KAPITULLI I NJEZETE

KUSH E KONTROLON KOLEKTIVIN DRAKONIAN?





Kapitulli i meposhtem eshte i bazuar ne disa mendime dhe pyetje qe kane qene fillimisht ne mendjen time per nje fare kohe, derisa keto pyetje moren pergjigje kur zbulova nje volum shume interesant te titulluar UDHETIMI KOZMIK nga zoti Courtney M.Brown, Ph.D. Ky material trajton eksperiementet personale te vete autorit me “shikimin ne distance” ose sic quhet ndryshe remote viewing, sebashku me trajnuesin e tij Ed Dames, nje ish ‘shikues ne distance’ per Inteligjencen Ushtarake te USA dhe qe i mesoi Courtney Brown sekretet ushtarake “R.V.” ose “Astral-Magnetik body” [Trupi Astral Magnetik] tekniken e shikimit te cilen ai vete e kishte mesuar duke qene pjestar i trupave te inteligjences psiqike ushtarake.
Duke u nisur nga perspektiva ime personale, ‘shikimi ne largesi’ operon nepermjet trupit ne nenhapesire e nje qenie njerezore i cili eshte i afte te fokusohet ne fushen universale fizionike. Meqenese fusha fizionike eshte themeli i realitetit material te hapesire-kohe, i ashtuquajturi “programi master” i universit i cili eshte i perbere nga ‘fusha e fizionit ose energjia e formes mendore, jo domosdoshmerisht eshte e kufizuar nga limitet e hapesires, kohes dhe materies. Fusha fizionike mesa duket kombinohet me strukturen e rrjetit elektromagnetik te te gjithe trupave gravitacionale, me fushen elektromagentike-gravitacionale te te gjithe atyre trupave qe sherbejne si ‘kurthe’ fizionike per formen e mendimeve te cilat jane esencialisht tepricat psiqike te te gjitha qenieve mendore dhe si shkembim matriksi kujtese i akumuluar i te gjithe atyre trupave planetare.

Keto fusha fizionike permbajne ENERGJI MENDIMI. Tani, mendimet mund te jene te bazuara ne te verteten ose ne mashtrimin, pra vetem pse kjo ‘form-mendimi energji’ eshte akumuluar ne strukturen e rrjetit gravitacional te palentit –QE NGA koha qe qeniet qe mendojne bashkeveprojne me nje sfere gravitacionale- kjo sdo te thote qe informacioni me te cilin jane “programuar” ne kete fushe “energji fizion-emocion” eshte gjithmone i vertete. Realiteti, imagjinata, e verteta dhe mashtrimi i bazuar ne mendim-forme jane te gjitha te “rregjistruara” pa patur rendesi per permbajtjen e tyre ne vete keto rrjete gravitacionale elektromagentike, ne te njejten menyre sic mund te rregjistroje dikush nje cd nepermjet teknologjise lazer. Le te supozojme per nje cast qe dikush mund te kete teknologjine e duhur ne gjendje pershkoje nje mur, nje gur ose cdo lloj objekti tjeter nepermjet formes se mendimit, zerit ose vibracioneve vizuale te cilat jane akumuluar ne vete ate objekt gjate kalimit te viteve. Ata ne menyre letrare te themi mund te jene ne gjendje te lexojne te kaluaren ne keto objekte.

Si nje lloj radiomarrese bio-kimike, disa individe, per mire ose per keq, kane aftesine te sinkronizohen dhe te “lundrojne” ne “ndergjegjen universale”, “linja rrjedhese” ose matriksi i kujteses “Akasha” qe lidh te gjitha qeniet qe mendojne bashkarisht ne nivelet me te thella te humbjes se ndjenjave duke i lejuar ata te udhetojne ne vende specifike te hapesires dhe kohes. Ju mund te thoni qe te qenurit i NDERGJEGJSHEM perbehet nga vale te shkurtra neurale te cilat jane te lokalizuara ne vete individin, ndersa te qenurit ne gjendje te pandergjegjshme perbehet nga vale te gjata neurale te cilat shkojne pertej individit dhe kjo gjendje neurale qe eshte atkive gjate enderrave shpjegon faktin pse eshte raportuar shume here qe disa persona te ndryshem qe “kane pare” te njejten enderr. Ju mund te krahasoni aktivitetin neuro-fisionik me nje oqean. Ne “siperfaqe” jane ishujt qe perfaqesojne ndergjegjen tredimensionale individuale ndersa sa me thelle te shkosh aq me shume mendimi-forme nderthuret me njeri tjetrin, pikerisht si toka e zhytur poshte nje ishulli qe eventualisht lidh ishuj te tjeter ne nivele me te thella, duke perfaqesuar nje gjendje jo te ndergjegjshme kolektive ku mendimi-forme e te medituarit te qenies bashkohet ne nje “rezervuar”.

