KAPITULLI I NJEZETESHTATE

SHPELLAT E DULCES DHE MITOLOGJIA E PUEBLOS




Ne artikullin e tij te titulluar “ALIENET PUSHTUES”, studiuesi ‘TAL’ LeVesque zbulon informacionin e meposhtem ne lidhje me konfliktin e lashte “Evadamik-Drakonian” qe zhvillohet prej mijera vjetesh brenda dhe pertej planetit Toke:

“Grupi i ‘DRAKONIANEVE’ eshte nje Konfederate. Ata jane humanoide reptilian me nengrupe [‘Rraca e Gjarperinjve’ nga Sirius]... (Shenim: Sirius shfaqet shpesh ne raportet me aktivitet per humanoidet, reptilodiet, amfibianet dhe insektoidet. Ne lidhje me kete gje sistemi i Sirius eshte shume i ngjashem me Diellin tone. Disa nga keto forca mesa duket bashkepunojne me njera tjetren ndersa te tjeret jane ne konflikt me njeri tjetrin.Branton). Ata kane themeluar baza ne brendesi te Venusit, Tokes, etj...
“NJE KONFLIKT ANTIK” - - Indianet e Jug-Perendimit te USA kane legjenda qe flasin per qenie trupgjata dhe me floke te celet. Ata po ashtu kane legjenda per “Njerezit e Vegjel”. Per te dyja palet thuhet se kane ‘Anije Qiellore’ ose ‘Disqe’. Indianet e Amerikes flasin per Rraca te Nentokes, Rraca te Mbitokes dhe njerez qe jetojne ‘SIPER’ ne qiej. Legjendat e Navajo tregojne se njehere e nje kohe ata kane jetur Nentoke se bashku me Kojoteros dhe Njerezit e Bardhe poshte nje mali afer Silverton, Colorado. Mali Hesperus [qe do te thote Venus] eshte i shenjte per ta. Mbasi dolen ne siperfaqe ata u drejtuan per ne jug dhe u vendosen ne kanionet e zones se Dinetah, afer Pellgut Navajo, midis Aztec dhe Dulce, New Mexico. (Shenim: A kane qene te paret e indianeve Pueblo, ata qe kane germuar nivelet e poshteme te bazes se Dulces dhe tunelet e poshteme te cilat kane ekzistuar prej mijera vjetesh perpara se te ndertohej vete baza? Nese eshte keshtu atehere pse ata u varferuan teknologjikisht mbasi dolen ne siperfaqe? Ka mundesi te kete ndodhur qe fraksioni shkencor i kesaj rrace te kete stabilizuar nje marrdhenie me Grite dhe sebashku braktisen planetin duke lene pjesen e mbetur qe te perpiqej vete per mbijetese? Legjendat e indianeve Hopi flasin per rracen e tyre e cila u perzu per ne siperfaqe nga nje fraksion i vete rraces se tyre te cilet filluan te praktikonin magjine. Legjendat Apache, sipas Robert Morningsky thone se “Dy Zemrat” ose “Bijte e Hardhjeve” [Reptilet] i perzune Pueblot ne siperfaqe mbasi i pushtuan vendbanimet e tyre. Ka mundesi qe te dy skenaret te jene te vertete? Me fjale te tjera ka mundesi qe nje fraksion shkencor te kete mbetur nentoke duke hyre ne bashkepunim me reptilianet, ndersa fraksioni tjeter braktisi shpellat me anije kozmike ose ne siperfaqe ose diku tjeter ne kete sistem masiv nentokesor?Branton)
Ata ndertuan nje sistem mbrojtje dhe u zgjeruan me ne jug ne drejtim te te malit Taylor dhe ne perendim te Arizonas. Ne maje te pllajave te larta ata ndertuan fortesa dhe kulla te perbera me tre ose me shume kate.

Indianet Pajaritan Pueblo kane nje legjend qe thote se ata dolen nga Brendesia e Tokes afer Great Sand Dunes [Monument Kombetar] ne Colorado. Qe aty ata udhetuan poshte neper Rio Grande dhe krijuan Pueblos. Zona qe tani njihet si Los Alamos, atehere konsiderohej si e ‘lige’. Shtepia e “Njerezve te Vegjel” te botes se nendheshme nga ku erdhi mallkimi i Kungullit te Vdekjes - - dhe ne fakt keshtu ndodhi [bomba atomike]. Grite [Njerezit e Vegjel] jane ‘Deros’.

