KAPITULLI I NENTEMBEDHJETE

DULCE & NDERMARRJA INDUSTRIALO-USHTARAKE




Studiuesi William F.Hamilton ka qene njeri prej te pareve qe ka shkruar per kolonine e nendheshme TELOS te Malit Shasta, nje qytet i nendheshem i cili thuhet se eshte krahu perendimor i mbreterise se nendheshme te cilen disa nga vellazerite aziatike i referohen si networku ‘Agharti’. Zoti Hamilton eshte takuar personalisht me “princeshen e kurores” se Telosit, Sharula – si dhe me disa nga te afermit e saj ne mes te viteve 80-te gjate njerit prej hetimeve te tij ne nje baze te nendheshme ne Ameriken e Veriut. Bazuar ne ate qe Bill ka mesuar, Telosi mund te mos jete nje vend shume i sigurt per te jetuar sic mund te mendohet. Ashtu si dhe ne cdo vend tjeter te tokes, vete Telosi vuan nga konflikte te ndryshme midis fraksioneve me agjenda te ndryshme qe zhvillohen midis atyre qe jane rrjeshtuar perkrah “Federates Andro-Pleiadiane” dhe besimit te tyre “Jo Nderhyres-Individualist) dhe atyre te cilet jane rrjeshtuar ne krahun e “Perandorise Drako-orion” dhe filozofise se tyre “Nderhyrese-Kolektiviste”.
Dikush mund te thote se skenari qe po ndodh ne Telus eshte nje fare menyre krahu tjeter i nje konflikti te ngjashem qe po ndodh midis “Sirius” dhe qeverise se Shteteve te Bashkuara. E njejta gje mund te jete e vertete per te gjithe networkun ‘Agharti’ i cili e ka qendren e tij te aktivitetit nen shkretetiren Gobi te Mongolise dhe qe sic pretendohet ka dy fraksione opozitare gjate Luftes Se Dyte Boterore: Teknologjistes te cilet ne menyre sekrete u bene aleate me Forcat Aleate dhe Okultistet te cilet u vune perkrah forcave nazi-fashiste. Duke qene se aleanca Telos-Agharti eshte e lidhur me kolektivin Ashtar, eshte mese e kuptueshme qe ka disa konflikte te brendeshme nepermjet ketyre kulturave, te njejta me konfliktet qe jane raportuar se ekzistojne midis Orioniteve nderhyres dhe Peiadianeve jo nderhyres brenda perbrenda vete kolektivit Ashtar.
Te gjitha keto jane te bazuara ne theniet e te kontaktuarit Israel Norkin dhe te tjereve
Qe thone se kolektivi Ashtar eshte infiltruar nga agjentet Drako-Orion te cilet jane shtirur si “mjeshtrat e lartesuar” dhe qe nje segment i madh i “Komandes se Ashtar” eshte demtuar nga keto forca kolektiviste-nderhyrese dhe eshte ndare nga segmentet e tjera te aleances e cila ka qene e lidhur mesa duket me Federaten Andro-Pleiadeane. Ajo qe i dallon te dyja eshte qe Federata Ando-Pleiadeane beson ne Te Verteten-Individualizmin-Jo Nderhyrjen ndersa Perandoria Draco-Orion mbeshtetet ne filozofine e Mashtrimit-Kolektivizmit-Nderhyrjes.
Sipas te kontaktuarit Alex Collier, keto dy fraksione jane tani ose kane qene ne lufte me sistemin Sirius-B dhe ku konflikt ka hyre ne sistemin tone Diellor me hyrjen e reptilianeve Draco-Orion dhe lordeve te tyre parafizik te cilet veprojne nga kometa Hale-Bopp ne bashkepunim me rebelet okultist Sirian te cilet jane keta qe drejtojne levizjen e Hale-Bopp nepermjet te infiltruarve te tyre ne kolektivin Ashtar. Ky objekt i ngjashem me Saturnin eshte pare DHE fotografuar nga te dy Chuck Shramek dhe po ashtu eshte apre ne nje nga fotot qe eshte bere nga Teleskopi Hubble, sebashku me objekte te tjera qe mesa duket jane anije me te vogla qe orbitojne kometen. Ky skenar duket si nje kopje e sakte e filmit FORCA TE JETES i cili pershkruan nje rrace aliene te ngjashme me dragojte, “vampira” ne natyre, qe hyjne ne sistemin tone te pazbuluar duke u fshehur ne bishtin e nje komete. Alex Collier deklaron se Jo Nderhyresit nga konstelacioni Pleiade dhe Andromeda, nga Tau Ceti dhe Prycon si dhe nga sisteme te tjera, kane “bllokuar” sistemin tone Diellor afer Neptunit ne menyre qe te mos lejojne forcat Draco-Orionite dhe ti mbajne ata larg nderhyrjes ne punet e brendeshme te planetit tone qe po kalon nje moment shume kritk dhe vulnerabel historik. Sipas vete Collier dhe te tjereve si ai, jane zhvilluar beteja shkaterrimtare midis forcave me deme nga te dyja palet, nje lufte e vertete ne qiell [qe vazhdon edhe ne momentet qe po shkruhen keto rrjeshta] qe perfshin sistemin tone diellor... nje lufte e cila eshte shperngulur nga Sirius ne sistemin tone. Pra le te Lutemi per “miqte tane” te cilet po rrezikojne jeten e tyre per shpetimin tone. Kjo eshte me e pakta qe mund te bejme...

