KAPITULLI I NJEZETEGJASHTE

RREZIK POSHTE NE THELLESI: HISTORIA E CHRISTA TILTON




Pjesa qe vijon eshte marre nga nje artikull me titull “Duke shkuar Nentoke” , shkruar nga e rrembyera Christa Tilton - - nje grua shume terheqese, Bjonde ‘Nordike ne dukje’ e cila tregon disa eksperienca te pakrahasueshme kontakti dhe rrembimi te cilat i ka provuar vete dhe qe perfshijne dhe bazen e Dulces. Christa u tregua e sjellshme mjaftueshem oer te kontribuar me eksperiencen e saj fantastike ne realizimin e ketij shkrimi dhe sqarimin e disa pyetjeve ne menyre qe te rrembyerit e tjere, si vete ajo, mund te kuptojne me mire takimet e tyre konfuze me rrembyesit aliene dhe per bazat e nendheshme.

“Disa muaj me pare u vura ne dijeni per dy raste te ndryshme, nje ne Maj te vitit 1973 ne te cilin Judy Doraty nga Texas kishte patur nje eksperience te pazakonte ku ajo mund te jete cuar ne nje baze te nendheshme, si dhe nje rast rrembimi i hetuar nga APRO dhe nga zoti Paul Bennewitz ne Maj te vitit 1980 qe ka per protagonsite Myrna Hansen nga New Mexico e cila kishte patur nje eksperience te ngjashme gjate te ciles ajo ishte cuar ne nje baze te nendheshme.

Duke qene se e po e zhvilloj kete hetim nisur nga eksperienca ime personale me bazat e nendheshme, e konsideroj kete gje fillimit te jete nje ndihme e madhe per mua si dhe te atyre qe kane provuar te njejten gje. Do detyrohesha te lexoja vete transkriptet e tyre. Per muaj te tere e vonova kete gje mbase sepse ne menyre te pandergjegjshme nuk desheroja te rijetoja eksperiencen time duke lexuar ate te dikujt tjeter. Tani jam e lumtur qe me ne fund e realizova. Do mundohem te gjej pikat e perbashketa midis tre eksperiencave ne menyre qe te tjeret qe kane ngjarje te tilla mund te avancojne dhe te tregojne ne publik ate qe ju ka ndodhur. “

“Eksperienca ime ka ndodhur ne Korrik te vitit 1987. Kisha patur nje ‘mungese kohe’ prej 3 oresh te cilat me vone gjate seancave te hipnozes mesova se jane pjese e nates me te pazakonte te jetes sime... Nuk shkova tek anija me deshiren time. Dy aliene te vegjel me kapen nga dy krahet dhe duke me terhequr me futen ne pjesen e mbrapme te anijes se tyre mbasi me pare me pare me kishin shkaktuar nje gjendje te pavetedijeshme. Ajo qe kujtoj me pas ishte zgjimi mbi nje tavoline ne nje si anije te vogel. Nje ‘udhrrefyes’ me pershendeti dhe me dha dicka per te pire. Tani besoj se ishte nje simulant ose dicka e ngjashme sepse mbas asaj qe piva nuk isha me ne gjendje gjumi. Me nxorren nga anija dhe kur pashe rreth e rrotull, vura se se gjendesha ne maje te nje kodre. Ishte erresire por ne afersi te nje shpelle pashe nje drite te zbehte. Ne ecem neper ate zone dhe ne ate moment pashe nje burre te veshur me nje si kominoshe ushtarake ne ngjyre te kuqe [si ato qe veshin pilotet]. Udhrrefyesi mesa dukej e njihte ate person dhe ndersa e pershendeti ne u gjendem afer njeri tjetrit. Po ashtu dallova qe ai mbante nje si lloj steme dhe nje arme automatike. Ndersa ecnim neper tunel, kuptova se po shkonim ne brendesi te nje kodre te madhe ose mali. Aty ne u ndeshem me nje tjeter roje, i veshur me te kuqe si i pari dhe pashe disa pika kontrolli te kompjuterizuara me dy kamera ne cdo ane. Ne te majten time pashe nje si transhe te gjere ku nje automjet i vogel tranziti te conte me ne brendesi. Ne krahun tim te djathte nje si korridor i pafund me shume zyra. Ne hipen ne mjetin e tranzitit dhe mbasi udhetuam per nje kohe te gjate u afruam nje tjeter zone sigurie. Kur arritem aty me urdheruan te hipja ne nje si shkalle qe te conte perpara ekranit te nje kompjuteri. Pashe drita qe ndizeshin dhe fikeshin, numra qe llogariteshin dhe nga vrima poshte monitorit doli nje karte. Me pas kuptova qe ajo ishte nje lloj karte identifikimi kompjuterike. Pyeta udhrrefyesin tim ku po shkonim dhe pse. Ai nuk foli pothuajse gjithe kohes vetem nje moment me tha se do me tregonte dicka qe duhej ta dija dhe qe do ta perdorja per referenca te mevonshme. Ai me tha qe ne sapo kishim hyre ne Nivelin e Pare te nje ‘Stacioni’. E pyeta se cfare lloj stacioni ishte por ai smu pergjigj.

Kjo histori eshte shume e gjate dhe e detajuar dhe shpresoj se nje dite do e shkruar te plote ndersa tani do nenvizoj vetem gjerat qe pashe... Me cuan ne nje ashensor qe ne dukej ishte madheshtor dhe pa dyer. Ai na coi poshte ne Nivelin e Dyte ku hasem dy roje te tjera me kominoshe ne ngjyre te ndryshme dhe me pas ecem neper nje korridor te madh dhe pashe shume zyra me kompjutera te vene ne rradhe ngjitur me muret. Ndersa ecnim me ra ne sy ndricimi qe ishte i cuditshem dhe nuk arrija dot ti identifikoja burimin se nga vinte. Shume njerez nga kalonin afer por asnjeri prej tyre nuk reagonte ndaj faktin qe une isha e huaj aty. Mu duk vetja sikur isha ne nje ndertese te pafundme me shume zyra dhe sektore. Me pas pashe nje zone gjigande qe dukej si nje fabrike madheshtore. Aty kishte anije te vogla aliene te parkuara neper qoshe. Ne disa prej tyre punohej poshte dhe aty pashe alienin tim te pare te llojit gri. Mesa dukej ata benin punen e pastrimit dhe ndersa kalonim afer asnjeri prej tyre nuk ngriti koken te na shikonte. Ngado qe te hidhje syte kishte kamera te instaluara.

