KAPITULLI I NJEZETETRETE

MISTERI-MAVERICK JIM CAMBELL SFIDON ENIGMEN DULCE-BENNEWITZ





Dokumenti i meposhtem [nder te tjeret] e ka origjinen si burim nga nje punonjes i inteligjences i cili eshte zhdukur prej disa kohesh. Pjestare te familjes qe jane shqetesuar shume per mungesen e tij zbuluan kete dokument ne nje sirtar personal te tij ku mesa duket punonjesi mbante disa prej letrave. Ky dokument si dhe te tjera qe ai i mbante mund te kene lidhje me shkdukjen e tij por se cfare eshte kjo lidhje, kjo mbetet e paqarte.
Kopje te ketij dokumenti dhe te tjerave mesa duket kane rene ne dore te disa studiuesve si rezultat i nje hetuesi i cili ka kontaktuar familjen e agjentit te humbur dhe ju dhane dokumentat prej tyre. Ky burim shprehet se familja e agjentit ishte shume e shqetesuar jo vetem per zhdukjen e djalit te tyre por edhe nga vete natyra e dokumentave dhe rroli qe mund te kene luajtur ne zhdukje.
Ne kopjen e dokumentit qe citohet ketu, jane bere disa shenime. Ato duket se jane “korrigjime” ne pika te ndryshme dhe qe mesa duket jane bere nga vete Paul Bennewitz. Korrektimet do indikohen me simbolin[*]:

PERMBLEDHJE E SHENIMEVE TE MBAJTURA NGA JIM MCCAMBELL QE LIDHEN ME... INTERVISTEN TELEFONIKE ME DR. PAUL F.BENNEWITZ:

“Une jam Jim McCambell qe po rregjistroj nje episod te spikatur ne 13 Korrik 1984. Ka te beje me Baza UFO-sh, gjymtim bagetish, arme te avancuara, kontakte me aliene, etj.

Episodi filloi rreth nje jave me pare kur mora nje reviste gjashtemujore te vogel te quajtur STIGMATA. Numri i saj i 21, Gjysma e Pare e 1984. Ky buletin i vogelishte pergatitur nga Thomas Adams me adrese P.O. Box 1994, Paris, TX 75460... (Meqe ra fjala, Tom Adams eshte ish burri i Christa Tilton).
Ai ka shkruar nje artikull te gjate. Dikush mund te gjeje me interes faqen 9 dhe besoj se menyra e vetme per te dale ne kete konkluzion eshte ta lexojme te gjithe pasi eshte dicka thelbesore per te gjithe historine.

“Citim: ‘Ne maj te vitit 1980 ndodhi nje ngjarje shume interesante ne veriun e New Mexico. Nje ndodhi shume e ngjashme ne shume aspekte me ate te rastit Doraty . Nje nene dhe djali i saj i vogel ishin duke ngare me makine ne nje autostrade rurale afer Cimarron, New Mexico. Ata pane dy ose me shume mjete fluturuese, njesoj si Judy Doraty, qe po rrembenin nje vic. Vete observuesit u rrembyen dhe i hipen ne dy mjete fluturuese te ndryshem dhe u cuan mesa duket ne nje instalim te nendheshem, ku gruaja u be deshmitare e gjymtimit te vicit. [*Gruaja u be deshmitare e gjymtimit perpara se te rrembehej ne disk dhe kafsha e vdekur u cua ne disk bashke me ta.]
Pretendohet se ajo pa po ashtu nje vaske ku notonin pjese trupi te paidentifikuara [*bagetie] dhe NJE TJETER VASKE KU DUKESHIN QARTE PJESE TRUPI TE NJE NJERIU MASHKULL. Gruaja u be subjekt ekzaminimi dhe me pas sic thuhet ju injektua ne trup nje implant i vogel. E njejta gje u be dhe me te birin. Me shume se nje burim ka konfirmuar kete fakt qe kur asaj ju krye nje analize e quajtur CAT-scan u pa qarte implanti i futur ne trupin e saj.

“Paul Bennewitz, presidenti i kompanise se tij shkencore ne Albuquerque dhe hetues i Organizates se Kerkimeve te Fenomeneve Ajrore, ka qene hetuesi kryesor i kesaj ngjarje. I intervistuar ne Prill te vitit 1983 ne studion e tij, Bennewitz raporton se nepermjet hinpozes regresive qe u aplikua mbi nenen e re dhe djalin e saj si dhe vete hetimeve te tija [perfshire komunikimin e arritur nepermjet terminalit te kompjuterit] ai ishte ne gjendje te percaktonte saktesisht vendndodhjen e stacionit te nendheshem , nje kilometer nentoke ne Rezervatin Indian Jicarilla Apache afer Dulce, New Mexico. [Qe nga viti 1976, nje nga zonat me te goditura me gjymtimin e bagetive].

“...Nena dhe i biri u kthyen mbrapsht tek makina e tyre te njejten nate. Qe nga ai moment ata filluan te vuanin nga trauma te shpeshta dhe probleme serioze gjate perpjekjes per te kaluar ate qe ndodhi. Po e permendim kete fakt sepse eshte shume i rendesishem ne teresine e historise qe po tregoj por qe sjemi ne gjendje ta konfirmojme vertetesine e tij. Shpresojme qe ne te ardhem do arrijme te sigurojme me shume informacion per kete ngjarje dhe do jemi ne gjendje ta verifikojme. Pra mund ta marrim ne konsiderate kete raport dhe ne te njejten kohe te vazhdojme te kerkojme evidenca per te provuar vertetesine e tij.
Ky eshte fundi i citimit te shkeputur nga STIGMATA.

“...Arrita te komunikoj nepermjet telefonit me Dr. Bennewitz dhe i thashe se kisha lexuar materialin e mesiperm qe i referohet punes se tij dhe doja te kuptoja nese ai po keqinterpretohej apo ndonje arsye tjeter... Eshte me te vertete tronditese. Ja nje permbledhje e bisedes telefonike me te.

“Ai eshte nje fizikant dhe vite te shkuara filloi te determinonte ne mendjen e tij nese UFO-t ekzistojne apo jo dhe pa e kuptuar as vete u perfshi ne mister me shume se cdo te donte apo do kishte enderruar. I KA SHKAKTUAR NJE PROBLEM SHUME SERIOZ ME GRUPET QEVERITARE TE INTELIGJENCES. Ai ka piktura te zones. Ai shkoi me nje oficer te patrulles se autostrades dhe te dy pane nje UFO ndersa ngrihej ne fluturim nga Rrafshnalta dhe po ahtu ka marre fotografi te atyre qe i quan anijet e leshimit te cilat 330 kembe te gjata dhe 130 kembe ne diameter. Fermeri qe ishte demtuar nga gjymtimet quhej Gomez dhe te dy shkuan perseri ne te njejten zone ku dalluan nje automjet survejimi, i gjate 5 kembe me 10 kembe, si nje satelit, sic u shpreh vete Bennewitz. Per fotot ai perdorte nje aparat Polaroid dhe me pas mori nje Hausel-Bladd qe realizonte foto shume me te mira. Paul instaloi nje stacion monitorimi dhe prej aty veshtronte UFO-t ne te gjithe zonen. Kishte marrdhenie me nje Major Edwards... [*komandat sigurie] i cili punonte per Manzano Security dhe po ashtu, une dhe gruaja ime pame kater objekte jashte nje depoje kokash nukleare ne nje largesi prej 2500 kembesh dhe realizuam nje filmim te tyre. Vet Paul ka rreth 6000 kembe shirit filmi nga i cili 5000 kembe eshte ne Super Tete. OBJEKTET KANE AFTESINE TE BEHEN TE PADUKSHEM, pra ti fshihen shikimit dhe kete e realizojne duke perkulur spektrin e drites qe i pershkon dhe kushdo qe shikon ne ate drejtim nuk dallon asgje. Pra shikimi thjesht pershkon tej e pertej objektin dhe nuk dallon gje tjeter vecse qiellin.