Nje nga “shenjestrat” ku u perqendrua trajnimi i zotit Brown nga eksperti ushtarak i RV ishte mendja kolektive e alieneve Gri dhe me specifike, ai u instruktua te kerkonte komanden ose qendren e kontrollit te kolektivit.
Pak kohe mbasi ky eksperiment i vecante filloi [njeri prej te shumteve], zoti Brown e gjeti veten ne nje zone ku punon disa Gri por ai nuk e dinte me saktesi se ku gjendej ky vend. Ai “ndoqi” mendjen kolektive ose rrjedhjen e mendimeve dhe zbuloi qe ajo ishte masive duke i dhene pershtypjen e dickaje te pakufijshme dhe pothuajse universale. Sidoqofte ai arriti te dedektonte nje qender, nje lloj rrahje zemre te ketij matriksi masiv kolektiv ne te cilin dhe nga i cili rridhte dhe qarkullonte nje rreke e vertete informacioni.
Ne nje moment te caktuar ai vuri re se nje qenie e pazakonte e “subspace” qe dukej sikur drejtone aktivitetin e Grive qe ai po veshtronte dhe zbuloi qe vete trupat e Grive misheroheshin ose ajo qe quhet incarnation nga keto qenie te cilat hynin ne trupat embrionik te Grive dhe i perdornin ato thjesht si ene per te manipuluar realitetin fizik.
Me pas Brown u instruktua te lokalizonte te tjera qenie te tilla te cilat mesa dukej kontrollonin Grite nga realiteti i subspace ose ai astral dhe e gjeti veten e tij ne nje zone ku ishin te lokalizuara disa qenie te tilla te subspace ose parafizike. Ndersa ai vazhdonte drejt kesaj “qendre” numri i ketyre qenieve te subspace ose jo fizike u rrit ndjeshem deri sa ai u gjend ne nje vend ku aktiviteti ishte shume i madh, dicka e ngjashme me nje stacion qendror ku keto qenie ishin shume aktive dhe merreshin me shume gjera te ne njejten kohe. Ai ne te vertete nuk e dinte me saktesi se ku ishte ky vend por vuri re se sa me shume i afrohej qendres se kontrollit aq me shume ndjente rritjen e nje atmosfere te akullt ,ekzigjente dhe kontrolluese te tipit ushtarak. Ai mberriti ne nje zone ku e ndjeu se duhet te ishte qendra drejtuese e gjithe aktivitetit te qenieve jofizike dhe ne mes te saj ndodheshin nje “keshill prej 10 “ qeniesh subspace ose parafizike te nje niveli te larte. Keta mesa duket ishin kryesoret qe drejtonin te gjithe operacionet. Niveli i sigurise ketu ishte i pabesueshem. Me pas ai arriti te lokalizonte LIDERIN SUPREM te ketij keshilli prej 10 qeniesh parafizike dhe ne ate moment, zoti Brown u zbyth serisht brenda trupit te tij. Ai ndjeu qe lideri kuptoi pranine e vete trupit subspace apo astral ose magnetik te cilin Brown kishte projektuar dhe e ndoqi RV e futur deri ne burimin e tij fizik. Brown dhe traineri i tij kur ndodhi kjo gje, ndjen nje silloj reje te erret qe zuri vend ne dhome duke shkaktuar nje ndjesi shume te keqe per me shume se 1 minute. Me pas u largua duke gjykuar qe dy nderhyresit ishin shume mjerane qe te humbisje kohen me ta.
Perpara se Brown te “flakej” jashte qendres se komandes ai arriti te perceptonte per nje cast faktin se ajo qenie ishte mese e gjalle. Ai ishte nje qenie shume e fuqishme por dhe me nje personalitet te ndrydhur dhe i mbushur me keqdashje. Mesa duket kjo qenie ose me mire te themi kjo FORCE kishte rene ne konflikt me nje tjeter FORCE qe e konsideronte armike. Tek kjo qenie, Brown perceptoi nje ndjesi sikur kjo qenie kishte nje super vleresim per veten si rrjedhoje e forces se madhe qe posedonte si dhe nje deshire te madhe qe te tjeret ti peruleshin dhe faleshin. Brown u be shume konfuz kur perceptoi se qeniet parafizke dhe si rezultat reptilianet\Grite komandoheshin ne fakt nga kjo qenie ne veprimtarine e tyre vetshkaterruese. Mesa duket kjo qenie donte qe vartesit e tij ti nenshtroheshin cdo gjeje dhe nen kercenimin ne denimeve shpesh fizike duke bere te mundur keshtu mbajtjen e nje kontrolli te plote mbi qeniet parafizike dhe me pas te kolektivit reptiliane/gri.
Brown po ashtu perceptoi FRIKE dhe KRENARI si dhe nje nevoje te madhe per tu adhuruar si perendi , gje qe e mbante larg negociatave me armiqte e tij te vjeter. Brown ju krijua nje pershtypje e forte qe kjo qenie ishte kryekeput dhe padiskutim, terrorristi me i frikshem dhe universal qe ai kishte pare ndonjehere. Per shkak te egoizimit te pashoq, kjo qenie sdo i perkulej kurre “armikut” te saj dhe e njeta gje dukej se ishte duhet thene per gjithe kasten drejtuese te hierarkise qe varej nga adhurimi i bashkepunonjesve per te mbajtur iluzionin e te qenurit i rendesishem.
Dikush mund te thote se keto qenie prej kohesh dhe me vullnetin e tyre te lire, duke u shnderruar ne “vrima te zeza spirituale” me te gjithe oreksin konsumues dhe si parazite astrale, kane perjashtuar “driten” nga vetja e tyre dhe tashme jane te paafta te kthehen perseri tek drita. Te paafta te emetojne “drite” ata jane katandisur ne qenie te degjeneruara dhe shkaterrimtare te jetes dhe pafajesise se qenieve qe ju dalin ne shteg. Lideri i ketij kolektivi subspace, prej kohesh ka terhequr qenie te tjera te erreta si vetja e tij, njesoj sic vepron nje yll ne vdekje e siper qe terheq cdo trup qiellor qe i kalon afer.
Por sic do shikojme me vone, gjendja e pakthyeshme mund te mos jete aplikuese per te gjitha qeniet parafizike.
Nese shikojme Librin e Apokalipsit, kapitullin e 12-te gjejme ate qe, lideri absolut i mendjes kolektive ose i mendjes HIVE te races se gjarperinjeve eshte Luciferi, i njohur ndryshe dhe si Dragoi i Madh i Kuq, Gjarperi i Vjeter, Djalli, Satanai, te gjithe keto emra brenda te njejtin kapitull. Luciferi ishte njeri nga kryeengjejt [perbri Michael dhe Gabriel] dhe seicili prej tyre kishte karikuar me shume se nje te treten e qenieve te drites qe i Plotfuqishmi ka krijuar... ka mundesi me miliarda dhe trilione.
Tani nese ju jeni nje mbeshtetes i flakte i teorise se evolucionit, mbase nuk do donit te vuanit duke lexuar pjesen e mbetur te ketij kapitulli pasi evolucioni fizik nuk i pranon qeniet shpirterore dhe sidomos shpirtin e njerezor. Persa me perket mua personalisht kam nje koncept “krijues-evolucionist” te realitetit ose qe jeta ne kete univers eshte krijuar nga nje Inteligjence e Pafundme dhe me pas u lejua te evoluoje nga pika fillestare ne kahe te ndryshme, nen drejtimin e Krijuesit. Ndofta nje term me i drejte do te ishte “ndryshim” sesa “evolucion” sepse ne mendjen e shumices, evolucioni eshte i lidhur me darvinizmin. Mbani parasysh se ka qene gjithmone Teoria e Evolucionit dhe jo Ligji i Evolucionit. Nese dikush eshte i ndershem me vetvehten , atehere duhet te pranoje se evolucioni dominon mbi LIGJIN E DYTE TE TERMODINAMIKES. Ky po qe eshte nje ligj, jo nje teori, pra ke duhet te besojme? Duhet te shtojme si rrjedhoje se nje numer i madh molekulash proteine duhet te kishte ekzistuar ne gjendje per te krijuar formen jetesore me te thjeshte. Sesi keto molekula u bashkuan dhe krijuan nje kompleksitet kaq te nderlikuar sic eshte ADN, kjo per mua eshte e pamundur ta konceptoj. Sipas ligjit te probabilitetit me gjithe jetegjatesine e nje galaktike do ishte e pamundur per nje molekule proteine te bashkohej me nje tjeter duke patur parasysh distancat e pamasa qe ekzistojne te mbushura me hapesira te erreta pa jete dhe kaos. Dhe perseri me lind pyetja se nga erdhi materia fillestare qe u krijua sic supozohet nga BigBan [teoria], nese ka ndodhur ndonjehere si ngjarje...

