KAPITULLI I SHTATE

DUKE GERMUAR ME THELLE ENIGMEN E DULCES



Informacioni i meposhtem mbi anomalite e nentokes dhe bazes se Dulces eshte hartuar nga studiuesi dhe eksploratori John Rhodes:
Legjenda nga pjese te ndryshme te globit flasin per nje bote te nendheshme te banuar nga qenie mistike dhe me forma te ndryshme. Besoj se reptilet [raca] vazhdon te jetoje ne ditet tona nentoke, e fshehur net e carat e errata te tokes dhe ne thellesite e oqeaneve. Evidenca qe mbeshtet kete deklarate eshte ne dispozicion nepermjet raporteve te fundit dhe dokumentave historike.
Ne fillim te viteve 1960, nje shperthim i nendheshem berthamor, ndodhi rreth 30 milje ne jugperendim te Dulces, New Mecixo, sapo del nga autostrada 64. Ky shperthim berthamor u krye nen drejtimin e projektit Plowshare dhe u quajt Gassbuggy. Kohet e fundit eshte deklaruar qe ky shperthim ne menyre te vecante eshte perdorur per te krijuar nje lloj oxhaku me baze ne nentoke per te zhvilluar nje tunel supersekret te lidhur me projektet e zeza per bazat e nentokes.
Sipas te pafatit Thomas Castello, ish teknik sigurie ne bazen e Dulces, ky qytet i vecante nentokesor eshte nje baze shume secrete e drejtuar nga njerezit dhe po ashtu nga alienet reptiliane dhe kastes se tyre punetore, ata qe jane pare me shpesh, Grite. Mesa duket ketu behen eksperimentet e shumta dhe projektet me njerezit e rrembyer, burra, gra e femije.
Ne vitin 1961, Castello ishte nje rreshter qe kryente sherbimin ne Nellis Air Force Base afer Las Vegas. Nevada. Puna e tij ishte ajo e nje fotografi ushatark me nje akses shume te larte sigurie. Me pas ai transferohet ne West Virgina ku trajnohet ne fotografine e inteligjences se avancuar. Thomas punoi brenda nje instalimi te nendheshem te njohur dhe sipas natyres se punes se tij, i ndryshoi dhe niveli i aksesit te sigurise duke ju rritur akoma me shume dhe qe quhej TS-IV.
Ai ndejti me Forcat Ajrore si fotograf deri ne vitin 1971, kohe net e cilen ju ofrua nje pune me korporaten RAND si teknik sigurie dhe perseri niveli i aksesit te sigurise ju rrit ne te ashtuqujaturen ULTRA-3. Ne ate kohe ai levizi per ne Californi ku RAND kishte kompleksin kryesor. Ne vitin ne vazhdim ai njihet me nje vajze te quajtur Cathy. Ata u martuan dhe linden nje djale, Eric. Ne vitin 1977 Thomas transferohet ne Santa Fe, New Mexico ku rroga e tij u rrit ndjeshem dhe po ashtu niveli i aksesit te sigurise i kaloi shume lart, ULTRA-7. Puna e tij e re ishte ajo e nje specialisti fotografie te sigurise ne instalimin e Dulces dhe ne menyre specifike puna e tij aty ishte ajo e mirembajtjes, linjezimit dhe kalibrimit te monitorimit me videokamera ne te gjithe bazen e nentokes dhe shoqerimi i vizitoreve ne destinacionet perkatese. Sapo arriti aty, Thomas dhe “rekrutet e rinj” ju nenshtruan disa mbledhjeve net e cilat ju parashtruan rregullat e punes dhe sidomos “GENJESHTRA E MADHE” qe: “subjektet qe perdoreshin per ekpserimente gjenetike ishin te semure mendore te pashprese dhe studimet beheshin per qellime mjekesore dhe njerezore.”
Pertej ketij shpejgimi, cdo pyeteje qe do behej do kishte lidhje vetem me domosdoshmerine e pozicionit te punes. Mbledhja perfundoi me disa kercenime per denime te renda nese dikush do kapej duke folur me te “semuret mendore” apo biseda me pjestare te tjere te stafit te cilet nuk benin pjese me punen specifike te seicilit. Verdallosja neper ambjente ku nuk te lidhte puna me asgje, gjithashtu ishte e ndaluar dhe shkelesit e rregullores do ndeshkoheshin rrepte. Ndersa biseda mbi ekzistencen e bazes qeveri/aliene me njerez jashte ketij ambjenti do te konsistonte ne masa jashtezakonisht te rende deri ne denim me vdekje.