“Ai konfirmoi faktin qe gruaja u rrembye kur aksidentalisht u be deshmitare e rrembimit te bagetise. Paul pagoi sherbimin patologjik dhe ate mjeksor. Patologjisti ishte ish kreu i departamentit te mikrobiologjise ne Universitetin e New Mexico. Ata bene nje Cat skan per te vertetuar qe gruaja dhe djali i saj kishin implente ne trup. [*ne konfirmuam qe vetem gruaja dhe jo i biri]. Ajo tani ka nje semundje vaginale si puna e streptokokut dhe ka provuar shume antibiotike qe te shkaterroje bakterian por pa sukses. ALIENET VAZHDOJNE TA BEZDISIN. [*E vertete edhe sot e kesaj dite].
Paul e mbajti gruan dhe femijen ne shtepine e tij ndersa UFO-t vazhdonin te fluturonini siper tyre ne menyre konstante. . NUK KISHTE TE PERFSHIRE ESP POR VETEM FIZIKE TE THJESHTE.

Ata leshojne nje rreze poshte nga disku i tyre dhe mund te komunikojne NEPERMJET KESAJ RREZE ndersa ajo ishte ne gjendje te kapte transmetimet e tyre. Paul disenjoi nje menyre komunikimi te bazuar ne kodin e saj alfbik ku nje eshte e barabarte me ‘jo’ ndersa dy jane te barabarta me ‘po’. Nepermjet ketij kodi ai arriti te komunikonte me alienet. Me pas ai kompjuterizoi nje sistem i cili do refuzonte informacione te huaja. PAUL THA SE ATA MUND TE JENE SHUME KERCENUES DHE KEQDASHES...

Me pas Paul foli me njerin nga zyrtaret e Forcave Ajrore dhe ky i fundit i kerkoi qe te paraqiste faktet qe kishte perpara nje grupi te zgjedhur ushtarakesh te larte te Forcave Ajrore. Ne perfundim te raportit te tij, vete zyrtaret kryen nje fluturim me helikopter dhe bene fotografi te shumta te zones.

Ai thote dhe ju mund te shikoni disqet qe qendronin ne toke. Paul ngul kembe se aty ka nje si tip koni, nje kon shume i madh dhe mjete te medhaja [*disqe] ulen siper konit ku maja e tij futet ne pjesen e poshteme te diskut. Brenda konit eshte nje ashensor qe shkon poshte ne brendesi te malit rreth nje kilometer. Mund te shihen alienet qe levizin neper baze dhe qe hipin e zbresin nga mjetet e tyre te transportit. Ata perdorin mjete te vogla per te levizur neper baze dhe qe jane pa rrota. Jane ne forme drejtekendeshe dhe rrine pezull. Nuk dallohen ne foto me ngjyra sepse jane shume reflektive si objekt por dallohen mire ne fotot bardh e zi. Paul thote se ka arme me rreze te vendosura ne zonat strategjike te bazes si dhe flet per nje rruge qe te con aty. Ai arriti te bente fotografi me rreze infra te kuqe nga nje lartesi prej 14 mije kembesh. Ka nje pjese autostrade qe shkon neper ate zone me nje gjeresi prej 36 kembesh. ESHTE NJE RRUGE QEVERITARE (pjese e nje rruge te ndaluar per njerez te zakonshem qe shkon midis Rezervatit Ute te Colorados dhe me pas ne jug perreth kufirit). Mund te shikohen karroceri telemetrike dhe ndertesa peskendeshe me nje kupole ne maje. Pra eshte nje procedure standarte ushtarake. Ka shume pika te ruajtura me se miri dhe sidomos ato qe jane kupolat e leshimit ose te ngritjes se mjeteve fluturuese te cilat shihen qarte. Ngjitur me kupolen e leshimit Paul pa nje LIMUZINE TE ZEZE DHE NJE TJETER TE PARKUAR PAK ME LARG. Jane automjetet qe perdoren nga CIA dhe pak me tej ishte dhe nje furgon ne ngjyre blu. Ai u tregua i kujdesshem ne lidhje me ato limuzina sepse po te afroheshe ato te nxirrnin nga rruga sic kishte ndodhur me pare ku kishte patur dhe viktima ne rradhet e kuriozeve. Ne krahun e veriut eshte nje zone per ngritjen e disqeve. Aty NDODHEN DY ANIJE TE PRISHURA; te gjata 36 kembe dhe me krahe ku mund te shikohen qarte serbatoret e hidrogjenit dhe oksigjenit. Po ashtu jane 4 objekte ne forme cilindrike te tipit Socorro ku dy prej tyre mbajne dicka gjate fluturimit. I gjithe operacioni eshte i bazuar ne nje marrveshje qeveritare dhe shkembimi teknologjik. Nga ky shkembim ne perftojme anijet atomike qe perdorin plutonium. Rasti Cash-Landrum ishte njeri prej tyre. Dyert qe ishin te mbyllura u hapen me force dhe prej tyre doli nje radiacion i fuqishem. Ai thote se qeveria po paguan faturen e spitalit per viktimat e Rastit Cash-Landrum. Mbushja me plutonium behet ne Los Alamos. Paul kishte foto te kesaj baze qe datonin vitin 1948. Foto te tjera te bera ne vitin 1962 tregojne qarte disqe te shumte ne baze. Po ashtu ka llogaritur shpejtesine e nje disku ne fluturim qe rezultoi te ishte mbi 15 mije milje ne ore dhe indikoi qe ato pilotoheshin nga personeli i NSA-se, AGJENCIA KOMBETARE E SIGURISE [Nation Security Agency]. Alienet kane patur sistem shtyres atomik prej 48 vjetesh, ose te pakten nje rrace e caktuar e tyre, mbase autoktone te Tokes dhe vete disqet funksionojne ne baze te nje shkarkese bazike elektrike qe ka te beje me nje semikonduktor kristalor. Mesa mbaj mend ai tha se nese rrisni voltazhin, korrenti nderpritet. Ne momentin qe po flasim ka 6 deri ne 8 mjete fluturuese ne zone por nganjehere numri i tyre shkon deri ne 100. ATO MUND TE DALLOHEN NEPER RE. Ato fshihen neper rete grumbullore dhe prodhojne nitrogjen nitridi. KUSHDO MUND TE SHOHI NJOLLA TE ZEZA NE KETO RE. Nese arrini te dalloni keto njolla ne re, atehere te jeni te sigurt qe disqet ndodhen aty.

