KAPITULLI I NJEZETENENTE

“ORGANIZATA” - - BRENDA BASHKEPUNIMIT




Materiali qe do shqyrtojme me poshte eshte shkruajtur nga studiuesi William Hamilton dhe titullohet SHPELLAT MAGJIKE qe eshte bazuar ne vete librin e Hamilton MAGJIA ALIENE:

...Rasti i i pare i nje rrembimi ne nentoke qe kam hetuar ka ndodhur ne vitin 1988. Asnjehere nuk arrita ne nje perfundim te prere ne lidhje me informacionin qe doli nga hetimi por arrita te merrja raporte te konfirmuara nga te rrembyerit e tjere. Incidenti ndodhi ne zonen e Rosamond te Lugines Antelope ne California, ne njeren nga anet e Malit Tehachapi. Mali Tehachapi ngrihet ne krahun verior te lugines. Mali ka nje si qafe dhe ne ate zone ndodhet nje stacion sekret i testimit elektromagnetik te Northrop. Ky stacion eshte mbiquajtur nga banoret e zones perreth si “Vrima e Zeze” dhe pretendohet se eshte nje stacion i nendheshem me shume nivele.
Ray dhe Nancy punonin ne fabriken e montimit ne Northrop B-2 qe eshte ne Palmdale. Ray eshte nje amerikan lekurekuq dhe punonte me turne te ndryshme si inspektor i avioneve. Nje nate qershori ai vendosi te bente nje shetitje se bashku me Nancy ne njeren nga shpatet e malit Tehachapit. Ky shpat dukej si nje e prere e thelle qe perfundonte ne kembet e nje kodre dhe ndodhet buze nje rruge qe kalon neper gjithe malin ne forme rrethore. Ne pjesen e mbrapme ka nje hyrje per ne nje pllaje artificiale qe ishte krijuar me ndihmen e shperthimeve dhe dukek pastruar shkembinjte e shumte. Ray parkoi makinen e tij ne kete pllaje. Ata dolen nga makina per te pare yjet ne qiell dhe dritat e largeta te qytetit te Lancaster dhe Palmdale qe shtriheshin tutje ne luginen poshte tyre. Ndersa shikonin yjet, Nancy vuri re qe disa prej tyre leviznin ne forme rrethore dhe i terhoqi vemendjen Rayt. Ai nxorri elektrikun e dores nga makina e tij dhe filloi te jepte shenje me drita. Ne nje moment Nancy vuri re nje sfere te ndritshme ne madhesine e nje topi basketbolli qe qendronte pezull ne nje kodrine aty afer. Ata filluan ti afroheshin kodrines per te pare me mire sferen. Ray mendoi se ajo sapo ishte ngritur nga nje si e hapur ne truallin e kodrines. Dukej sikur vezullonte dhe shkelqente. Nga pjesa e poshtme e saj dukej sikur dilnin disa si viza. U ngrit paksa me siper dhe Nancy u perpoq ti fliste pasi pati nje ndjesi sikur kjo sfere ishte e drejtuar ne menyre inteligjente dhe ndodhej aty per nje qellim te caktuar per te miren e tyre. Ndersa shikonin kete fenomen te cuditshem ne oren 1 te nates, ata vune re ne horizont, pertej vijes se kodrave te shumta, driten e agimit te dites se re qe po fillonte. Dicka sapo kishte pothuajse fshire 4 ore nga jeta e tyre. Sfera nuk ndodhej me aty. Te tmerruar ata i hipen makines dhe u kthyen ne shtepi. Diten tjeter ata ndjen nje si lloj vibracioni ne apartamentin e tyre. Vendosen te dilnin jashte dhe ne ate moment pane dy sfera te njejta si ajo e nje dite me pare qe qendronin pezull mbi apartamentin e tyre. Kjo gje i trembi ata per vdekje.
Cova Nancy dhe Ray tek nje hipnotist lokal dhe Ray ju nenshtrua nje seance hipnoze regresive. Nancy refuzoi ta bente sepse kishte frike te zbulonte se cfare kishte ndodhur ato kater ore qe i mungonin nga koha e tyre. Ray ishte nje subjekt i shkelqyer. Ndersa ishte ne gjendje transi ai pothuajse ra me kurriz ne toke dhe mezi arritem ta ndalonim. Seanca e hipnozes regresive zbuloi disa gjera te cuditshme. Ray dhe Nancy ishin rrembyer dhe cuar nentoke!