Me pas arritem tek nje tjeter ashensor dhe zbritem ne Nivelin Pese. Ishte aty ku provova nje ndjesi frike dhe temerri te pakrahasueshem. Udhrrefyesi me shpejgoi qe per aq kohe sa isha me ate, nuk kishte asnje rrezik per mua. Dolem nga ashensori dhe ne piken e kontrollit pashe roje te tjera. Kete here ata nuk ishin aspak miqesore dhe jepnin urdhera ne te majte dhe ne te djathte. Vura se se dy nga rojet po diskutonin me njeri tjetrin per dicka dhe shikonin panderprerje nga une. Doja te gjeja daljen me te afert qe te ikja nga ai vend por e dija qe tashme ishte shume vone. Kete here mu kerkua qe te nderroja rrobat dhe te vishja nje si nga ato veshjet e spitalit por fale zotit qe kishte nje te hapur ne kurriz. Bera sic mu kerkua sepse sdoja te shkaktoja asnje problem. Me pas hipa ne nje si peshore me nje ekran dhe krejt papritur ekrani u ndez dhe tinguj te shumte filluan te dilnin prej andej, disa prej tyre shume te larte aq sa po me dhimbnin veshet. Ajo qe mu duk shumee cuditshme ishte fakti qe rojet pershendeten gjithe respektin personin qe me shoqeronte, ndonese ai ishte i veshur civil. Ai kishte te veshur nje si kominoshe ngjyre te blerte por pa asnje steme. Ai me kerkoi ta ndiqja neper nje korridor. Ndersa kaloja ne piken e kontrollit ndjeva zukatjen e kamerave qe ndiqnin cdo hap timin. Zbritem poshte ne nje tjeter korridor dhe aty ndjeva nje ere te temerrshme. Ne kundershtim me historine e Judy dhe Myrna, e dija se cfare po nuhasja, ose te pakten mendoja se e dija. Mbante nje ere si formaldehid. Ngaqe kam njohuri ne mjekesi, u ndjeva komfort me kete situate pasi shpesh here me pare isha ndodhur ne situata ku nuk mungonin aroma te tilla.
U gjenden perballe nje dhome te madhe dhe ndalova qe te shikoja se cfare kishte brenda. Aty pashe ca si vaska te medhaja me aparatura te kompjuterizuara te lidhura me to dhe nje si mekanizem ne forme krahu qe ndodhej ne maje te disa tubave qe humbisnin ne pjesen e poshteme te vaskave. Vaskat ishin rreth 4 kembe te larta keshtuqe nuk mund te shikoja se cfare kishin brenda. Ndejva nje si tingull zukates dhe te krijohej pershtypja sikur dicka po derdhej ne vaske. Fillova ti afrohesha vaskave kur ne ate moment udhrrefyesi im me kapi prej krahu ne menyre te vrazhde dhe me nxorri ne korridor. Ai me tha se nuk ishte e nevojshme te shikoja permbajtjen e vaskave, kjo gje vetem sa do komplikonte me shume situaten. Vazhduam ecen neper korridor dhe ne nje moment ai drejtoi gishtin ne nje laborator te madh.

Ne ate moment u mrekullova sepse kam punuar ne nje laborator me pare por ketu po shikoja aparatura qe nuk mi kishte zene syri ndonjehere ne jeten time. Ne ate moment kur ktheva koken pashe nje qenie te vogel Gri te perkulur mbi dicka qe dukej si mates. Degjova tingullin e metalit qe perplasej mbas metalit. Te njejtin tingull kisha degjuar kur pergatisja mjetet kirurgjikale per doktorin qe do operonte. Aty udhrrefyesi im me kerkoi te shkoja dhe te ulesha ne tavolinen qe ndodhej ne mes te dhomes. I thashe se sdo pranoja kurre ta beja ate gje por ai u pergjigj se kjo do ishte per te miren time dhe do ishte me mire qe te bashkepunoja. Kur me tha keto fjale ai nuk buzeqeshte me dhe u ndjeva e frikesuar. Nuk doja te mbetesha vetem ne ate dhome me ate alien gri!

Gjate momentin qe po mendoja keto gjera, nje human mashkull hyri ne dhome. Ai ishte i veshur si doktor me nje perparse te bardhe laboratori dhe mbante te njejten karte identifikimi qe me ishte leshuar kur hyra ne ate vend. Udherrefyesi im ju afrua ta pershendeste dhe ata token duart miqesisht. Fillova te dridhesha dhe kisha ftohte. Temperatura duhej te ishte shume e ulet. Udhrrefyesi me buzeqeshi dhe me tha se do me priste perjashta pasi do me duhej te rrija ne ate dhome per disa minuta. Fillova te qaja. Qaj kur jam e trembur. Alieni Gri me shikoi per nje cast dhe u kthye te vazhdonte ate qe po bente me pare. Doktori kerkoi me shume ndihme dhe ate moment nje tjeter alien gri u fut ne dhome. Nje moment me pas u keputa dhe filluan te me merreshin mende. E dija qe po me ekzaminonin nga brenda trupit dhe kur ngrita koken pashe ate alienin e frikshem qe me shikonte me syte e tij te medhenj te zinj. Ate cast ndjeva nje dhimbje te papershkruar. Ulerita me te madhe ndersa doktori human filloi te ferkonte dicka mbi stomakun tim. Ishte ftohte. Dhimbja u qetesua menjehere. Nuk mund ta besoja qe kjo gje po me ndodhte mua perseri. I lutesha qe te me linin te largohesha por ata vazhdonin te punonin akoma me shpejte. Mbasi mbaruan me thane qe te cohesha dhe te shkoja ne nje dhome te vogel ku duhej te vishja rrobat e mija te meparshme. Vura re qe isha e gjakosur sikur te me kishin filluar menstruacionet. Vazhdova te vishesha dhe kur dola jashte pashe udherrefyesin tim qe po fliste me doktorin ne nje qoshe te dhomes. Qendrova ne dhome e pafuqishme dhe pa levizur. U ndjeva me e vetmuar se kurre ne jeten time. U ndjeva si nje kavje laboratori. Mbasi dolem nga dhoma une vazhdoja te qendroja e heshtur dhe shume e zemeruar me udherrefyesin qe e lejoi ate gje te ndodhte. Ai me tha se ajo ishte e domosdoshme. Me tha te harroja cdo gje.