Paul me pas vazhdon ne lidhje me alienet se, ata vijne nga gjashte kultura te ndryshme dhe ne komunikimin e tij ai mesoi se DISA vijne nga nje sistem diellor binar, mbase nga Zeta Reticuli dhe nga distanca deri ne 32 vjet drite larg. Ata po ashtu duket se kane nje deri ne tre anije qe orbiton token ne nje lartesi prej 50 mije km. Ai qe te arrinte te komunikonte me ta formoi fjale qe u perfshine ne nje fjalor me 627 shprehje ne nje forme matriksi qe u perdoren ne nje kompjuter. Disqet fluturuese qe shikojne ne, jane te kufizuara te veprojne brenda atmosferes se planetit tone.
Ne lidhje me problemin e bagetive, alienet po perdorin ADN NGA BAGETITE DHE PO KRIJOJNE HUMANOIDE. Ai beri foto nga videot e marra. DISA PREJ KRIJESAVE JANE SI KAFSHE, disa jane te peraferta me njeriun dhe te tjeret kane njerez me trupa te shkurter dhe me koka te medha (Hu-brids? Duket qe nese ky eshte rasti, atehere jo te gjithe te ashtuquajturit ’hibride’ jane te injektuar me ADN e reptilianeve por dhe me ADN e bagetive ose me nje varietet tjeter ADN nga burime te ndryshme qe ndodhen ne Hollin e Maktheve ne baze.) Ata rrisin embrionet. Mbasi embrionet behen aktive supozohet qe ju duhet te pakten nje vit trajnim qe te behen operativ. Kur ata vdesin, kthehen perseri ne vaske dhe pjeset e tyre rimerren.

“Ne vitin 1979, ndodhi dicka dhe baza u mbyll. Pati nje konflikt te armatosur dhe njerezit tane u perzune nga baza. Ishin te perfshire me shume se 1 mije njerez. [Ne momente te tjera ai jep detaje te metejshme per kete fakt]... (ky duhet te jete rasti del numri 66- - 44 qe ka te beje me 100 forcat speciale qe u derguan dhe u detyruan te perballen me MIJERA Gri, 66 vdiqen ndersa 44 qe mbeten arriten te kthehen mbrapsht ne siperfaqe. )

Baza eshte 4 mije kembe e gjate dhe helikopteret tane shkojne aty gjithe kohes. Kur u mor vesh qe Paul kishte dijeni per keto gjera, gjymtimi i kafsheve pushoi. [*E vertete]. Ata po i levizin embrionet e humanoideve nga kjo baze ne nje vend tjeter. E pyeta nese behej fjale per Albuquerque apo Los Alamos por ai mu pergjigj se nuk e dinte. [Per mendimin tim duket se eshte Albuquerque].

(Shenim: Baza te nendheshme nen Albuquerque? Thomas E. Castello ka permendur faktin qe shumica e aktivitetit te Dulces eshte zgjeruar ne nje zone te madhe te aktivitetit te Grive, poshte rajonit te Los Alamos. Nje grup shkenctaresh, te cilet po studionin disa piktografe te sapo zbuluara ne te cilat dukeshin piktura me skena nga qenie aliene ne brendsi dhe perreth zones se Pyllit Kombetar te Santa Fe, ngulnin kembe se gjate kohes qe kishin ngritur kampin e tyre heret ne mengjes kishin pare nje duzine disqesh fluturuese siper maleve dhe menjehere mbas shfaqjes se tyre pane nje karvan shume te madh kamionesh te ngarkuar me bageti te cilet hyne ne ate zone dhe u larguan sapo shkarkuan ngarkesen qe mbanin. E gjithe kjo situate duket sikur te con ne konkluzionin qe qeveria po ‘ushqen’ grite ne Los Alamos i cili mesa duket eshte ‘cerdhja’ me e madhe e grive ne Ameriken e Veriut perkrah qendrave te tjera si ajo afer Madigan –Fort Lewis, WA; Lakeport-Hopland, Mt Lassen & Deep Springs, Ca; Area 51, NV; Dugway, Ut dhe qendra madheshtore poshte DULCES, New Mexico. Kjo mund te jete e gjitha pjese e nje operacioni i permasava te medha per te ‘shuar urine’ e alienve. Shkenctaret deklaruan se disa helikoptere te zinj te cilet mesa duket kishin dalluar makinat e shkenctareve filloi te fluturonte siper kokave te tyre ne perpjekje per ti lokalizuar por pa arritur ti gjente. Ata thane se i njejti skenar u perserit naten e ardheshme dhe ne mengjes.Branton)

Paul tha se ka ende disa helikoptere qe operojne, zakonisht naten. [* te gjithe pa shenja dalluese]. AI SHKOI VETE ATJE ME NJE HELIKOPTER DHE ME PILOTIN I CILI ME PARE U INFORMUA NGA O.S.I GJE QE E SHTYU PAUL TE MENDONTE SE MBASE PILOTI ISHTE PJESE E GRUPIT TE INTELIGJENCES. Mbi zone pane pista leshimi helikopteresh te timit te Vietnamit dhe zona perreth dukej e shkrete me bimesine dhe pemet e shkuluara. Paul shprehet se eshte nje zone e eger dhe me premtoi se do me dergonte koordinatat e bazes.

Ne lidhje me njerezit qe rrembjen, zgjidhen elemente me nje koeficient inteligjence te ulet por kjo nuk perjashton rrembime te personave me nje koeficient me te larte se ai normali, sidomos ata me nje memorie fotografike etj, ne menyre qe ti perdorin ata ne gjendje te pandergjegjshme ose ti neutralizojne aftesite e tyre intelektuale ne rast se shnderrohen ne nje rrezik potencial.
Ata jane ne gjendje te gjejne grupe te tille njerezish mesa duket nepermjet nje analizues spektri magnetik. Kjo kategori rrembehet, implantohet dhe ju merren kampione te lekures, perfshi dhe veze nga femrat, sperme nga meshkujt dhe vete ADN.

ATA MUND TI PROGRAMOJNE KETA NJEREZ SI SKLLEVER QE TE BEJNE CDO GJE QE ATA DUAN DHE KETA TE FUNDIT SDO KENE ASNJE GJE NE KUJTESE PER KETE NGJARJE. KJO KATEGORI KONSIDEROHET SI SHUME REZISTENTE DHE NUK PRANON TI NENSHTROHET SEANCAVE TE HIPNOZES REGRESIVE OSE ANALIZAVE ME RREZE. MUND TE DALLOHEN LEHTE NGA SYTE TE CILET KANE NJE SHKELQIM TE VECANTE DHE NJE MENYRE TE SHIKUARI DHE BUZEQESHJE PAKSA QESHARAKE. Hynek (i cili eshte i ndjeri J. Allen Hynek qe punoi per Projektin Blue Book per llogari te Forcave Ajrore dhe me pas u be nje ufologjist) di cdo gje me detaje per keto fakte dhe ka qene ne kontakt te vazhdueshem me Coral [Lorenzen]. Ai e konsideron Hynek si nje rrezik. [* Sma ha mendja, mendoj se ai eshte vetem nje mbulim nga ana e qeverise]. Ne shtepine e tij, Paul i tregoi Hynek filmimet dhe jashte ne oborr ne dick fluturues. Me pas e pyeti Hynek se cfare mendonte ne lidhje me rrembimet dhe sesa njerez mund te ishin bere viktima te tij. Hynek, pa HEZITUAR ASPAK U PERGJIGJ SE 1 NE 40 ISHTE I TILLE. (Burime te mevonshme indikojne se ky numer ka ndryshuar duke zbritur 1 ne 20 madje edhe 1 ne 10 amerikane. Kjo per faktin se nje numer gjithmone e me i madh dhe ne rritje po rrembehet dhe implantohet, shumica e te cileve nuk jane te ndergjegjshem per ate qe ju ka ndodhur fale procesit te shuarjes hipno-elektro-kimike te memories.)

