KAPITULLI I NJEZETEDYTE

DUKE GERMUAR ME THELLE ‘ENIGMEN’ E DULCES




Informacioni i meposhtem mbi anomalite e siperfaqes dhe ate te bazes se Dulces eshte hartuar nga studiuesi dhe eksploratori John Rhodes:

Legjenda nga te gjitha anet e globit flasin per nje bote te nendheshme te banuar nga qenie mistike te formave te ndryshme. Besoj se reptilianet [rraca] vazhdon te jetoje ne ditet e sotme nentoke. E fshehur ne thellesite e erreta te tokes dhe ne thellesite e oqeaneve. Evidencat qe mbeshtesin kete deklarate jane po ashtu te disponueshme nepermjet raporteve te fundit si dhe dokumentave historke...

Ne fillim te viteve 60-te, nje shperthim atomik i nendheshem ndodhi rreth 30 milje ne jugperendim te Dulces, New Mexico, sapo del nga rruga kombetare U.S. 64. Ky shperthim atomik u krye nen ombrellen e projektit Plowshare dhe u quajt Gassbuggy. Kohet e fundit eshte pretenduar se ky shperthim i vecante nen siperfaqen e token u krye per te hapur nje tunel per zhvillimin e nje nenstacioni per nje sistem tunelesh super sekrete te lidha me nje projekt per nje baze te nendheshme.
Duke ju referuar te pafatit Thomas Castello, nje ish teknik sigurie i bazes se Dulces—ky qytet i nendheshem eshte nje baze e nje sekreti te larte e operuara nga humanet si dhe nga alienet reptiliane dhe klases se llojit te tyre, ata qe jane takuar me shpesh, Grite. Mesa duket, ketu kryhen nje mori eksperimentesh dhe projekte eksperimentale. Kryesisht eksperimente gjenetike qe behen me burra, gra dhe femije te rrembyer.
Ka nje mori projektesh te tjera shkencore dhe speciale qe kryhen ne bazen e Dulces qe perfshije por qe nuk kufizohen vetem ne: manipulimi atomik, klonimi, studimi i aureoles njerezore, aplikime te avancuara te kontrollit te mendjes, hibridizimi midis kafsheve dhe njeriut, rregjistrimin vokal dhe visual, lista vazhdon e gjate...

Dulce, New Mexico eshte nje vend me te vertete i cuditshem. Eshte nje qytet i fjetur ne rreze te Rrafshnaltes se Archuleta Mesas ne jug te kufirit me Coloradon ne veri te New Mexico.
Turistet qe pershkojne ndonjehere qytetin shohin pak me shume jete se ajo e levizjes se bishtit te nje qeni. Disa thone se sapo hyjne ne qytet, automjete me ngjyre te zeze dhe me xhama te erret i ndjekin nga pas deri sa ata dalin nga qyteti!...

