KAPITULLI I TETEMBEDHJETE

BUXHETI I ZI DHE PERANDORIA E NENDHESHME



Ne 20 tetor 1991, studiuesi nga California Michael Lindemann, themeluesi i “The 20/20 Group” dha nje lecture perpara nje numri te madh hetuesish te interesuar. Gjate mbajtjes se lektures se tij, ndersa diskutonte per Kompleksin Ushtarako-Industrial ne nje baze te nendheshme jashte Lancaste, California, ai beri deklaraten e meposhtme:

“…Sa prej jush ka pare librin “Ceku i Bardhe” ?... Nuk eshte nje liber per Ufot. Ju keshilloj ta lexoni sepse keshtu do kuptoni dicka sesi jane financuar projekte te tilla pa miratimin e Kongresit. Shume qytetare psh, nuk e dine se National Security Act i vitit 1947 e ktheu ne ilegale te deklaroje se sa para shpenzohen nga CIA dhe te gjitha agjensite e tjera te inteligjences. Ska rendesi nese flisni per CIA-n, NRO, NSA apo DIA etj, te gjitha jane ne te njejten kategori.
Ju nuk mund te thoni se sa kushtojne keto gjera. Ajo qe mund te beni nese doni te mesoni, eshte te shtoni numrat ne Buxhet te cilat nuk jane te shenuara per asgje dhe me asgje. Ka nga keto kategori qe kane miliarda dollare ne kontroll dhe qe skane ndonje emer tjeter vecse “projekt special”... Dhe cdo Kongres e miraton si kukull kete buxhet i cili ka nje shifer te tille, $300.000.000.000 ose dhe me shume, e shoqeruar me nje sasi paraje kesh nen etiketen e projekteve speciale. Gje e pazakonte. – 10 miliarde dollare. O.K. mire po ku shkon gjithe kjo sasi e pazakonte parash? Shkon per projektet e pazakonta dhe sigurisht njera prej tyre eshte ajo e bazave te nendheshme dhe sic thote autori i librit Ceku i Bardhe, TIM, ne bazat e nendheshme shpenzohet buxheti i zi me shume se ne cdo gje tjeter.
Tani nuk mendoj se 35 miliard qe eshte me perafersi sasia e parave per buxhetin e zi qe ju mund ta gjeni duke analizuar buxhetin, eshte sado pak afer me te verteten sepse kjo sasi plotesohet me nje sasi tjeter gjigande parash te perftuara ne rruge ilegale nepermjet trafikut te droges dhe atij te armeve. Nje nga shembujt me te persosur per ajo qe doli ne drite me skandalin e B.C.C.I. per te cilin shpresoj se keni degjuar... nje numer shume i madh zyrtaresh te larte amerikane qe ishin perfshire ne afera korruptive...
Populli amerikan sdo e gelltiste dot kollaj kete gje nese do kishte informacionin e duhur dhe kjo eshte arsyeja pse ne duhet te bejme te pamunduren qe ky informacion te shkoje tek te gjithe dhe ta marrim ate shume seriozisht sepse behet fjale per parate tona dhe te ardhmen tone qe po kalon ne sistemin e “kesteve”.
Por miku im qe ka punuar ne bazat e nendheshme si teknik ndertimi, rreth 30 nivele nentoke, thote se keto baza mbase jane 30-35 kate poshte, si tip rrokaqellash nentoke. Sic e thashe nuk jane thjesht si tunele minierash por jane ndertime gjigande, blloqe te tera qyteti ne gjendje te strehojne me mijera njerez. Njera prej tyre, stacioni YANO [kjo na u tha nga shefi i zjarrfikseve qe ishte thirrur aty per te zgjidhur nje problem te vogel sigurie] ka 400 vende parkimi per makinat ne nivelin e pare por makinat sjane pare ndonjehere te futen dhe te dalin prej aty. Ato jane makina qe perdoren vetem BRENDA.

