KAPITULLI I DYTE

GJERA SHUME TE CUDITSHME NE RRAFSHNALTEN E ARCULETAS


Ne pranveren e vitin 1990 studiuesi Jason Bishop i dergoi disa investigatoreve kopjet e nje raporti qe vijon dhe me pas i lejoi atyre te pulbikonin materialin per nje mase sa me te gjere lexuesish. Eshte objekti i pershkruar ne raport, produkt i nje teknologjie sekrete qe po zhvillohet nga kompleksi ushtarako-industrial si pjese e nje projekti te fshehte hapsinor? Apo perfshin dicka me shume “aliene” sesa thjesht nje projekt te zi top sekret me kerkime dhe zhvillime te disajnit te avioneve si Stealth, Aurora etj te cilet po zhvillohen ne Zonen e Proves ne Nevada? Apo eshte nje kombinim I te dyjave bashke?
Materiali titullohet : ‘Permbledhje dhe pershtypje nga nje vizite ne Dulce, New Mexico – Tetor 23, 24, 1988.’ dhe eshte i riprodhuar me saktesi si me poshte.
“Sapo arrita, me prezantuan me Dr John F. Gille, nje francez i cili ka nje doktorature ne matematike dhe fizike nga Universiteti i Parisit. Ai ka punuar ne menyre shume te ngushte me qeverine franceze per fenomenin UFO. (Shenim: Dr Gille po ashtu ka raportuar nje tjeter baze si puna e Dulces, ne afersi te Pine Gap – Alice Springs, Australi. Kjo base eshte massive dhe me shume nivele dhe drejtohet nga Klubi i Romes i cili ashtu si dhe organizata Bildeberger, nuk eshte gje tjeter vecse nje koperture per Bavarian Illuminati. Artikulli fliste per disa kerkime me antigravitetin e disqeve fluturuese dhe planet per te shnderruar Pine Gap ne nje qender madheshtore kontrolli per “Rendin e Ri Boteror”. Pine Gap eshte i pajisur me terminale kompjuterash qe zene hapsira te tera dhe qe jane te lidhura me qendrat kryesore informatike ne boe te cilat permbajne informacione te detajuara per pjesen me te madhe te banoreve ne vendet e industrializuara. Ne artikull gjithashtu shkruhej per infiltrimin qe i ishte bere nga Illuminatit Bavares, disa nga feve me te rendesishme dhe dominuese ne bote, mediave, qeverive nderkombetare, ekonomise, arsimit dhe niveleve te ndryshme te shoqerise, per te pergatitur rendin e ri diktaktorial ne bote. Po ashtu raporti thekson se punonjesit e Pine Gapit jane shume te indoktrinuar dhe te programuar dhe ne kete menyre ata smund te sabotojne apo kercenojne planet e Illuminatit qe zhvillohen ne ate baze. Branton.)
“Ai me tha- vazhdon Bishop- qe nuk kishte punuar prej 15 vjetesh ne fushen ku eshte i specializuar sepse i ka dedikuar gjithe kohen kerkimeve mbi UFO-t. Dr Gille eshte nje njeri shume pragmatik dhe i dashur. Ai nuk druhet te shprehi mendimin e tiji dhe kendveshtrimin per nje ceshtje te caktuar. Ai beson ne gjera qe i afrohen kufirit te paranormals. Ka ardhur bashke me gruan e tij, Elaine. Deri ne kete moment jam i mendimit se duhet te tregohem i kujdesshem deri sa ta njoh me mire.
Nga viti 1975 deri ne 1983 ferma Gomez ishte epiqendra e shumices se gjymtimit te bagetive qe ndodhen ne pjesen veriore te Nre Mexico dhe ate jugore te Colorados. Ai me tha qe familja e tiji ishte vendosur ne zonen e Dulces perpara 111 vjetesh dhe si rezultat i gjymtimit te bagetive ata kishin humbur mbi 100 mije $ gjate 8 vjeteve. Nje nga keto gjymtime ndodhi vetem 200 jard mbrapa shtepise se tij. Ai me tregoi zonen ku kishte ndodhur.
Edmound (Gomez) ishte nje nejri i hapur dhe biseduam sebashku per shume raste te gjymtimit te kafsheve qe kishin ndodhur ne fermen e tij dhe ne ate te te tjereve. Gjate kthimit nga udhetimi ne mal ai me ftoi ne shtepine e tij ku me tregoi disa foto te ndryshme, filmime dhe dokumenta qe kishin lidhje me kete ngjarje. Ai me huazoi disa nga fotot e bera siper Malit Archuleta dhe shpresoj ti ekzaminoj keto foto me teknike intensive.