Thomas e kreu punen e tij ashtu sic ju kerkua nga superioret. Takimet e para te tij me alienet Gri dhe Reptilianet ishin mahnitese por shume shpejt ai kuptoi qe gjerat nuk ishin ashtu sic mund te dukeshin. Ai filloi te ndjente ekzistencen e nje tensioni midis disa pjestareve te stafit dhe vetes se tij. Ndonjehe ai ecte neper korridoret dhe ambjentet e bazes dhe degjonte apo shikonte njerezit qe flisnin midis tyre por sapo ata shikonin Thomas, duke qene se ai ishte nje officer i sigurise, nderprisnin menjehere bisedat e tyre dhe shperndaheshin.
Nje nga detyrat e tij ishte kontrolli i zonave te vecanta te bazes dhe koordinimi i videokamerave te sigurise kur ishte e nevojshme. Kjo gje i jepte mundesine atij qe te shkonte ne cdo cep te bazes dhe te behej deshmitar i gjerave qe do trondisnin cdo lloj imagjinate. Ai do te tregonte me pas ate qe kishte pare ne keto laboratore, studime mbi psikozen, analizime dhe aplikimi te avancuara te kontrollit te mendjes, transferim, perftim dhe njohje te kujteses ne trurin e njeriut, manipulim te materies, clonim te embrioneve humane dhe ato aliene, replikim te trupit njerez duke perdorur transferimin e shpejte te materies/energjise [komplet me gjithe memorien individuale te dikujt te marre nga bankat kompjuterike te kujteses] dhe kerkime te tjera te avancuara shkencore.
Shpesh ai do te shikonte disa nga krijimet e temerrshme gjenetike te cilat mbaheshin te ndara nga pjesa tjeter e bazes. Per keto qenie ai e dinte qe skishin te benin fare me semundjet mendore apo kerkimet mjeksore. Thomas nuk kishte me nevoje te shikonte me shume se aq. Cdo here qe ai zbulonte ndonje pjesez me shume te ketij kompleksi te nendheshem, beheshe akoma me e veshtire per ta pranuar si realitet. Mendja e tij kurioze e shtynte te hetonte dhe te gjente te verteten, ndonese ajo qe shikonte I kalonte kufijte e temerrit.
Nje dite, Thomasit ju afrua nje nga punonjesit dhe ju lut qe ta ndiqte pas ne nje kend te korridorit. Kur vajten aty, me ta u bashkuan dhe dy xhentelmene te tjere te cilet i pershperiten fjalet e temerrshme… burrat, grate DHE FEMIJET per te cilet thuheshe se ishin te semure mendore, ne te vertete ishin viktima fatkeqe te RREMBIMEVE. Ai i paralajmeroi folesit qe nese ai hapte gojen dhe tregonte ate qe ata i thane, ata mund te gjendeshin ne rrezik te madh. Por personi i pare qe e ftoi te bisedonin ne corridor ju drejtua duke i thene qe ata kishin besim qe kjo gje sdo te ndodhte sepse kishin kohe qe e mbanin nen kontroll dhe e kishin vere re qe ai nuk ndiheshe mire me ate qe shikonte neper laboratore. Ata e dinin qe Thomas kishte nje ndergjegje dhe qe do ishte miku i tyre.
Dhe ata kishin te drejte. Ai nuk i tradhetoi. Ne te kunderten, Thomas mori vendimin e rrezikshem te fliste me njerin nga njerezit e mbyllur ne kafaz ne zonen e mbiquajtur “Holli i Maktheve”
Duke qene se ata ishin ne gjendje te droguar gjithe kohes ai u detyrua ti therriste me emer dhe me vendbanimet perkatese. Ne menyre te vecante ai hetoi theniet e njerit prej te “semureve mendore”. Gjate fundjaves ne kohen e lire ai zbuloi gjate kerkimeve te tija se nje person qe ishte deklaruar si i humbur mbasi ishte zhdukur krejt papritur dhe familja e tij ishte dorezuar pas kerkimeve te pashpresa per ta gjetur. Shume shpejt ai zbuloi qe shume nga ata mijera burar, grad he femije [nga te gjitha vendet e botes] rezultonin sit e humbur ne rrethana te pashpjegueshme.