O.K., pra eshte nje situate shume interesante aty poshte. Ky miky yne merrej me vendosjen e paletave murale ne katin e 30-te, mbase kati i 30-te nentoke. Ai dhe skuadra e tij punojne me njerin nga muret dhe aty ngjitur eshte nje dere ashensori. Dera e ashensorit hapet dhe dihet qe per refleks syte te shkojne menjehere aty dhe ai pa tre njerez, dy prej tyre inxhinjera qe ai i kishte pare me pare. Midis tyre qendronte nje tjeter por vetem se ishte 8 kembe ose 8 kembe e gjysem i gjate (le te themi 2 metra e gjysem). Lekure e gjelbert, me te dhena reptiliane, krahe ekstra te gjate dhe qe kishte veshur nje perpase laboratori dhe nje tabele ne dore...
Kam tendencen per ta besuar kete histori sepse para se gjithash kemi te tjera histori te ngjashme nga burime komplet te pavarura dhe te ndryshme dhe ajo qe eshte me e rendesishmja eshte qe ky person ne te njejten dite, la punen. Duhet te kemi parasysh qe ai paguhej me shifra astronomike. Kjo ka arsyen e saj, nese je thjesht nje punetor ndertimi dhe puna jote eshte te merresh me paletat qe veshin muret, e vetmja menyre per te te mbyllur gojen per punen e rendomte qe ben eshte te te paguash nje shume te madhe.
Pra ai braktisi punen. Shoku i tij qe bente pjese ne te njejten skuader pak kohe me pas u shnderrua ne nje te alkolizuar. Kjo eshte dicka shume nervozuese. Nuk ishte se ai alien doli papritur e kujtuar nga hicmosgjeja, ai ishte ne shoqerine e dy humaneve dhe qendronte midis tyre sikur te ishte gjeja me normale per disa minuta deri sa dera u mbyll.
Miku im pati nje ndjesi qe ashensori kishte probleme funksionimi perndryshe ai kurre sdo kishte pare ate qe pa, pervec se rastesisht.
Duke ju referuar ish punonjesit te Wackenhut, Michael Riconosciuto, ka nje lidhje direkte te nendheshme midis Kompleksit Ushtarak te Nevadas me stacionin e nendheshem afer lancaster, California sic eshte baza ne malin Tehachapi. Ka shume njerez qe i referohen aktiviteteve te nendheshme aty si dhe nje lidhje operacionale midis Dulces, New Mexico dhe Dreamland ose baza Area 51 ne Nevada, lidhje qe ekziston nepermjet Dugway, Utah dhe Page, Arizona. Nese forcat aliene kane nder mend te marrin kontrollin mbi planetin tone, atehere do ishte logjike per ata qe te vinin ne shenjester pikat tona kerkimore te teknologjise ushtarake dhe qendrat e zhvillimit. Kjo mund te perfshije dhe nje “infiltrim” aktual te kompleksit tone industrialo-ushtarak dhe kontrollin e linjes se komandes nepermjet kontrollit te mendjes e nje personeli specifik dhe strategjik. Sa me poshte te zbresesh ne perandorine aliene te nendheshme, aq me shume rritet personeli i sigurise dhe qe do te thote qe kontrolli eshte me i madh aty poshte ne kete tentative pushtimi nga poshte lart. Ne shume raste amerikane patriote jane gjendur midis kesaj lufte te nendheshme midis forcave besnike te personelit ushtarak amerikan dhe alienve ose personelit te kontrolluar nga alienet sic ishte rasti i luftrave te Dulces dhe asaj Groom. Disa kane arritur te shpetojne nga keto takime te temerrshme dhe ne menyre te vullnetshme apo jo kane ngritur zerin dhe kane treguar per gjerat qe kane pare duke shkaktuar shqetesim madje dhe zemerim ne rradhen e atyre qe kane dashur ti degjojne.