Paul thote se ka shume njerez qe vijne e trokasin ne deren e tij dhe mund tju dallohen lehte shenjat mbrapa qafes. Ato te vjetrat jane te kollajshme per tu dalluar ndersa shenjat e fresketa jane te veshtira. AI SHPREHET SE KJO ESHTE NJE SITUATE E TEMERRSHME.

ALIENET JANE BERE ME AGRESIVE DHE PERDORIN SHUME INJEKTIMET NEN LEKURE. Ai vete eshte paralizuar kater here dhe i eshte nenshtruar 250 injektimeve te tilla ose sic i quan ndryshe hipodermike. Nje injeksion i tille te bllokon komplet dhe ata mund te bejne cdo gje me ty, shume nga te cilat jane verifikuar edhe nga mjeksia.

Nje dite dikush i afrohet me nje dokument sekret qe datonte ne vitet 50-te, duke indikuar se nese dikush do merrte vesh per kete dokument, ate do e vrisnin. Kur u pyet nese kjo gje e shqetesonte ai u pergjigj se Jo.

Paul tregon se ka pare disa filma Kodak ne shtate rruleta. Filmat ishin Ektakrom G te cilet nuk mund te zhvillohen ne laboratore normale, keshtuqe u detyrua ti conte tek studiot e Kodak. Filmi ju kthye nga Kodak i zhvilluar por mungonte nje segment qe ju rikthye mbas 2 muajsh. Ne kete pjese filmi mungonin rreth 3 metra film dhe aty ndodheshin pamje nga afer te ufove. Filmi i munguar me pas ishte perdorur ne nje DOKUMENT TOP SEKRET QE AI MUNDI TE LEXONTE ME PAS ME EMRIN E KODUAR AQUARIUS DHE ISHTE NJE PROJEKT I AGJENSISE KOMBETARE TE SIGURISE [* mua me kishin thene Nasa]. NSA perdori filmin e tij.

Paul eshte kercenuar ne menyre indirekte nga Inteligjenca e Forcave Ajrore.

“BAZA NDODHET 2 ½ MILJE NE VERI-PERENDIM TE DULCES DHE POTHUAJSE RRETHON QYTETIN. NDODHET SIPER NE RRAFSHNALTE. Diskutuam bashkarisht per ngjashmerine e gjerave qe folem me filmin Takime nga Afer te Llojit te Trete. Ai tha se filmi ishte nje perpjekje spekulative per te zbuluar te verteten para publikut. Koordinatat e vendit nuk jane shume larg nga ato te bazes aktuale dhe mali ku zhvillohet filmi eshte shume i ngjashem me ate te vertetin.

Pika tjeter qe folem ishte ajo per shkembimin ne baze te te ciles ishte bere marrveshja. Ja se cfare perftuam nga ky shkembim. Ne morem teknologjine atomike dhe mjetet fluturuese atomike. Disa prej tyre, i pari u rrezua ne toke dhe mund te shikohet dhe fotografohet nga ajri. I dyti dhe i treti po ashtu u rrezuan. Mesa duket ky i fundit u riparua dhe eshte ai qe ndodhej ne Huston dhe qe perben mjetin fluturues te famekeqit Rasti Cash Landrum. Gjeja tjeter qe morem prej tyre ishin armet me rreze, pra teknologjine e rrezeve dhe e treta ishin armet fizionike. Kjo eshte menyra nepermjet te ciles realizohet komunikimi. Ka nje karakter elektrostatik dhe me nje komponent magnetik dhe eshte menyra e vetme per te komunikuar me njerezit. Ne menyre qe kjo te perdoret duhet qe njerezit te jene te implantuar. Rrezimi ndodhi ne baze KUR U SHKAKTUAR NJE KONFLIKT DHE ALIENET VRANE 66 PREJ NJEREZVE TANE NDERSA 44 TE TJERE ARRITEN TE IKIN. Gjate nje argumentimi ata na u kthyen kunder.

Paul ishte familjar me ate qe alienet quajne MPS qe do te thote Manipulim Per Sekonde, jo... Manipul Per Sekuence. Eshte nje fushe elektrostatike qe mund te manipulohet nepermjet konfigurimeve te ndryshme dhe anije mund te ndaloje. Ne menyre qe te shmanget kjo gje, fusha rregullohet cdo 40 milisekonda. Ai studjoi rrugen e UFO-ve qe duket se ndahet ne nje sasi pulsimi 62 per sekonde. Bazuar ne filmimet me ngjyra duket se ka nje komponent spektral dhe nje shperthim drite ne bashkepunim, me nje Vale Harkore ne pjesen ballore te Ufo-s me nitrogjen qe ngjyros pamjen ne te blerte dhe oksigjen ne ngjyre blu por nderkohe disku eshte i dukshem. Nese ata ndeshen me ndonje makine ose aeroplan, Vala Harkore mund ti shkaterroje. Ata smund ta penetrojne. Kur ndodhej ne White Sands, Paul ju treguan disa foto te nje avione F-15 qe leshonte raketa ne nje objekt, ndersa ufo vinte nga mbrapa, 30 kembe ne distance dhe fluturonte pikerisht ne mes te shperthimit. Ai nuk e kuptoi se kush ishte qellimi i ketij eksperimenti por dyshoi se kjo ishte per te treguar sesa te paprekshme jane ato. Sidoqofte disqet ndodh qe te kene probleme dhe ne nje fare menyre konsumohen.

Kur Paul shkoi me helikopter ne Dulce, ata u ulen dhe lane disa pajisje ne toke dhe kur u kthyen piloti ishte jashtezakonisht nervoz. Me pas ai i kerkoi pilotit qe te uleshin ne baze por piloti kundershtoi me force. Ata u kthyen ne Dulce dhe ne pisten ku u ulen gjendeshin dy helikoptere te medhenj te tipit Huey. Patrulluesi i autostrades per zonen qe quhej Valdez hipi ne njerin nga helikopteret dhe pa qe ishte i mbushur PLOT ME FORCA KOMANDO. ATA LLOGARITEN SE NE TE DY HELIKOPTERET NDODHESHIN 75 KOMANDO TE ARMATOSUR DERI NE DHEMBE ME ARME M-1 DHE RAKETAHEDHESE.
Ata nuk kishin asnje tregues gradash. Kishin vetem disa fasha ne krahe ndersa helikopteret skishin asnje shenje dalluese pervec numrave. Helikopteret ishin pjese e nje projekti te quajtur Drita Blu dhe ishin nga Ft.Carson, Colorado. Kur Paul dhe piloti u ngriten ne fluturim, u shoqeruan nga dy helikopteret Huey. Ndersa fluturonin sebashku, ne sfond ata pane te ngriheshin ne fluturim mjete te nje teknologjie haspinore shume te avancuar qe dukeshin si nje insekt dhe qe nuk i bindeshin aspak ligjeve te fizikes qe njohim ne. PAUL MENDON SE KJO ESHTE SHUME E RENDESISHME SI FAKT QE TE PUBLIKOHET PASI ESHTE JO KUSHTETUESE OER QEVERINE QE TE PERFSHIHET NE MARRVESHJE TE TILLA QE DHUNOJNE JETEN PRIVATE TE QYTETAREVE NEPERMJET IMPLANTIMEVE. AI SHPREHET SE NE MOMENTIN QE NJE PERSON IMPLANTOHET NGA ALIENET, AI NUK ESHTE ME KURRE I NJEJTI PERSON. [Besoj se kjo eshte mese e kuptueshme...Koment nga Jim McCampbell] Pra mesa duket per te patur privilegjin ne mbledhjen e materialeve biologjike gjate gjymtimit te kafsheve dhe rrembimit si dhe operacioneve ne bordet e anijeve fluturuese, qeveria prej kohesh ka lejuar te ndodhi kjo gje madje edhe te asistoje ne veprime te tilla vetem e vetem qe te merrte ne shkembim teknologji fluturimi atomike dhe embrione te cilat nxirren jashte bazes. [Nje histori shume fantastike...Koment nga Jim McCampbell] Paul e konsideron personin tim si nje qene shume konservative, jashtezakonisht me njohuri dhe nje shkectar i besueshem, familjar me pajisjet e sofistikuara laboratorike. Ndersa vete ai eshte nje shkenctar i perkryer dhe mjaft i besueshem. [Vleresimi i Jim mcCampbell].