Edmound me tregoi gjithashtu per gjithe ato here per trupat ushtarake ne pozicion dhe formacion luftimi qe ishin dukur ne ate zone vazhdimisht. Disa nga keto trupa ishin pare ne zona ne te cilat mund te kaloje vetem me mjete ushtarake 4 x 4 ose ne kembe. [Terreni ne kete zone eshte shume i ashper dhe i thyer]. Trupat ushtarake ishin pare po ashtu dhe ne zonat ku vetem indianet Apache kane te drejte te kalojne. Kur ndodhi incidenti me helikotperin ne vitin 1983, aty u mblodhen me “qindra trupa te armatosur deri ne dhembe. Ne momentin qe ju afroheshe ata largoheshin me vrap dhe zhdukeshin.”
Pjestaret ne ekspediten e Malit Archuleta ishin: Gabe Valdez, Edmound Gomez, Dr John Gille, Manuel Gomez [vellai i Edmound], Jeff dhe Mat Valdez [femijet e Gabe]. Duke qene se Gabe ishte shefi i stacionit te policise se Dulces dhe Edmound nje pjestar aktiv i komunitetit, arritem te merrnin lejen per te shkuar ne mal i cili ndodhet pikerisht ne rezervatin Apache. Filluam udhetimin ne oren 14.30, diten e diele te dates 23 tetor 1988. Perdoren kamioncinen 4 x 4 te Gabes per tju afruar malit ne nje nga shpatet e tij. Rruga ishte jashtezakonisht e veshtire. Ne nje moment na u desh te germonim anash ne mal ne menyre qe te kalonte makina. Pothuajse ne oren 17.30 arritem ne piken te cilen e kishim caktuar si vendqendrim. Zona ishte e pershtatshme, e sheshte dhe pothuajse 300 jard nga maja e malit Archuleta.
Gabe dhe Edmound, te dy me thane se ne vitin 1978 ishte arritur nje marrveshje midis indianve Ute [Colorado] dhe qeverise federale. Kjo marrveshje konsistonte ne ate qe nacionaliteti Ute do merrte komplet territorin tashme te zene ne vijen kufitare midis New Mexio dhe Colorado me kusht qe ata te vendosnin nje rregull te forte dhe kufizues NdalimKalimi per kedo qe do kalonte ne territorin e tyre. Sidoqofte nuk eshte e mundur te kalosh neper territorin e rezervatit Ute pa nje leje speciale nga shtabi i pergjithshem i Tribuse. Nese dikush kapet pa kete leje speciale atehere ai person eshte subjekt gjobitjeje, burgosjeje ose perzenie. Tani ka nje rruge qe te con ne zonen e Archuletas nepermjet rezervatit por qe patrullohet nga rojet e Sherbimit Pyjor Idian.
(Shenim: kufiri me Coloradon eshte relativisht vetem disa milje me tutje dhe ne veri te rrafshnaltes se Archuletas. Branton.)
Ne oren 19.51 te shtate sic ishim pame nje drite shume te shndritshme qe vinte nga krahu veriperendimor me nje shpejtesi te madhe. Objekti dukej te kishte nje forme bumerangu me nje drite te forte nen pjesen qendrore te tij. (Shenim: disa pretendojne se mjete te tilla fluturuese ne forme bumerangu kane ne nje fare menyre lidhje me nje program super sekret fondi te zi qe quhet Alternativa 3. Branton) Drita ishte shume e shkelqeyshme dhe me nje ngjyre te bardhe, blu dhe te gjelbert. Ndersa afrohej, ngadalesoi shpejtesine [natyrisht nen nje kontroll inteligjent] u duk sikur ndrnyshoi drejtim deri sa ndaloi. Ne momentin qe ndaloi nje shi i vertete rrezesh te shndritshme filluan te dalin nga cdo fund I bumerangut dhe me pas objekti filloi te levizte perseri dhe u zhduk nga pamja me nje shpejtesi te frikshme. E gjitha kjo u zhvillua ne nje hark kohor prej 10-15 sekondash. Ne u perpoqem te benim fotografi po cdo perpjeke deshtoi.
Rreth ores 22.00 ne ju ngjitem majes se malit dhe veshtruam pamjen qe paraqitej per me shume se 1 ore e gjysem. Drita e henes na mjaftonte qe te shikonim neper kanion. Ne muret e ketij kanioni Paul Bennewitz [nje fizikant shume premtues dhe investigator i njohur i fenomenti UFO] eshte shprehur se ekziston nje ‘baze aliene’ dhe gjate nates anijet e tyre fluturuese jane pare te hyne e te dalin neper te hapurat dhe te carat e kanionit. Gjate kohes qe ndejtem ne majen e malit ne pame 2 drita shume te ndritshme ne muret e kanionit, net e njejtin vend qe Paul pretendonte se ekzistojne. Nuk ka rruge te kalueshme apo automobilistike qe te cojne ne kodes. Dritat u shfaqen papritur ne te njejtin vend qe Paul kishte thene dhe mbas pak kohe zhdukeshin larg. Disa here na u be sikur degjonim zera qe dukeshin si nje radiotransmetuese. Ato ishin te pakuptueshem por sidoqofte ishin aty. Levizja e dritave dhe zerat u pane dhe degjuan edhe nga une dhe Edmound Gomez madje ne degjuam edhe zhurma kamionesh por qe smund ti shihnim sepse erresira ishte e tille qe sna lejonte pamje ne largesi. Kjo vezhdoi deri rreth ores 1 te nates. Ne oren 2 cdo gje pushoi dhe u mbulua nga heshtja e thelle.