Ndersa kaloja neper korridore shikoja gjithmone e me shume aliene ndersa ata si me pare me injoronin sikur te isha ndonje fantazem. I kerkova udhrrefyesit tim te me shpjegonte se ku ndodheshim. Ai mu pergjigj se ishim ne nje vend shume sensitiv dhe qe do me sillnin perseri ne vitet qe do vinin. Perseri e pyeta se ku ndodheshim dhe ai mu pergjigj qe do ishte me mire per mua qe mos e dija. Me pas hipem ne nje mjet te vogel tranziti qe na coi ne anen tjeter. Aty pashe gjene me shqetesuese nga te gjitha ato qe pershkrova me siper. Ne dallim nga dy grate e tjera (Myrna Hansen nga New Mexico qe u rrembye dhe cua ne bazen e Dulces ne maj te vitit 1980 dhe Judy Doraty nga Texas qe kishte patur nje eksperience te ngjashme ne Maj te vitit 1973 dhe qe u hetua nga AVRO dhe Paul Bennewitz) qe pane bageti ndersa gjymtoheshin, une pashe cfare dukej te ishin, njerez te te gjithe llojeve qe qendronin ne mur brenda disa kutiave si dhomeza. I shkova me afer dhe ata dukeshin si figura prej dylli. Nuk mund ta kuptoja se cfare po shikoja. Pashte po ashtu kafshe neper kafaze dhe qe ishin te gjalla...”

Ne kete moment udhrrefyesi e shoqeroi Christan per tek ashensori dhe me pas u ngjiten siper ne nivele te ndryshme derisa arriten tek mjeti i pare i tranzitit qe e coi mbrapsht tek disku i alieneve dhe me pas ajo u cua ne shtepine e saj, 3 ore mbasi kishte filluar eksperienca e rrembimit.

Aksidentalisht, Christa deklaron se ka patur kontakt dhe me qenie te ngjashme me njeriun nga bote te tjera. Nje alien i quajtur ‘Maijan’ qe kishte komunikuar me Christen gjithe jeten e saj, mbante gjithmone nje embleme te nje gjarperi me pende, ka mundesi simbolin e Majave te Lashte, Zotin Kecalkoatl. Ai deklaron qe ka stergjyshe qe i perkasin rraces se actekeve dhe majave, sic deklarojne shume nga ‘Telosianet’ qe banojne ne kolonite e nendheshme poshte Malit Shasta, California. Christa Tilton pranon se humanet e ngjashem nga Lyra dhe Pleiades qe ka takuar [perpos takimeve me grite e gjate] variojne nga ata qe jane strikt jonderhyres ne ata qe jane fraksione imperialiste te cilet besojne se pushtimi i planetit Toke eshte i justifikueshem si nje menyre per te nenshtruar armiqte e tyre mbi ose nen siperfaqen e ketij planeti. Nga kjo deduktojme ate qe eshte supozuar me pare qe Drakonianet mbajne qendra komande nentoke, nensiperfaqen e planetit tone nga ku drejtojne shume prej aktiviteteve te tyre nderhyrese interyjore.

Si shtese e historise se mesiperme, Christa Tilton u tregua aq e sjellshme sa ju pergjigj disa prej pyetjeve qe kane te bejne me kete volum, ne lidhje me eksperiencen e saj personale. Keto pyetje dhe pergjigje jane si me poshte:

PARATHENIE NGA CHRISTA: Kam hetuar bazat e nendheshme dhe Dulcen, aktualisht dhe baza te nendheshme ne te gjithe boten qe nga viti 1987. Kam patur disa eksperienca te mira dhe kam patur disa te keqija [me alienet, etj.]

PYETJE: Gjate rrembimit ne Dulce dhe ne baza te tjera, a keni pare ndonje njeri te mbahet robt nentoke?

PERGJIGJE: Para se gjithash me lejoni te deklaroj se ka shume me teper evidenca TANI per te provuar ekzistencen e nje baze ne vitin 1987, sesa atehere kur u rrembeva une (rreth 8 vjet te shkuara, mbas luftes se Dulces kur u nderprene operacionet e perbashketa per dy vjet) qe ishte ne nje proces zberthimi. Shpesh here qeveria i perdor ato per qellime te ndryshme dhe krejt papritur i mbyll ato dhe shkon e nderton nje tjeter baze ne nje vend tjeter. Ajo qe do ju them eshte kjo. Po i qendroj pyetjes. Ju me pyetet nese kam pare njerez te mbajtur rob kur u rrembeva ne Dulce? Me kujtohet qe kam pare disa individe gjate kohes qe ecja. Ata dukeshin sikur ishin te pezulluar ne veprim e siper. Ju afrova njeres prej atyre kasave ku mbaheshin dhe i pastrova xhamin. Mbeshteta duart ne xhap dhe u afrova ne menyre qe te shikoja nese ata do reagonin ne nje fare me menyre. Por pa rezultat. Ne ate kohe nuk isha ne gjendje te saktesoja nese ishin te gjalle apo te vdekur. Ata nuk leviznin dhe nuk arrija te dalloja nese kishte ose jo ndonje lloj lengu brenda ne kase. Ne kete rast te vecante mendoj se kasa ishte bosh. Persa i perket rastit kur jam cuar ne nje tjeter baze, sdua te bej asnje koment tani sepse po vazhdoj dhe po e hetoj ate rast. Jane bere spekulime dhe kane dale informacione nga oficere te Forcave Ajrore ne KIRTLAND AIR FORCE BASE qe une dhe disa gra e burra te tjere jemi rrembyer dhe cuar ne nje baze kerkimore te nendheshme afer Kirtland AFB. Ndodhet ne pjesen e malit Manzano ne jug te KIRTLAND AFB ku zhvilloheshin provat nukleare ne ate kohe.
(Shenim: KIRTLAND AFB eshte baza ku ka filluar ndarja e Komunitetit te Inteligjences ne lidhje me bazen e Dulces dhe operacioneve te perbashketa dhe qe fillimisht perfshiu Kol. Doty, Kol. Edwards, Krahun Komandues dhe te tjere, nje ndarje midis anti-grive fraksione te U.S. Navy ne CABAL/COM-12 –mbeshtetur nga qeveria e “zgjedhur” dhe kundershtaret e tyre pro-gri fraksioni NSA ne AQUARIUS/MAJI - - mbeshtetur nga qeveria e ‘Korporatave’. Branton)
PYETJE: A permendi ndonjeri nga kontaktet e tua aliene ose humane, Luftrat e Dulces?

PERGJIGJE: Jo. Qenia aliene qe pata kontakt ndersa ndodhesha nentoke nuk fliste me mua. Humani po, por asnjeri prej tyre nuk permendi asnje lloj lufte qe mund te zhvillohej aty poshte. Pra ne ate kohe nuk kisha dijeni per asnje lloj konflikti qe po ndodhte. Me cuan aty, sic besoj une, per ndonje arsye specifike dhe kur mbaruan pune me mua me kthyen mbrapsht. Sdo kishte asnje kuptim qe ata te me jepnin informacion per dicka qe skishte te bente me mua dhe qe skisha pse ta dija.

PYETJE: Cfare lloji reptilianesh pate aty, nese pe ndonjerin?