Luciferi, ashtu sic e dine dhe shume prej jush nga traditat teologjike dhe eskatologjike, reflektoi “drite” e pafundme te Krijuesit dhe per kete arsye ju dha emri Lucifer qe do te thote “mbajtes i drites”. Luciferi reflektoi driten e te Plotfuqishmit ashtu sic reflekton nje diamant driten e diellit. . Por Luciferi filloi te merrte mbi vete vemendjen per Burimin e drites dhe te Jetes dhe filloi te quante veten e tij si burimi emetues i drites qe shperndante dhe hapi i mepasshem ishte i paevitueshem. Ai u be xheloz per pozicionin e te Plotfuqishmit.
Tani e kuptoj se shume prej jush kane koncepte te ndryshme per Zotin por le ti nenshtrohemi nje mendimi eksperimental per nje moment. Nese pranojme konceptin e Trinitetit, atehere nuk mund te akuzojme Zotin per mburrje pasi perpjekjet e Atit jane ato qe te lartesoje Birin [perfaqesuesi i botes se gjalle] dhe Shpirtin [te cilin Ati dhe Biri ndajne te dy]. E njejta gje eshte e vertete dhe per Birin dhe Shpirtin. Te dy perpiqen te lartesojne Atin. Por si mund te jete Zoti me tre personalitete te ndryshme dhe perseri te quhet nje Zot? [Shumesi Elohim Zotat dhe Jehovah Zot, ne te njejten kohe?] Dikush po ashtu mund te pyesi sesi universi eshte nje i vetem dhe ne te njejten kohe te konsistoje ne Kohe, Hapesire dhe Materie... tre aspekte te ndryshme qe po hoqe nje te vetem, universi smund te ekzistoje? Ne mund te perdorim “trinitetin” e spektrit te drites ultraviolet-dukshme-infra te kuqe, [Drita] ose gjatesi, gjeresi, lartesi [Hapesire] dhe te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen [Koha], energji, levizje, fenomen [Materie], proton-neutron-elektron [Atomet] dhe manifestime te tjera tripaleshe ne natyre si dhe tek vete humanet qe eshte trupi fizik-material, , trupi mendor-shpirteror dhe trupi shpirteror-astra (ose yjor) dhe nen nivelet e sejciles prej ketyre kategorive.. ne vete jemi tre qenie brenda nje te vetmes.
Nese po tingelloj paksa si shume predikues atehere le te jemi sebashku ne kete predikim. Besoj se shume prej jush i bashkoheni mendimit tim se fenomeni Gri i ka te dyja, fizike dhe supernatyrale dhe nuk mund te kuptojme drejt njeren prej tyre nese nuk pranojme ekzistencen e tjetres. Kjo lloj ndarje ndodhi perbrenda komunitetit te ufologove ne vitin 1950 dhe 1960 ku njera pale thoste se UFO-t jane anije fizike dhe materiale ndersa grupi tjeter pretendonte ne natyren eterale dhe supernatyrale te fenomenit. Po pse jo te dyja bashke?
Pra atehere, Luciferi me xhelozine e tij, grupon pasuesit e tij [nje te treten e qenieve engjellore] se bashku dhe i bind ata se Zoti po tregohet i padrejte sepse ai po perpiqet per ta dhe ka te drejte te jete ai i Plotfuqishmi Zot sic eshte vete Zoti. Dhe me pas ai i drejtohet qenieve qe e pasojne duke i thene se edhe ata vete mund te behen Zota te plotefuqishem, mjafton te pasojne Luciferin ne rrebelimin e tij.
Tani ti premtohet atyre pozicioni i zotit eshte paksa shume e cuditshme sepse sa me shume “zota” te jete, aq me shume humbet kuptimin e tij emri ZOT. Eshte njesoj si te thuash qe kur presidenti i SHBA-se gjate fushates elektorale ti premtoje cdo zgjedhesi qe me tu bere president, te gjithe ata qe votojne per te do behen presidenta! A nuk e shikoni cmendurine? Mbase jo por mua me duket shume e qarte. Sipas kendveshtrimit tim, nese te gjithe ne jemi Zota, SKA ME ZOT. Panteizmi duhet te te coje menjehere ne ateizem. Nese kjo eshte menyra qe ju doni te besoni atehere, jeni te lire ta beni. Por une personalisht po perpiqem te nxjerr nje ide timen te qarte te bazuar ne sistemin e besimit judeo-kristian dhe ajo qe sapo shkruajta eshte thjesht mashtrimi qe Luciferi perdor per te siguruar dhe mbajtur pasuesit e tij si i vetmja qenie e erresires apo Helmi i Gjarperit sic shkruhet ne librin e 3 te Zanafilles. Dhe ky eshte mashtrimi qe kultet e frymezuara nga gjarpri, Illuminati Bavarez nepermjet Scotich Rite of Freemasonry kane perdorur per te fituar rekrute per nje Rend Boteror Luciferian ne Toke, fillimisht duke infiltruar Masonerine dhe me pas te gjitha fete dominuese ne Toke. Ju mund ta pranoni kete qe sapo thashe ose ta flakni tutje, nuk po perpiqem te bind askend por thjesht po shtroj disa mendime llogjike per te shpjeguar natyren e mundeshme te forcave supernatyrale qe motivojne kolektivizmin e Grive. Duke qene se manipulimi teologjik eshte nje pjese kryesore e agjendes se Grive, komponenti eshatologjik eshte njeri me te cilet duhet te merremi me seriozitet nese duam te kuptojme pjesen e mbetur.