Nen hipnoze ata spushonin se permenduri Lumin Kern qe ndodhet ne Veri. “Eshte nje zone afer Malit Tehachapi qe quhet Projekti Lumi Kern. Pjesa e siperme e lumit perdoret nga qeveria per te furnizuar me energji elektrike nje stacion te nendheshem ne Tehachapi Ranch [aktualisht Tejon Ranch]. Mali perbri hidrocentralit te vogel eshte duke u germuar ne brendesi dhe e gjithe zona perreth eshte e mbushur me dhe. Kjo eshte shume e qarte por mesa duket njerezit perreth nuk e vene re. E gjithe energjia elektrike perdoret per Ranch qe eshte vendndodhja e “puneve te ndyra” te nendheshme ku perpunohen mjete fluturuese te nje teknologjie te larte si dhe eksperimente te tjera. Eshte nje baze e nendheshme e stermadhe, mbase e afert me ate qe ndodhet poshte 29 Palms Marine Base. Ka hangare madheshtore dhe ashensore shume te medhenj si dhe laboratore teknike. Eshte nje qytet i tere aty poshte, rrugalime te medhaja... e gjithe lugina eshte plote me tunele. Ju mund ta pershkoni me makine nentoke nga njera ane ne tjetren. Mund te ngisni makinen nentoke nga Palmdale, vendndodhja e Northrop, Lockheed dhe e “projekteve te zeza”, deri ne qytetin California. Ka tunele gjithandej deri ne George AFB. ALIENET mesa duket kane akses aty... ata jane pare ne te gjithe zonen. Qeveria [korporata] i lejon ata te bejne cfare te duan. Ata shqyrtojne trurin njerezor per te gjetur DOBESITE tona dhe per te mesuar sesi te na KONTROLLOJNE (sic kane mesuar te kontrollojne eliten e qeverise sekrete [korporatat] e cila si rezultat kontrollon keto instalime gjigande te nendheshme dhe qe mesa duket ja kane pasuar kontrollin e ketyre bazave, alieneve. Arsyeja mund te jete nga frika ose thjesht per te realizuar dominim te metejshem mbi popullsine e globit ose nje marrveshje kontrolli te perbashket.)
Ata bejne autopsi te humaneve ... se pershkruaj dot sepse ata nuk jane humane. Shume ngjethese. ‘Qeveria ‘ ka dijeni per kete por ata kthejne koken nga ana tjeter. Disa njerez brenda qeverise duan qe kjo gje te stopohet por nuk dine sesi.”

(Shenim: Ashtu sic kane thene shume nga ata qe “kane dijeni”, i gjithe skenari i bashkeveprimit me alienet eshte totalisht jashte kontrollit gje qe mendoj se do te thote se ne nuk jemi ne kontroll te situates. Me fjale te tjera, skema mbi te cilen u ngriten projektet bashkevepruese ku shume nga bashkepuntoret humane besonin se alienet ishin miredashes, vazhdon te jete efektive edhe mbasi ‘ne’ kemi humbur komplet kontrollin e situates. Meqe alienet tashme kane KONTROLL te pjeses me te madhe te INFRASTRUKTURES qe u ngrit si rezultat i projekteve te hershme te perbashketa, “struktura kontrolluese” ose institucioni vendimarres ska me fuqi te beje asgje per te ndryshuar situaten. I takon atyre humaneve qe kane mbetur te lire nga sekreti i projekteve ose i betimeve te shoqerive sekrete ose ne doren e atyre humaneve vizitore te cilet nuk jane te kufizuar nga DIREKTIVAT e mosnderhyrjes si ne rastin e shume hibrideve Nordike-Tokesor qe te ndryshojne gjerat.Branton)

Ray ishte shume i hutuar kur mesoi nga seanca e hipnozes qe Grite e kishin lidhur Nancy ne nje tavoline. Ai shikonte gjithandej instrumenta. Gjate hipnozes ai kalonte ne nje gjendje si i ngrire ndersa kujtonte skena te tilla. Filloi te bertiste dhe te behej shume emocional. Ai ishte i bindur qe ata do e perdhunonin Nancy dhe ai smund te bente asgje per ta ndaluar. Po ashtu ai dhe Nancy ndjene se kishin kontaktuar dhe nje rrace aliene dashamirese te cilet kishin observuar rrembimin e tyre nga Grite. Mbas disa muajve, Ray dhe Nancy me deklaruan se sdonin te kishin me te benin me raporte te tjera. Ata ndiheshin te kercenuar dhe te survejuar dhe kishin frikte te vazhdonin te bashkepunonin. Heren e fundit qe i takova me thane se kishin vendosur te ndiqnin klasa te Bibles per te gjetur stregim dhe mburoje nga kjo force djallezore qe kishte hyre kaq dhunshem ne jeten e tyre.

Shume deshmitare kane verejtur fenomene te pazakonta ne rajonin e Tejon Ranch. Nje nate, ne 3 mars 1991, Pearl Shultz dhe Aric Leavitt vezhguan pese ose gjashte UFO qe leviznin ne cift me shpejtesi te ndryshme dhe qe drejtoheshin per nga Mali Tehachapi. Sejcili prej tyre kishte nje drite pulsuese qe ndryshonte nga e bardhe e shndritshme ne te kuqe te erret. Zoti Shultz vuri re dhe ngjyre portokalli dhe te verdhe. Disa nga UFO-t dukej se vinin nga qafa e Malit.

Nje burre i quajtur Stan, pa nje drite te shndritshme ne ngjyre portokalli te celur dhe qe dukej ne formen e nje puroje [ose tubi]. Vezhgimi ndodhi ne Avenue I ndersa ai shikonte ne drejtim te Tehachapit.
Tre deshmitare vajten ne pllaje afer Anthill ne 31 janar te vitit 1991. Ata pane nje disk ne ngjyre te gjelbert dhe me shkelqim qe u ngrit nga stacioni qe ndodhej aty dhe me nje rritje shpejtesie te dukshme beri nje ngritje ne nje kend 45 grade drejt jugut. Gjate kohes qe veshtronin objektin ata degjuan dhe nje tingull. Ndersa ktheheshin per ne shtepi ne rrugen perpara tyre [170 Street West] pane dy furgona te zinj dhe dy helikoptere te zinj.