Per me teper. Shume burime te tjera te cilat deshirojne te mbeten anonime kane raportuar gjera jo normale gjate punes se tyre ne projektin ‘Plowshare’ ne vitin 1960. Projekti u krijua nen ombrellen e perdorimit te bombave atomike ne kohe paqeje dhe u vazhdua me tej nen emrin e “Eksplorimit te Gazit Natyror”. Ne fakt, disa prej ketyre shperthimeve prej disa kilotonesh u perdoren si nje menyre e shpejte per te hapur dhoma gjigante te nendheshme per stacionet qe po ndertoheshin. Eshte raportuar se teknologjia per te pastruar radiacionin tashme ekziston dhe perdoret ne projekte te tilla.
Gjate lektures qe mbajta ne Las Vegas te premten me 13 Gusht 1993, bera publik per here te pare planimetrine e nivelit te pare dhe atij te gjashte te bazes se Dulces. Kjo planimetri ishte nje riprodhim i asaj te hartuar nga Thomas Castello dhe qe ja kishte dhene njerit prej miqve te tij. Ky mik nuk i kishte publikuar keto harta me pare sepse po i perdorte ato per te verifikuar deklaratat e te rrembyereve per ato qe kishin pare aty. Sot hartat origjinale jane bere publike dhe kane mohuar shume nga historite qe qarkullojne ne fushen e ufologjise. Miku i Thomas Castellos beson se tashme ka ardhur koha qe te filloje te nxjerri pjeset qe mungojne...
Planimetria ishte ilustruar nga Thomas Castello dhe i publikova ato gjate lektures sime ne Las Vegas, Nevada. Menyra e ndertimin nese e studion me kujdes duket qe eshte bere me nje strategji te kujdeshme.
Nga nje pike shikimi vertikale duket si nje rrote me nje bosht qendror dhe korridoret qe e pershkojne si spica. Ky ‘bosht’ eshte pjesa kryesore e te gjithe bazes. Eshte i rrethuar nga nje siguri qendrore dhe qe perhapet ne te gjithe bazen.
Besoj se kjo berthame eshte thembra e Akilit per te gjithe kompleksin. Eshte e mundur qe te permbaje komunikime me fibra optike dhe linjat elektrike. Kjo shpjegon faktin qe ruhet aq mire si dhe vazhdimesine e saj ne menyre vertikale ne te gjitha nivelet. Me te gjitha linjat e komunikimit dhe te energjise te perqendruara ne kete bosht, ka mundesi qe seicili nivel te “mbyllet” nga vete personeli i sigurimit ose boshtet e sigurise si nga siper ashtu dhe nga poshte. Kjo do siguronte nje kontroll maksimal te te gjithe kompleksit.
Spicat ose korridoret e shumte qe burojne nga boshti qendror te shpien ne nje numer te madh laboratoresh ne pese drejtime te ndryshme. Nga siper kjo baze duket si simotra e Pentagonit ne Washington D.C. e kompletuar me holle, mure dhe simbole ushtarake! Meqenese nuk kemi ende te qarte kreun e korridoreve, mendoj se mund te thuhet se ka nje linje magnetike.
Kur shikohet nga anet baza duket si nje peme ku trungu eshte ne qender ndersa dyshemete zgjatohen ne te kunderten si te ishin dege. Nese ky do ishte njej stacion i shkences atehere mund ta quaje me lehtesi si nje pamje e kopjuar nga ajo e Pemes se Diturise (Shenim: Fjala origjinale ne gjuhen cifute per pemen e diturise eshte Dah’ath ose Finok. Sipas besimit judeo-kristian ishte kjo peme ku gjarperi i mbushi mendjen Eves qe te merrte pjese ne rrebelimin kunder te Plotfuqishmit duke i premtuar asaj dhe Adamit qenien perendi. Duke pranuar pranuar lutjen fallso te vet-hyjnizimit, sic thuhet ne Librin e Gjenezes, Eva dhe burri i saj qe ishte me te ne ate kohe, ju bashkuan rrebelimit. Duke qene se e ata e konsideruan veten si zota te plotfuqishem, ata skishin me nevoje te vareshin nga i Plotfuqishmi si burim i tyre dhe kur ky referim u prish, perfeksioni qe njihte bota njehere e nje kohe u shkaterrua dhe njerezimi dhe gjithe jeta e gjalle filloi te kthehej ne gjendje te “eger”. Ne referim te kesaj paranteze, ka mundesi qe baza e Dulces te jete Pema e Diturise e diteve tona ku fara e Gjarperit dhe ajo e Eves jane bashkuar perseri ne nje aleance te pashenjte dhe ne nje forme shume me te sofistikuar? Nese ky eshte rasti, atehere ‘gjarperi’ duhet te jene Grite ndersa “fruti i ndaluar” duhet te jete Teknologjia Okulte qe eshte ofruar nga keto qenie te poseduara nga demonet per eliten humane te cilet kane vendosur te luajne rrolin e zotave ne kurriz te njerezimit! Ka mundesi qe skenari Edenik te mos kete pushuar kurre se ekzistuari por vazhdon te perseritet deri sa “fara e Eves” te thote njehere e mire “MJAFT” dhe te perbuzi gjarperin njehere e mire?! Branton)

Pra a ishte ndertuar baza ne kete menyre thjesht rastesisht apo eshte dicka e qellimshme?

Disajni i plote i bazes te kujton nje nga vendbanimet shume degeshe te nendheshme te indianeve Hopi kiva. Ndonese mendoj se eshte fyerje e drejtperdrejte te krahasosh nje baze te tille me gjithe llahtaret qe kryhen aty me nje vendbanim paqesor Hopish, ngjashmeria nuk duhet lene mbas dore...

