjesmarresisht per kater vjet por programi perfundoi ne deshtim te plote ne dhjetor te vitit 1987. (Shenim: Ufologu nga Britania, Timothy Good ka deklaruar se mbi 22 shkenctare britanike te cilet punuan per programin amerikan SDI nepermjet komanise British Marconi dhe kompani te tjera hapsinore, kane vdekur ne menyre misterioze apo jane ”vetvrare”ne harkun kohor te 2 vjeteve. A ka te beje kjo me deshtimin e programit? Mesa duket dikush “atje jashte” ka patur qellime te sabotje programin SDI/LUFTA YJEVE. Po ashtu ka raporte qe flasin per disa nga satelitet tane te mbrojtjes qe jane shkaterruar ne menyre misterioze.Branton.)
Nje program i ri eshte hartuar po do te duhen 2 vjet deri sa te behet operativ. Nderkohe eshte shume esenciale per MJ-12 [PI-40] qe askush, perfshi Senatin, Kongresin Amerikan apo shtetasit e USA, [dhe kushdo tjeter] te marrin njohuri per kushtet reale qe rrethojne mbulimin e te vertetes mbi UFO-t dhe deshtimit te plote te veprimtarise ne lidhje me to.
Moore asnjehere nuk i beri publike videokasetat e tij por vazhdon te deklaroje qe eshte duke negociuar me nje network shume te madhe, edhe keshtu edhe ashtu….
Nje tjeter burim, shton kete informacion deklarates se Lear:
Area 51… dhe nje tjeter qender afer Dulces, New Mexico mund te mos i perkasin me forcave besnike ndaj Qeverise Amerikane apo mbase edhe komplet njerezimit. Eshte e temerrshme te mendosh qe shkenctaret qe net hemi se punojne per ne [ne bazat e perbashketa] jane ne fakt te kontrolluar nga alienet.”
Lear vazhdon: “SDI, duke perjashtuar komplet ate qe dini ju per kete program, ne te vertete eshte hartuar te godasi dhe rrezoje disqet qe vijne. Gabimi qendron ne faktin se ne mendonim se ato vinin nga ajri, ndersa ne fakt ato kane qene ketu prej kohesh.Ato jane ne baza te nendheshme, ne cdo vend. Mesa duket alienet kane ndertuar baza te tilla pa dijenine tone dhe ne keto baza ata kryejne te gjitha eksperimentet monstruoze gjenetike me kafshet, njerezit dhe me qeniet e “improvizuara” te rraces se tyre. Keshtu lindi projekti EXCALIBUR. Raportet e medias e pershkruajne EXCALIBUR si nje arme me system te disenjuar per te shkaterruar qendrad e nendheshme te komandes Sovjetike te cilat Regani ne menyre hipokrite i karakterizon si destabilizuese. Edhe ne kemi qendra te till ate ngjashme. Por Lear deklaron se kjo arme u arkitektua dhe drejtuar kunder kercenimit alien. Fatkeqesisht, “visitoret” na kane pushuar ne ne shume menyre.
Me miliona amerikane jane te impiantuar. Eshte nje pajisje e vogel qe varion nga 50 mikrone ne 3 mm dhe futet ne tru nepermjet kanalit nasal ose hundes. Per sa dihet funksioni eshte te kontrolloje personin e implantuar. Ne vitin 1972 dr. J.Allen. Hynek ka dhene nje shifer me perafersi qe 1 ne 40 amerikane eshte i implantuar, por tani ne besojme se kjo shifer eshte shume me e larte, 1 ne 10. Keto implante do aktivizohen ne nje te ardhme te afert dhe per qellime ende te panjohura. Besohet se shume nga te implantuarit po kontrollohen menderisht me detyra te caktuara qe duhet te kryejne se afermi.
Kur Lear u shtrengua te dekonspironte disa nga burimet e tija te informacionit, ai deklaroi qe keto burime anonime inteligjence shkojne “deri siper, ne majat me te larta”. Megjithate disa nga emrat qe ai permendi nuk jane dhe aq sensitive dhe njihen nga veteranet e Ufologjise. Ketu perfshihet:
Paul Bennewitz drejtori i Thunder Scientifik Laboratories [nje objekt studimor ne New Mexico dhe me lidhje te forta me qeverine] i cili deklaron te kete arritur te futet ne sistemin e komunikimit te kompjuterave aliene nepermjet nje radio-video-kompjuter te ndertuar nga ai vete.
Linda Howe autorja e dokumentareve televiziv Perfundimi i Cuditshem [nje program qe trajtonte gjymtimin e kafsheve] e cila ka marre informacione te shkelqyera te “rrjedhura” nga ambientet e inteligjences dhe pikerisht nga zyrtari special i inteligjences kolopneli Richard Doty, ish funksionar ne te shume njohuren Kirkland AFB, emer shume i pranishem ne hetimet per UFO-t.
Duhet te merret ne konsiderate qe Doty mund te jete pergjegjese per perhapjen e disinformacionit persa i perket UFo-ve
Robert Collins [emri i koduar i te cilit sipas Lear eshte Condor] i cili ka siguruar nje numer te kon siderueshem dokumentash zyrtare ne lidhje me ufot.
Reshteri Clifford Stone, nje nga kryesoret e mbledhjes e materialeve per ufot qe lidhen me Aktin e Lirise se Informacionit [Freedom of Inormation Act ose FOIA].
Duke qene se e quajta me interes ne vazhdim te materialit te Lear po i referohem disa deklaratave te bera nga individe te ndryshem qe lidhen me fenomenin UFO.