Te henen me date 24 tetor 1988, i gjithe grupi ju ngjit majes se malit edhe njehere. Ne po shikonim per evidence qe aty kishte ndodhur rrezimi i nje aeroplani ‘eksperimental’ i pilotuar nga Forcat e Pergjithshme Ajrore ne vitin 1983. Ky aksident ishte raportuar ne gazeta per disa dite por me pas lajmi u zbeh deri sa humbi. Sipas peshperitjeve, mjeti u that e ishte nje UFO e kapur dhe e pilotuar nga amerikanet. Ne po shpresonim te gjenim ndonje gjurme qe te vertetonte faktin qe nje mjet ishte rrezuar ne ate zone dhe mundesisht edhe ndonje evidence fizike.
Dr Bennewitz ka raportuar qe mjeti fluturues gjate rrezimit ka shkulur nje peme te madhe, ka goditur nje tjeter m e pas, ka ndryshuar pak drejtimin dhe perpara se te binte ne toke ka goditur nje peme te trete dhe me pas ka ndaluar. Ne i gjetem te treja pemet e raportuara nga Bennewitz. Te treja ishin ne linje te drejte me njera tjetren. Pema e pare ishte rreth 40 inch ne diameter dhe goditjen e kishte marre rreth 30 kembe nga toka. Ne kete peme nuk kishte shenja zjarri ndersa ne dy te tjerat te cilat ishin relativisht me te vogla 10 dhe 12 inch ne diameter kishte gjurme zjarri. Mora kampione te dheut dhe te drurit te djegur per ti analizuar me pas. Ndersa po kerkonim per evidence te tjera, gjetem nje stilolaps me maje te rrumbullaket nga i njejti lloj qe perdoret nga qeveria e US dhe qe mund te blihen edhe nga masa e gjere e njerezve. Po fakti qe ne habiti ishte prania e nje stilolapsi te tille ne nje zone kaq te shkrete dhe te pabanuar. Vendi ku mendohej te ishte rrezuar mjeti fluturues tregonte nje zone gjysem rrethore me bimesi te re. Po ashtu zona mbi gjysem rreth ishte e mbushur me bimesi te re. Si perfundim edhe ketu morem kampione te dheut por rezultati i analizave nuk tregoi asgje konkluzive.
Pershtypjet e mija per kete hulumtim jane te ndryshme dhe te perzjera. Besoj qe dicka jo e zakonshme po ndodh ne kete zone. Se cfare eshte ate nuk e di. Mbase ka nje baze ushtarake aty. Mbase eshte nje baze e perbashket e drejtuar nga alienet dhe qeveria amerikane sic eshte konfirmuar nga John Lear. Ose eshte thjesht nje baze shume sekrete e qeverise aq sekrete sa askush nuk mund te afrohet dhe te nxjerri ndonje te dhene, apo… Nuk mund ta them me siguri. Ajo qe di eshte qe evidencat qe ne gjetem te cojne ne konkluzionin qe dicka e pazakonte ndodh ne kete zone.”
Per te konfirmuar te mesipermen, Gabe Valdez tani ish shefi i policies se Dulces, New Mexico i cili ishte pjese e ekspedites sone u kontaktua ne telefon nga studiuesi Alan deWalton ne vitin 1990 i cili kerkonte te dinte me shume per perfshirjen e Valdez ne hetimin e gjymtimit te kafsheve. Ja cfare u mesua gjate bisedes telefonike:
“Ai dhe te tjeret kishin pare ne zone objekte fluturuese te cuditshme por Valdez nga ana e tij nuk ishte i sigurt nese ato ishin ufo apo ndonje lloj sekret qe testohej nga ndonje fraksion po sekret i qeverise.
Dicka u rrezua ne malin Archuleta disa vjet me pare por sidoqofte ai nuk mundi te gjente evidenca te qarta nese ishte nje mjet fluturues alien apo njerezor. Po ashtu ai ka hetuar gjymtimin e kafsheve dhe ne me shume se nje rast ne trupat e kafsheve te gjymtuara u gjet prania e nje substance nervore gje qe perforeconte idene se kafshet perdoreshin ne kerkime dhe eksperimente te ADN-se.”

No comments:

Post a Comment