Pra rebelimi filloi dhe qiejte u ndane ne dy pjese ndersa dy palet e engjejve ato qe qendronin dhe ata te renet filluan luften gje qe rezultoi me perzenien e ketyre te fundit nga mbreteria e perjetesise per ne universin fizik inter-galaktik. A ka mundesi qe qeniet e subspace te pershkruara nga Courtney Brown, te jene te njejtet qenie e rena te Drites apo engjejt rebele?
Brown deklaron se ky “lider” ne kohet antike i ka patur pasuesit e tij te inkarnuar ne shoqerine e reptilianeve Gri dhe i ka urdheruar ata qe te sabotojne rracen e tyre. Planeti i Katert i Zeta II Reticuli ka qene ne ate kohe “atdheu” i grive, ndonese ylli Zeta II Reticuli ka nje mungese te sasise se karbonit per te mundesuar zhvillimin natyral te jetes bazuar ne karbon [kjo eshte per ata qe mbahen fort mbas teorise se evolucionit]. Pra mund te thuhet se Grite e kane kolonizuar ate planet ne ndonje epoke te larget.
Sipas Brown, qeniet e subspace animuan vetvehten nepermjet Grive dhe i kthyen ata ne nje shoqeri vet-indulgjente dhe te kontrolluar menderisht. Ne momentin qe bota e tyre u shnderrua ne nje vend te ndohtur nga mbeturinat radioaktive, gje qe po kercenonte mbijetesen e tyre gjenetike, qeniet e subspace nen komanden e “liderit” te tyre ofruan nje zgjidhje –te gjithe Grite, ne menyre qe te mbijetonin, duhet te hiqnin dore nga te drejtat individuale dhe emocionet dhe ti nenshtroheshin mendjes kolektive e cila do kontrollonte cdo aspekt te jetes se Grive, kulturen – per te “miren” e tyre sic ju interpretua kuptohet. Duke perdorur justifikimin qe individualizmi ishte origjina e cdo problemi, kolektivistet e subspace i cuan gjerat ne ekstremin tjeter dhe ngulen kembe se asimili i grive ne nje shoqeri te mendjes se kontrolluar do ishte zgjidhja e problemit.
Ne eksperimentet e tjera RV, Brown “pa” humanoide qe jetonin ne Mars ne kohe te shkuara. Nje planetoid i madh fshiku atmosferen me nje force kaq te madhe, pa u perplasur me siperfaqen, sa qe stuhi te nje magnetude te papare u perhapen ne te gjithe planetin dhe nje pjese e vete atmosferes u flak ne hapesire. Grite [te cilet po e observonin kete ngjarje dhe qe mund te kishin nderhyre per mte shmangur katastrofen] arriten ne planet ne kohen kur ky ishte duke u shkaterruar dhe u ofruan te “shpetonin” marsianet por me nje cmim qe, ata duhet ti dorezonin shoqerine e tyre kolektivit Gri ndersa te tjeret duhet te te ngriheshin te gjalle ne menyre te qe ruhej rraca e humanoideve te Marsit. Aktualisht, duke ju referuar Brown, arsyeja e vetme e projektit te ngrirjes [ngrirja e trupave dhe mbajtja e tyre ne temperatura shume te uleta] ishte ti “ruante” ose si burime materialesh gjenetike per te permiresuar here pas here rracen e Grive. Padyshim qe trupat e ngrire as do riktheheshin me ne jete, te pakten jo masivisht. Kjo ndodhi sidomos mbasi humanet e Marsit u fshehen nentoke dhe luftonin dite mbas dite per ekzistence.