Duke qene se kultura te ndryshme perreth globit kane tendencen te sjellin stilin e arkitektures se tyre gjate periudhave te emigrimit, mbase te njejten gje ka bere dhe nje civilizim i avancuar i cili ka ndertuar fillimisht bazen e Dulces. Nese influenca e reptilianeve eshte aq e madhe dhe arkaike sa del ne dokumentat e vjeter dhe mitet, atehere duhet te kete koloni te tjera te ngjashme ne vende te ndryshme te botes...

Materiali i meposhtem permban disa fakte dhe komente te tjera qe lidhen me Thomas Edvin Castello dhe qe nuk jane permendur me pare ne kete liber. Keto te dhene jane perifrazuar nga studiuesi John Rhodes:

Ne vitin 1961, castello ishte nje rreshter i ri i vendosur ne Bazen Ajrore te Nellis afer Las Vegas, Nevada. Puna e tij ishte ajo e nje fotografi ushtarak me nje akses sigurie te larte. Me pas ai u transferua ne West Virginia ku u trajnua ne inteligjencen fotografike te avancuar. Ai punoi per nje fare kohe ne nje instalim te nendheshem sekret dhe per shkak te natyres se punes se tij te re, aksesi i sigurise ju rrit ne TS-IV. Thomas qendroi me Forcat Ajrore si fotograf deri ne vitin 1971, moment kur ju ofrua nje pune ne Korporaten Rand si Teknin Sigurie dhe keshtu ai u transferua ne California ku Rand kishte nje qender te madhe dhe aksesi i tij i sigurise u rrit akoma dhe me shume duke kaluar ne ULTRA-3. Nje vit me pas ai u njoh me nje grua te quajtur Cathy, u martuan dhe linden nje djale, Eric.
Ne vitin 1977 Thomas u transferua ne Santa Fe, New Mexico ku paga e tij u rrit ndjeshem dhe aksesi i sigurise ju ndryshua perseri... kete here ne ULTRA-7. Puna e tij e re ishte ajo e specialistit te fototve te sigurise ne instalimin e Dulces ku ne menyre specifike ai duhet te mirembante, kalobronte dhe kontrollonte te gjitha videokamerat neper te gjithe kompleksin e nendheshem dhe te shoqeronte vizitoret per ne destinacionet e tyre.
Sapo arriti ne Dulce, Thomas dhe disa “rekrute” te rinj moren pjese ne nje mbledhje te detyrueshme ku ju paraqit Genjeshtra e Madhe qe:
“...qeniet subjekte te perdorura per eksperimente gjenetike ishin te cmendur te pashprese dhe se studimet beheshin per arsye mjekesore njerezore.”
Pertej kesaj, cdo pyetje duhej te behej vetem nese kishte lidhje me punen. Udhezimi perfundoi me disa kercenime per denime te ashpra nese kapeshin duke folur me te “semuret mendore” apo duke folur me te tjeret qe nuk perfshiheshin ne lemin e punes se htyre. Verdallosja neper vende te punes qe skishin lidhje me ate te caktuar per sejcilin ishte e ndaluar dhe sidomos perfolja e ekzistences se bazes se perbashket USA/Aliene jashte ambjenteve te kesaj baze do konsistonte ne masa jashtezakonisht te ashpra, deri ne perndjekje vdekjeprurese.
Thomas beri punen e tij ashtu sic ja kerkuan superioret. Takimi i tij i pare me grite dhe reptilianet aktuale ishte trondites por shume shpejt ai u be i ndergjegjshem qe gjerat nuk ishin ashtu sic ishin paraqitur nga eproret. Gradualisht ai filloi te ndjente se ekzistonte nje tension i brendshem midis disa punonjeseve te personelit dhe vete atij. Shpesh ai ecte neper korridoret e bazes dhe punonjesit nderprisnin menjehere dialogun sapo e shihnin. Ai ishte oficer i sigurise dhe ata ulnin zerin apo mbyllnin gojen deri sa ai largohej.
Nje nga detyrat e vecanta te punes se tij ishte shkuarja ne zona te caktuara te bazes dhe rregullimi i linjave te kamerave vezhguese te sigurise, kur kjo gje ishte e nevojshme. Kjo gje i jepte mundesine te shikonte dhe te behej deshmitar i shume ngjarjeve ne baze, gjera qe turbullonin shume imagjinaten e tij. Me pas ai tregoi se kishte pare laboratoret, si vijon: Fusha e Energjise Aureale Njerezore, Analiza dhe Aplikime te Kontrollit te Avancuar te Mendjes, Njohja e Kujtese se Trurit Njerezor, Perftimi dhe Transferimi i saj, Manipulimi i Materies, Replikim i Shpejte i Trupit Njerezor duke perdorur transferimin e energjise materie [kompletuar me memorien individuale marre nga bankat kujteses ne kompjuter] dhe avancime te tjera shkencore.