Nje dite, ndaj te gdhire nje pilot po fluturonte jshte Fox Field ne Avenue G drejtuar per ne Merced. Intinerari i fluturimit do e conte mbi Tehachapin. Ndersa kalonte siper qafes se malit, aty ku ndodhet Anthill, ne 23 shkurt 1991, ai observoi 4 objekte ne forme drejtkendore qe qendronin pezull mbi stacion. Ai i pershkroi ato kater here me te medhajaa se shenjat elektronike te autostrades. Mbanin nje largesi te barabarte prej 200 jardesh. Nje tjeter vezhgues i cili u lajmerua me telefon, parkoi makinen jashte autostrades dhe vrojtoi te njejtet objekte deri sa ato u zhduken!Nje banor i zones, prona e te cilit ndodhet ne 170 Street West raportoi se kishte pare token te hapej si nje hangar nga ato te rraketave berthamore, brenda perimetrit te instalimit te Northrop. Nga e cara e tokes ai pa te dilte nje disk fluturues qe u zhduk ne qiell me shpejtesi te madhe. Po ashtu ai deklaroi se dikush nga Edwards erdhi ta vizitonte dhe folen per kete histori dhe ne perfundim personi i panjohur e kercenoi qe ta mbante gojen mbyllur. Me vone arrita te identifikoja emrin e ketij personi dhe mesova se quhej Chuck dhe punonte me kontrate ne tunelet e nendheshme te stacionit te Anthill. Ai tha se kane pika hyrjeje me dyer te medhaja ku ndodhen disa panele me drita te kuqe dhe te blerta qe sherbejne per identifikimin personal. Ne fakt nuk ka dere te mirefillta qe mbulojne keto hyrje por jane disa si fusha magnetike qe projektohen nga disa cilindra qe jane te montuar ne pjesen e siperme te murit te hyrjes. Disa globe te vegjel qendronin pezull neper tunele dhe e ndoqen Chuck dhe shoket e tij ngado qe shkonin. Ai mendoi se ato ndoshta perdoreshin nga Forca Ajrore si sensore. Po ku e gjeti Forca Ajrore teknologjine per ti mbajtur ne ajer ne gjendje pluskimi keto globe?

Joe me tregoi shume historira. Ai mori pjese ne shume nga mbledhjet e mija per UFO-t ne Lancaster. Joe deklaron se ka patur nje takin nga afer si dhe mungese kohe nje nate ndersa udhetonte ne nje rruge ne krahun jugor te Edwards AFB. Ai ishte i punesuar ne ndertim dhe ishte pajisur me nje leje per te punuar ne zonat e operacioneve ushtarake dhe shprehet se ka punuar ne nje projekt te nje tuneli te nendheshem poshte Haystack Butte ne krahun Lindor te Edwards, afer Zones se Testimit te Raketave te Nasa-s. Edhe Joe deklaron se ka pare globe qe silleshin verdalle neper keto tunele. Puna e tij ne tunel ishte ajo e pikturimit te numrave te medhenj brenda disa kutive qe ndodheshin ne nje si shirit qe kalonte horizontalisht neper gjithe muret e tunelit. E pyeta se sa larg shkonte ky tunel i nendheshem dhe ai mu pergjigj se njehere kishte numeruar ne ashensor ndersa zbriste poshte dhe perllogariti qe tuneli duhet te ishte te pakten 3000 kembe thelle nentoke.

Nje moment Joe pa nje dere qe u hap dhe u shfaq nje dhome ne njerin prej tuneleve dhe qe andej doli nje alien shume i gjate dhe qe qendronte ne mes te dy njerezve te veshur me perparase te bardhe laboratori. Ai tha se ky alien ishte te pakten nente kembe i gjate. Joe deklaron po ashtu se ka pare alien Gri ne brendesi te nje hangari ne Liqenin China. Kjo ndodhi kur shkoi ne hangar te mblidhte veglat e punes mbas perfundimit te dites. Ai gjithmone me ka treguar histori fantastike por gjithmone dukej shume i sinqerte. Te them te drejten se di asnjehere se per cfare ta besoja.