Duke ju referuar Miteve te Folklorit te Meksikaneve te Rinj, Montezuma lindi afer TAOS dhe u trajnua nga qenie qe jetonin ne SHPELLA, brenda Kreshtes se Pueblos. [Ne afersi te kesaj zone, ne Blue Lake jane pare UFO te shumta qe hyjne dhe dalin nga uji].
Azteket e Meksikes per te cilet disa mendojne se e kane prejardhjen prej ketu, besonin se Zoti Diell kerkonte Gjak dhe sakrifica njerezore per te ‘shuar urine’. Ata vrisnin mbi 20 mije veta cdo vit.

Afer Taos, ne nje Shpelle mbi Lumin Lucero, jo shume larg nga Kanioni Frijoles, eshte vendi ku kryheshin sakrificat njerezore, madje sipas disave kjo gje vazhdon edhe sot e kesaj dite. Sipas nje deshmie te nje personi nga Baltimore, MD... nje njeri u ndesh me nje qenie reptiliane ndersa kalonte naten ne nje shpelle me mure prej guri te zi afer disa burimeve ne veri te San Crystobel, jo shume larg Taos, N.M.

Pjestare te grupeve te Shoqerive Sekrete ne Taos, jane gjetur me koke te prere. [Si ne rastin e Arthur Manby i cili kishte filluar te tregonte per nje sekret AZTLAND, Hot Springs, rreth 11 milje ne Veriperendim te Taos. Ai vend eshte i mbushur me petroglife qe shtrihen pergjate mureve te kanionit.]

Kultistet nderojne Zotin e Vdekjes se Majave-Aztekeve, ‘Camazotz’ i cili mori formen e nje KRIJESE ME KRAHE dhe qe i kepuste koken varteseve te tij qe nuk bindeshin. Studiuesit indikojne se Prifterinjte e Larte kishin kontakte me REPTOIDET ME KRAHE [te cilet ishin te njohur si predator te njerezve] dhe qe keto krijesa kerkonin artikuj te ndryshem tregetie, ka mundesi flori, Bime Psikoaktive [halucinogjene] etj.
Ne te gjithe token e Pueblos, neper vazo, SHPELLA dhe muret Kiva mund te gjehen pershkrime qe paraqesin nje gjarper me bri ose ME PUPLA [Gjarperi me Pupla, Kecalkoatli]...
Nga Pecos Pueblo, thuhet se Montezuma i shpuri pasuesit e tij ne jug dhe themeloi Tenoctitlanin [Qytetin e Meksikos]

“MANIPULUESIT E MENDJES - - Civilizime Aliene kane kontaktuar disa nga banoret e Tokes dhe kane praktikuar forma te ndryshme te kontrollit te mendimeve mbi ata qe kane kontaktuar. Oficeri Herb Schirmer, Betty dhe Barney Hill dhe te tjere u jane bere sugjerime post hipnotike ne menyre qe te harrojne kontaktin. Vetem fale forces se karakterit dhe seancave te hipnozes regresive ata arriten te flasin per eksperiencat e tyre.

Alienet na perdorin ne duke hyre direkt ne mendjet tona... NE NUK DUHET TE RESPEKTOJME ASNJE GRUP QE PERDOR MENYRA TE TILLA PER TE NDERHYRE NE SISTEMIN ELEKTRIK TE TRURIT TONE. Ata perdorin aparatura te cilat prodhojne nje kombinim te drites pulsuese dhe pulseve zanore, fusha te frekuencave te uleta dhe ato magnetike ELF & EM.

Eshte po ashtu e PAPRANUESHME qe te vendosen implante ne QENIET NJEREZORE. Dhe akoma me keq, ti vrasesh ata per GJAKUN dhe substancat e tjera ushqyese [Energjine Jetesore qe eshte e pranishme me Fluidet Jetesore].