PERGJIGJE: Jam pothuajse e bindur qe nuk besoj se jam ndeshur perballe ndonje reptiliani alien. I vetmi lloj qe kam qene ne kontakt ne pothuajse te gjitha rastet e jetes sime kane qene alienet e vegjel gri, ata qe quhen bashkepuntore. Keta jane qenie qe besoj se skane materie shpirterore dhe qe punojne per nje rrace te caktuar aliene. Atyre ju jane dhene disa detyra te caktuara, pune te caktuara njesoj sic mund te na jepen neve kur punojme per ndonje kompani te madhe. Jam takuar dhe me disa qenie aliene te quajtura Grite e Gjate. Ndonese syte e tyre jane te medhenj dhe te erret, nuk kane paraqitje reptiliane. E kam parasysh se per cfare po me pyesni por jo, nuk kam pare asnje reptilian. Me te vertete, nuk kam patur asnjehere kontakt me ato qenie. (Shenim: Natyrisht nga deshmite e tjera te shumta, shumica e ‘Grive’ jane klone me baze reptiliane te cilet kane asimiluar gene te tjera nga insektoidet madje edhe nga forma jetesore me baze bimore. Padyshim ata, sidomos klonet, nuk duken ne aparence si reptilian gje qe eshte arsyeja pse ata perdoren me shume per tu perballur me ‘agjensite te inteligjences se planetit’. Rraca aliene e ngritur per te cilet grite punojne, sipas shume burimeve, jane me te gjate, me shume reptiloid ne paraqitje, perfshi ketu dhe Drakot e Bardhe qe jane rezidente te nivelit te gjashte dhe shtate ne te cilet Christa nuk mban mend te kete hyre. –Branton)

PYETJE: A di ndonje baze tjeter per te cilen studiuesit nuk kane dijeni?

PERGJIGJE: Kjo eshte nje pyetje me vend sepse pikerisht kohet e fundit po punoj me dy individe nga Britania e Madhe. Ata jane dy studiues te mrekullueshem te cilen jane te lidhur me Timothy Good. Nuk e di nese e ke lexuar materialin e tij “ME SHUME SE TOP SEKRET”. Eshte nje liber shume i bukur. Po ashtu dhe “KOORDINIMI ALIEN” eshte nje tjeter liber. Po, kam dijeni per shume, shume, shume stacione ose baza te nendheshme te cilat po perdoren per qellime te ndryshme. Shumica e tyre perdoren per qellime te fshehta ose qe implikojne qeverine e cila po ben disa lloj testesh qe konsiderohen me te sigurta nese behen nentoke. Ka baza, ne menyre te vecante si ajo ne Tucson, Arizona ku jam mese e bindur qe me kane cuar njehere dhe mban emrin e koduar “Aviacioni i Gjelberimit te Perjetshem”. Ata kane gjithe llojet e avionave atje por ajo qe kam z buluar gjate dhjete vjeteve te hetimeve te mija eshte qe ajo baze operohet nga CIA. Kam qene shume shume afer ketij stacioni, hipa mbi telat rrethues dhe u futa brenda me nje mikun tim pilot dhe arrita te beja disa fotografi shume te pastra te disa helikoptereve te zinj. Keta helikoptere te zinj jane pa shenja. Kishte dhe lloje te tjera mjetesh fluturuese aty, pra ne me te vertete besojme se shume baza ne shtete te ndryshme. Kam degjuar per baza ne pothuajse cdo shtet ketu ne SHBA. Dy individet me te cilet po punoj dhe qe jane nga Britania e Madhe po kryejne studime per bazat qe ndodhen ketu tek ne dhe ne Britani. Mendoj se ata me kontaktuan sepse ndjene nje lloj lidhje te brendeshme me mua dhe duan qe te ndajme informacionet qe kemi. Kjo do jete nje pune shume e mire dhe mund te saktesojme llojin e stacioneve. Ne shume prej tyre ata po bejne teste mjekesore, disa te tjera jane laboratore aktuale si ai ne Los Alamos. Ata bejne nje pune masive dhe te fshehte per llogari te Projekteve te Zeza te qeverise tone, pra po flasim per instalime te nendheshme dhe te mbidheshme ne te cilat behen gjera qe ne as qe e kemi idene. Kemi degjuar fjale natyrisht per ate qe behet. Ajo qe duhet te shtoj eshte qe mbas hetimit dhe studimit keto fjale kane rezultuar ne 90 % te rasteve te verteta.

PYETJE: Une mendoj se grite veprojne sipas nje instikti bazik prej kafshe apo predatori ne agjenden e tyre per te shtuar fuqine dhe shkaterruar kulturat e tjera dhe ata do vazhdojne ta bejne kete gje si kolektiv deri sa te ndalohen nepermjet dhunes. Besoj se disa prej grive si te thuash jane ‘zbutur’ nga njeriu dhe kane perftuar nje shkalle individualizmi emocional nese ata mund te shkeputen nga mendja HIVE kolektive. Kush eshte kendveshtrimi juaj per kete ceshtje?

PERGJIGJE: Jam dakort me ju ne pjesen me te madhe te kesaj qe thate. Natyrisht duket sikur Grite bejne gjera qe jane pjese e nje ndergjegjeje masive kolektive. Kam vene re se ata bejne gjera ne grup dhe pothuajse asnjehere ska diskutime midis tyre. Duket sikur ata punojne ne projekte ose ne gjera te caktuara qe u jane dhene nga instanca te larta ose qenie me te larta aliene ose humane. Ne te vertete sbesoj kurre se humant do ishin ne gjendje te ‘zbusnin’ ndonje inteligjence aliene ketu ne Toke. Nese duket sikur humanet jane duke punuar perkrah ose me grite, kjo ka eshte thjesht pjese e nje pakti te realizuar kohe me pare nga disa lloje agjensishe qeveritare. Besoj se keta aliene kane ardhur ketu per disa arsye dhe humanet qe punojne me ta, u jane dhene urdhera nga instancat e larta qe te bashkepunojne ne realizimin e dickaje qe mendoj se ka permasa globale. Derisa te kem prova te pakontestueshme qe alienet qe punuan mbi mua ose ishin ne shoqerine e humaneve, jane te ‘zbutur’, do jete shume e veshtire per mua ta besoj.

PYETJE: A jeni takuar ndonjehere me lloje aliene te tipit nazist si ata qe jane pershkruar nga Barney Hill, Alex Christopher, Vladimir Terziski dhe te tjere, aliene ‘fashiste’ te cilet datojne mbrapa ne kohe me eksperimentet sekrete naziste me disqet fluturuese te cilet pretendohet se kane qene ne bashkepunim me Grite dhe Reptiloidet?