Nje dite Joe me tregoi per dy ish shoke te vjeter te shkolles qe ishin takuar rastesisht. Te dy ata kishin punuar ne stacione te nendheshme dhe po ashtu kishin punuar sebashku ne Anthill. Puna ishte si te thuash e perkoheshme, e kufizuar ne 2 jave. Gjate kesaj kohe ata jetonin ne apartamente qe ishin te ndertuara edhe ato nentoke. Madje qeveria caktoi edhe ushqimin per njerin prej tyre. Ky ishte nje gjeni ne kompjuter. Ai thote se ka pare forma aliene gri edhe reptiliane ne baza te ndryshme te nendheshme. Nje nga projektet e nendheshme ishte Startalk Project dhe trajtonte kryesisht rrezet lazer. Informatori, nje djale i quajtur Paul thote se ai ka punuar ne nje ndertese te madhe nentoke. Projekti Startalk perdorte nje lazer te fuqishem qe reflektohej ne nje pasqyre dhe me pas dergohej ne hapesire. Lazeri ishte i pajisur me nje sinjal dhe vepronte si far sinjalizues per UFO-t. Mesa duket sinjali i drejtohet forcave mike nga sisteme te tjera. Ai po ashtu kishte punuar ne stacionin Douglas afer Llano. Aty njehere kishte pare nje disk te ulej dhe te futej ne nje hangar te madh nentoke. Brenda ne ndertesen e nedheshme eshte nje kompleks kompjuterik gjigand. Punonjesit aty vishen me rroba te bardha dhe carape te bardha [jo kepuce]. Kompjuterat perdorin nje gjuhe aliene me simbole. Manualet indikojne kodet qe duhet te perdoren. Ne kete kompleks ka nje ekran te madh i perbere nga nje material plastik lekskon ku paraqiten sisteme dhe galaksi te ndryshme. Nje stilolaps prej dylli perdoret per te treguar se nga duhet te drejtohet lazeri. Teknologjia qe perdoret aty eshte kaq shume e avancuar sa eshte pertej cdo teknologjie inxhinjerike te njohur. Lazeri po ashtu eshte i afte te kryeje komunikime INTERDIMENSIONALE. [Komunikime ne hyperspace dhe subspace? Keshtu duhet te jete pasi nje rreze lazer e krijuar ne dimensionin e 3-te do ti duhej te pakten 3 vjet per te arritur yllin me te afert]. Punonjesit e sigurise shoqerojne te gjithe ata qe punojne aty edhe kur shkojne ne banjo. Telefonat pergjohen, madje edhe telefonat e shtepive te punonjesve. Ju desh 2 vjet Paul dhe Gopher [personi i dyte] qe te merrnin nje akses sigurie. (Shenim: Nese ndermarrja Industrialo-Ushtarake ose qeveria ‘korporate’ eshte e perfshire ne bashkepunimin me alienet, duket sikur ajo nuk eshte ne kontroll te plote te situates... ata qe kontrollojne keto struktura jane! Ose ata qe kane si motivim pasurimin e metejshem dhe fuqizimin e tyre edhe sikur kjo te kete si cmim nje marrdhenie ‘biznesi’ me forca aliene keqdashese. Motivimi i tyre nuk eshte domosdoshmerisht ai i qeverisjes se qytetareve amerikane apo mbrojtja dhe respektimi i Kushtetutes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes! Sic eshte ajo thenie, Etja per para eshte rrenja e cdo gjeje djallezore. –Branton)

Gopher ka punuar po ashtu si specialist kompjuterash ne Anthill. Ai ka punuar edhe ne stacionin Helendale te Lockheed si dhe ne Nevada Test Site. Ai thote se ne punojme me aliene dhe teknologji aliene dhe kjo gje e ka trembur per vdekje. Paguhet shume mire per punen qe ben. Merr 145 mije dollare ne vit plus pagesa e ushqimit qe i sigurohet nga ‘qeveria’. Gopher thote se ka punuar edhe ne SEKTORIN D qe njihet ndryshe si stacioni i Dulces. Ne keto baza te nendheshme ai ka pare reptoide dhe Gri. Natyrisht qe Gopher ska jete private. Ka punuar me reptoid me lekure ndjyre te bardhe, mbase me drakot e bardhe qe jane pershkruar dhe nga Thomas Castello. Po ashtu ai ka pare dhe pjestare te rraces se Portokallinjve. Deri tani, sic shprehet, S’KA PARE ASNJE PERFITIM PER RRACEN NJEREZORE. Ghoper po perpiqet te zbuloje se cfare do ndodhi ne te ardhmen dhe eshte i shqetesuar se cfare do sjelle kjo e ardhme. Ai parashikon nje LUFTE ALIENE. Aty poshte nentoke specialisti i kompjuterave ben nje jete shume te mire. Pervec apartamentit, ai ka nje pishine, sauna, palester, te gjitha keto ne dispozicion. Punon me turne pa nderprerje per 14-16 dite dhe nuk i lejohet qe te largohet nga SHBA. Per te levizur brenda perbrenda shteteve te USA duhet te marri leje speciale. Gopher thote se qendra kryesore e kontrollit te lugines eshte ne Haystack Butte. Nje tunel fillon nga Haystack Butte deri ne Anthill. Ai beson se ka aliene miredashes madje ka pare njehere njerin prej tyre. Ata jane nga nje Federate. Alieni qe ai pa ishte ne dukje humanoid, nje bjond i gjate [nordik] qe kishte veshur nje kominoshe dhe nje si pelerine ne ngjyre te gjelber. Gopher beson se ne jemi duke kerkuar ndihme nga keto qenie kaq dashamirese. Ky eshte nje skenar i njejte me ate qe jam informuar nga letra e nje veterani.