Tani, duke ju referuar Brown, Marsi eshte nen kontrollin e Grive ndonese disa grupe te shkeputara humanoidesh dhe “hibridesh” mund te jete ne vende te ndryshme nentoke. Disa burime te tjera informacioni deklarojne se ne vitin 1985, stacionet e perbashketa te nendeshme, pjese e Alternatives 3 ne Mars, u sabotuan dhe u moren nen kontroll nga Drakonianet ose reptilianet dhe Grite qe i sherbenin kolektivizmit Luciferian. Kjo mesa duket ishte njera nga spastrimet e shumta qe alienet kane bere here pas here per te siguruar konformitetin absolut te bashkepuntoreve te tyre humane ndaj agjendes se grive qe eshte spastrimi i elementeve renegate te cilet posedojne shume individualizem, gje qe eshte armiku me i madh i kolektivizmit te grive.
Sipas raporteve ka nje force elitare prej 2000 Gri qe jane te vendosur ne henen Phobos te Marsit. Po sipas te njejtin raportim, keta gri jane mbartesit e te pakten disa milione kloneve qe jane krijuar per ti sherbyer elites reptiliane ne kete sistem diellor. Sic sugjerohet, Alternativa 3 ose e ashtuquajtura super raca e kulluar e humaneve Ariane ne Mars dhe Hene duhet te jete spastruar per shkak te rezistences se shfaqur ndaj kolektivisteve Drakoniane-Orion-Reticuli me te cilat ata bashkepunonin. Mesa duket keta humane pane sesi bashkepunimi dypalesh po kthehej ne nje diktature te njeaneshme kontrolli nga elita reptiliane dhe ky spastrim ne stacionet e Alternatives 3 ne Mars dhe Hene eleminoi fraksionet e rezistences dhe beri te sigurt mbijetesen e me te forteve dhe me te bindureve si skllever te arianeve te kontrolluar menderisht. Me fjale te tjera kjo ‘elite’ Ariane u be viktime e te njejtit fat qe ata kishin planifikuar per ne, “rracat”me inferiore ne planetin Toke.
Nje burim tjeter informacioni ka deklaruar se keto ngjarje ne Mars dhe Hene kane qene ne qender te diskutimeve ne takimin e kryer midis George Bush, Mikhail Gorbachev dhe liderit shpirteror te Lindjes, Maitreya. Ky takim u krye ne ishullin e Maltes ne fund te viteve 80-te dhe rezultoi ne nje panik terrorri nga ana e Bushit dhe Gorbacovit mbi ngjarjet e ndodhura ne Mars dhe ne Hene si dhe per kercenime te ngjashme qe po ndodhnin neper objektet e ndertuara si rezultat i aplikimit te Alternatives 2, pra kolonite sekrete te nendhshme te menaxhuara nga kompleksi industrialo-ushtarak ne nje bashkepunim me Grite. Por le te kthehemi tek subjekti i meparshem.

Ajo qe Brown perceptoi ishte qe Grite ndiheshin te deshepruar. Ata kane kuptuar qe jo vetem duhet te permiresojne gjenetikisht rracen e tyre por edhe te arrijne emocione individuale ne menyre qe kultura e tyre te mbijetoje [dhe kjo ka te beje mbase ne nje fare me menyre me projektet e hibrideve]. Sidoqofte ata jane ne kurth nga vete kolektivizmi ku bejne pjese. Eshte i pranishem nje ndjesi e madhe paniku perbrenda kolektivit e kombinuar me nje ndjesi te cuditshme protektive te cilen e siguron vete vazhdimesia e psiqikes kolektive. Ndonese ata ne menyre te deshperuar perpiqen te arrijne gjendje emocionale individuale, gje qe perpiqen ta perftojne nga kontaktet me humanet, asimilimin e geneve humane dhe prodhimin e embrioneve pothuajse gjenetike hibride, grite num mund te shkeputen teresisht nga kolektivizmi pa ndihmen e atyre qe tashme ekzistojne ne nje gjendje individuale, pra njeriut. Reptilianet nuk jane te vetem ne kete dileme. Shume shume kultura te tjera humanoide jane ne kurthin e kolektivizmit si psh ato qe jane pjese e kolektivit Ashtar ose Astarte.
Problemi me kolektivistet Gri eshte qe ndonese ata kane nevoje per humanet—instruksionet vetshkaterruese qe ju vijne nga hierarkia Luciferiane jane qe te SABOTOHET cdo perpjekje per te komunikuar me humanet ne menyre normale. Kur ata realizojne nje marrveshje me nje kulture humane, ska rendesi se kush eshte motivi, kolektivi tenton te perdori marrveshjen per qellimet e tija imperialiste dhe bashkepuntoret humane tradhetohen dhe shkaterrohen sic ndodhi ne bazat e Alternatives 2 dhe 3 dhe rezulatit i pashmangshem eshte lufta.
Pergjigja e vetme qe shoh per kete problem mund te jete koncentrimi ne shkeputjen e individeve te vecante gri dhe reptiliane nga kolektivi dhe te sulmohet vete “kolektivi”. Ne nje rast te tille sulmi teknologjik dhe ai spikologjik sdo te ishte i mjaftueshem dhe do te duhej nje sulm me forca te mbinatyrshme meqenese jemi duke folur per qenie te subspace. Ne kemi nevoje per ndihmen e engjejve te Qendrueshem dhe ne te njejten kohe duhet te jemi te kujdesshem sepse engjejt e Rene jane te afte te paraqiten si te Qendrueshem, gje qe ata e kane bere shpesh me ata humane qe kane “kanalizuar” keto qenie nepermjet menyrave okulte si ne rastin e lidereve te kultit Heavens Gate duke i ushqyer ata me idera falso, paraqitje te rreme dhe duke i cuar edhe deri ne vdekje.
Ne duhet te kuptojme se e vetmja qenie qe eshte e lejueshme te kete individualizem ne gjithe kete kolektiv te erret, eshte lideri i tyre. Po ashtu dhe gjithe keshilli i brendshem qe permendem me siper nuk do deshironte qe reptilianet\grite te arrinin emocione individualiste. Po persa i perket “kolektivave” te tjere si ai Ashtar apo Astarte? Kush kush eshte Ashtar? Pse eshte kolektivi Ashtar kaq shume i perfshire ne aktivitetin e bazes se perbashket me reptiloidet/gri te Dulces? Sipas te kontaktuarit Israel Norkin arsyeja eshte sepse sistemi i yjeve te Orionit “I Pashenjti Gjashte” ka infiltruar kolektivin Ashtar ne nje mase te madhe? Po persa i perket Reptilianeve te gjate 9 kembe “nga Pleiades” qe pretendohet se jane shkeputur nga kolektivi Drakonian, Hatonn? Pse nuk eshte paralajmeruar Hatonn per kete infiltrim te vete kolektivit te tij? Apo eshte sepse ne menyre sekrete ai vete punon per llogari te Perandorise Drakoniane-Orion? Natyrisht nese do te ishte me te vertete e konvertuar nga kolektivi Drakonian atehere ai do te ishte me i perkushtuar per ta ekspozuar sidomos infiltrimin e tij ne kolektivin Ashatar.
Nese do te ishim ne gjendje ti bsonim raporteve te “Luftes se yjeve’ qe po zhvillohet ne Sirius-B ku kolektivi Ashtar ka nje nga shtabet e tiij te pergjithshem me te medhenj, atehere kjo na le rruge te lire te mendojme se kolektivi i aleancen Ashtar eshte ne proces ndarjeje ne dy pjese midis nderhyresve Drako-Orion dhe jo nderhyresve Andro-Pleiadian...