“Grite [qeniet e vogla me koka te medhaja] jane mercenare. Ata kane marrdhenie me humanet e ‘Shoqerive Sekrete’ dhe Kompleksin [fashist] Ushtarako/Qeveritar. Nje membrane e sterlidhur manipulon gjithe kulturat e siperfaqes se Tokes... Reptoidet/Drakot e gjate 7-8 kembe jane pare tu japin urdhera Grive. Vete Reptoidet i marrin urdherat nga Elita e DRAKOVE me KRAHE. (Shenim: zinxhiri aktual i komandes duket se fillon me engjejt rebele te cilet perdorin forma fizike bio sintetike per te vepruar ne dimensione fizike. Keto trupa jane terhequr mbas renieve te disqeve dhe duket sikur jane te perbera nga nje substance si prej sfungjeri ne te gjithe trupin, te ndjekur nga qeniet parafizike te tipit Mantis/Insektoid dhe Drakot e Bardhe dhe me Krahe ose Mothman sic i referohet John Keel ne librin e tij PROFECIA E MOTHMAN, ndonese nuk dihet me siguri se cila nga keto te treja qenie eshte me superiore; pastaj vijne qeniet Lizarde ose te ngjashme me krokodilin me dy kembe ose Reptilodiet; nje tjeter qenie e gjate rreth 5 kembe me ngjyre te erret qe ndonjehere ju referohet si Iguanas; nje tjeter rrace satanike ‘prifterinjsh’ ne madhesine e nje njeriu normal qe jane reptiloide te kryqezuar me Grite dhe qe mbajne te veshura rroba te gjata te erreta; nje rrace e me nje fytyre si te bretkoces pra disi amfibe dhe e gjate rreth 4 kembe; lloje te ndryshme te Grive me lekure blu-gri, kafe-gri, te bardhe-gri, te blerte-gri, gri e erret, etj; dhe me ne fund qeniet e inxhinjeruara gjenetikisht , hibridet e reptilianeve dhe grive te cilet permbajne dhe gene insektoidesh dhe karakteristika te tjera gjenetike dhe ne mbyllje vijojne qeniet reptiliane jo humanoide si saurianet e detit, ‘gjarperinjte’ gjigande te nentokes ata qe quhen rendom krimbat dragoj te cilet jane pare ne brendesi te shpellave te nentokes si dhe neper dete dhe qe duken se jane me shume kanale te energjise psiqike. Te gjitha keto degezime aliene ne menyre kolektive perbejne ate qe eshte quajtur si “Rraca e Gjarperinjve”.Branton).

“GJARPERI ME KRAHE - -Humanoidet Reptilian/Amfibiane kane komunikuar me token prej shekujsh. Shume te kontaktuar dhe te rrembyer ne menyre te perseritur kane pershkruar Simbolin e Gjarperit Fluturues qe kane pare neper stemat e mbajtura ne krahe apo medalionet ose helmetat. Eshte per tu permendur fakti qe gjarperinjte kane tregues ne skeletin e tyre te kraheve dhe kembeve te atrofizuara. Ata kane kaluar ne shume transformime dhe metamorfoza. “Rraca e Gjarperinjve” jeton NENTOKE. Po perseri ata mund te dalin me disqet e tyre dhe fluturojne...