Thomas e dinte qe ishte i pafuqishem bashke me miqte e tij per te bere ndonje gje konkrete. E vetmja gje qe ai mund te bente ishte ajo qe te priste deri sa situate te ndryshonte dhe nderkohe te bente shume kujdes me mendimet e tija. Alienet Gri kane aftesi telepatike qe i mundeson atyre te “lexojne” mendjen e atyre qe kane perreth dhe nese Thomas shfaqte zemerimin dhe revolten e tij per ate qe ndodhte ne baze, kjo do te thoshte fundi per te dhe per miqte e tij.
Ne vitin 1978 situata ne bazen e Dulces ishte shume e tensionuar. Disa nga tekniket e sigurise dhe te laboratoreve filluan te sabotonin eksperimentet gjenetike. Ngritja e paranojes dhe e tensionit coi ne ate qe njihet si LUFTA E DULCES. Ishte me pak fjale lufta midis humanve dhe Reptilianeve per KONTROLLIN e bazes se Dulces. Ishin Reptilianet ata qe e vazhdonin “Genjeshtren e Madhe” me shume se humanet dhe insistonin te humanet per eksperimentet e tyre. Ata qe nuk i mbijetonin eksperimenteve perdoreshin si nje burim per kazanet me proteina te lengeshme te cilat “ushqenin” fetuset embrionike te Grive si dhe Grite e rritur. Kjo ishte nje temerr i vertete pertej cdo mendje njerezore per tu pranuar. LUFTES e DULCES e pati fillesen e saj ne Nivelin e Trete.
Askush nuk eshte i sigurt sesi filloi por ne nepermjet historise se Thomas dime qe konflikti perfshiu FORCAT E SIGURISE se bazes te armatosura me arme me rreze te njohura se FLASH GUNS, automatike te Forcave te Ushtrise Amerikane dhe me speciet e alienve Gri. Kur tymi u shpernda, 68 humane ishin vrare, 22 ishin teresisht te karbozinuar ndersa 19 arriten te ikin nepermjet tuneleve. Shtate prej tyre u kapen ndersa 12 te tjeret rrine te fshehur edhe sot e kesaj dite. Thomas u kthye ne vendin e tij te punes duke menduar sesi do realizonte ikjen e tij nga baza. (Shenim: Nuk dihet sesa Gri u vrane ne konflikt por sipas Castellos eshte e ditur me saktesi qe personeli njerezor i sigurise ishte shume inferior ne numer ne krahasim me alienet duke qene se ne nivelet e poshtme te bazes punonin me mijera Gri. Ka te dhena qe konflikti mund te kete filluar mbasi disa nga shkenctaret qe punonin ne nivelet e poshtme kishin mesuar te verteten mbi te rrembyerit, teorise mashturuese te alieneve mbi KRIZEN E MADHE dhe genjeshtrat e tjera, ishin kapur nga Reptilianet dhe ishin cuar ne zona te tjera nentoke ne baza te ngjashme nee Malet UTE ne juglindje te Colorados dhe jugperendim te Utah. Disa te tjere arriten te shpetojne dhe i treguan atyre te nivele me siper se cfare po ndodhte poshte tyre. Grite/Reptilianet nuk mund te lejonin te dilte ne shesh fakti qe ata kishin SHKELUR marrveshjen me MJ-12, gje qe e kishin bere gjithe kohes pa patur fare nder mend ta respektonin. Ata kishin shpresuar qe humanet nuk do e kuptonin pranine ketij operacioni “Kal Troje” deri sa te arrinin kontrollin e plote te planetit. Te pakten 100 forca speciale u cuan nga superioret e tyre ,e cilet ishin injorant te situates, per te cliruar shkenctaret dhe marre kontrollin mbi bazen, por alienet me te shumte ne numer jo vetem i perballuan por edhe vrane 66-68 prej tyre.-Branton)
Ne vitin 1979 presioni i madh qe ishte krijuar ne moralin dhe punen e Thomas, e bene kete te fundit te thyente heshtjen. Ai foli me shokun e tij me te ngushte dhe i tha, nepemjet nje letre qe ja dha dorazi, qe punonte ne nje instalim gjigand nentoke jashte Dulces, New Mexico.
Ai i tha mikut qe tij qe punonte krah per krah me alinenet Grit e cilet e konsiderojne veten autoktone ne kete planet dhe qe trekendeshi i zi me koke poshte me nje germe ngjyre floriri T te permbysur ne mes ishte simboli i projektit.