Le te vazhdojme me disa spekulime teologjike te metejshme...

Ne Pjetrin 2:4 lexojme qe:

“...Perendia nuk kurseu engjet qe mekatuan por i flaku ata ne ferr dhe i shperndau neper zinxhiret e erresires per ti ruajtur deri ne gjykim.”

Ky varg duket qarte qe flet per lidere te nivelit te larte te ketij rebelimi antik te cilet ishin kaq keqdashes dhe djallezor sa u mbyllen ne burgjet e erreta nentoke. Sidoqofte Bibla jep disa informacione per engjet e rene dhe demonet te cilet jane teresisht aktive ne siperfaqen e tokes. Pra ne mund te konkludojme se keta ishin rangu i ulet i engjejve, ose thelbesoret te cilet vetem ndiqnin udhezimet meqe jane te lejuar te sillen rrotull lirshem neper siperfaqen e tokes. Nese keta engjej u denuan kur ndodhi lufta e pare ne qiej, atehere pse lejohen keta te sillen lirshem? A po i jem Perendia kohe atyre qe te konsiderojne veprimet e bera? Vargu i mesiper ka kuptimin qe te gjithe engjejt e rene jane te denuar perjetesisht? Apo krijuesi me gjithe meshiren e tij te pafundme ju ka dhene dhe nje mundesi tjeter per tu penduar atyre qe kane ende nje ndjenje faji per pjesmarrjen e tyre ne rebelim, nje rast te fundit duke ju lejuar atyre misherimin fizik tek grite dhe reptilianet? A shpjegon kjo faktin qe Grite jane kaq te deshperuar qe te arrijne individualitetin emocional nen thundren e nje kolektivi kaq vrastar? Eshte fati i tyre i perjetshem kaq ne fije te perit?

Para disa vjetesh do e kisha refuzuar totalisht nje mundesi te tille qe engjejt e rene mund te jene te perfshire ne nje plan rehabilitimi, ndersa tani pyes veten...

Perpara se te me etiketoni si nje heretik dua te citoj tre rrjeshta qe i perkasin rraces se gjarperinjve [Grite, Reptiloidet, etj]:
“Gjarperi ishte shume inteligjent dhe dinak, me shume se cdo shtaze tjeter...Dhe Zoti i Plotefuqishem thote per gjarperin... Do fus urrejtjen midis tij dhe gruas dhe midis fares se tij dhe te saj.” – Gjeneza 6:1. 14-15
Ne kuptimin e plote te tyre, keto vargje lene te kuptohet se kryengjelli i rene Lucifer ishte qenia qe kishte mishteruar kete repltilian te vecante, mundesisht dicka te ngjashme me nje velociraptor ose stenonychosaurus equallus ose ndonje saurian hominod dy kembesh te ngjashem. Si kembim te gjithe rraces e gjarperinjve ju premtua suhtrimi i fuqise mbi njeriun dhe natyren nese ata do lejonin Luciferianet te misheroheshin nepermjet rraces se tyre. Sido qe ta merrni kuptimin e ketij pasazhi, simbolik apo ne kuptimin e plote te fjales, mesazhi ne esence eshte i njejte. Luciferi perdori rracen e gjarperinjve per te mashtruar njeriun dhe sabotuar lidhjen e tij me Zotin dhe si rezultat sabotoi domonimin e tyre supernatyral mbi forma te tjera me te uleta te jetes dhe nga ky moment keto forma te uleta jetesore u kthyen ne gjendje te eger dhe te pazbutshme sepse rrjedhshmeria e “Jetes” dhe e “Rregullit” ne nivelin njerezor ishte prishur dhe Vdekja dhe Kaosi filloi te mbizoteroje. Njera nga rracat qe u rikthye ne instiktet baze kafsherore dhe ato te predatorit ishte natyrisht ajo e gjarperinjve e cila ne fillimet e saj mbane nje pozicion te ndermjetem midis njeriut dhe bishes. Per shkak te “renies” se rracen njerezore dhe alenaces se reptileve me Luciferianet, rraca e gjarperinjve filloi te merrte pjesen e siperme te rraces njerezore ose me mire te themi engjejt e rene filluan te krijonin superioritet mbi rracen njerezore nepmerjet rraces se gjarperinjve.
Sot, dikush mund te thote se ne shohim te ndodhi e njejta gje por ne kete rast “Luciferianet” jane te njohur si qenie te subspace dhe “Gjarperintje” nepermjet te cileve ata jane misheruar, njihen si “Alienet Gri” qe po perpiqen te skllaverojne njerezimin duke ofruar veten si nje Kal Troje ose “frut i ndaluar” ne formen e teknologjise okulte ndaj atyre qe duan ta perdorin kete teknologji per te vendosur nje dominim prej perendie mbi njeriun. Mbreti Solomon ka thene dikur “nuk ka gjera te reja nen kete Diell”. Por ajo qe dua te them eshte se sipas ketyre vargjeve te mesiperme, engjejt e rene jane misheruar nepermjet grive dhe reptilianeve per mijera vjet me rradhe.