“Gjigandet ‘EL’ – Kasta elitare ‘Njerezore’ e grupit ORION [Betelgeusian] te cilet kane baza brenda planetit Mars. Ata njihen po ashtu me emrin TITANE, Vellezerit, etj...”
(Shenim: Kjo reference ndaj Mars-Orion eshte burimi i vetem qe kemi i cili deklaron te identifikoje nje koloni jashtetokesore te humaneve gjigande ‘EL’, Titanet, Anakim ose Nefeli. Ylli Betelgeuse i konstelacionit te Orionit nga disa te kontaktuar permendet ne reference te gjigandeve. Disa nga rezidentet e henave te Jovian deklarojne se me pare ata erdhen ose u ‘kthyen’ nga Rigel dhe Betelgeuse mbasi u perzune nga keto sisteme prej infiltrimit Drakonian dhe pushtimit te Orionit. Ndonese ne kemi hasur informacion qe lidhet me aktivitetin ‘jashtetokesor’ te ketij degezimi rrace njerezore, ka patur dhe te dhena qe flasin per nje bashkepunim te tyre me konstelacionin e Orionit. Ndersa per nje prani te mundeshme te nendheshme, nje burim ka deklaruar se disa vjet te shkuara, nje njeri u zbrit poshte nepermjet nje kablli ne nje shpelle gjigande e cila ishte ndare ne dy pjese nga nje tunel per kerkime nafte ne Texas. Njeriu deklaroi se ne brendesi te shpelles u ndesh me gjigande 11-12 kembe te gjate te cilet ishin humane - - Anakim ose Nefilim? – te cilet deklaruan se Krijuesi dhe forcat engjellore e kishin urdheruar civilizimin e tyre te qendronte ne keto shpella dhe ta ndanin veten nga rracat e mbitokes ku ata mund te konsiderohen dhe tu perulen si perendi nga njerezit injornate, fale madhesise se tyre trupore. Po ashtu ketij njeriu ju tha se kjo gjendje do vazhdonte deri ne diten e Gjykimit dhe Pastrimit, moment mbas te cilit ‘gjigandet’ do lejohen te kthehen perseri ne siperfaqe. Kjo sdo te thote se ‘EL’ nuk kane marrdhenie me rraca te tjera interyjore te cilat jane me pak te prirura per tju falur atyre. Disa vjet te shkuara nje grua e quajtur Margaret Rogers deklaroi se kishte vizituar nje civilizim te nendheshem te ‘Nefeli’ thellel netoke ne Meksike. Ata thane se emri i Zotit per ta ishte Tamil gje qe eshte konfirmuar dhe nga Telosiania Bonnie ose Sharula, njerezit e te ciles ne menyre te vazhdueshme jane raportuar se kane marrdhenie me ‘gjigandet’. Ata i thane po ashtu zonjes Rogers se nje dite njeriu do jete ne gjendje te shpike anije kozmike interyjore dhe do jete i gatshem ti afrohet fronit te vertete te Krijuesit dhe te pushtoje banesen e Tij personale dhe ne kete menyre te nxisin zemerimin e tij ndaj gjithe planetit. A i referohet ajo “Portes se Perjetshme” qe ndodhet ne mjegullnajen e Orionit e cila shtrihet shume me mbrapa se grupi i yjeve te Orionit ose i KOMANDES “New Jerusalem” , nje qytet virtual i quajtur “QYTETI I DRITES” qe raportohet se eshte pare nga astrofizikantet e qeverise, te dali nga mjegullnaja e Orionit dhe tashme eshte ne levizje drejt tokes dhe qe mendohet se do arrije ne fillim te mijevjecarit te trete?
Nje tjeter burim ka deklaruar se shume shekuj me pare keta humane ‘gjigande’ lane qendrat e tyre te nendheshme dhe filluan nje ekspedite kozmike per tek yjet, per tu kthyer vetem disa shekuj me pare nga ky kalvar i gjate. Sapo u kthyen ata ristabilizuan vendbanimet e tyre te vjetra nentoke ne Alaska dhe vende te tjera. Dokumenta antike thone se Anaks, Nefeli apo Titanet njehere e nje kohe jetonin ne Lindjen e Mesme dhe po ashtu ne rajonin e lashte te Gobit por tani ata jetojne kryesisht ne sisteme te medha shpellash thelle poshte ne Alaska, Oregon, Californine e Veriut, Utah, Texas, Mexico, disa nga ishujt e Paqesorit si dhe disa rrethina ne Ameriken e Veriut dhe ate Qendrore. Nje mikja ime me informoi per nje lloj rrembimi gjate nje gjendje endrre ku une e cova ate ne nje koder ne perendim te Vargmaleve Rockies dhe ne nje menyre apo tjetren arrita te hap nje pjese te kodres ne forme dere dhe e cova ate ne brendesi te nje tuneli qe perfundonte ne nje dere te madhe metalike me nje si tastiere kompjuteri ne ane. Ajo me tha se ne ate gjendje te alteruar apo personalitet alternativ, une perdora DOREN E MAJTE per te shtypur nje si buton dhe nje si forme kodi per te hapur deren metalike ky ne hyme. Natyrisht qe ne jeten time normale, ne te cilen nuk e kujtoj te kete ndodhur ky incident, perdor DOREN E DJATHTE. Ajo deklaroi se e cova ate brenda dhe u takuam me disa qenie njerezore 12-14 kembe te gjate te veshur me uniforma te argjenda qe dukej si dicka e gjalle sipas fjaleve te saj, pra emetonin energji. Gjate eksperiencave te tjera ajo deklaron se e kam cuar ate ne disa dhoma te medha te nendheshme poshte lugines se Salt Llake ku drejtoja disa si operacione dhe jepja instruksione qenieve njerezore te siperfaqes te cilet po ashtu po provonin te njejten gjende ekzistence ne kete bote te dyfishte. Pershtypjet e mija jane qe ky identitet i alternuar i bazuar ne kolektivizem, fillimisht eshte induktuar psiqikisht tek une nga Grite gjate eksperiencave te kaluara te rrembimeve [ne te njejten menyre sic kane bere me te rrembyer te tjere] dhe me pas ne nje fare shkalle eshte moderuar nga forca aliene me miqesore te cilat u perfshine me kultura te ndryshme humanoidesh ne brendesi te tokes te cilet po nderrmarin aksione mbrojtese ndaj agresoreve reptiliane. Perbri influences se qarte ‘te engjejve’ te cilet kane drejtuar jeten time, perballja me qenie me miredashese te cilet mesa duket kane nderhyre ne alternimin e ‘egos’ time, me ndihmon te shpjegoj qendrueshmerine dhe vullnetin per te realizuar kete projekt. Pra nuk jam i qarte se kush qendron mbrapa ketyre skedareve Nexus/Dulce por eshte mjaftueshem per te me bere ne gjendje te perceptoj dhe te transmetoj kete informacion te cilat ne nje gjendje tjeter do shmangnin ligje te probabilitetit dhe sinkronizimit. Keto ‘burime’ bazuar ne perceptimet e mija personale perfshijne humanoide Gjigande, hu-bride, Sasquatch, Xhuxhe, Jashtetokesore, Aghartians, Agjensi Ushtarake qe jane kundershtues te forte te agjendes drakoniane, si dhe qenie eterike por perseri jo me pak humane se ne. A do tingellonte e cuditshme po te thosha se ka ’ njerez’ qe jetojne ne planetin tone te cilet jane po ashtu kunder kolektivizmit Drakonian dhe qe vleresojne lirine sic e vleresojne shume nga ne [shpresoj].
Ne fakt nen kembet tona po zhvillohet nje lufte e vertete dhe qe eshte aq intensive sac mund te jete imagjinuar dhe realizuar vetem nga rregjisoret e filmave fantastike-shkencor. Nese kjo tingellon e pazakonte merrni ne konsiderate faktin se eshte nje e tere ‘bote e humbur’ nen siperfaqen e ketij planeti e cila prej epokash te tera ka mbetur e ndare, shpesh per shkak te supersticionit te popullates se siperfaqes , qe ka tendencen te zhvilloje ‘cudira’, te pakten keshtu duken sipas kendveshtrimin tone. Bota e siperfaqes atyre do ju dukej po aq aliene sa c’mund te duket bota e tyre per ne. Ndarja dhe dallimi midis ketyre dy ‘boteve’, pervec faktit qe zakonisht vetem shoqerite sekrete me te fuqishme kane patur akses ne te dyja ‘botet’, shpesh argumentohet me faktin qe gjate gjithe historise, te gjithe ata qe kane patur kontakte me kete ‘bote te humbur’ kane reaguar me friken normale ndaj te panjohures, reagim i kuptueshem kur ndeshesh me fenomene te tilla dhe qe kane kerkuar te kene me shume marrdhenie me kete bote e cila eshte shfaqur per njerezit e siperfaqes ne formen e miteve, legjendave, folklorit, etj. Nese [sic jam i bindur] te rrembyerit jane duke jetur te njejten eksperience te ‘jetes se dyfishte’ me nderhyresit dhe jo nderhyresit aliene ose te dy bashke, atehere ne nuk duhet te shikojme me larg se vete mendja jone e pavetdijeshme ne menyre qe te gjejme ‘alienet’. Ne fakt nga nje pike veshtrimi, kjo eshte e vertete: “Ne kemi gjetur alienet dhe ata jane vete NE!”
Branton)