Djali i adoptuar i nje mikut tim u punesua ne nje stacion te nendheshem ne Los Alamos. Ai thote se ka nje shuttle qe shkon nentoke nga ky stacion deri ne SEKSIONIN D. Djali punoi ne nivelin e pare qe shrihet nen qytetin e Dulces. Nje bllok me tutje se ndertesa e PAN AM eshte nje gjimnaz i vjeter qe tani perdoret si nje stacion inxhinjerik nga HAKEN HANGAR [fillimisht ZIA CORP]. BRENDA STACIONIT ESHTE NJE ASHENSOR QE ZBRET POSHTE NE DHOMEN E KOMPJUTERAVE. Qe nga kjo dhome, nje tunel anesor kryqezon tynelin kryesor ku ndohet mjeti shuttle i transportit qe niset nga Los Alamos per ne Albuquerque. Keto nivele jane te ruajtura nga PROFORCE security. Me ne thellesi ka nivele te tjera te mbrojtura nga sisteme automatike qe vrasin cdo njeri qe futet aty ilegalisht. Nje roje sigurie ne menyre aksidentale aktivizoi alarmin dhe u vra ne vend nga njeri prej ketyre sistemeve mbrojtese. Keto tunele jane nje pjese e vogel e rrjetit gjigand te tuneleve nentokesore. Nje tjeter gje qe permendet nga ky burim informacioni eshte ekzistenca e nje qyteti te tere te nendheshem qe strehon nje popullate prej mbi 1 mije personash, te gjithe punonjes ne baze. Shumica e tyre jane banore te perhershem te nentokes. Ne laboratoret gjenetike kryhen disa eskperimente shume te avancuara qe perdorin fuzionin e lazerit. Buxheti vetem per stacionin e siperfaqes eshte mbi 1 miliard dollare ne vit por projektet studimore te nentokes e kalojne DISA HERE KETE SHIFER. (Ketu shkon nje pjese e mire e parave te taksave tona? Ekonomia dhe mireqenia e Amerikes eshte duke rrjedhur neper keto tunele?)

Une dhe Pam, disa vite te shkuara u prezantuam me nje te rrembyer te quajtur Diane. Ajo jeton ne zonen e Apple Valley. Qe nga koha qe ka qene femije ajo ka patur kontakte me alienet. Ndersa rritej ne moshe Diane filloi te kishte eksperienca rrembimi te kryera nga humanet dhe qe e kishin cuar neper stacione te nendheshme. Nje nga keto stacione te nendheshme ajo beson se ndodhet ne qendren e testimit ne China Lake Naval Weapons, pak ne perendim te Panamint Range dhe Death Valley. Ne kete baze ate e zbriten ne nivelet e poshtme nepermjet nje ashensori. Pershkimi i saj per kete ashensor perputhet me ate te bere nga nje njeri me emrin Thomas per nje ashensor ne bazen e Dulces. Pershkimi i Thomas dhe detaje te tjera ne ate kohe nuk ishin publikuar ende, pra deklarata e saj ishte mese e besueshme. Mesa duket keta ashensore kane nje forme te pazakonte dhe perdoren nepermjet forces elektromagentike ne vend te sistemit kabllor qe perdoret per ashensoret e zakonshem. Diane po ashtu raporton se i bene nje xhiro neper baze e shoqeruar nga nje burre i veshur me perparse te bardhe. Ai i tregoi aty humanet qe ishin alteruar gjenetikisht. Keta humane mbaheshin neper kafaze ne nje lartesi mbi 1 kembe nga toka. Ajo po ashtu pa kafshe ne gjendje te alteruar. Historia ishte po aq e cuditshme sa e ajo e treguar nga Thomas per nivelin e 7-te ne Dulce.

Historia per nje baze te nendheshme ne rezervatin Indian te Jicarilla Apache u be fillimisht e njohur rreth viteve 1980 kur nje fizikant nga Albuquerque, Paul Bennewitz raportoi rrezimin e nje disku alien ne njeren nga shpatet e Malit Archuleta. Paul i shkruajti nje leter Senatorit Pete Domenici dhe Paul Gilman ne Washington D.C. Kjo leter u shoqerua nga nje raport. Aty thuhet: “Anijet atomike te permendura fillimisht ne raportin tim... kopjuar per ju... disa vite te shkuara u rrezuan pothuajse 2 milje ne veriperendim te Dulce, NM afer Majes Archuleta ne Archuleta Mesa”. Ai beson se kjo paraqiste rrezik nese radiacioni gama dhe ai i neutroneve mund te shperndahej nga zona e rrezimit nese lenda nukleare shkrihej. THUNDER SCIENTIFIC CORPORATION e Paul fabrikonte instrumenta te ndryshem dedektimi.

Ne raportin e tij te PROJEKTIT BETA, Paul Bennewitz shprehet se alienet humanoide kishin nje baze afer Archuleta Mesa dhe se kishte arritur te stabizilonte komunikim direkt me alienet e bazes. Ai deklaron se atyre nuk ju duhet besuar. Paul u be paranojak ne lidhje me qeverine, alienet dhe te rrembyerit per te cilet ai besonte se kontrolloheshin nga alienet. Ne konferencen e MUFON te mbajtur ne Las Vegas ne 1989, folesi i konfirmuar Bill Moore beri deklaraten qe Paul Bennewitz ishte disinformuar nga agjente te inteligjences dhe se vete ai kishte kontribuar ne lidhje me kete si dhe E GJITHE HISTORIA per bazen e Dulces ishte ndertuar thjesht per te mbeshtetur disinformimin me te cilin ishte ushqyer Paul (apo ishte thjesht loja per te nxjerre informacionin si te pavlefshem?) Sidoqofte nje deshmi nga Walter Baumgartner dhe polici i shtetit Gabe Valdez tregon te kunderten. Duke ju referuar atyre, ata kane pare imazhet e videos me alienet kur Paul realizoi kontaktin duke perdorur aparatura speciale. Alienet nisnin mesazhe qe deshifroheshin nga kompjuteri i Paul dhe me pas printoheshin. Disa nga strukturat e fjalive ishin te ndara. A kishin dore agjentet e inteligjences ne kete mes dhe po perpiqeshin te mashtronin kompjuterin e Pual duke shtirur nje komunikim me alienet? Po per cfare qellimi? Mesa duket Bennewitz perdorte nje transmetues special per te derguar dhe marre sinjalet elektromagnetike nga baza e alieneve.