PERGJIGJE: Kam degjuar per keta Nazista aliene. Natyrisht hera e pare qe kam degjuar ka qene prej TAL LeVesque ne vitin 1987. Jo, sjam ndeshur asnjehere me ndonje prej tyre, ndonese shume nga eksperiencat e mija kane qene te natyres mjeksore dhe eskperimente gjenetike mbi mua, vajzen time apo familjen time. Po duhet te them qe ‘vjen ere’ nese kujtojme eksperimentet e temerrshme te bera ndaj cifuteve gjate Holokausit dhe disa te ngjashme prej tyre u aplikuan mbi mua. Eshte e cuditeshme sepse une jam me origjine pergjysem gjermane. Vij nga nje familje e cila emigroi ne Amerike nga Gjermania, pra kam gjak gjerman ne venat e mija. Me pak fjale jo, skam ndeshur asnje alien te ketij tipi por kam degjuar shume per ta, kam degjuar qe jane shume aliene negative por nuk e di se kush eshte agjenda e tyre... Duke qene se nuk ka patur kontakte me kete lloj rrace e kam quajtur te pavlefshe te beja kerkime per ta. Kjo gje vlen edhe per reptilianet e gjate ndonese nga shume miq dhe studiues te tjere kam degjuar histori te shumta per rracen e alieneve reptiliane...

PYETJE: Kush eshte kendveshtrimi juaj per nje nderhyrje te mundeshme me mbeshtetjen e KONGRESIT per te marre bazen e Dulces dhe si mendoni se duhe te trajtohet problemi nese Grite nuk dorezohen?

PERGJIGJE: Gjate gjithe studimit qe kam bere dhe bazuar ne te gjitha provat qe kam arritur te marr ne rastet e shumta qe kam qene atje bashke me studjues dhe individe te tjere –nuk e di nese ju keni degjuar dicka- por jam mese e bindur qe ajo baze ose eshte braktisur ose nuk perdoret me nga qeveria JONE. Se kush eshte arsyeja, ate nuk e di. Besoj se ka te beje shume me nje aksion ushtarak per te cilin ne gjetem prova te shumta aty. Ne gjetem gezhoja predhash ne njeren nga hyrjet e shumta te bazes. Gjetem bomba tymuese, lloje te ndryshme antenash te cilat qeveria i perdor per komunikacion. Keto gjera jane gjetur ne zonat malore. Nese ju keni qene ndonjehere aty atehere do e kuptoni se per cfare po flas. Keto gjera me thone mua dhe studiuesve te tjere qe para disa kohesh aty ka patur ndonje nderhyrje ushtarake. Zonat per te cilat po flas, [ku jeton edhe njeri prej studiuesve qe eshte i njohuri im] kane patur hyrje per ne baze te cilat jane mbyllur dhe cimentuar. Kjo gje eshte bere nga dikush, sic mendojme ne nga ndonje organizate me mbeshtetjen e CIA-s. Ne Letrat e Dulces te hartuara prej meje, tregoj per nje zone te nje ferme ne veri te rrafshnaltes se Archuletas dhe ne nuk arritem te gjejme pronaret qe dikur zoteronin ate toke. Nga dikush qe jetonte ne afersi na u tha qe ne ate prone ka nje rrip toke ku jane ndertuar kulla te larta cuditerisht antiplumb... Arrita te futesha ne ate prone dhe te afrohesha mjaftueshem per te realizuar disa foto mjaft te pastra te ketyre kullave antiplumb. Kane qene gjithsej 20 te tilla dhe tani kane mbetur vetem 5. Ne vrame trurin te kuptonim pse ishin hequr dhe ku ishin cuar ato kulla. Sidoqofte realizova foto mjaft te pastra te tyre. Ato nuk jane kulla vrojtimi per zjarr. Fermeret e zones mund te thone qe, “oh keto jane kulla ku fermeret hipin per te kontrolluar per ndonje zjarr ne zone” dhe gjera te ngjashme. Gjeja me e cuditshme eshte qe kur ju afrohesh shikon qe kane xham te zi dhe te papenetrueshem nga plumbi apo antiplumb sic quhen ndryshe. Dhe cudia tjeter eshte qe hyrja qe kane ste lejon te futesh brenda. Se kuptojme dot pse jane vene aty por padiskutim qe kane patur nje arsye te caktuar. Gjate viteve ka patur vezhgime te mjeteve te ndryshme fluturuese ne ate zone. Askush ne qytetin e Dulces mesa duket nuk e di se kush e zoteron ate prone.
Partneri im ne punen kerkimore arriti te binte ne gjurmet e atij qe e kishte patur kete prone 20 vjet te shkuara po mbas tij ishte e pamundur te gjeje se kush kishte qene pronari tjeter. Prona po ashtu kishte nje shtepi prej druri ku mund te futeshe brenda por qe ishte bosh. Kjo ndertese do ishte perfekte per nje baze te nendheshme sidomos po te kemi parasysh informacionet qe thone se me pare aty ka patur nje rrethim telash elektrike qe thuhej se ishte per te mbajtur larg bagetite. Por ne mendojme se qellimi i perdorimit te ketij rrethimi elektrik ka qene krejt i ndryshem per shkak te shenjave qe ishin te vendosura aty NDALIM KALIMI dhe keto ishin shenja te njejta me ato qe vihen re ne AREA-51, pra kjo na beri te mendonim se kishte dicka me shume. Le ti kthehemi perseri pyetjes suaj. Nese ka patur ndonje nderhyrje ushtarake, ajo tashme kishte ndodhur dhe baza ishte mbyllur...
Pra ska me asnje prove aty. Disa prej indianeve te cilet jetojne ne token e Jicarilla Apache jane shume te mbyllur si njerez dhe nuk flasin kurre me te huajt. Informacioni qe mora doli nga brenda dhe mund tju them ju se cfare i tha nje indiani nje mikut te tij prej shume vitesh. Ai i tha se vite me pare po ngjitej neper shpatet e malit dhe neper kodrat qe ishin aty rrotull kur ne nje moment disa plisa dheu rane ne koken e tij. Dhe eshte normale qe nese jeni duke ecur ne nje zone te shkrete dhe dicka bie ne koken tuaj, reagimi i pare qe do benit do ishte ai i te ngriturit te kokes dhe te parit siper. Dhe natyrisht qe ai pa siper por ajo qe pa e temerroi. Ky person eshte nje burre ne fillim te 60-ve. Pra ky njeri pa siper dhe sic i tha shokut te tij, pa nje qenie gri me sy te medhenj te zinj qe e shikonte pa nderprerje. Indiani ferkoi syte me mendimin qe ajo qe shikonte ishte thjesht nje vizion ose nga lodhja po qenia ishte perseri aty. Kaq u desh dhe njeriu filloi te vraponte si i shkalluar, i trembur per vdekje. Vraponte per jeten e tij dhe i mpire nga ajo qe kishte pare. Eshte e cuditshme po ky njeri qe kishte lidhje te forta me keshillin e larte te indianeve te Jicarillas, e ka mbajtur sekret nga te gjithe kete fakt dhe ja tregoi vetem mikut tim studiues. Kjo kishte ndodhur vetem disa vite te shkuara (intervista eshte realizuar ne vitin 1996) gje qe me thote se ne zona te caktuara te bazes VAZHDON TE KETE ENDE ALIEN GRI te cilet mbas ‘vulosjes’ se hyrjeve me beton ndihen me te sigurt dhe qe mbase qeveria ka hequr dore nga ajo baze dhe ja ka lene alieneve. Nuk e di se cfare ka ndodhur gjate nderhyrjes ushtarake por jam totalisht e sigurt qe ka patur nje te tille. Po kush mund ta dije komplet te verteten? Ajo qe mund te them eshte qe njerez te cilet informojne per keto ngjarje nuk jane tipi i njeriut qe mund te sajoje dicka, ata skane as interesin me te vogel per ufologjine dhe ne asnje nga keto fenomene. Ne te vertete kur ju kerkohet informacioni ata nuk duan te flasin per te. Eshte shume e veshtire te hysh ne kontakt me kete komunitet. Kam patur shume veshtiresi qe te gjeja pergjigje te pyetjeve te mija aty por fale Zotit njeri prej miqve te mij studiues eshte rritur aty, babai i tij eshte rritur aty dhe ai ka jetuar ne ate zone qe kur ka lindur [Dulce]. Ai e di mire se cfare ndodh aty, ai i di mire te gjitha fjalet dhe peshperitjet dhe e di mire ate qe kane pare indianet.
PYETJE: A ju kane cuar ne ndonje planet tjeter gjate rrembimeve tuaja?