TAL vazhdon: “EL do perfshihen ne beteje me DRAKOT ne gjithe planetin. Shume do vdesin. Libri i APOKALIPSIT 12:7: ‘Tani lufta u ngrit ne Qiell, Michael dhe Engjejt e tij jane duke luftuar kunder Dragoit dhe Engjejve te tij...”
Kopleksi Elitar Ushtarako/Korporatat/Qeveria ne vendin tone dhe lidhjeve me kliken kontrolluese te gjithe botes jane aktualisht ne marrdhenie negociuese me Drakot. Ata kane kercenuar me braktisje nese Drakot dhe mercenaret e tyre [grite dhe agjentet humane] nuk ndalojne shfrytezimin qe i bejne Tokes. Me fjale te tjera, nje GRUP KONTROLLI ELITAR te cilet e kane spostuar pjesen me te madhe te rraces se tyre te zgjedhur ne Qytetet e Nendheshme ne Hene dhe Mars, jane te gatshem te leshojne bombat atomike [nga bazat e nendheshme te menaxhuara prej jetimeve patriote me ‘mendje te kontrolluar’] dhe te helmojne gjithe planetin dhe te vrasin te gjithe popullaten. Ne kete menyre askush nuk mund te perfitoje kete planet te xhevairte. (Shenim: Vini re referencat e bera nga i kontaktuari Alex Collier dhe te tjeret per bazat e kompleksit ushtarako/industrial te ALTERNATIVES 3 ne hene dhe Mars te cilat jane sabotuar nga Drakot ne vitin 1985 dhe faktin qe Drakot aktualisht kane marre ne shenjester bazat e nendheshme te Tokes, pjese e Alternatives 2. Kjo ka tendence te polarizoje me shume fraksionet e ‘qeverise sekrete’... ata te cilet dikur ishin ne aleance me kolektivin reptilian, tani kundershtojne forcat kolektiviste Drako-Orion. Keta jane pjese e asaj mase te cilet nuk ju nenshtruan teresisht kontrollit psikologjik dhe manipulimit te mendjes te bere nga kolektivi drakonian ose qe nuk jane ‘infektuar’ nga kolektivi, ne momentin kur Drakot bene hapin e tyre te madh ne marrjen nen kontroll te shume nga bazave te perbashketa. Vetem nese keta lidere te kompleksit te nendheshem ushtarako/industrial dalin hapur perpara Kongresit dhe qytetareve patriote te SHBA-se dhe kerkojne ndihmen e tyre dhe hapin ‘dyert’ e perandorise se NENDHESHME per te GJITHE AMERIKANET dhe jo per nje grup te caktuar, ne te kunderten ata do e shikojn e veten ne nje pozicion shume te veshtire ku nga njera ane te luftojne kunder infiltruesve drakoniane dhe nga ana tjeter te perpiqen te mbajne nje ekuiliber me masen e madhe te liridashesve amerikane qe po shtohen dita dites. Amerikane qe do kerkojne te kene akses ne rrjetin e nendheshem per te cilin ATA vete kane paguar me parate e taksave te tyre dhe humbjeve te tjera ekonomike kolektive.Branton)