Dhe me pas vjen histtoria e Thomas. Thomas E.Castello kishte lindur ne Glen Ellan, Illinois ne 23 Prill 1941. Thomas eshte njeriu i cili nxorri Letrat e Dulces. Miku i tij i ngushte, Ann West [ky eshte nje pseudonim, emri i vertete eshte vetem ne dokumenta] tregon historine e tij pasi vete Thomas nuk eshte bere me i gjalle qe nga viti 1991.

Thomas ka patur nje pasion per makinat antike, cdo gje prej tyre por sidomos nje Packards dhe makinat me turinj te dale te viteve 40-50. Shumica e kohes se lire te tij shpenzohej ne modifikimin e makines se tij, nje Packard i vitit 1949 per te cilen ai kishte nevoje per pjese speciale. Miku i tij i tregoi per nje burre te thyer ne moshe qe jetonte ne qytet dhe qe kishte nje dyqan pjesesh kembimi ku mund te rindertoheshin makinat antike. Ky njeri i moshuar ishte Ed West, babai i Ann. Ata e gjeten shpejt gjuhen e perbashket jo vetem per makinat por mbi cdo gje. Te dy bashke shpenzuan ore te tera duke folur per makinat, avionet dhe programin hapsinor. Shume shpejt ata kuptuan qe ishin te dy te mahnitur nga disqet fluturuese.

Mbas disa muajsh Ed e prezantoi Tom me “ORGANIZATEN”, nje grup i cili kryente kerkime dhe studime mbi disqet fluturuese dhe te kontaktuarit. Tom kaloi fazen e sproves dhe me pas ju caktuan detyra te ndryshme.
Ne ate kohe, ne vitin 1961, Tom ishte ne Forcat Ajrore te stacionuara ne Nellis AFB afer Las Vegas. Ai kishte mbaruar shkollen per fotografi dhe po ashtu kishte marre nje akses sigurie top sekrete. Me pas ne Virgina ju dha mundesia te zgjeronte njohurite e tija. Aty ai pati mundesine per te punuar per here te pare ne nje baze te nendheshme. Kur iku nga ajo pune, aksesi i sigurise top sekrete qe mbane ju ngrit ne TS-IV.
Detyrat e Tom si nje rreshter i Forcave Ajrore perfshinte fotografimi i stervitjeve ne Florida. Gjate kohes se lire ai takohej me Ann ne Orlando. Shume shpejt ai pati kenaqesine te zbulonte qe Ann ngiste nje makine klasike Packard 1950 me nje mjelljme te bukur ne pjesen e perparme.
Nje vit me pas, 1963, Ann u transferua ne Las Vegas per ti qendruar prane shokut te saj.
Kur ajo ndodhej ne Florida kishte patur nje kontakt nga afer me nje disk fluturues te shndritshem dhe e kishin marre ne bordin e tij. Endrrat dhe kujtimet e kesaj ngjarje e kishin munduar prej kohesh. Tom e prezantoi ate perpara “Organizates” dhe mbas disa vizitave atje ajo e kaloi sproven duke u pranuar si pjestare ku dhe ju caktuan detyra te ndryshme. Ajo dhe Tom filluan te mblidhnin libra, artikuj gazete dhe revista mbi UFO-t. Te dy bashke shpenzonin nete te tera duke studiuar dhe hetuar.
Me kalimin e viteve Tom dhe Ann u bene si vella e moter. Prinderit e tij ishin vrare ne nje aksident me makine dhe per Tom, prinderit e Ann u bene sikur te ishin prinderit e tij
Tom ndejti ne sektorin e fotografise se sigurise se larte per shtate vjet dhe me pas u largua nga Forcat Ajrore ne vitin 1971. Ne ate vit ai filloi te punonte per Rand Corp ne California si teknik i sigurise. Ne harkun e nje viti aksesi i tij i sigurise u ngrit ne ULTRA-3. Ne vitin 1972 ai u njoh me Cathy dhe ne te njejtin vit ata u martuan. Ne Nentor te vitit 1974 Cathy lindi Eric Scott Castello. Ata u transferuan ne Santa Fe, New Mexico ne vitin 1977. Puna e tij e kishte transferuar dhe po ashtu aksesi i sigurise ju rrit perseri kete rradhe ne ULTRA-7. Puna e re paguhej shume me mire por edhe stresi ishte i madh. Ai i tregoi Ann se kishte filluar pune ne nje baze te nendheshme me nje nivel sigurie te pabesueshem, ne departamentin e fotografise. Puna e tij trajtonte cdo aspekt te fotografise dhe kamerave apo mini kamerave. Ishte pergjegjesia e tij te kontrollonte, kalibronte dhe mirembante te gjitha video kamerat e sigurise qe nga dyert deri tek daljet e tuneleve. Pozicioni i tij kerkonte qe ai te ishte gjithmone i armatosur. Ishte po ashtu puna e tij te shoqeronte vizitoret e ndryshem ne zona te caktuara te bazes. Ky stacion me vone u njoh me emrin Baza e Dulces. Kur Tom u largua nga puna, ai kishte fituar graden e sigurise te Majorit.