William Hamilton, aksidentalisht ka permendur shqetesimin e tij qe Sharula, duke qene nje pjestare e klases drejtuese te Telos, duket te jete e perfshire ne kete konflikt aktual qe po zhvillohet midis dy fraksioneve Ashtar, fraksioni Drako-Orion dhe fraksioni Andro-Pleiadian dhe nuk eshte e qarte sesa ka ndikuar ky fakt ate personalisht. Kjo mund te jete e vertete dhe per gjithe “Urdherin Melchizedek” i cili ka nje prani te madhe ne Telos, ne bazen e njeres prej henave te Saturnit, ne Sirius, ne Arcturus dhe diku tjeter. Shume nga kultistet e devijuar Sirian jane shtyre te besojne se Rendi I Ri Boteror po orkestrohet per qellim qe te stabilizohet paqja ne bote dhe pergatitur terrenin e nje “kalimi planetar” ne nje dimension me te larte, me harmonik dhe perfekt. Por ata harrojne historine e mizorive te kulteve antike Bavareze-Romake te cilet po promovojne Rendin e Ri Boteror dhe ate te bartesve reptiliane ne Draconis dhe Orion... masakrat ne Lyra, Rigel dhe Prycon te cilat jane vetem disa shembuj. (nese nuk e kuptoni se pe cfare po flas, ne mbarim te leximit te plote te ketij libri do e keni te qarte me se miri. –Branton).
Shkurtimisht, Drakonianet dhe Orionitet, psikologjikisht dhe emocionalisht jane duke manipuluar ndjekesit e tyre human te kultit ne Sirius-B, perandorine e Gizes dhe Bavarezet te cilet jane lidhur me “anen e erret” te kolektivit Ashtar per te stabilizuar nje qeveri globale te cilet ata kane nder mend tj ankesojne perandorise kolektive Luciferiane Interyjore te tyre.

Vete William Hamilton ka fituar nje eksperience te madhe dhe njohuri te shumta mbi sekretet e bazave te nendsheme te qeverise, shume prej te cilave, ndersa shkruhen keto rrjeshta, jane nen kontrollin e kolaboracionisteve dhe atyre ushtarakeve industrialist te cilet jane shitur tek tek kolaboracionistet humanoid-reptiloid nga Draconis, Orion & Sirius-B qe ju eshte dhene dore e lire ne sistemin e networkut te nendheshem te qeverise sekrete. Ne nje artikull qe doli ne njeren nga NewsLetters te Patrick O’Connell “Tendenca dhe Parashikime Analitike”, Volumi i 6, numri 2 [korrik 1990] William Hamilton shkruan:
“...Fshjehja e te vertetes filloi menjehere mbas rrezimit te diskut ne Roswell, New Mexico. Ne donim te dinim: 1- Kush ishin ata, 2- Pse ndodheshin ketu, 3- Si punonte teknologjia e tyre. Mbulimi i te vertetes u kthye ne nje ceshtje te SIGURISE KOMBETARE [nje fjale qe sherben si mbuloje per te fshehur mashtrimin dhe sekretin]. Mbulimi i te vertetes perfshin organizata sekrete perbrenda qeverise sone si psh MJ-12, PI-40, MAJI, Delta dhe Dijetaret e Jasonit si dhe organizata te njohura te inteligjences si Inteligjenca Detare, Zyra Speciale e Hetime e Forcave Ajrore, CIA, NSA dhe shume te tjera ! Perfshin gjigande te fuqishm si Rand, Fondacionin Ford, Institutin Aspen dhe Brookings. Perfshin korporata si Bechtel, GE, ITT, Amoco, Northrup, Lockheed dhe shume te tjera. Perfshin SHOQERI SEKRETE qe mund te jene drejtueset e fshehta te cdo ngjajrje [kolaps ekonomik, luftra, vrasje, konspiraci per te kontrolluar dhe manipuluar njerezit dhe ne kete menyre per te ushtruar kontroll te plote mbi fatin e rraces njerezore], Illuminati, Masonet, Knight of Malta, etj. Ndersa aktoret individuale jane te shumte qe te arrijme ti listojme te gjithe. E gjithe kjo konspiraci formon nje LIDHJE TE NDERTHURSHME. Qellimi i vetem thuhet se eshte arritja e NJE QEVERIE BOTERORE [Diktakture].