Dhe nje tjeter varg:
“Ne ate dite kur Zoti me pezmatimin dhe me shpaten e madhe dhe te forte, do denoje viganin, Gjarperin Theres, atehere duhet te ndeshkoje dhe dragoin qe eshte ne det.” Isaiah 27:1
Ky varg, vetem neqofte se gabohem, flet per vete Kolektivin reptilian qe mund te konsiderohej si gjarperi theres. Ndersa vargu tjeter me shtang akoma dhe me shume:
“Lutjuni atij , per te gjithe Engjejt, lutjuni atij per te gjithe qeniet... Lujtuni Zotit gjithe token, per dragoin dhe gjithe thellesite e tokes.” Psalmi 148: 2, 7

Tani vetem neqoftese po e keqinterpretoj kete shkrim po duket qarte qe Zoti thote se [engjet e rrezuar qe jane misheruar] rraca e gjarperinjve duhet ti luten te Plotfuqishmit qe ne fund te fundit ka qene krijuesi i tyre perpara se ata te lejonin rracen e tyre ti nenshtrohej korrupsionit. Kjo mund te aplikoje ne te dyja, ne natyren shpirterore-engjellore dhe ate fizike-shtazerore te rraces se gjarperinve. Vargje te tjera qe ne mund te shtojme ne kontekst te asaj qe thashe me siper jane:
“Le te lejome cdo gje qe merr fryme, ti falet Zotit.” –Psalmi 150:6
“Dhe Ai ju drejtohet te gjitheve, Shkoni ne gjithe boten dhe predikoni lutjen tek te gjitha KRIJESAT.” Marku 16:15
Ne menyre qe te jene ne gjendje te kuptojne vepren e Krishtit, Reptilodiet dhe Grite duhe te jene ne gjendje te zhvillojne aftesi emocionale dhe individuale dhe ne nje fare menyre te shkeputen nga kolektivi Luciferian. Ata e kane elementin e pare qe eshte te qenurit nje krijese qe merr fryme. Ne menyre qe, nje qenie e cila ka rreshkitur nga rruga e drejte ne ate te mekatit te falet ato duhet te kene natyre fizike dhe ate shpirterore. Nje pjese e natyres se tyre duhet te “vdesi”ne menyre qe te jetoje pjesa tjeter sic eshte rasti i krimit qe kthehet ne flutur. Ndonese ne kete rast simbolika eshte spirituale, ne esence eshte e njejta gje. Nje qene e tere spirituale sic eshte nje engjell i rene, nuk mund te falet nese nuk posedon nje trup fizik sepse ne nje rast te kundert nuk do posedonin nje trup fizik homolog te vetvehtes qe duhet te vdesi ne menyre qe homologu spiritual te jetoje. Kjo jo domosdoshmerisht duhet te jte nje vdekje fizik e trupit por nje vdekje e natyres se korruptuar ose e asaj te engjellit te rene qe jeton brenda ne te.
Kjo natyre e korruptuar duhet te pranohet dhe identifikohet ashtu si cdo lloj semundje ngjitese ne menyre qe te kurohet.

Nese e gjithe jeta FIZIKE ne galaksine tone apo ne te gjithe universin, e ka origjinen ne planetin Toke, atehere Toka duhet te jete vendi i duhur per te Plotfuqishmin qe te manifestohet ne forme fizike, te shpendaje gjakun e tij jetesor ne menyre qe krijimi te shpagohet nga vete kjo HYJNI dhe esenca e paster dhe e kulluar e jetes te cilen Krijuesi e ka humbur gjate krijimit te ketij “transfuzioni gjaku” hyjnor, nese mund ta quajme keshtu. Kjo rrjedhje hyjnore u humb ne universin fizik nepermjet esences se gjakut qe u desh per te krijuar jeten e mrekullueshme ne planetin tone.
Shume e shume kultura neper yje te ndryshme po fillojne te kuptojne nepermjet teksteve te vjetra qe po zbulohen se planeti Toke eshte ne fakt djepi ku paraardhesit e tyre te lashte u linden, burimi origjinal i morise se geneve dhe se ne nje fare menyre ata jane te lidhur nga nje fije e padukshme ose nje lidhje me “kerthizen” e tokes Meme. Ata po fillojne te vijne ketu here pas here dhe me masivisht per te vizituar “boten e zanafilles” dhe se ne Tokesoret duhet te kuptojme qe ne nje fare menyre ata jane pjese e kesaj bote. Sfida per ne do jete te mesojme si te respektojme INDIVIDUALITETIN e te tjereve dhe sesi te shpallim LIRI qe eshte e drejta me e madhe e cdo qenieje njerezore per aq kohe sa ai ekziston dhe qe duhet praktikuar pa dhunuar hapesiren dhe pavaresine personale te fqinjeve tane, pavaresisht nga vijne, nga realiteti i poshtem, i siperm mbi apo edhe paralel me kete bote te mrekullueshme qe quhet planeti Toke.