PERGJIGJE: Jo me aq sa me kujtohet, sidoqofte me kujtohet qe me kane cuar ne nje anije jashtezakonisht masive, duhet te kete qene ndonje anije meme. Ajo gje ishte masive, milje te tera e gjate. Nuk isha e sigurt se ku ndodhesha. Gjate kohes qe isha atje me dhane disa instruksione. Kishte “qenie te drites” ne ate vend. Ata dukeshin si qenie engjellore vetem se pa krahe. Mbanin te veshura rroba te gjata dhe me cuan ne nje zone ku ishte nje podium dhe nje si mesues doli aty dhe filloi te mesonte njerezit qe ndodheshin aty rrotull. Keto qenie ishin humane, nuk pashe asnje alien [grite] ne ate kohe dhe per kete arsye them qe nuk jam e sigurt se ku ndodhesha.

PYETJE: A tu krijua mundesia te shikoje se cfare kishte brenda ne ‘vaska’ ?

PERGJIGJE: Jo, jo gjate eksperiences ne Dulce. Fillova ti afrohesha njeres prej vaskave. Era qe vinte ishte e perzishme. Ishte nje arome qe mund ta krahasoj me ate te sulfurit. Me kujtohet kur shkova per here te pare ne praktiken mjeksore per te asistuar ne nje autopsi dhe sme hiqet nga mendja era e formalines, ajo arome disi e embel qe eshte shume e veshtire ti shpjegohet dikuj qe se ka provuar. Aroma qe ndjeva afer vaskave ishte shume e perafert. Oficeri, njeriu ushtarak qe ishte me mua, ose udhrrefyesi im nuk me lejoi qe ti afrohesha me shume dhe te shikoja brenda. Mund te them me hamendje qe aty brenda kishte dicka qe po ta shikoja do me trembte per vdekje dhe kjo nisur nga reagimi i shoqeruesit tim i cili me ndaloi prerazi te shkoja me tutje. Ju me pyetet nese kishe vaska per ushyerje dhe mbarshtim. Besoj se po sepse mesa me kane thene femrat e tjera qe i kane pare keto vaska, disa prej tyre pane pjese trupi aty brenda. Lloji i vaskave qe pashe perdoreshin per mbarshtimin dhe kultivimin e qenieve te vogla aliene. Gjeja e vetme qe mund te them eshte ta pershkruaj si imitimi i mitres se femres. Nje femer e mban femijen ne uterusin e saj dhe keto vaska mbareshtimi qe po me pyesni perdoreshin per te kultivuar ‘fetusin’ qe ata e nxjerrin nga barqet e individeve qe rrembejne dhe cojne aty. Ata e nxjerrin fetusin, sic kane bere me mua disa here dhe besoj se e vendosin ne keto vaska prej xhami.

PYETJE: Cfare mendoni se ndjejne keto hibride ne pozicionin qe jane?

(Shenim: Pyetjen e bera duke patur parasysh fetuset humanoid te cilet jane perzjere meADN jo humane, bagetite, cetacet ose Grite,, etj te cilet mbahen ne bazat e nendheshme ose neper anije. Ndersa Christa e kuptoi pyetjen time sikur lidhej me alienet hibrid NORDIK TOKESORE si puna e saj dhe e te bijes qe jetonin ne boten TONE te siperfaqes.Branton)

PERGJIGJE: Kjo eshte nje pyetje me te vertete interesante dhe jo shume njerez mund ti pergjigjen... une personalisht duke qene se jam nje hibrid e ndjej veten time pa perkatesi. Vazhdoj te ndihem sikur nuk i perkas asnje shoqerie. E di qe keshtu eshte, e di qe jam e ndryshme dhe qe nuk perpiqem ti them kujtdo se cfare perfaqesoj. E kam pranuar kete gje dhe kam jetuar me kete ide por mund tju siguroj qe me cdo hibrid qe kam folur, me kane thene te njejten gje. Kane folur per ndjenjen e boshllikut dhe kotesine qe provojne. Ata ndjejne sikur nuk i perkasin realitetit te Tokes. Natyrisht qe te njejten gje ndjej edhe une.