“Kombi i Nendheshem” – Simpoziumi i Rand i mbajtur per Ndertimet e Thella Nentoke indikon qe ne vitet 50 jane nderrmarre hapa per te ndertuar baza te nendheshme, laboratore dhe komplekse-qytete te lidhura me nje rrjet fantastik tunelesh per te ruajtur dhe mbrojtur interesat sekrete ne zhvillim te shoqerive sekrete. Keto shoqeri sekrete ben nje pakt me qeniet aliene ne menyre qe te konsolidonin me shume dominimin e tyre...”

Aktualisht, sic mesohet, ATA [shoqerite sekrete] tani po dominohen nga vete alienet. Dikush mund te mendoje se nese disa humane shesin vete rracen e tyre tek nje rrace aliene duke hyre ne kete menyre ne nje aleance te pashenjte per te fituar dominim ndaj pjeses tjeter te rraces njerezore, atehere duhet te konsiderohet shume fakti qe edhe vete keta, duke ju bindur nje ligji universal, jane ne te njejten menyre te “hapur” per tu bere objkekt manipulimi dhe kontrolli nga te ashtuquajturit “bamires”. Kjo tregon sesa cmenduri eshte shpresa per te stabilizuar dominim mbi shumicen duke kerkuar asistence nga nje force imperialiste aliene. “Elita” humane mund te mendoje se mbartesit e kolektivizmit reptilian do e shuajne egoizmin e tyre me blatime dhe dhurata si shkembim per bashkepunimin e tyre ne tradhetine ndaj planetit por relaisht drakonianet i konsiderojne eliten humane si nje “fare” pa vlere, sic konsiderojne pjesen tjeter te rraces njerezore dhe i mbajne afer per ti perdorur dhe shtrydhur me te realizuar agjenden e tyre.

Zoti Hamilton vazhdon...”Komplekset e nendheshme nuk kufizohen vetem ne USA. Nje kompleks jashtezakonisht i madh i nendheshem i drejtuar nga USA, ndodhet ne Pine Gap, afer Alice Springs, Australia.

“...Mesa duket, shoqerite sekrete ne mesin tone jane ndergjegjesuar per katastrofen e ardhshme ekologjike dhe mundesine e nje ndryshimi te poleve ne nje te ardhme te afert ne planetin tone. Duke vezhguar Token nga siper me statelitet dhe anijet kozmike dallohet nje DEM KATASTROFIK QE KA NDODHUR NE EKOSFERE ! Planeti yne po dridhet ne akset e tij dhe fusha e tij magnetike po dobesohet.! Vrima ne shtresen e ozonit dhe efekti greenhouse po rrezikojne me shpejtesi jeten ne planetin tone. Alternativa, te cilat perfshijne – 1) zgjidhje te problemit atmosferik, 2) ndertuar strehime te nendheshme dhe 3) te iket per ne trupa te tjere planetare ne sistemini diellor, jane hartuar ne sekret te plote. Sidoqofte mendohet se ka dhe nje Alternative 4 te mundeshme e cila varet me shume nga nje ide komplet ndryshe sesi te shpetohet Toka... (kjo mund te jete ne esence nje projekt per te kolonizuar “frekuenca” te tjera dimensionale ose densitete qe ekzistojne perbrenda sprektrit te nje “realiteti” Omniversal... megjithese te tjeret kane sugjeruar qe Alternativa 4 mund te perfshije manipulime ne atmosfere te tipit HAARP ne menyre qe te arrihet kontrolli mbi situaten)

Me pas Bill Hamilton shpjegon disa nga misteret qe rrethojne te ashtuquajturit hibride qe jane hasur nga te rrembyerit e UFO-ve dhe arsyen pse kryqezimi ndermjet humanoideve dhe reptiloideve nuk mund te realizohet kurre [fale zotit]:
“...Eshte e pamundur qe reptilianet gri jane duke u kryqezuar me humanet. Reptilianet i kane organet e tyre seksuale brenda ne trup dhe riprodhohen me veze qe celin nga ngrohtesia e diellit. Reptoidet kane sy te zhvilluar shume mire, jo gjendra qimesh dhe jo kerce veshore sic eshte e zakonshme tek shumica e specive reptile. Duke qene se menyra e tyre e riprodhimit eshte e papajtueshme me tonen, sugjerohet se humanet (femrat-Branton) mund te fertilizohen nga grite ne menyre artificiale duke fekonduar spermen njerezore ose duke perdorur uterusin femeror si nje lloj dhome inkubatori.”