“SEKRETI I ‘V’... Pjesa qe vijon eshte nje list e Organizatave te cilat ne menyre te perseritur bejne reklama ne NBC gjate 19 serive te para te serialit ‘V’ [1 ore film serial i transmetuar cdo jave]. Publiciteti suportues erdhi nga ‘GENERAL ELECTRIC’ [qe ne fakt eshte dhe pronari i NBC dhe ka punuar ne projektet e disqeve te qeverise/alieneve]... ‘U.S. ARMY RECRUTING COMMAND’... ‘AT&T’... ‘EASTMAN KODAK’... ‘UNION CARBIDE’... ‘CHRYSLER CORP.’...’MARS, INC.’...’WARNER-LAMBERT’... ‘FORD’,... ‘SEARS ROEBUCK & CO.’ ... ‘McDONALD’... ‘ZALE CORP.’... ‘KELLOGS’... [Per vite te tera ka qene e pamundur te blije nje video te serialit ‘V’. Por ne fillim te vitit 1995 kjo gje u ndryshua dhe videokaseta mund te blihej ne cdo pike shitje videosh.]

REPTOIDET jane duke u kthyer ne Toke! PUSHTUESIT jane ketu. Ne duhet te bindim nje bote mosbesuese qe makthi tashme ka filluar. Qellimi i TYRE: Te shnderrojne token ne BOTEN E TYRE. Ska perfunduar ende per RRACEN NJEREZORE. ‘LUFTETARE TE LIRISE’ bashkohuni per te miren e te GJITHEVE...”

1 comment:

shpresa said...

Nje material shume informues...po ka ende per te treguar.

Post a Comment