Biseda e meposhtme, ne lidhje me Kompleksin Ushtarak te Nevadas dhe stabilimenteve te nendheshme eshte zhvilluar ne emisionin “Billy Goodman Happening” – Radio KVEG 840 AM, Las Vegas, Nevada ne 19 nentor 1989. Materiali eshte transkriptuar nga nje rezident i Las Vegasit.
Aksidentalisht, Billy Goodman kishte planifikuar personalisht ne bashkepunim me Radion KNBC ne Los Angeles, te vezhgonte Disqet te cilat testoheshin ne Groom Lake, Nevada. Goodman dhe te tjeret deklaruan te kishin pare disqe funksionale ne fluturim dhe theniet e tyre i mbeshteten me materiale filmike. Ne njeren nga videot tregohet nje objekt fluturues qe kryen nje ngritje vertikale, ndalon ne mes te ajrit qe ndiqet me pas nga nje kalim horizontal dhe me pas nje tjeter ngritje vertikale. Dicka e tille eshte e pamundur per cdo lloj mjeti fluturues konvencional. Billy Goodman i cili qe prej asaj kohe ka levizur ne nje tjeter stacion radioje ne Los Angeles, ka qene me te vertete shume i rendesishem ne gjetjen e materialeve mbi bazaen e nendheshme ne Zonen 51 [Area 51]. Njeri prej informatoreve tane na ka thene se njeri prej miqve te saj kishte zbuluar disa deshmi shume shqetesuese nga disa punetore ndertimi te perfshire ne instalimin e disa aparaturave ne brendesi te tuneleve poshte Kompleksit Ushtarak te Nevadas dhe vecanerisht ne zonen poshte Mercury, Nevada. Shume prej tyre me pas vdiqen ne rrathana shume te dyshimta dhe kishte zera se te tjeret qe kishin punuar aty, mbaheshin rob nentoke sepse kishin pare shume. Kjo informatore, Stacy Borland, u gjet me pas e vdekur sebashku me njerin nga vellezerit e saj, ne Las Vegas. Mesa duket, dikush kishte hyre ne banesen e saj dhe e kishte vrare bashke me te vellane. Ne transkriptimin e meposhtem, telefonuesi i cili deklaroi se ishte nje punetor ne njeren nga bazat e nendheshme poshte Mercury, Nevada do identifikohet me germen T (telefonuesi) ndersa Billy Goodman me germen G:

G: Pershendetje ! Ju jeni ne programin Billy Goodman Happening ne KVEG ! Zoteri, cfare mund te bej per ju kete mbremje?

T: O.K. A jeni gati? Mbahuni fort ne karrigen tuaj. Ja ku po vjen ! Po zbresim 3 mije kembe nentoke! O.K. Mberrijme ne destinacion, 3 mije kembe. Dalim ne nje atmosfere ku sundon celiku dhe betoni dhe gjendemi midis njerez qe jane ah... punetore ndertimi dhe konstruktore qe kuptohet duhet te gjenden ne nje zone ndertimi. Me pas na afrohen njerez te tjere te cilet na fusin ne nje dhome duke na shtyre. Ata na thone: “Mos dilni nga ajo zone, derisa tju thuhet qe te dilni.” Keta djelmosha jane marinsa te ores se pare. Ata na thone: “Nese nuk beni sic ju themi, dikush nga ju mund te demtohet!” O.K ? Pra ne jemi thjesht punetore ndertimi!

G: Ku jeni duke punuar? Ku eshte vendi qe po na pershkruani?

T: Ne nje zone te caktuar!

G: Ne nje zone te caktuar? Nuk mund te na e thoni se ku?

T: Eshte pak si e ngaterruar. Ne nuk e dime se cfare po ndodh. Po fitojme shume para dhe cdo gje na erdhi si nga qielli por ata po na lendojne! O.K. ? Ne jemi punetore me kontrate. Jemi vetem punetore! O.K. ? Eshte nje person qe e miora ne telefon dhe i tregova se cfare po ndodh dhe ai me keshilloi qe te telefonoja ju dhe tja u thoja. Dhe kete jam duke bere tani. Telefonuar ju !