“ Ne obsesionin tone me antagonizmat e momentin ne shpesh harrojme sa afer jemi si qenie njerezore ne kete planet. Mbase na duhet ndonje rrezik universal nga jashte ten a beje te kuptojme kete gje. Ne disa raste mendoj se sa shpejte dallimet midis njeri tjetrit do zhdukeshin nese do na kanosej ndonje rrezik alien jashte kesaj bote. Dhe perseri ju pyes ju, A NUK KA NJE FORCE ALIENE TE PRANISHME KETU MIDIS NESH?”
Pjese nga fjalimi i presidentit Ronald Reagan ne 21 shtator 1987 perpara Asamblese se 42 te Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

“Nuk te rri pa i thene atij (Gorbachovit) qe mendo per nje cast sa e lehte do jete puna e tij dhe e imja ne keto mbledhje qe bejme nese krejt papritur bota jone do kercenohej nga qenie te ardhura nga hapesira, nga planete jashte universit tone. Natyrisht smund te pres deri sa nje rrace aliene te vije ketu poshte tek ne dhe te na kercenoje por mendoj se midis njeri tjetrit ne mund te arrijme te merremi vesh.”
Pjese nga fjalimi i mbajtur nga presidenti Ronald Reagan ne tetor te vitit 1985 perpara studenteve te Fallston High School ne Fallston, Midland.

“Per dijenine tuaj, nje burim shjume i besueshem ka informuar Zyren qe disqet fluturuese besohet se pilotohen nga qenie inteligjente dhe sjane aspak fenomene natyrore. Po ashtu eshte saktesuar qe Bashkimi Sovjetik prej vitesh po perpiqet te perfeksionoje nje lloj disku fluturues.
Ky eshte nje mesazh qe dergohet nga qendra ne te gjitha pikat e FBI-se ne 25 mars te vitit 1949.

“…mbi Objektet Fluturuese te Paidentifikuara. Drafti rekomandon qe agjencite kombetare te sigurise dhe organet e tjera te inteligjences te pergatisin mbrojtjen materiale dhe ate morale te popullates ne vend qe te njihet natyra e rrezikut dhe masat qe duhen marre.”
Rekomandime nga CIA, Robert Panel ne UFOs…Janar 1953.

Interesimi i publikut ne mesimin e te vertetes eshte pak ne krahasim me natyren sensitive te materialit dhe efektin qe do kete ne sigurine kombetare dhe reagimin qe do shkaktoje…”
Gjykata amerikane, departamenti i opinioneve ne ceshtjen civili ndaj Qytetaret Kunder Sekretit te UFO-ve. Agjencia Kombetare e Sigurise, 18 maj, 1982.

“Shumat monetare te vena ne dispozicion te agjencise mund te rriten pa u kufizuar nga ligji dhe rregullat qe lidhen me zgjerimin e Qeverise…”
Dokument i CIA 1949

Ne kete vend eshte gjetur nje disk fluturues i pademtuar dhe me 18 qenie te ngjashme me njeriun me nje gjatesi prej 3 kembesh (rreth 90 cm), te gjithe te vdekur po jo te djegur.”
Mesazh nga zyra e FBI-se ne New Orleans, drejtuar qendres se FBI ne 31 mars te vitit 1950 dhe qe flet per nje disk te gjetur ne shkreterien e Mojaves ne janar te vitit 1950.

“Kur kater veta ulen sebashku te hartojne nje komplot, tre jane te cmendur, i katerti eshte nje agjent I qeverise.”
Duncan Lunan

“Disqet Fluturuese jane te verteta”
Gjenerali Nathan Twining.

No comments:

Post a Comment