“...i kerkova me shume informacion per baza te tjera qe i referohet raporti apo artikulli “STIGMATA”. Ai mu pergjigj se e vetmja qe dinte ishte ajo ne jug, nje ne perendim dhe tjetra ne lindje dhe kjo i mjaftonte. (Disa burime kane deklaruar se niveli i pare i bazes se Dulces shtrihet nen qytetin e Dulces ne nje thellesi prej 200-300 kembe).

“Diskutova mundesine per te perdorur informacionin ne pergatitjet e MUFON ne menyre qe te mund te gjenim qendren e gravitetit te gjymtimeve ne hartat qe qarkullonin dhe qe i perkisnin viteve 1972, 1982, 1983. Fjala gravtitet ngacmoi mendjen e tij dhe e beri te kujtohej per nje tjeter lidhje qe kishte te bente me Departamentin e Brendeshem i cili ka nje departament per gravitetin dhe ne fakt ata vezhgojne gjithe territorin e SHBA-se dhe me pas publikojne harta specifike me konturet gravitacionale. Ne zonen afer Dulces KA NJE GRAVITET SHUME TE DOBET. (Shenim: Po ashtu nje tjeter lexim i ulet graviteti ka zona perreth Creede, Colorado per te cilen eshte raportuar si nje zgjatim verior i stacionit te Dulces. Po ashtu ka dhe zgjatime te tjera ne juglindje deri ne Roswell dhe Carlsbad, New Mexico si dhe nje tjeter zgjatim ne jugperendim i cili duket se arrin deri ne Malin Superstition, ne linjde te Phoenix, Arizona. Keto “zgjatime” jo domosdoshmerisht jane komplekse bazash por tunele qe jane germuar nga alienet dhe qeveria sekrete ose kultura te lashta te tokes, ose te treja bashke, nepermjet mjeteve shpuese atomike te cilat eleminojne dheun dhe gurin e germuar duke e shkrire ate mbas shkembit dhe ngjeshur ate ndersa makina avancon neper tunel. -Branton.)

Paul tha se anijet jane shume te ndjeshme ndaj nivelit te gravitetit dhe SUGJEROI SE MBASE NE ZONAT E TJERA MUND TE JENE VENDOSUR PO ASHTU PER SHKAK TE NIVELIT TE DOBET GRAVITACIONAL.
Ai indikon faktin qe objektet gjate fluturimit dridhen ose tunden. Fotot qe kishte konfirmonin kete thenie. Paul ka matur shume kthime ne kend te drejte dhe po ashtu kthime ne nje kend te plote 180 grade brenda nje te njezeten e sekondes me objektin ende brenda Vales Harkore. Ai kishte observuar dhe fotografuar objektet ose dritat qe leviznin ne forme trekendeshi dhe katrore dhe shprehet se RADARET E FUQISHEM MUND TE INTERFEROJNE ME DISQET. Raportova ne takimin qe patem te dielen pasdite dhe konsultuam shume nga pyetjet qe u ngriten gjate mbledhjes. Njera prej tyre ishte qe pse te mos hiqen implantet? Ai u pergjigj se kjo gje eshte diskutuar dhe gruaja qe ka qene deshmitare ne gjymtim dhe me pas e rrembyer, e quajti te arsyeshme si veprim por kerkoi garanci qe ne rast heqje te implantit, sdo kishte demtim te nervave ne tru. Njeri prej implanteve duket te jete i vendosur perbri korteksit ne qender te trurit. Imazhi i Cat Skanit tregon nje si lloj spirali te vogel, sikur bashkonte dy nervat kryesore afer shtylles kurrizore. Me pas ne krahun e djathte nga mbrapa kishte nje tjeter implant i ngjashem me te parin. Ka dhe nje tjeter ne krahun e majte. Ndersa dy te tjere jane te vendosur ne pjesen ballore te kafkes qe duket si 2 elektroda 2 mm te gjata te vendosura perballe NERVAVE RADIALE.
Me pas e pyeta per faktin qe satelitet e BRSS mund te shohin kete baze nga larte dhe ai e konfirmoi dhe shtoi se edhe satelitet tane e kane ate mundesi. Paul kishte patur disa replika me nje analist fotografie i cili ngulte kembe se kishte pare kamiona ne maje te kondres dhe nje piste fluturimi qe natyrisht nuk mund te ishte nje shkemb por nje ndertim artificial. Duke ditur rrezikun qe ka te shkosh ne ate zone e pyeta ne lidhje me kete fakt dhe mu pergjigj se ka patur persona qe kane provuar dhe jane zhdukur. Ndersa me nje helikopter mundesite jane te vogla dhe do jete me e sigurt dhe ajo qe do te beje ai eshte qe te kryeje disa foto survejimi nga lart. Dhe me pas te shkohet ne kembe me nje numer sa me te madh njerezish. Nje miku i tij, patrull e autostrades kishte shprehur gadishmerine ta shoqeronte ne cdo moment. Sic shprehet Paul, asnjeri ne nje rast te tille smund te reagoje ne menyre spontane por duhet te hartohet nje plan i kujdesshem.

“Ai eshte presidenti i Thunder Scientific Corporation, nje operacion i njohur me se miri ne ate zone, i sepcializuar ne shpikjen dhe prodhimin e aparaturave qe masin temperaturen dhe lageshtiren. PAJISJET E TYRE JANE PJESE E ANIJEVE KOZMIKE SHUTTLE DHE SHUMICA E BIZNESIT TE TYRE PERFSHIN MBI 500 KOMPANI TE NDRYSHME.

Kompania qe ka per pronar Paul ndodhet ne Sandia ne nje siperfaqe prej gjysem hektari ndersa tani eshte duke ndertuar nje tjeter ndertese me siperfaqe prej 3500 kembe katrore. Ka dhe nje tjeter organizate qe quhet Bennewitz Laboratory i cili eshte krahu studimor dhe kerkues i Thunder Scientific Corporation ne te cilin ai ka 90 % te aksioneve dhe drejtohet prej djemeve te tij. Te gjithe sebashku kane shpikur nje aparature degjimi e cila ka aftesine te beje nje njeri komplet te shurdher, te degjoje edhe zhurmen me te vogel. Kete e kane arritur duke zgjeruar rrezen e frekuences ne 100 Hz ne nje krah dhe zbritur ne 10 hz fundin e frekuences se ulet.