Shpesh ai do shikonte dhe disa nga krijesat e frikshme gjenetike qe mbaheshin ne sektore te vecante te bazes. Keta, ai e dinte qe skishin te benin fare me semundjet mendore apo kerkime shendetesore. Ai skishte nevoje te shikonte me shume se aq. Cdo here qe ai zbulonte nje copez me shume ne ate hulli te nendheshme, behej akoma me e veshtire per ta pranuar si realitet. Sidoqofte mendja kurioze e Thomas e shtynte ate te kerkonte te verteten ndonese nje ze i brendeshem i thoshte ta evitonte ate temerr.
Nje dite, atij ju afrua njeri nga punonjesit dhe e terhoqi ne njerin prej korridoreve. Aty ju afruan dhe dy zoterinj te tjere qe i peshperiten fjalet me te temerrshme... burrat, grate dhe FEMIJET per te cilet thuhej se ishin te semure mendore, ishin ne fakt viktima mjerane te RREMBIMEVE. Ai i paralajmeroi ata se fjalet e thena mund ti krijonin probleme nese vendoste ti raportonte. Ne kete moment, njeri prej tyre i drejtohet Thomas duke i thene se ata kishin kohe qe e vezhgonin dhe kishin vene re qe ai ndihej shum ekeq me gjerat qe behej deshmitar. Ata ishin te bindur se ai kishte nje ndergjegje dhe se do ishte miku i tyre.
Dhe kishin te drejte. Thomas nuk i raportoi kurre tek eproret e tij. Ne vend te kesaj ai mori vendimin e rrezikishem te fliste me gjysem zeri me njerin nga personat e mbyllur ne kafaz ne zonen e quajtur “Holli i Maktheve”. Ndonese ata ishin ne gjendje te droguar nga sasia e vazhdueshme e ilaceve qe ju injektohej, Thomas e pyeti per emrin dhe adresen se nga vinte. Me pas, kur ndodhej jashte kompleksit ne fundjave ai me kujdes verifikoi theniet e ketij “te cmenduri”. Gjate kerkimeve qe beri Thomas zbuloi se personi ne fjale ishte deklaruar si i humbur mbas zhdukjes se mistereshme dhe te papritur duke shtyre familjen dhe miqte e tij ne kerkime te kota dhe te deshperuara qe nuk sollen asnje rezultat. Shume shpejt ai zbuloi se shume nga njerezit qe mbaheshin ne baze, me mijera, nga te gjitha anet e botes, ishin deklaruar te zhdukur ne menyre te pashpjegueshme neper vendet e tyre. Thomas e dinte se ishte i pafuqishem te bente dicka per ti shpetuar, sic e dinin dhe shoket e tij. E vetmja gje qe mund deri sa situata te ndryshonte te bente ishte qe duhej te kishte kujdes te madh me mendimet dhe ndjenjat e tij. Aftesite telepatike te alieneve Gri i lejonte atyre te “lexonin” mendjen e personave qe kishin perreth dhe nese Thomas tregonte nje zemerim intensiv, ky do ishte nje fund i sigurt per te dhe per miqte e tij.
Ne vitin 1978 tensioni ne bazen e Dulces u rrit ndjeshem. Disa prej teknikeve te sigurise dhe te laboratoreve filluan te sabotonin eksperimentet gjenetike. Rritja e shqetesimit, tensionit dhe e paranojes coi ne ate qe te gjithe i referohemi i Lufta e Dulces. Ishte nje beteje e vertete midis reptilianeve dhe humanve per KONTROLLIN e bazes se Dulces. Ishin reptilianet ata qe e vazhdonin me shume se humanet Genjeshtren e Madhe dhe insistonin te perdornin humanet ne eksperimentet e tyre. Ata qe nuk i mbijetonin ketyre eksperimenteve perdoreshin si burim per proteinat e lengeshme me te cilat ushqeheshin fetuset embrionike te Grive si dhe vete Grite e rritur. Lufta fillimisht plasi ne Nivelin e Trete.
Askush se ka te qarte sesi filloi, por ne dime, nepermjet materialet te Thomas se perfshiu FORCAT E SIGURISE se bazes te armatosura me arme me rreze te njohura se Flash Gun, automatike te perdorura nga ushtaraket amerikane dhe speciet e alieneve Gri (qe mesa duket u perpoqen te kthenin forcat e sigurise se bazes dhe ushtaret amerikane kunder njeri tjetrit). Kur u shpernda tymi, 68 humane ishin vrare, 22 ishin avulluar komplet ndersa 19 arriten te ikin neper tunele. Shtate prej tyre u kapen ndersa 12 te tjeret vazhdojne edhe sot e kesaj dite te rrine te fshehur. Thomas u rikthye ne vendin e punes ne pritje per te planifikuar arratisjen e tij.