Per aq kohe sa nje force “aliene” me lidhje te vjetra te dokumentuara me planetin toke nuk deklaron prejardhje nga nje planet tjeter per te cilin ende nuk ka ndonje deklarate si psh zona e pazhvilluara nentoke, nuk duhet te kete asnje problem per ata qe jetojne ne siperfaqe. Por ne te njejten menyre, kulturat e mbitokes duhet te respektojne ato te nentokes. Duke qene se jam nje individualist, jam ne te njejten kohe dhe besimtar i faktit se cdo komb ne toke dhe nentoke meriton te ruaje individualizmin e tij dhe ndryshimet kulturale per aq kohe sa ato nuk dhunojne pavaresine e fqinjeve te tyre. Seicili vend ka te drejte te determinoje fatet e tija ekonomike dhe shpirterore nese ato nuk dhunojne apo cenojne fatet e kombeve te tjera.
Pra sja vlen te permend ketu qe jam totalisht kunder cdo lloj qeverie kolektiviste boterore e cila nuk mund te toleroje individualitetin dhe pavaresine e cfaredo lloji. Sidoqofte humbja e pavaresise eshte shpesh si rezulat i lakmise njerezore. Psh bankieret nderkombetare japin huara me miliarda dollare vendeve te vogla duhe ditur mire faktin qe lideret makutqare te ketyre vendeve do shperdorojne parate dhe sdo jene ne gjendje te paguajne borxhet duke hapur ne kete menyre portat dhe duke nxjerre ne treg te gjitha te mirat materiale, natyrore, cdo burim mineral dhe cdo mundesi tjeter perfitimi ekonomik qe cojne gradualisht dhe ne humbjen e pavaresise se nje vendi te tille. Do te doja te shpresoja se respekti per pavaresine ne rang kombetar do zbresi dhe ne nivel individual.

Duke patur kete gje parasysh atehere do ishte normale te pretendohej qe vetem nese ekzistenca e saj do kercenohej nga ndonje ndotje radioaktive ose rrezik tjeter, nje kulture e nentokes nuk duhet te perzihet me ate te mbitokes. Ata nuk duhet te grabisin burimet, te leshojne helme radioaktive ne ambjentin e siperfaqes, ose semundje biologjike, apo te gjymtojne kafshet, apo te rrembejne njerezit kunder deshires se tyre, ose te perdorin rreze elektronike te fokusuara per te dhunuar jeten private te atyre qe jetojne ne siperfaqe, ose te nderhyjne ne mendjen e banueseve te siperfaqes, ose te perfshihen ne NDONJE FORME PUSHTIMI NDAJ PAVARESISE SONE APO PAVARESISE TE NDONJE KOMUNITETI TJETER TE SIPERFAQES.

Shume forca aliene, sidomos kolektivistet nderhyres drakoniane te cilet NUK RESPEKTOJNE pavaresine individuale, kane DHUNUAR kete ligj universal dhe si rezultat territoret e tyre duhet te PUSHTOHEN ne menyre te paevitueshme nga ato kultura te cilat jane bere pre e dhunimit, ne menyre qe keto te fundit te mund te ruajne integritetin e tyre dhe sigurine kombetare. Dhe ska nevoje te shtohet me shume qe baza e DULCES ka “fituar” cmimin e pare ne kete gje ne syte e publikut amerikane me mizorite e pashprehura qe kryhen aty ndaj rraces njerezore. Ne menyre absolute rekomandoj nje pushtim te plote me mbeshtjeten e Kongresit dhe marrje dhe bazes se Dulces dhe ambjentet qe e rrethojne, gje qe do jete teresisht e justifikuar. Kjo gje duhet bere sa me pare! Ne fund te fundit, a nuk kemi paguar ne QYTETARET AMERIKANE NDERTIMIN E PERANDORISE SE NENDHESHME ME DOLLARET E TAKSAVE TONA?

Ne momentin qe rezistenca ne bazen e Dulces eshte derrmuar dhe ata qe mbahen aty jane liruar si dhe mbasui te gjitha aktivitetet e saj jane ekspozuar perpara Kongresit, ata agjente qe jane te perfshire ne aktivitetin e kesaj baze duhen gjykuar sipas ligjeve, qofshin ata humane apo aliene dhe nese nuk ekzekutohen ose burgosen, atyre duhet tu ndalohet hyrja ne planetin tone deri sa te provojne se do jene ne gjendje te respektojne invidiualitetin njerezor dhe lirine e tij. Ne vete duhet te nxjerrin mesim nga kjo sepse ne shume raste kane qene humanet ata qe kane dhunuar besimin dhe pavaresine Kushtetuese te shtetasve amerikane si dhe te qytetareve te botes dhe qe na kane tradhetuar apo shitur tek keta aliene parazitare duke ju hapur atyre dyert qe te hyjne ne mesin tone. Dhe kjo per te vetmin qellim qe te sigurojne dominimin e tyre ndaj pjeses tjeter te njerezimit.

Kur baza e Dulces te jete pushtuar dhe ekspozuar, ne duhet te perpiqemi te lirojme zonat e tjera ne brendesi te rrjetit te nendheshem. Le te mos harrojme se perkrah faktit qe duhet te asistojme ne lirimin e tyre, ne si amerikane ose qytetare te botes nuk duhet te nderrmarim asnje veprim ndaj qendrave te tjera nentokesore, te dhunojme territoret apo pavaresine e banoreve te tjere te nentokes te cilet nuk kane marre pjese ne rrembimet e bera nga drakonianet apo sulmet ndaj qytetareve amerikane dhe te te gjithe botes.

No comments:

Post a Comment