Paul thote se u perfshi ne kete veprimtari thjesht per qejf dhe me pas u kthye ne nje obsesion. Deshira e tij ishte thjesht te mesonte se cfare ndodhte dhe te zhvillonte instrumenta per te matur te dhenat, etj. Duke qene se SINJALET QE VIJNE NGA UFOT JANE TE NJE FREKUENCE TE ULET, ATY RROTULL 200 Hz, cdokush mund te mendoje se po degjon thjesht nje zhurme normale. Mesa me kujtohet ai tha se ishte ne gjendje te filtronte sinjalet nepermjet nje “zgjerimi” te kujteses se aparatures dhe perdorimit te nje filtri special perndryshe ne kushte normale kjo gje sdo ishte e mundur me filtra te zakonshem.

Ato leshojne sinjale te vazhdueshme, brenda dhe jashte ne vend te sinjaleve te zakonshme qe jane te karakterit 0 dhe 1 dhe dallimi behet i qarte nga gjeresia e tyre qe leviz nga ajo e ngushte ne ate me te gjere Kohet e fundit ai ka qene ne kontakt me O.S.I. gje qe verifikohet dhe nga libri Qellimi i Qarte por tani kur ai perpiqet ti kontakoje ata nuk pergjigjen me. Me pak fjale eshte ne nje situate heshtje te plote. E kam specifikuar me pare se ishin dy agjente O.S.I. [Office of Scientific Investigation]. Paul me siguroi qe ata nuk ishin te CIA-s dhe shtoi se grupi qe ai kishte komunikuar gjithe kete kohe i perkiste Zyres se Hetimeve Shkencore ose te Inteligjences. Po ashtu ai shton se eshte dhe nje grup tjeter qe po heton humanet dhe duket te jene te qeverise. I permenda nje fakt ne lidhje me nje rrjesht ne librin Qellimi i Qarte ku kishte deklaruar se ishte nen survejim te vazhdueshem dhe ai tha se informacioni i perfshire ne liber nuk kishte dale nga goja e tij, ndonese ishte i sigurt se ishte nen mbikqyrjen e panderprere te agjenteve qeveritare. Keta te fundit ishin te vendosur ne nje banese perballe shtepise se tij, me mjete pergjimi dhe kompjuter te shumte dhe aparatura rregjistrimi. Shtepia ishte marre me qera nga nje vajze. Paul pajtoi nje hetues privat i cili zbuloi se vajza perdorte nje emer te rreme dhe qe NUK KISHTE ASNJE NUMER SOCIAL. AI KA FOTO TE NJEREZVE QE HYJNE DHE DALIN NGA BANESA NDERSA MAKINAT E TYRE KANE TARGA ME EMRIN ‘NORAD’, FORCAT AJRORE, A.F. LABORATORI I ARMEVE. AI MENDON SE CDO GJE ESHTE E PERGATITUR NGA NSA. Me pas duke kapercyer subjektin e bisedes sone, Paul deklaron se i gjithe ky operacion, pra BAZAT E UFOVE, DETAJET E SAJ, JANE INFORMACIONE TE KLASIFIKUARA, ME LART DHE SE VETE PRESIDENTI I CILI NUK DI ASGJE PER KETE. [*e vertete].

Po ashtu, ai eshte shume i shqetesuar sepse ne keto operacione jane te perfshira dy nivele te sigurise. (1) Projekti AQUARIUS i cili eshte TOP SEKRET dhe nje tjeter (2) akoma me sekret se i pari ku njerezit qe jane ne ngarkim dhe ne zoterim te nje niveli kaq te larte informacioni, DUKE PATUR NE KONTROLL MJETE KAQ TE AVANCUARA TEKNOLOGJIKE MUND TE MARRIN KONTROLLIN E QEVERISE NE CDO MOMENT. Paul u lidh ne telefon me shtabin e pergjithshem te Inteligjences se Forcave Ajrore ne Washington [*po kjo eshte e vertete]. Komandanti qe kishte sherbimin nuk ndodhej per momentin aty por ai foli me njerin nga kapitenet qe ishte dhe adjutant dhe ekzekutues. Ja beri te ditur situaten duke ja argumentuar me fakte dhe garantuar foto dhe prova fizike per cdo gje qe parashtroi dhe ne fund i drejtohet oficerit duke e pyetur se cfare mendonte per te gjithe ceshtjen. OFICERI I THA TE SHKRUANTE CDO GJE NE NJE RAPORT DHE TI PROPOZONTE ATYRE SE CFARE DUHEJ TE BENIN...
Paul pergatiti nje raport prej 20 faqesh dhe Edwards e pa ate dhe e nisi urgjent me poste sekrete per ne Shtepine e Bardhe duke indikuar qe materiali brenda ne zarf ishte i nje rendesie dhe sekreti te madh. Edwards mori nje telefonate nga Koloneli Smith i cili ishte caktuar nga Shtepia e Bardhe per te hetuar se kush ishte ky Bennewitz. Edwards leshoi nje raport pozitiv ne lidhje me Bennewitz dhe Shtepia e bardhe tregoi nje interes te madh dhe leshoi urdherin qe TE STUDIOHEJ ME IMTESI, TE BEHEJ DICKA DUKE SIGURUAR EDWARDS QE BENNEWITZ DO KONTAKTOHEJ ME POSTE BRENDA DY JAVEVE.
(Shenim: Kjo konfirmon faktin qe DY grupe, te dy te zgjedhur dhe te pazgjedhur, jane duke punuar ne menyre te pavarur perbrenda ‘qeverise’ dhe sejcili duket se ka agjende te ndryshme ne lidhje me menyren sesi duhet qeverisur, sesi duhet trajtuar problemi i alienvedhe probleme te natyrave te ndryshme. Vetem nje perqindje e vogel e krahut ekzekutiv ne Shtepine e Bardhe dhe mbase nje perqindje akoma me e vogel e Senatit, Shtepise se Perfaqesuesve dhe Kongresit ka dijeni se cfare ndodh me projektet e perbashketa. Krahu Ekzekutiv mesa duket di me shume sesa krahet e tjere te qeverise sepse eshte me afer me kompleksin Ushtarako-Industrial-Inteligjence si dhe per shkak te numrit te anetareve te emeruar ne vend te atyre te zgjedhur qe operojne ne brendesi te projekteve qe do te thote agjensite sekrete ‘Ekzekutive’ te cilat jane krijuar me qellimin e vetem qe te veprojne jashte vemendjes presidenciale per te krijuar “mohimin e justifikuar” dhe qe jane vene nen kontrollin e kompleksit industrialo-ushtarak ne vend qe te ishin nen kontrollin e Kongresit. Njera nga arsyet pse Kongresi dhe qeveria e zgjedhuhr nga elektorati ka humbur kaq shume kontrollin, duke u zevendesuar nga elita Industriale eshte sepse ata kane kapitulluar kete autoritetin mbi Presidentin dhe krahun ekzekutiv te qeverise ne nje kohe kur Presidenti, sipas Kushtetutes Amerikane duhet te sherbeje si nje zedhenes i Kongresit, Senatit dhe Shtepise se Perfaqesuesve. Ne menyre antikushtetuese ne kemi lejuar Presidentin qe te caktoje stafin e tij te pazgjedhur nga elektorati, te nderrmari Urdhera Ekzekutiv pa miratimin e Kongresit dhe te krijoje agjensi te cilat jane te pakontrolluara nga ‘syri’ i Kongresit. Meqe ra fjala kontrolloret kongresistedhe hetuesit jane lejuar te mbajne nje akses sigurie vetem ate te TOP SEKRET ne nje kohe qe shume agjensi te tjera si MJ12 te cilat u krijuan nga krahu ekzekutiv jane te klasifikuara MBI TOP SEKRET, madje dhe me lart. Me pak fjale ato jane ‘qeveri sekrete’ te pazgjedhura nga elektorati dhe qe veprojne si vemje perbrenda qeverise se zgjedhur, te afta te korruptojne kete te fundit sic eshte provuar me hartimin e projekteve te panumurta te zeza qe zhvillohen ne bazen e Dulces dhe ne vende te tjera. Aktivitetet qe kryehen ne bazen e Dulces kane dale jashte kontrollit dhe te gjitha ato mizori qe kryen ndodhin sepse NUK KA ASNJE KONTROLL KONGRESIONAL MBI KETO AKTIVITETE. Tani qe klonimi i kafsheve si deleve apo majmuneve eshte nj FAKT I NJOHUR PUBLIKISHT, ne nuk mund te injorojme deklarata te shumta mbi mizori te sofistikuara biogjenetike dhe kibernetike te cilat jane raportuar se ndodhin ne kete baze prej dekadash te tera. Dhe kete gje e di vete mire duke qene se jam edhe une nje produkt i nje ngaterrese te tille biogjenetike dhe kibernetike, sidoqofte ndonjeri nga ju mund te shprehet se jam nje prodkut ‘renegat’ i ketyre projekteve te zeza por qe ata e humben kontrollin mbi mua, duke perfshire dhe ato te dhena sekrete dhe sensitive qe ishin injektuar ne mendjen time te pandergjegjshme. Ne lidhje me problemet qe kercenojne qeverine tone kushtetuese, ti japesh Presidentit fuqine per te krijuar agjensi te cilat veprojne pa u ndeshkuar dhe larg syrit te Kongresit dhe qytetareve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, eshte e rrezikshme deri ne ekstrem. Kjo eshte shume e vertete sidomos kur ne konsiderojme rrezikun qe nje President i fuqishem, mund te jete kukulla e interesave te korporatave te medhaja, me lidhje te forta me median dhe si rezultat te afta per te manipuluar opinionin publik ne favor te kandidatit te perzgjedhur prej tyre dhe ne te njejten kohe duke diskredituar kandidatin kundershtar. Historia ka treguar se persona te korporatave te fuqishme jane me shume te interesuar te fitojne me cdo menyre edhe sikur kjo ti detyroje ata qe te na shesin te gjithe ne, ne vend qe te ruajne lirine dhe barazine. Shume prej korporatave ‘perandori’ te perfshira me qeverine sekrete i permbahen kushtetutes vetem ne gjerat qe nuk demtojne interesat e tyre. Kjo e ka cuar Ameriken ne nje nje prag te rrezikshem qe ndan nje DEMOKRACI te udhehequr nga Kongresi me nje MONARKI te drejtuar nga Korporatat, nje qe eshte e kontrolluar nga interesat e pazgjedhura te korporatave ne vend te anetareve te zgjedhur te Kongresit, Senatit apo Shtepise se Perfaqesuesve.Branton)