(Shenim: Nuk dihet sesa gri jane vrare ne konflikt por eshte e qarte se personeli njeresor i sigurise ishte shume here me i paket ne numer se ai i alieneve sepse sipas Castellos kishte me mijera gri qe punonin ne nivelet e poshteme te bazes se Dulces. Ka te dhena se konflikti ka filluar per shkak se disa prej shkenctareve qe punonin ne nivelet e poshtemeqe kishin mesuar te verteten mbi MASHTRIMIN E MADH te alieneve dhe genjeshtrave te tyre ne lidhje me te rrembyerit u zune rob nga Reptilianet dhe u mbyllen ne nivelet e poshteme te bazes nen Vargmalin UTE ne juglindje te Colorados dhe jugperendim te Utah. Disa te tjere mesa duket arriten te ikin dhe lajmeruan ata te niveleve te siperme per ate qe po ndodhte. Reptiloidet/Grite nuk mund te lejonin te zbulohej fakti qe ata kishin shkelur cdo pike te marrveshjes se bere me MJ-12 dhe qe ne fakt e kishin shkelur prej kohesh, qe ne fillimet e saj pa patur aspak ndermend ta respektonin. Ata kishin shpresuar qe humanet nuk do e kuptonin operacionin e Kalit te Trojes derisa te kishte perfunduar komplet infiltrimi i planetit. Te pakten 100 forca speciale u derguan nga eproret te cilit ishin injorant te faktit se cfare po ndodhte realisht dhe u perpoqen te shpetonin shkenctaret e zene rob si dhe te merrnin kontrollin e bazes, por alienet shume me te shumte ne numer dhe ne pajisje teknologjikevrane 66-68 prej tyre.Branton)