PYETJE: Nese bota e mbitokes arrin te shtije ne dore nje pjese te teknologjise se Dulces dhe fillon ta perdori per te kolonizuar bote te tjera, a do lehtesonte kjo gje popullaten e tokes, problemet ekonomike dhe ato te ambjentit si dhe probleme te tjera qe hasim perdite? Me fjale te tjera te hiqen barrierat qe na kane mbajtur brenda kufijve te planetit tone dhe ne esence te na krijohet mundesia te dalim, si te thuash nga ‘qerthulli’ ? Ne rradhe te pare Grite nuk duan qe tokesoret te fitojne avantazhe interstellare dhe ne kete menyre te shnderrohen ne nje kercenim te agjendes se tyre empirike dhe duke punuar nepermjet kulte te fuqishme ne toke ata ja kane arritur te mbajne teknologjine interplanetare jashte duareve tona, kane vjedhur burimet tona financiare dhe projektet e perbashketa nentokesore dhe mbitokesore, shumica e te cilave jane pushtuar totalisht prej tyre. Mbasi te kene perfunduar vjedhjen e plote te burimeve tona, Grite perdorin skllever psikologjike per te na ndersyer kunder njeri tjetrit dhe me pas te thone: “Oh ju njerez jeni shume te dhunshem qe te lejoheni te keni teknologji interyjore!” Ndonese ka patur shkembime teknologjike, duket sikur ato vete po perdoren nga Grite per te arritur akses ne shoqerine tone dhe qe te mund te imponojne nje diktature globale elektronike ose eshte nje teknologji qe na jepet nga Federata e ‘Nordikeve’ ne menyre qe ata te na ndihmojne per te mbrojtur planetin tone por perfitimi ne kete rast i shkon atyre si dhe ‘kusherireve’ te tyre humane ne Toke. Cfare mendoni per kete?

PERGJIGJE: Besoj pa dyshimin me te vogel qe ne prej kohesh kemi punuar me projekte per te kolonizuar Henen, nentoke, si dhe per te kolonizuar Marsin... Kam folur me shkenctare, kam folur me ish astronaut te NASA-s te cilet besojne pa dyshimin me te vogel se kjo eshte ajo qe po ndodh. Ata thone se kjo nuk eshte nje teknologji aliene por dicka qe ne vete e kemi zhvilluar dhe qe numri i popullsise eshte nje problem per te cilen duhet menduar mire. Ky eshte nje konkluzion qe eshte arritur dhe prej te tjereve. Nuk jam dakort me kete, mendoj se dikur na eshte dhene nje teknologji nga alienet (ose e siguruar nga disqet e rrezuara) dhe mendoj se po avancojme me ndihmen e saj. Si ne rastin e Biosferes ku shume njerez mendojne se eshte thjesht per te mesuar per vete ekologjine tone dhe gjera si bimet, kafshet etj. Por di qe kjo ishte thjesht nje justifikim. Ato shkuan te gjitha nentoke. Ka po ashtu nje kompleks te nendheshem, te pamasa dhe jashtezakonisht te bukur. Teknologjia qe testohet aty eshte teknologji aliene. E gjitha ajo do perdoret kur ata te kolonizojne Henen dhe Marsin. Keto jane dy planetet qe flitet deri tani. Ne fakt Hena nuk konsiderohet dhe aq nje planet (pasi disa replikojne se Toke-Hene eshte ne fakt nje sistem dy planetor. Ndersa per planetet e tjera eshte llogjike te fillohet me rajonet polare te Venusit dhe rajonet ekuatoriale te Marsit) por nje satelit i Tokes dhe si i tille eshte vetem nje hap larg nga Toka per ne vendet e tjera. Pra kjo eshte ajo qe ndodh, nuk kam asnje dyshim per kete. Kam folur me shume shkenctare te cilet kane punuar ne projekte te fshehta ose projekte te zeza per qeverine tone te cilet thone se kjo eshte ajo qe po ndodh... (ne fakt pyetja ime ishte; nese teknologjia ishte jona apo e perdorur vetem nga ‘elita’ humane e kontrolluar nga alienet dhe jo per masat te cilat ne te njejten kohe duhet te depopullohen nepermjet semundjeve, luftrave dhe metoda te tjera genocidiale eugjenike.) Me te vertete besoj se si rrace njerezore ne sna ka mbetur dhe shume per te jetuar ne kete planet, klima po ndryshon ndjeshem dhe ne na duhet te kemi teknologjine per te shkuar diku tjeter. Kjo eshte ajo qe vete alienet bene shume kohe me pare. Alienet me te cilet kam kontaktuar, ata qe vijne nga konstelacioni i Lyras... ne planetin e tyre te origjines ata paten nje shperthim masiv (shkaktuar nga forcat pushtuese reptiliane nga Alfa Drakonis). Ata u evakuan dhe emigruan ne konstelacionin e Pleiades ku e dinin se kishte nje tjeter qyteterim alien qe jetonte aty. Ka shume lloje te ndryshme alienesh ne Pleiades dhe me kete thenie ju drejtohem atyre njerezve qe pretendojne se ka vetem nje rrace Pleaidiane. Grupi yjor i Pleiades konsiston ne 200 yje ku perfshihet dhe Dielli i cili rrotullohet kohet e fundit rreth yjeve qendrore te grupit te Pleiades qe njihet ndryshe dhe me emrin ‘shtate motrat’. Disa nga njerezit e ‘mi’ erdhen ne sistemin tone diellor dhe u vendosen ne Mars por aty ndodhi dicka qe i detyroi te futeshin per te jetuar nentoke.

PYETJE: Kush mendoni se eshte pika me e dobet e Grive?

PERGJIGJE: Mund tju them menjehere se pika e dobet e Grive eshte fakti qe ata skane shpirt. Mos i lejoni qe tju thone te kunderten. Disa prej tyre jane perpjekur qe te mbartin mbi vete disa filozofi fallco religjioze dhe shfaqur ate tek njerezit qe kane rrembyer. Duhet te kuptoni qe keta aliene kane agjenden e tyre dhe veprojne ne varesi te saj, gje qe ndjej se nuk eshte pozitive. Gjate gjithe kohes qe kam qene ne marrdhenie me ta kam kuptuar faktin se ata skane shpirt ndersa kur vjen puna tek vetja ime nuk kam frike te deklaroj se jam Kristiane, besoj ne Zot, besoj ne nje qenie superiore... Zoti i cili ka krijuar cdo gje, te gjithe qeniet aliene te cdo lloji... te gjithe konstelacionet e ndryshme te cilet jane kolonizuar nga rraca te ndryshme ne gjithe universin...qenie, kafshe, gjera per te cilat ne mbase nuk ja kemi fare idene. Natyrisht duhet te besoj se Grite jane si te thuash nje arke boshe. Ska asgje tjeter aty pervec se nje truri i nje tipi teknologjie te zhvilluar ne kafken e tyre. Pervec kesaj ata skane asnje lloj vlere per ne. Asnje. Ata perdoren per te mbartur teknologji te ndryshme dhe te na japin ne informacione. Por kur vjen puna per ti besuar, une nuk do i besoja kurre atyre.

PYETJE: Kush mendoni se eshte pika jone me e forte si qenie njerezore?