Thomas e dinte qe duhet te linte punen per te qene ne rregull me ndergjegjen e tij por tani, sidomos mbasi mesoi te verteten e llahtarshme mbi te rrembyerit dhe fatit te tyre ai e dinte qe kurre me sdo arrinte te bente te njejten jete si me pare. Ai e dinte qe do ishte gjithmone nen survejim dhe rrezik te perhershem deri ne momentin qe do vdiste. Ai po ashtu ishte koshient per faktin qe vdekja mund te mos i vinte natyrale ne nje moshe te thyer por shume me pare. Ajo mund te pershpejtohej nga disa individe qe do perpiqeshin ti mbyllnin gojen. Mbas nje fundjave larg punes, ai vendos te kthehet ne baze, por kete here jo nga hyrja kryesore por nga nje hyrje e paruajtur dhe qe ai e njihte mire dhe qe sherbente per ajrosje. Ne momentin qe ai u ndodh brenda u perpoq te shtirej sikur po kryente detyrat normale ditore dhe perpiqej te kontrollonte cdo mendim te tijin sa here kalonte afer ndonje alieni Gri. Gjate kesaj kohe ai mori disa fotografi te bazes perfshi dokumentin e marrveshjes ku dukej qarte firma e governatorit te Californise, Ronald Reagan, disa individeve te tjere dhe Grive. Thomas po ashtu arriti te merrte nje shirit me filmim prej 7 minutash ne vardh e zi nga videokamerat e survejimit me pamje nga laboratoret gjenetike dhe njerezit e mbyllur neper kafaze. Po ashtu filmime te Grive, skema te ndryshme te aparturave aliene dhe disa formula komplekse gjenetike. Ai e ndjeu se keto gjera nuk ishin vetem nje mundesi per te shmangur kercenime ndaj tij por edhe per nje moment kur publikut do i behej e ditur se kush ishte e verteta.
Thomas beri disa kopje te filmimit, fotove dhe dokumentave te tjera, i ndau ne pako te ndryshme dhe ja u dha disa personave te cilet ai i besonte shume duke i instruktuar qe ti fshihnin sa me mire deri sa te vinte momenti i duhur.
Me pas dikush e njoftoi qe gruaja e tij Cathy dhe i biri, Eric ishin marre me force nga shtepia dhe ishin cuar ne nje vend te nendheshem te pa specifikuar deri sa Thomas te vendoste te kthente materialet qe kishte marre. Por ne kete pike ai e dinte mire qe edhe nese do ti kthente komandes materialet e marra ne Dulce, perseri gruaja dhe djali tij nuk ishin me kurre te njejtet si me pare [nese do te ktheheshin te gjalle] mbas manipulimit agresiv te mendjes qe do i behej. Po ashtu Thomas ishte i sigurt qe ai bashke me familjen e tij ndonje dite papritur e pakujtuar do humbin jeten ne ndonje “aksident tragjik”. Pra ne nje situate te tille ai skishte asnje rruge zgjidhje pervec se te fshihej. Nga shteti ne shtet, nga kufiri ne kufi, neper motele te ndryshem, gjithmone duke para mbrapa shpines ne nje ikje te marre per te shpetuar jeten e tij.
Jane me qindra projekte speciale shkencore qe zhvillohen ne Dulcet e cilat perfshije por qe nuk kufizohen ne: Manipulimi atomik, klonimi, studimi i aureoles njerezore, aplikime te avancuara te kontrollit te mendjes, hibridizimi njeri/kafshe, instalimet audio visuale etj, lista eshte e gjate pa fund.
Ne te vertete Dulce, New Mexico eshte nje vend shume i cuditshem. Eshte nje qytet gjysem i fjetur ne rreze te Lugines Archuleta, pikerisht ne kufirin e jugur te Colorados dhe veriut te New Mexico. Turistet qe kalojne ndonjehere neper ate qytet shohin nje jete te vaget dhe te fjetur si ajo e nje qeni qe tund bishtin, i lodhur nga vapa e veres. Disa prej tyre thone se sapo kane hyre ne qytet, makina te zeza te medhaja dhe me xhapa te erret kane filluar te pershkojne rruget e qytetit kryq e terthor dhe kane shoqeruar turistet deri sa jane larguar jashte qytetit.