(Shenim: Te dhena te tjera indikojne qe reptilianet injektojne ose enkodojne embrionin human me ate reptilian ose ADN tjeter gjate fazave fillestare te zhvillimit. Madje nga disa te rrembyer besohet se reptilianet kane aftesine te riprogramojne informacionin gjenetik qe ne ‘veze’, perpara se te fekondohet. Persa i perket te ashtuquajtur hibride, deklarata e Hamilton konfirmohet edhe nga te tejre, perfshi ketu te rrembyer te cilet kane dhene detaje per fetuset hibride qe aktualisht duken si aliene ose per fetuset hibride qe duken me shume humane dhe qe jane te nderzuar nga fara e meshkujve humane dhe e femrave te rrembyera. Me pak fjale, fetusi do anoje nga njera specie ose nga tjetra, ose si alien pa matriksin “shpirt”, ose nga ana njerezore me matriksin “shpirt”. Thuhet se brenda perbrenda shoqerise se hibrideve, ata me pamje humane e konsiderojne veten me superiore se ata me pamje aliene. Te dhenat fizike me humane jane nje burim krenarie ndonese shume nga hibridet jane thjesht sherbyes te rendomte te Grive. Disa te rrembyer kane deklaruar se kane pare eksperimente qe perfshijne tentativen per te perzjere ADN humane me ate te bagetive te trasha per te krijuar nje qenie hibride. Shume nga hibridet jane as me pak dhe as me shume humane ne esence. Ne kete rast, Hu-brids pra hibridet humanoide kane gjak te kuq ose ai qe quhet crimson, 5 gishta, bebe syri te rrumbullakta, veshe dhe organe riprodhuese te jashteme, ndonese keto te fundit mund te jene te vogla ne permase dhe jo funksionale. Pra nese keto hibride perbajne qofte edhe nje nga keto tipare, eshte shume e mundur qe ato te kete dhe “shpirt” si te gjithe njerezit e tjere. Re-bridet ose hibridet reptiloide kane ne pergjithesi gjak ne ngjyre te gjelbert sic e kane ne pergjithesi Grite,jkater gishta, bebe syri opake ose vertikale, vesh jo te dukshem dhe jo organe riprodhuese te jashteme.Branton)
Hamilton vazhdon...”Mjetet fluturuese aliene testohen ne qendren teknologjike fizike ne S-4, Zona e proves ne Nevada. Ato replikohen ne Kirtland AFB&Sandia Laboratories dhe ketyre replikave ju referohet si ARVs [Alien Reproductive Vehicles]. Nese kjo teknologji perdoret nga forcat tona te mbrojtjes jemi dakort por kjo teknologji eshte monopolizuar per interes te Rendit Te Ri Boteror nen patronazhin e Reptilianeve/Grive dhe te shitureve te Kompleksit Industrialo-Ushtarak qe jane pro Drakoniane. Nje veprim i tille duhet konsideruar nje tradheti e larte sic duhet konsideruar venia ne dispozicion e komplet flotes ajrore te avioneve Stealth ne sherbim te Kombeve Te Bashkuara/ Rendit Te Ri Boteror.
Te pakten tre lloje nga keto mjete mbahen ne hangaret e Bazes se Forcave Ajrore te Norton, California. Pretendohet se sistemi shtyres i tyre eshte prodhuar nga General Electric ndersa materialet perberese nga Amoco. Mjetet aliene gjenerojne nje fushe artificiale graviteti e cila fokusohet dhe intensifikohet per udhetime ne shpejtesi te medha... Organizmat aliene dhe teknologjia biologjike testohet ne pjeset e siperme te laboratorit biogjenetik ne bazen e nendheshme te Dulces, New Mexico. Inxhinjerimi gjenetik dhe klonimi dhe teknologjia kryogjenike aliene studiohet me nje qellim per te rritur genet humane, deshifrimin e genotipit human dhe perftimin e avantazheve biologjike nepermjet INXHINJERISE ARTIFICIALE BIOLOGJIKE. Shume qenie me forma nga me te cuditshmet jane krijuar ne keto laboratore...”

No comments:

Post a Comment