Ne vitin 1979, presioni i madh qe ishte shkaktuar ne vendin e punes e detyroi Thomasin qe me ne fund te thyente kodin e heshtjes. Nepermjet nje cope leter qe ja kaloi dorazi ai i tha mikut te tij me te ngushte se punonte ne nje instalim gjigand nentoke jashte Dulces, New Mexico.
Ai i tha mikut te tij se punonte krah per krah me aliene gri qe e konsiderojne veten e tyre autoktone ne Toke dhe se trekendeshi me kokeposhte dhe me germen T ne gjyre floriri te kthyer poshte ishte simboli i projektit.
Thomas e kishte te qarte qe duhej te braktiste vendin e punes per hir te qetesise se tij mendore por tani qe dinte te verteten mbi te rrembyerit qe mbaheshin ne baze per te do ishte qe ketej e tutje te bente nje jete normale. Ata do ta mbanin vazhdimisht nen survejim dhe kercenim deri ne diten qe do vdiste. Kjo do te thoshte qe mundesia qe ai te vdiste nuk do ishte ajo vjetersise se moshes por mund te ishte “aksidentale”.
Ne njeren nga fundjavat e zakonshme jashte bazes, Thomas vendosi te kthehej ne pune. Por kete rradhe nepermjet nje tuneli ajrosjeje qe ruhej pak dhe me pas nepermjet rrugeve sekrete do hynte ne baze. Ne momentin qe arriti te futej ai u shtir sikur cdo gje ishte normale dhe u perpoq te kontrollonte mire mendimet kur kalonte afer Grive. Sapo arriti ne vendin e punes, mori foto te bazes, marrveshje te firmosura me firmat autentike te Guvernatorit te Californias Ronald Reagan, disa individeve te tjere dhe disa Grive. Po ashtu Thomas arriti te merrte nje filmim prej 7 minutash ne bardh e zi nga nje videokamera survejimi qe tregonte ekeprimentet gjenetike, njerezit neper kafaze, Grite si dhe vete skema te aparateve aliene dhe formula komplekse gjenetike. Keto materiale nuk ishin vetem nje siguri per te ne rast se do i kercenohej vdekja por edhe nje arme e fuqishme per te ekspozuar te verteten per publikun amerikan dhe gjithe boten.
Ai beri kopje te filmit, fotove dhe dokumentave, i paketoi ato dhe ju dha instruksione te caktuara disa njerezve te ndryshem te cilet i besonte qe, ti groposnin dhe fshihnin deri sa te vinte momenti i duhur.
Me pas Thomasit ju be e ditur nga disa burime se gruaja dhe djali i tij ishin marre peng dhe cuar ne nje baze te nendheshme te panjohur, deri sa ai te rikthente cfare kishte marre nga baza e Dulces. Ne kete pike Castello e dinte mire se edhe nese rikthente gjerat e marra, gruaja dhe djali i tij [nese do ktheheshin] nuk do ishin me kurre njesoj mbasi ti ishin nenshtruar manipulimit agresiv te kontrollit te mendjes. Ai po ashtu e kishte te qarte qe vete Ai dhe familja e tij do perfundonin te zhdukur ne menyre permanente, mbase ne ndonje aksident tragjik ose ndonje gje te ngjashme. Pra skishte asnje rrugedalje. Thomas vendosi qe te fshihej dhe te bente nje jete per ikanaku. Nga shteti ne shtet, nga kufiri ne kufi, neper motele etj. Gjithmone duke pare nga mbrapa kraheve per duke u perpjekur me te gjitha forcat per te pare te ardhmen perpara...”

Shenime te metejshme te John Rhodes:

Gjate periudhes fillesater te evazionit, Thomas ishte ne gjende te nxirrte ne shesh informacione te konsiderueshme per ate qe po ndodhte mbrapa skenes dhe se cfare planesh po beheshin nga qeveria (qe eshte elementi fashist-korporate ne mesin e inteligjeces-industriale-ekzekutive te qeverise si agjensite NSA, MAJI & AQUARIUS qe kane ristabilizuar bashkepunimin vetem dy vjet me pas kur ishin nderprete te gjitha marrdheniet humane-aliene.) dhe grite. Disa nga materialet jane mbajtur nga miqte e tij me te afert per te verifikuar deklaratat e te rrembyereve dhe zbulimet e studiuesve. Me besoni, ka disa njerez shume te njohur te cilet po fitojne para me grushte duke shitur informacion te ketij lloji dhe qe kane genjyer vazhdimisht per ‘eksperiencat’ e tyre.