Por nje leter e tille nuk u mor kurre. Me ne fund Koloneli Smith nga Sekretariati i Frocave Ajrore, i dergoi atij nje leter qe eventualisht ishte ne gjurmet e “linjes se vjeter” te letrave te meparshme. Ne kete leter nder te tjerat shkruheshe qe Paul nuk duhej te shqetesonte me shtabet e pergjithshme te Forcave Ajrore dhe zyrat Ekzekutive te Shtepise se Bardhe me gjerat e tij.

(Shenim: Si rezultat i kesaj dhe ‘presioneve’ te tjera qe erdhen nga drejtime te ndryshme te komunitetit te inteligjences, nuk u be asnje veprim dhe natyrisht asnje “hetim kongresual” per aktivitetet qe zhvilloheshin afer Dulces, gje qe do ishte mese e perligjur. ‘Presioni’ mund te kete ardhur nga agjensite NSA-CIA-AQUARIUS-MAJI. Mesa duket i pretenduari agjent i inteligjences, “ufologjisti” William Moore luajti nje rrol kryesor ne perpjekjet per te sabotuar hetimin mbi Dulcen dhe te shkaterronte reputacionin e Bennewitz. Moore punonte per llogari te AVIARY, nje Agjensi skizofrene “Inteligjence Aliene” qe vepronte ne thellesite e labirintheve te kompleksit industrialo-ushtarak, nje agjensi qe mesa duket vepron sipas agjendes te organizatave te tjera skizofrene si MJ12, ose sipas superiores se saj agjensia MAJI [Majestic Agency for Joint Intelligence. Ne varesi se kush nga fraksionet kishte fituar terren ne MJ12, CIA dhe ne AVIARY - - qe eshte Organizata pro Amerikane e Marines dhe agjensia COM-12 apo Nazistet [doja te thoja NSA] pro Rendit te Ri Boteror agjensite MAJI dhe AQUARIUS - - rregullat e ketyre agjensive ne te kaluaren kane qene subjekt te ndryshimeve te menjehereshme madje do thoja ndryshimeve absolute. Ne rastin konkret, studiuesja e Gjymtimit te Bagetive, Liinda Moulton Howeu ftua ne Kirtland AFB ne Prill te vitit 1983 per te vizituar agjentin e AFOSI-t, Richard Doty. Gjate vizites Doty i tregoi Howe disa dokumenta ekstremisht sensitive qe provonin ekzistencen e alieneve dhe te pajisjeve aliene tashme ne dore te qeverise. Doty kishte pergatitur nje plan kompleks te detajuar per te nxjerre ne publik te gjithe sekretin mbi UFO-t dhe per kete ishte i interesuar te perdorte kontraten e zonjes Howe me HBO per te bere nje dokumentar mbi Ufo-t dhe Gjymtimin e Bagetive si nje pararoje per te nxjerre gjithe sekretin. Ishin hartuar plane te detajuara dhe ishin bere shume premtime por si rezultat i nje perplajse ‘briresh’ perbrenda komunitetit te Inteligjences, planet per publikimin e informacionit u rikthyen neper sirtaret e mykur duke lene Linda Howe jashte ne te ftohte dhe duke krruar koken mendueshem per gjithe ate qe kishte ndodhur. Dhe Linda Howe nuk ka qene e vetmja qe ka pesuar kete eksperience te cuditshme si rezultat i aktivitetit skizofrenik perbrenda komunitetit te inteligjences, sidomos ne lidhje me projektet dhe planet e ‘qeverise’ qe do te dali e lare persa i perket agjendes aliene. Mesa duket perbrenda qeverise ka patriote qe duan te bejne publike cdo fakt ne lidhje me natyren keqdashese te alieneve dhe shkallen e infiltrimit te planetit tone; ka nga ato interesa te korporatave qe NUK duan asnje nga keto fakte te dali ne publik gje qe i lejon atyre te mbajne pozicionet e pushtetit ekonomik dhe politik dhe si rezultat ndrydhin te verteten; ata agjente te vete alieneve qe duan qe e verteta te behet publik por ne menyre te tille qe alienet te dalin si dashamires dhe paqesore. Mendoj se ne kete te fundit perfshihet dhe lloji i propagandes qe ka per qellim te genjeje masat dhe ti beje ato te pranojne dhe te kapitullojne perpara kolektivizmit Drakonian/Reptiloid/Gri i cili ka infiltruar dhe kontrollon nivele te larta te kompleksit ushtarako-inteligjence-industrial.Branton).