PERGJIGJE: Pika jone me e forte eshte besimi ne Zot.... forca jone me e madhe eshte aftesia dhe lidhja e vetme qe kemi ne si rraca te ndryshme, ne nje qenie supreme, Zotin. Tani besoj se Zoti ne nje moment te historise sone pa se kishim nevoje per nje udhrrefyes qe te na tregonte rrugen pozitive te te jetuarit. Besoj se Jezusi lindi si nje shembull i asaj rruge qe Zoti kerkonte nga ne qe te jetonim jeten tone... Nese ne besojme tek Jezu Krishti si Biri i Perendise, nje dhe i vetmi Zot, atehere duhet te besojme qe e gjitha kjo eshte e vertete. Besoj se Ai, Jezusi do kthehet perseri... besoj ne engjejt. “

Materiali i meposhtem eshte “NJE RAST I NGJASHEM ME RASTIN TILTON” sic eshte raportuar nga Val Valerian ne librin e tij MATRIX – II, historia e Donavon Masters:

“Pjesa qe vijon eshte ajo qe une besoj te jete nje eksperience e vertete dhe qe lidhet direkt me eksperiencen e Christa Tilton. Tre nga miqte e mij dhe une vete na cuan ne ate qe une perceptova te ishte nje baze e nendheshme qeveritare ose baze UFO-sh. I ‘quaj” miq sepse keshtu u ndjeva me ta ndonese nuk i kisha takuar kurre me pare. Me kujtohen ndjesite neper te cilat kaloja ndersa mendoja se isha droguar dhe cdo gje rreth meje dukej sikur levizte ngadale. Ne ishim vendosur ne nje si konvejer te lidhur nga kucet e duarve dhe te kembeve. Kur konvejeri u aktivizua dhe filloi te levizte, ne kaluam ne ca si blloqe drite shume intensive. Keto blloqe drite, mbase aparatura skanimi, ishin me ngjyre te blerte ose blu. Ne cdo bllok drite ndodhej nje qenie qe une e perceptova si robot kontrollor. Dhe ata vete ishin ne ngjyre te blerte ose blu. Ngjyra e tyre korrespondonte me ngjyren e vete bllokut te drites ku ata qendronin. Robotet kishin forma njerezore po pa tipare te dallueshme. Pergjate murit ne dhomen e pare kishte disa si fuci me nje lloj substance qe leshonte nje ere shpuese. Keto fuci ishin te vendosura ne grup, njera siper tjetres.
Papritur u gjendem ne nje tjeter konvejer ose mbase ne fund te te parit. Ndersa rripi levizte ne nje mbeshtetese te rrumbullaket, ndaloi. Aty gjendeshin dy persona te ulur, me karakteristika dhe forme humane. Ata asistonin njeri tjetrin. Njeri prej tyre mori dicka qe mu duk si nje brisk dhe filloi te rruante nje pjese nga mbrapa ne doren e majte, pak me siper se kyci. Me kujtohet se ajo pjese e lekures filloi te gjakosej ne menyre te konsiderueshme. Mbasi mbaroi me mua, ajo procedure u perserit edhe mbi miqte e mij. Me kujtohet qe mendoja papushim “Cfare po ndodh me mua?” Dhe njeri prej tyre sikur te me kishte lexuar mendimet u pergjigj: “Ju sapo u implantuat me numrin e kontrollit te jashtem qeveritar”. Me kujtohet qe rrembeva nje pasqyre dhe shikoja pjesen e gjakosur. Aty ishte stampuar numri 04. Ne nje gjendje shume te acaruar u drejtova nga nje grua qe ndodh aty dhe protestova ne menyre esklamative: “Ju nuk mund ta beni kete gje ndaj meje!” I gjithe personeli aty mbante uniforma. Ndersa fola me gruan u riktheva perseri tek mbeshtetesja ku u stampova ne dore sebashku me miqte e mij. Dy kontrolloret qe ndodheshin aty, ata qe aplikuan procesin ndaj nesh, u duk sikur kerkonin te largoheshin me panik. Njeri prej tyre mbante te shtrenguar fort listen me emra ku perfshiheshin dhe emrat tane, i imi dhe i miqve te mij. Sinqerisht besoj se Christa Tilton ka qene ne kete stacion ne ate kohe ndonese mendoj se ky nuk ka qene takimi yne i pare.

Nuk kam per ta harruar kurre heren e pare qe kam folur me Christa ne telefon. Ishte 20 Shtator 1987. Mu be sikur degjoja zerin e nje miku te vjeter, sikur ta njihja prej vitesh. Ajo me pas me dergoi nje foto te sajen e cila sa perforcoi me shume ndjesine qe kisha. Kur pashe foton e saj mu rikthyen ne kujtese pamje te sajat ne nje anije! Ishte nje moment shume emocionues per mua. Qe nga ajo kohe kemi krijuar nje marrdhenie te mrekullueshme shoqerore te mbushur me respekt dhe dashuri per njeri tjetrin. Ajo me te vertete eshte nje lule ne bahcen e jetes sime, nje mike e VERTETE. Ashtu si dhe Christa, jam torturuar nga endrra intensive te perseritura takimesh dhe komunikimesh me ata qe duken se jane qenie jo njerezore, te nje bote tjeter. Po ashtu jam shume i nervozuar nga fakti qe sjam ne gjendje te mesoj te verteten e plote te eksperiencave te mija ndonese Christa ka qene nje ndihme e pakrahasueshme ne kalvarin tim ne kerkim te te vertetes duke vertetuar se kur njerezit punojne sebashku per nje qellim, arrijne gjithmone dicka...

Megjithate Christa dhe une sjemi vetem, ka me mijera te tjere si ne, mbase te frikesuar qe te kerkojne ndihme dhe per te kuptuar me mire eksperiencat e tyre nga ideja qe te tjeret mund te qeshin me ta. Eshte nje e vertete ndaj te ciles jeta ndonjehere mund te behet shume mizore per shkak te in jorances ose mungeses se njohurive qe lidhen me kete subjekt kaq te gjere dhe ekzotik. Mbase dhe nga fakti qe disa ju pelqen te fusin koken ne rere si struci sepse kane frike te bejne pyetje qe lidhen me fatet e tyre.”

PER ME SHUME INFORMACION NE LIDHJE ME EKSPERIENCEN E CHRISTA TILTON DHE KERKIMET E SAJ TE SHUMTA MBI STACIONIN E DULCES:

Christa Tilton ka perpiluar disa qindra faqe me informacion, dokumenta, ilustrime dhe foto qe lidhen me PAUL BENNEWITZ dhe BAZEN E DULCES. Hetimet e saja jane te thell dhe ne vazhdimesi, pra nese deshironi te mesoni me shume per kerkimet e saja te fundit per Dulcen dhe baza te tjera te nendheshme, ju lutem dergoni nje zarf me adresen tuaj dhe me pulle tek INTEL-ADVOCATES., c/o Christa Tilton., 2163 South 78th East Avenue., Tulsa, Oklahoma 74129-2421.

No comments:

Post a Comment