Tom dhe Cathy, TAL dhe Mary LeVesque, te gjithe jetonin ne Santa Fe, New Mexico ne vitin 1979 kur Ann shkoi ti takonte. Tom dukej me i tensionuar se kurre ndonjehere. Ai i tha se do te donte me shpirt ti tregonte Ann per gjerat qe e mundonin por aksesi i larte i sigurise qe mbante e pengonte ta bente kete gje. Diten qe ajo po largohej nga New Mexico, Tom i futi ne dore nje leter te palosur dhe i peshperiti: “mos lejo askend ta shikoje kete”. Ajo e futi letren ne xhep. Ate nate, e vetme ne nje motel ne Durango, ajo e hapi dhe e lexoi. Ne letren e verdhe kishte tre gjera; skeci i nje alieni; nje trekendesh me koke poshte dhe emri i Dulces. Ajo i nguli syte skecit te alienit dhe u perpoq te kuptonte se cfare kishte dashur Tom te thoshte me ate vizatim. Alieni i pikturuar kishte nje koke ta madhe, sy te medhenj te zinj, jo hunde, jo floke.. Trekendeshi kishte konture te zeza. Mbasi e studjoi letren me vemendje ajo e hodhi ate ne banjo. Ate mbremje Ann beri nje gjum te trazuar dhe me makthe mbi alienet.

Mengjesin e neserm ndersa po pinte nje kafe dhe kerkonte ne harte rrugen e kthimit per ne Las Vegas, ajo dalloi emrin e nje qyteti te vogel afer kufurit te shtetit te New Mexico te quajtur ‘Dulce’. Kishte aliene ne Dulce? Cfare donte Tom te ti tregonte asaj? Me pas ajo u kujtua se ku e kishte pare me perpara trekendeshin e zi. Simboli ishte ne kapelen e Tom te vendosur ne tavoline gjate kohes qe ata te dy kishin qendruar ne kafene. Ishte nje sfond portokalli me trekendeshin e zi te permbysur ne mes dhe me anet paksa ne ngjyre floriri.

(Shenim: Eshte interesante qe ky trekendesh me tre nivele eshte i permbysur, po te kemi parasysh faktin qe disa grupe “Nordike” perdorin si embleme nje trekendesh ne pozicion vertikal me tre vija horizontale qe i kalojne permes. Disa burime ‘Kristiane’ kane raportuar per vizione te tyret ne lidhje me qytetin ‘New Jeruzalem’ qe permendet ne Librin e Apokalipsit, si nje qytet i DRITES dhe me forme piramidale ne tre nivele. Ky ‘qytet i drites’i cili ne menyre te perseritur duke perdorur teleksope super te fuqishem eshte observuar te dali nga ‘mjegullnaja’ e larget mbas konstelacionit te Orionit dhe qe thuhet se eshte ne rruge drejte planetit tone. Mesa raportohet ky eshte shtabi i pergjithshem suprem i forcave engjellore dhe i Tribunes se Hyjnise nen te cilin ata sherbejne. Ky pershkrim koincidon me emblemen Nordike qe eshte nje trekendesh vertikal me tre nivele, ose piramide.Branton)

Ajo vendosi te ngiste makinen nepermjet Dulces per te pare ndonje gje te dyshimte, por nuk gjeti asgje. Ann u kthye mbrapsht ne Durango dhe me pas u takua me Cortez me te cilin u dashurua dhe te dy shkuan ne Colorado.

Ne fillim te dhjetorit te te njejtit vit, Tom i beri Ann nje vizite surprize. Ai i tregoi asaj se ishte larguar nga puna disa muaj me pare mbas nje konflikti qe kishte plasur midis punonjesve te sigurise dhe nje grupi ushtarak. Tom i tha se forcat e sigurise perdoren arme me rreze por grupi ushtarak ishte i armatosur me mitraloza dhe automatike. Ai i tha se ishte nje lufte e vertete me klithma dhe panik ne te gjithe tunelet. Shume njerez vdiqen ne ate konflikt. Tom ishte kurioz te dinte se ne cfare menyre qeveria do e mbulonte vdekjen e atyre njerezve. Ne shkurt te vitit 1980 mediat raportuan per nje revolte ne nje burg te Los Alamos dhe qe shume nga te burgosurit vdiqen gjate revoltes. A ishte ky mbulimi i te vertetes?