Sa per te shtuar, disa burime te tjera qe deshirojne te mos ju permenden emrat, kane raportuar gjera jo te zakonshme gjate punes se tyre me operacionin Plowshare gjate viteve 1960. Projekti ishte krijuar nen masken e perdorimit te bombave atomike ne kohe paqeje dhe u cua me tutje nen ombrellen e “Natural Gas Exploration.” Ne fakt, shperthime disa kilo-toneshe ishin perdorur si nje menyre e shpejte per te krijuar dhoma te medhaja te nendheshme per kompleksin. Gjithashtu eshte raportuar qe teknologjia per te pastruar ambjentin nga radiacioni jo vetem eshte e gatshme por edhe eshte perdorur ne keto projekte.
Gjate nje lekture te mbajtur nga ana ime te Premten ne 13 gusht 1993 ne Las Vegas, bera publike per te paren here planimetrine e niveleve nga i pari tek i gjashti i bazes se Ducles. Kjo planimetri ishte nje kopje e dokumentave origjinale te Castellos dhe qe ma kishte dhene nje nga te besuarit e tij. Ky mik, nuk i kishte nxjerre me perpara keto dokumenta sepse ato po perdoreshin per te verifikuar theniet e te rrembyereve qe thoshin se kishin qene aty. Aktualisht dokumentat origjinale jane verifikuar dhe kane mohuar shume histori qe qarkullojne ne ambjentet e ufologjise. Sidoqofte, miku i Thomas Castellos beson se ka ardhur koha per te zbuluar pjeset qe mungojne. Kati fillestar i Dulces ishte ilustruar ne original nga Castello dhe e bera publik per here te pare gjate lektures sime ne Las Vegas, Nevada. Kur e inspekton me vemendje menyren e vendosjes te bie ne sy fakti qe plani eshte hartuar ne menyre shume strategjike. Nga nje pike veshtrimi vertikale duket si nje rrote me nje bucele ne qender dhe me korridore te shumte qe perfundojne ne mesin e buceles. Kjo bucese eshte pika me kyce e te gjithe bazes. Eshte e rrethuar nga nje sistem qendror sigurie dhe zgjatohet ne te gjitha nivelet e bazes. Besoj se kjo eshte “thembra e Akilit” e te gjithe kompleksit. Ka mundesi qe perbehet nga fibra optike dhe linja elektrike. Kjo do te justifikonte faktin qe eshte e ruajtur me se miri nga forcat e sigurise dhe po ashtu do te shpejgonte vazhdimesine e saj vertikale ne te gjithe nivelet. Me te gjitha linjat e komunikimit dhe te energjise elektrike te fokusuara drejt buceles, eshte e mundur qe cdi nivel apo kat mund te mbyllet teresisht ne menyre individuale nga forcat perkatese te sigurise ose nga skuadrat e tjera te niveleve me siper apo me poshte. Kjo siguron nje nivel maksimal kontrolli ne te gjithe bazen.
Korridoret e shumte qe zgjatohen nga bucela te cojne ne nje numer te pafund laboratoresh ne 5 drejtime te ndryshme. Nga siper kjo baze duket nje kopje e denje e Pentagonit ne Washington D.C., e pajisur me holle, ambjente banimi, kafene dhe me simbole ushtarake neper mure.
Kur e shikon nga anash duket si nje trung i gjere me nje te hapur perpara dhe me deget qe zgjatohen nga qendra. Nese ky eshte nje kompleks shkencor atehere kushdo e ka te lehte te mendoje qe aparenca e saj eshte e njejte me ate ashtuquajturen “Pema e Diturise”. Kush ka qene qellimi i nje dizenjo te tille, apo eshte thjeshte nje rastesi?
I gjithe dizajni i kompleksit te kujton ndertimet e nendheshme te indianeve Hopi te quajtur kiva. Megjithese me duket pak pa vend krahasimi i nje ndertimi te tille ky kryhen llahtare te ketij kalbri me nje vendbanim paqesor indian, ngjashmerite nuk duhen harruar.
Te gjitha kulturat kane tendence qe gjate periudhes se migrimeve te marrin me vete stilet e tyre arkitekturore, mbase te njejten gje kane bere civilizmet e avancuara qe kane ndertuar “fillimisht” bazen e Dulces. Nese influenca e reptilianeve mbi njeriun eshte ajo qe na paraqitet ne dokumentat e medhaja arkaike dhe miteve, atehere duhet te besojme qe ka ndertime te tjera te ngjashme ne vende te tjera.

No comments:

Post a Comment