G: Ju e paraqitet te gjithe kete situate ne nje menyre shume te cuditshme. Para se gjithash nuk e dija nese ju do ishit serioz. Po me thoni se jeni nje punetor ndertimi dhe se duhet te punoni 3 mije kembe nentoke? Para se gjithash cfare doni ju aq poshte nentoke? Pra le te fillojme me kete pyetje me pare!

T: Ne instalojme ndricimin dhe linjat elektrike.

G: Kush ja u ka ngarkuar kete pune?

T: Eshte nepermjet Reynold’s Electronics. Me duhet ta them kete sepse e marr cekun tim te pageses nga dikush tjeter! (shenim: Reynold’s Electronics eshte nje dege e korporates “E.G. & G “ e cila ne fakt punon me kontrate ne Zonat e Proves ne Utah dhe Nevada)

G: Ata ju thone ju qe te instaloni dritat nentoke?

T: Po, por ka me shume se kaq. Kam nje fare frike te shprehem qarte. A po flas me ju apo jo?

G: Po, ju po flisni direkt me mua!

T: O.K. E dini, disa nga gjerat qe po ndodhin nuk duhet te ndodhnin. Duhet bere cdo gje publike! Publiku duhet te dije se cfare dreqi po ndodh! Dhe kjo me tremb per vdekje. Ajo qe nuk nxirret ne shesh. Per shembull, a mund tju jap nje shembull? Ja ku e keni nje shembull! Disa jave me pare ne ishin brenda ne nje lloj shpelle dhe pershkonim korridore te veshura me beton dhe celik qe zgjatoheshin drejt veriut. Leviznim ngadale duke montuar linjat elektrike dhe ndricimin. Kishte dhoma te shumta qe dukeshin si dhoma operative. Krejt pa pritur hapet nje ashensor dhe dalin disa marinsa amerikane qe na kapen prej leckash dhe duke shtyre dhe share na futen ne nje dhome. Kjo per mua eshte shume veshtire qe tja u tregoj. Shefi i tyre erdhi ne dhome dhe filloi te na informonte per gjendjen ndersa marinsat bene gati armet duke mberthyer bajonetat. Tani, une kam luftuar ne Vietnam dhe mendoja se keta djema ishin njerezit tane! Por jo! Harroje! Keta persona jane prej jashte hapesires! Keta futen ne dhome keto qenie te vogla, O.K.? Ata kishin koka te medha dhe trupa te vegjel dhe u futen ne nje dhome te vogel. Dhe mbas tyre ishin disa doktora me perparse te bardha. Nuk dinim ca te mendonim... nuk dinim se cfare po ndodhte! Ishim te gjithe te shokuar, e kishim para syve!... Isha i trembur per vdekje!

G: Tani ju nuk e dinit se cfare po ndodhte dhe cfare te prisnit prej asaj. Besoj se kjo gje ju zemeroi fillimisht. Me mendimin qe ishit midis njerezve tuaj gjeja e pare qe ju vjen ne mendje eshte mendimi qe pse te trajtoheni ne ate menyre. Dhe kjo eshte e kuptueshme, te pakten me aq sa arrij te mendoj une nga vendndodhja juaj.

T: E dija se ku isha! Kam punuar aty perdite! Mbaj shenime dhe mund te pergjigjem per cdo gje nese dikush me pyet. Po ju them miku im se ata sna tregojne te verteten se cfare po ndodh! Ka dicka qe shkon shume gabim ne qeverine tone. Degjova vetem nje pjesez informacioni nga ai shkenctari ne televizor (ka shume mundesi qe ti referohet Robert Lazar –Branton), por e di qe ai stregon gjithshka ka pare dhe qe di. Une jam thjesht nje punetor. Nje njeri i cekicit dhe i gozhdave. Ndersa ai shkenctari ka shume me teper tru se une dhe natyrisht qe di me shume per kete ceshtje. Ka dicka aty brenda qe ata sna e tregojne!