(Shenim: A ka nga keto deklarata fallco qe jane perfshire ne kete volum? Nuk e di dhe ne momentin qe fillova shkrimin e ketij libri nuk kam perjashtuar asnje informacion te mundshem ndonese kam opinionet e mija personale per informacione te caktuara si psh ato qe jane dhene nga ‘studiuesit’ e Projektit Phoenix. Sidoqofte, vendosa te shpalos cdo gje perpara syve te te gjitheve dhe tja leme te ardhmes te gjykoje per vertetesine e tyre. Edhe sikur njeri ose disa prej dokumenteve te jete disinformues, rastesia qe cdo gje e perfshire ne keto deklarata te jete fallso eshte me probabilitet e pamundur. Mbase menyra me e mire per te qene i sigurt eshte te behet sic ka thene heroi i pashpallur paul bennewitz qe te behet nje sulm i pergjithshem usharak ne baze , te pushtohenn te gjithe alienet, qofshin ata te vertete apo te krijuar gjenetikisht dhe te cohen aktivitetet e tyre perpara Kongresit. Jam i sigurt se sdo mungoje pjesmarrja e rekruteve per nje sulm te tille nese kemi parasysh ata qinidra e mijera te rinj amerikane qe jane cuar ne te kaluaren per te mbrojtur operacionet e droges te zhvilluara nga CIA ne TREKENDESHIN E ARTE apo te japin jeten e tyre per Kombet e Bashkuara “Rendin e Ri Boteror” apo ne luftra te cilat ishin te paracaktuara per t’u humbur. Me duhet te deklaroj per hir te te vertetes se ne Luften e Vietnamit dhe ate te Korese ka patur me te vertete nje rrezik te mundshem nga komunizmi dhe shume te rinjj te guximshem vdiqen per te mbrojtur lirine. Ndonese patriotizmi dhe shpresat per fitore te tyre shpesh u sabotuan nga simpatizantet e Komunizmit brenda per brenda OKB-se, zyrtareve apo atyre qe zhvillonin operacione klandestine te droges dhe agjendave te fshehta. Me fjale te tjera nese ne kemi lufutar ne te kaluaren kunder ‘tentakulave’ te bishes atehere nuk shoh asnje arsye pse rekrute te mundshem te rrijne larg nje beteje qe kete rradhe drejtohet kunder vete ‘kokes’ se Bishes, sidomos kur kete beteje e konsiderojme si clirimtare dhe me impakt galaktik. Njeri nga problemet me Luften e Dulces ka qene fakti se u derguan vetem 100 forca speciale te cilat kishin nje nivel shume te larte aksesi sigurie, kunder 18 mije Grive. 44 nga keta luftetare sic raportohet i mbijetuan betejes dhe duke konsideruar disavantazhin numerik, eshte nje numer i kenaqshem. Sidoqofte me zhvillimet e fundit ne teknologjine ushtarake dhe ne inteligjencen aktuale civile qe ekziston ne baze, fale Paul Bennewitz dhe te tjereve dhe me ata miliona amerikane kristian patriote te cilet padyshim do jene te gatshem te fillojne Luften e Shenjte kunder forcave te erreta kolektiviste Drakoniane ne Toke, sulmi i ardhshem ushtarak mbi Bazen e Dulces nuk do jete me i pabarabarte. Branton).

Ai [Thomas Castello] shpreson se ky informacion eshte interesant dhe i vlefshem.
Ne ndjejme se eshte imperative qe te nxjerrim sa me shume informacion duke pare sesa i rende eshte fakti i rrembimeve. Nese dikush prej jush vendos te nderrmari nje hetim personal mbi bazen e Dulces atehere duhet te mendoheni dhe te pergatiteni mire!... Mos e merrni kete informacion kaq lehte. Thomas Castello, ish oficeri teknik i sigurise ne baze dhe miku personal i dy prej anetareve te skuadres OZ mund te kete dhene jeten e tij per ta bere kete informacion te mundshem per te gjithe. [U be kohe e gjate qe ai nuk eshte ndjere dhe te gjithe kane frike se ka ndodhur ajo qe i trembeshim].

Ne nje vend tjeter te doreshkrimit te John Rhodes lexojme:

“Natyrisht nese keta njerez-gjarperinj ose reptiliane kane jetuar njehere e nje kohe midis popullates se Homo Sapiens, ata kane marre masa ekstreme per te mos zbuluar ekzistencen e tyre meqe u fshehen kaq mire nentoke... dhe progresi YNE eshte monitoruar me kujdes prej tyre qe kane jetuar ne brendesi te shpellave ne thellesi te Tokes...
Legjenda nga pjese te ndryshme te globit flasin per nje bote te nendheshme te banuar prej qeniesh mistike te formave te ndryshme. Besoj se rraca reptiliane vazhdon te jetoje ne ditet tona nendhe, e fshehur ne thellesite e Tokes dhe atyre te oqeaneve. Evidencat qe suportojne deklarata te tilla jane te disponueshme nepermjet raporteve te fundit dhe dokumentave historike... Nese ju me te vertete doni te shikoni Shown e madh, atehere mos shikoni siper kokave tuaja, por poshte kembeve tuaja!”

No comments:

Post a Comment