KAPITULLI I NJEZETENJE

FORCAT SPECIALE: MBROJTES TE PLANETIT TOKE?





Misteriozi i ‘brendeshem’ Commander X ne njerin nga raportet e tij te shumte ka relatuar materialin e meposhtem:

“...Ne numrin e ripunuar te Shtatorit, 1959 me titull EFEKTET E ARMEVE ATOMIKE, e pergatitur per dhe me bashkepunim te Departamentit te Mbrojtjes te SHBA-se dhe Komisionin e Energjise Atomike te US nen drejtimin e Laboratorit Shkencor te Los Alamos, lexojme sesa e desherueshme eshte kompletimi i bazave te nendheshme. Ne faqen 382: ‘Ne dukje nuk ka asnje veshtiresi themelore per te ndertuar dhe operuar tipa te ndryshem instalimesh Nentokesore. Stacione te tille mund te vendosen ne miniera ekzistuese ose mund te germohet nje sistem i ri per kete qellim.’
Ne referim te ‘Delta Force” e cila besohet se perdoret per sigurine e projekteve te klasifikuara mbi ato top sekret ne lidhje me alienet [grite, etj] ky i brendeshem i qeverise deklaron:

“Grupi DELTA eshte pare [ne brendesi te aktiviteteve te suportuara nga inteligjenca] me distinktiv qe ka nje trekendesh te zi ne nje fushe te kuqe.
Delta eshte germa e kater e alfabetit grek. Ka formen e nje trekendeshi dhe shfaqet dukshem ne disa sibole Masonike.
CDO BAZE KA SIMBOLET E SAJ. Simboli kryesor i Dulces eshte trekendeshi me germen greke ‘Tau’ (T) brenda tij dhe vete simboli eshte i permbysur ne menyre qe maja e trekendeshit te shikoje poshte.
Simboli i tekendeshit dhe tre linjat anesore jane pare ne disqet fluturuese [te transportit], Simboli Tri-Lateral/ Simbole te tjera percaktojne vendet e zbritjes se anijeve dhe disqeve ‘Aliene’...”

Ne 10 Janar, 1989, ish oficeri i Marines William Cooper postoi deklaraten e meposhtme ne nje network kompjuterash dedikuar hetimit te fenomeneve paranormale qe jep detaje te metejshme per forcen Delta. Vini re se Delta sipas William Cooper, John Lear dhe Thomas E. Castello ka lujtur nje rrol te madh ne te ashtuquajturen Luften e Dulces qe filloi ne vitin 1979.
Informacioni i meposhtem eshte shkeputur nga nje trankript i gjate midis nje individi dhe nje tjetri i cili ishte caktuar ne Delta Security:

“01: Delta security eshte shume e lidhur me projektet e sherbim-groposjes.

“02: Simboli Trilateral [alien] eshte i vlefshem dhe eshte perdorur per te etiketuar pajisjet.

“03: E gjithe gjeja eshte e zymte dhe sduket te permiresohet.

“04: Simboli Trilateral eshte pare neper disqe ne Edwards AFB, California dhe ne Area 51 ne Nevada.

“05: Ka nje hangar ne Edwards qe i referoheni si hangari Delta.

“06: Hangari Delta eshte ne Bazen Veriore te Edwards.

“07: Ju duhet nje distinktiv special per tu afruar aty. Eshte nje distinktiv i kuq me nje trekendesh te zi ne pjesen ballore dhe nga mbrapa eshte informacioni personal.

“08: Disk ne nje hangar ne Edward eshte pershkruar te kete simbolin ne pjesen e poshtme anash dhe ne maje. Ishte rreth 50 kembe ne diameter, dukej ne nje ngjyre te argjende pa shkelqim dhe rreth 15 -18 kembe i trashe. Kishte nga ato qe dukeshin si dritare perreth pjeses se ngritur nga toka dhe qe jane pershkruar ne forme drejtkendore. Disku perreth kishte nje vije qe dukej si brazde rreth 4 kembe nga skajet. Ne pjesen e poshtme kishte nje hapesire qe dukej si ventilator ose si dritare ajrimi.

“09: Kur njerezit e caktuar per te qene pjese e Deltas, kalojne ne gjendje depresive, krejt papritur fillojne te qajne dhe kalojne gjendje nervore te rende pa arsye te dukshme, ata largohen asnjeri nuk i shikon me.

“10: Mesa duket NRO [National Recon Organization] rekruton per Deltan jashte Fort Carson, Colorado.

“11: Pothuajse te gjithe ata qe caktohen tek Delta jane jetim dhe skane asnje te aferm.

“12: Gjurmues private te cmimeve te vena nga qeveria per kriminelet jane te lidhur me Dreamland.

“13: Nese ju punoni ne Dreamland dhe shkoni me pushime ose nuk ktheheni ne pune ne kohen e duhur, atehere ata nisin keta gjurmues per tju gjetur. Ky eshte vendi ku jetojne ‘visitoret’... aty ka nje stacion te nendheshem...

“14: Area 51 eshte ne Groom Lake, Nevada. Aty testohen disqet testohen per fluturim.

“15: Njeri nga disqet dukej si nje diamant i kthyer me koke poshte.

“16: Ka nje rrezik te dukshem radioaktiviteti kur disa nga disqet fluturojne.

“17: Askush nuk rri ne Dreamland me shume se disa muaj.

“18: Cdo gje eshte tej mase jashte kontrollit...”

Nga pozicioni i tij ne brendesi te Komunitetit te Inteligjences, “Commander-X” deklaron se eshte ne dijeni te informacioneve te niveleve shume te larta dhe te fshehta. Njeri prej raporteve te shumta qe ka kaluar ne tavolinen e zyres se tij eshte ai qe flet per eksperiencen e nje gruaje e cila ishte rrembyer dhe cuar ne nje distance prej 1 mije miljesh ne nje stacion te nendheshem poshte Dulces, New Mexico:

“...Kam folur njehere me nje grua e cila ishte rrembyer nga catia e nje pallati ne New York City dhe mesa duket u mbajt nentoke ne stacionin e Dulces. Fillimisht ajo u cua ne nje kabine ne shkretetire qe perdorej si hyrje e kamufluar per ne bazen ‘aliene’. Me pas ajo u shoqerua per tek laboratoret per tu perdorur si subjekt testimi, por ne castin e fundit arriti te largohej fale nderhyrjes dhe ndihmes se njerit prej alieneve te tipit Nordik i cili i ofroi ndihmen e tij dhe i tregoi nje dalje sekrete te paruajtur nga rojet.

Kur u ndodh perseri ne shkreteri aty ajo u shpetua nga pjestaret e Forcave Ajrore, Berretat Blu dhe me pas u soll ne Manhattan. Gjate sesionit te pyetjeve me ushtaraket ajo u urdherua qe te mbante gojen mbyllur per eksperincen qe sapo kishte kaluar. Cdokush qe do degjonte nje histori te tille do mendonte qe kjo grua ishte e cmendur. Ju be e qarte se nese guxonte te hapte gojen, do mbyllej ne nje spital psiqiatrik me justifikimin e ruajtjes se sekretit dhe per te miren e sigurise kombetare dhe ate te te gjithe botes.”

No comments:

Post a Comment