G: O.K. E kuptoj kete. Tani cfare kerkoni qe te bejme ne?

T: Ta ekspozoni!!!

G: Mendoj se juve sapo e bete kete gje. Ju sna e keni treguar vendin se ku punoni dhe kjo eshte shume e rendesishme sepse keshtu mund te kemi nje ide me te qarte se ku eshte. Shpresoj qe ju e kuptoni se ne kete moment...

T: Punoj ne Mercury, Nevada dhe jam elektricisti me i mire aty. Kjo te mbetet midis nesh. Nuk dua asnje tjeter qe te dije per kete gje.

G: Po ju jeni ne transmetim direkt zoteri !

T: Doni te thoni se pervec meje dhe jush, dikush tjeter e degjoi kete qe thashe?

G: Po ju po flisni ne telefon me nje emision radioje ne trasmetim direkt zoteri. Kushdo qe eshte ne Bregun Perendimor dhe qe degjon programin, sapo ju degjoi edhe ju. Pra ju e nxorret kete fakt ne publik. Tani le te shohim nese dikush tjeter di dicka per te njejten gje. Mbase, them mbase ndonjeri nga shoket e tu te punes do telefonoje.

T: Prisni nje minute! Ju doni te thoni qe dikush tjeter pervec meje dhe jush, i degjoi gjerat qe sapo thashe?

G: Tani ky eshte nje emision radiofonik zoteri. Une jam ne radio dhe ju me telefonuat ne emisionin qe une po transmetoj direkt.

T: Oh Zot i Madh !!!

G: Cfare ka te keqe ketu? Ju i telefeonuat nje emisioni radiofonik.

T: Mendoja se po flisja vetem me ju !

G: Po ju me thashe se dikush ju sugjeroi qe te me telefononit dhe te flisnit me mua. Ky dikush punon me ju?

T: Po.

G: Askush nuk e di se kush jeni ju. Ju se keni permenduar emrin tuaj ose ndonje detaj tjeter. Tani le te shohim nese ndokush do mbeshtesi theniet tuaja!

T: Nuk e dija qe njerez te tjere do degjonin ate qe kisha per te thene. Tani jam i trembur per vdekje per jeten time. Aty poshte ka gjera te frikshme qe mbahen te fshehta. Ka korrupsion te brendshem dhe per kete ata qe qerojne pa nje pa dy.

G: Po mire, kjo eshte ajo qe bejme ne ketu. Ne sjellim informacionin ne drite dhe jane njerez si ju te cilet e bejne kete gje te mundeshme. Ata na sjellin informacion gjithe kohes. A po perpiqeni ju te nxirrni ne shesh kete informacion sepse nuk ju pelqen ajo qe po ndodh?

T: Kam frike per jeten time sepse kam pare se cfare ndodh! Kam frike per jeten time sepse qeveria ime me genjen.

G: O.K. Pse trembeni per jeten tuaj? A ju kane kercenuar?

T: Perpara se ju te shkoni ne vendin e punes, ata te kercenojne ! Dhe te thone se nese nxjerr ndonje fjale nga goja per ate qe shikon aty rrotull, JE I VDEKUR !!!

G: Por ju nuk po thoni me shume se ckeni pare. A ka ndonje gje tjeter qe deshironi te thoni perpara se te mbyllim telefonaten?

T: Po dhe dicka tjeter. Kur bie fjala per gjera te vecanta dhe te cuditshme apo jashtetokesore, njerezit duhet te jene te sigurt qe ato qe shikojne neper tv apo revista jane te verteta. Ne kemi 6 trupa te vegjel aty poshte !!!

G: Faleminderit dhe te lutem vazhdo te na kontaktosh. O.K. ? [Fundi i transkriptimit.]

No comments:

Post a Comment