Bennewitz i tregoi letren Edwards i cili u terbua dhe kerkoi te komunikonte direkt me Kolonelin Smith. Brenda pak kohesh ata moren nje pergjigje nga Forcat Ajrore te cilet i thoshin se skishin dijeni dhe nuk ishin te interesuar per dicka te tille.
Ne nje pjese tjeter te artikullit ‘STIGMATA’ flitet per nje fermer i cili mendon se pa dy aliene lakuriq. Kur pyetem gruan dhe djalin per dicka te tille, djali i vogel filloi te qeshte dhe tha se ata nuk kishin te pasme dhe te perparme. E pyeta nese e kishte fjalen per organet seksuale dhe ai u pergjigj se ata skishin fare organe te tilla. Informacioni qe kemi tregon se keto qenie kane nje ritem metabolik shume te larte, te ngjashem me ate te zogjve. Gruaja deshmitare shprehet se kur po shoqerohej nga alienet njeri prej tyre e kapi per dore dhe ajo shprehet se dora e tij ishte e nxehte. Paul mendon se temperatura e trupit mund te kishte qene 115 grade F. Keto krijesa nuk mund te durojne nje mjedis te pakontrolluar. ATA VESHIN UNIFORME SPECIALE PER TU MBROJTUR NGA NXEHTESIA. Ushqehen nga formula dhe kur ajo ju mungono lekura e trupit ju kthehet ne ngjyre te blerte. [*Kthehen Gri – Ata kane nje ngjyre te blerte me nje nuance te lehte te verdhe kur jane ne gjendje te shendetshme.] Zemra ndodhet ne krahun e djathte dhe kane vetem nje mushkeri. Konsumimi i formules kryehet nepermjet lekures. Keto krijesa jane shume te forta...

“Ai thote se UFO-t mund te dedektohen me radare dhe po ashtu ato mund te aktivizojne dhe radaret e makinave te policise patrulluese te autostradave ose radareve portativ. Miku i tiji Valdez sipas sugjerimit te vete Paul po kerkonte per burime ujore qe derdhen ne zone dhe brenda 1 milje e gjysem nga kontrolli ai hasi nje disk ne nje distance prej 300 kembesh. INDIANET QE JANE PRONARE TE TOKAVE ATY JANE SHUME TE TREMBUR DHE SUPERSTICIOZ DHE 90 % E TYRE JANE TRANSFERUAR NE QYTET. Shefi i policise i tregoi njehere per nje eksperience te tijen personale. Njeri nga kryetaret e tribuse kishte dale per gjah dreresh ne njeren nga rrafshnaltat ne jug te Dulces. Kaluan dy dite. Kur ai nuk po kthehej, u organziua nje ekspedite kerkimore dhe ne mes te dites nje anije u ngrit pezull nga rrafshnalta, qendroi pak metra mbi siperfaqe dhe me pas u ul. Disa humane dolen nga disku, leshuan ne toke kryetarin e humbur dhe u futen perseri ne disk i cili u zhduk brenda pak sekondave perpara syve te te gjithe turmes. Kryetari kishte qene duke gjuajtur dhe kishte “rene” diku ne nje terren shkembor. Ai kishte nje kembe te thyer dhe me pas ishte marre ne anije nga persona te panjohur. Ata ishin te zinj [*Jo – Jo – anija ishte e zeze, ata kishin te veshur uniforma te zeza.] Ai filloi te fliste per disa aparatura te quajtura sferike te cilat jane optikale ne ze [*ato emetojne nje tingull gjate kohes qe fluturojne] dhe mesa duket jane te telekomanduara dhe kane nje diameter nga 1 inc e gjysem deri ne 12 inc. (1 inc eshte baraz me 2.5 cm). Keto sfera pluskuese jane pare po ashtu edhe ne bazat e nendheshme te cilat shkojne poshte ne thellesite e tokes deri ne 2 milje poshte Edwards Air Force Base ne California. Disa i kane quajtur ato me emrin grerezat spiune.
Me Paul diskutuam per armet e perdorura nga alienet dhe nese jane perdorur ose jo per te paralizuar njerezit. Po, shprehet ai, ato konsistojne ne nje forme kubike rreth 2 inc dhe ata i mbajne te varura ne qafe me pjesen e lentes perballe. Keto kuba leshoojne rreze. Nje tjeter arme qe eshte ne disk leshon nje rreze BLU sic eshte pare nga shume deshmitare. Rrezja del nga nje aparature 4 inc e larte dhe 14 inc e gjate me viza te zeza qe e pershkojne. Ngjyra qe prodhojne eshte nje Blu e celet qe ngjan me ate te oksigjenit te jonizuar. Ai nuk kerkon publicitet per te gjitha keto gjera. Eshte i interesuar vetem qe te dalin ne shesh faktet...

Mendoj se ky person eshte mese funksional dhe se ajo qe ai thote duhet marre shume seriozisht... [Koment nga Jim McCampbell.]”

Ufologjistja penny Harper, ne njerin nga numrat e “KOHET E JETEVE TE PLOTA” ne vitin 1990 shton nje material te pazakonshem per ceshtjen e Bennewtiz. Ne nje artikull ajo zbulon te meposhtmen:
”Paul Bennewitz nuk i dihet vendndodhja. Ai ka qene nje shkenctar qe po hetonte rastin e nje rrembimi. Nje grua dhe i biri ishin duke ngare makinen e tyre drejt jugperendimit dhe u bene deshmitare te gjymtimit te nje bagetie. Alienet i kapen te dy, nen e bir dhe i cuan ne nje instalim te nendheshem.”
“Gruaja u be deshmitare e shume gjerave te frikshme dhe mesa duket shume nga theniet e saj jane te ngjashme me ato te te rrembyeres Christa Tilton dhe te tjerve te cilen kane qene deshmitare te te njejtes pamje. Por nen e bir pane po ashtu:
“...pjese te trupit te njeriut qe pluskonin ne nje vaske me nje substance ne ngjyre portokalli. Mbas disa oresh temerri te vertete, ajo dhe i biri u cuan mbrapsht ne makinen e tyre. Bennewitz arriti te percaktonte me saktesi faktin qe poshte Dulces ekziston nje baze aliene sekrete. Ai shkruajti Raportin e Dulces dhe ja nisi nje grupi civil Ufologesh te quajtur APRO [Arial Phenomena Research Organization]. Me pas Bennewitz u mbyll forcerisht ne Spitalin Shteteror te New Mexico si i semure mendor ku si terapi ju dhane goditje te vazhdueshme me elektroshok. Kur u la i lire nga spitali, ai sdonte me te fliste per subjektin e UFO-ve. Mesa kam degjuar ai vazhdon te jetoje por shendeti i tij, sidomos ai mendor eshte i shkaterruar.”

No comments:

Post a Comment