Tom pranoi qe ishte ne telash. Ai u kthye ne baze dhe beri disa fotografi, mori dokumenta dhe sende te tjera. Hyri dhe doli nepermjet nje te care qe perdorej per ajrosje brenda nje SHPELLE AKULLI. Mbasi doli nga shpella futi cdo gje ne nje kuti te pergatitur me pare dhe e fshehu ate nentoke. Me pas u kthye tek makina e tij por aty e prisnin forcat e sigurise. Ata e moren ne pyetje per arsyen e pranise se tij ne baze perseri dhe e lane te largohej. Qe nga ky moment (u drejtua per ne Colorado Spring) Tom u kthye ne nje ikanak qe fshihej per te shpetuar koken e tij. Ai i tha Ann se duhet te kishte besim sepse ai ishte dhe do mbetej i njejti person qe ajo kishte njohur gjithmone.
Diten e neserme, tre persona nga O.S.I. moren ne pyetje Ann dhe i kerkuan vendndodhjen e Tom. Ne kater takime te tjera, persona te tjere e moren ate ne pyetje dhe ajo ju pergjigj ne te njejten menyre qe skishte asnje dijeni se ku mund te ndodhej ai. Ne janar, CIA trokiti ne deren e saj. Ata insistonin qe Ann fshihte informacione.
Ne vitin 1978 ajo kishte pesuar nje aksident automobilistik dhe qe nga ajo kohe kishte dhimbje koke te vazhdueshme. Ne janar te vitit 1980 Ann kreu nje vizite mjekesore ne nje spital ne Farmington, New Mexico ku mesoi se kishte pesuar nje hemoragji celebrare nga aksidenti dhe qe do i duhej kohe te rekuperonte kujtesen e saj. Nga ai moment, CIA dhe O.S.I. e lane te qete.

Ne qershor te vitit 1982, Tom e kontaktoi ate perseri. Kete here nepermjet telefonit nga shtepia e babait te saj dhe mbasi u takuan folen me ore te tera. Ai vazhdonte te ishte i fshehur per te shpetuar jeten e tij dhe kishte qene ne 20 shtete te ndryshme te USA si dhe ne 4 vende jashte kufirit. Tom i tregoi asaj dokumenta mjeksore dhe diagrama shkencore por Ann nuk mund ti kuptonte. Ai i tha se qeveria kishte bere nje marrveshje me nje komb alien dhe qe keta aliene kane qene prezent ne Toke [nentoke] prej shekujsh. Tom i tregoi asaj faqe dokumentash me shkrimin alien dhe dokumenta te tjera te perkthyera. Ishte e tmerrshme. Ai i tha se Cathy dhe Eric ishin rrembyer dhe mbaheshin te burgosur ne nje baze te nendheshme. Tom kishte nevoje per nje vend te sigurt ku mund te fshihte dokumentat origjinale qe mori nga Baza e Dulces si dhe gjera te tjera qe ishin te nje rendesie thelbesore dhe qe provonin konspiracine aliene. Ata fshehen kutine me materialet thelle nentoke ne afersi te nje mali. Me kalimin e viteve zona aty ka ndryshuar dhe Ann ska qene me ne gjendje qe te lokalizonte vendodhjen e dokumentave.

Tingellon pak si perralle? Disa mendojne se po. Ann kishte foto te Thomas dhe detaje te jetes se tij. TAL eshte takuar me Tom vetem njehere. Ai eshte nje person real dhe po ashtu i eshte pergjigjur disa prej pyetjeve te mija nepermjet postes. Tom eshte i bindur ne ate qe thote dhe i pergjigjet te gjitha pyetjeve per gjerat qe di. Disa nga keto informacione jane botuar me shpresen per te ofruar persona te tjere qe te deshmojne per ate qe dine. Deri tani njoh vetem tre persona te tjere qe kane dhene deshmi per qenien e tyre ne ate baze te nendheshme. Njeri prej tyre eshte i njohuri i nje mikut tim dhe ishte trajnuar si fizikant nuklear.

Baza e Dulces eshte nje baze studimore e nendheshme me shtate nivele e drejtuar nga D.O.E. [Department of Energy] dhe lidhet me laboratoret e Los Alamos. Niveli 1 ka garazhet, mirembajtjen e rrugeve, mekanizmat, laboratoret e fotos, kopshte hidroponike per te rritur zarzavate te fresketa, agrume, etj, banesat per personelin, banesat per personelin VIP, guzhinen dhe garazhin per mjetet e transportit te sigurise. Sejcili prej niveleve ka makina elektrike me kode ngjyrash te cilat perdoren per distanca te shkurtra. Niveli 6 permban famekeqin “Hollin e Maktheve”, nje arsenal sigurie, nje arsenal ushtarak, siguri ushtarake dhe nje gjenerator/impulsor. Gjeneratori eshte 200 kembe ne diameter dhe ka dy aparatura me impulse elektromagnetike ne dy nivele te cilat mund te krijojne nje klon [ose replikim] te persosur te nje qenie njerezore.

Fantastiko-Shkencore? Te rrembyerit kane deklaruar se jane cuar ne baza te ngjashme.

Ska ende ndonje prove me konrekete deri sa dikush te gjeje kutine. Nese eshte aty!

Sidoqofte keto histori kane shtyre studiuesit, perfshi edhe mua qe te kerkojne evidenca te dokumentuara te bazave te nendheshme dhe kemi gjetur shume prej tyre. Fakti qe nje PERANDORI e nendheshme ekziston pothuajse ne sekret te plote, eshte nje gje pertej cdo habie. Disa pyesin per ekzistencen e tyre, qellimin qe kane ose sasine e pamase te parave qe jane shpenzuar per ti ndertuar dhe mirembajtur keto baza...

No comments:

Post a Comment