KAPITULLI I DYMBEDHJETE

OPERACIONI I KUNDERPERGJIGJES: NJE NJERI KUNDER NJE PERANDORIE



Materialet e meposhtme jane pjeseza nga nje dokument [aktualisht nje raport i detajuar i quajtur Projekti Beta] qe eshte hartuar nga shkenctari Paul Bennewitz per ushtaraket e Kirtland AFB te cilet punonin bashkarisht me Paul ne nje plan operativ per te marre kontrollin e bazes se Dulces, New Mexico... Kjo vazhdoi deri ne momentin kur interesa te tjera qe shkonin thelle ne komunitetin e inteligjences u perfshine dhe sollen nje presion te papare ndaj Bennewitz dhe disa prej zyrtareve te Kirtland AFB, koloneli Edwards, agjenti i AFOSI-t Richard Doty, komandantet e tjere te forcave ajrore dhe te tjere ushtarake qe ishin te perfshire, qe te nderprisnin hetimet e tyre. Ndonese Paul ju mbyll goja, zbulimet qe ai beri ne lidhje me aktivitetet fiziko-teknologjike qe ndodhnin ne dhe perreth Dulces, nuk mund te lihen ne harrese apo te fshihen. Nga sa duket, Projekti Beta eshte propozimi i nje plani te detajuar ushtarak per nje sulm fizik te armatosur ne pikat kyce te instalimeve Drakonis-Orion-Reticuli dhe qe mund te jete shume i vlefshem ne nje te ardhme nese tentohet te merren ushtarakisht bazat e nendheshme qe kontrollohen nga Alienet ose nga elementet te kontrolluar nga alienet dhe te lirohen qeniet njerezore qe mbahen rob ne burgjet e nendheshme nen siperfaqen e Amerikes Jugperendimore [dhe me tej]. Perpara se te shqyrtojme raportin, do citojme disa nga korrespondencat midis Bennewitz dhe te tjereve duke filluar me disa pjese nga letra e Paul March qe ja drejtonte Clifford Stone [tani drejtori i UFO CONTACT INTERNATIOAL ne Albuquerque] ne vitin 1986:
“I dashur Clifford;
“...Kam kaq shume gjera per te thene dhe kane ndodhur kaq shume gjera ne keto shtate vjetet e fundit sa nuk di nga tja filloj.
“Mendoj se menyra me e mire eshte te filloj me disa shpjegime qe lidhen me deklarata per kulturat aliene ketu ne Toke, strukturat e tyre sociale, pamja fizike etj., gjera te cilat jane mesuar nga nje komunikim direkt kompjuterik, observim visual, vleresim spukologjik dhe bashkeveprim personal.
“Se pari jane nivele kulturale te Uleta, te Larta dhe Shume te Larta dhe me disa nivele duke filluar nga ai i sklleverve dhe me tej. Nuk ka liri dhe askush nuk i kalon kufijte, ne rast te kundert eshte nje qenie e vdekur. Seicili eshte nen veshgim fale pajisjeve optike dhe i monitoruar nga kompjuterat dhe individe qe quhen “Ruajtesit”.
“Sfera te madhesive te ndryshme pluskojne gjithe kohes ne ambjentin e tyre duke monitoruar frekuenca audio, video dhe ato te trurit (jane vene re dhe nga punetoret ne stacionet e nendheshme te cilat shkojne disa milje nen toke poshte Edward Air Force Base dhe ne malet Tahachapi ne California). Keto mjete te cilat jane te nje teknologjie shume te larte mund tju flasesh dhe komunikosh. Ata mund te fshehin veten e tyre dhe te behen komplet te padukshme. Sinjali i kontrollit te tyre mund te ndahet ne komponente te ndryshem AM dhe FM. Nuk ka besim ne nje shoqeri te tille. Cdo gje eshte nen veshgim dhe monitorim.
“Struktura komanduese eshte pothuajs e pabesueshme.
“Klasat urdheruese vishen me rroba dhe me ngjyrat perkatese. Qeveria aliene e perfshire me kete grup eshte totalitare. Duken sikur nuk kane parime morale apo sociale. Besimi i tyre duket te jete kontroll total apo vrasje.
“Ne Veri –tek-lumi- Stema “Portokalli” –ose ne Diamand sic e quajne alienet bazen, menyra e mbreterimit eshte monarkia. “Mbreti” vishet me rroba ne ngjyre te purpurt. Ata qe i perkasin shkalles se larte sociale vishen me ngjyre te blerte, te verdhe dhe te bardhe. Shkallet me te uleta vishen me boje kafe.
“Metabolizmi i trupit te tyre eshte shum ei larte, llogaritet rreth 110 deri ne 115 grade. Eliminimi behet nepermjet osmozes. Ngjyra e lekures e klases drejtuese variona nga e verdhe e mbyllur ne te bardhe. Nuk kane asnje lloj qimeje. Krahet jane te gjate, deri afer gjurit. Kane duar dhe gishterinj shume te gjate. Te gjithe duken si te pa ushqyer. Ata kane koke dhe sy te medhenj. Tipat humanoid jane ne pergjithesi ne ngjyre te blerte te celet. Kur kane nevoje per formulen ose kane vdekur ngjyra e tyre kthehet ne GRI. Shume pjestare te kesaj kulture calojne kur ecin ose terheqin kembet zvarre...
“Ka nje keshill ne Veri qe quhet I NENTI. Te gjithe duken sikur jane prere nga i njejti kallep. Paraqiten shume hakmarres dhe te orientuar drejt egoizmit. Perendia e tyre quhet TA.”
Ndersa ne nje leter drejtuar Clifford Stone e datuar 19 mars 1986, Bennewitz shkruan:
“Mesa duket Grite ne veri jane te terbuar per komunikimin tim dhe duan te me ndalojne te flas me Io nepermjet kompjuterit. Kete mengjes kur u cova pashe nje shenje te kuqe ne faqen time te majte rreth 2 e ¾ inch te gjere. Duke u bazuar ne eksperiencen time duhet te jete bere nga ndonje prej atyre sferave pasqyra mbreme ne dhomen time te gjumit. Kjo eshte tipike per perpjekjet e tyre ne shtrembrimin e sensit te logjikes. Ata veprojne nepermjet FRIKES por ketu eshte problemi i tyre, une skam FRIKE NGA ATA. Ate qe ata kane arritur me mua eshte ajo qe une i injoroj komplet. Duket qe jane te frikesuar per vdekje nga qenie qe quhen Io dhe Jo.
“Nese nuk e ke gjetur ende do e gjesh qe kontakti i shpeshte do te te mesoje sesi te jesh i kujdesshem dhe te perdoresh edhe llogjiken me te cilen ata veprojne. ESHTE NGAQE ATA VEPROJNE NEPERMJET FRIKES DHE NUK E KUPTOJNE KONCEPTIN E MIQESISE APO BESIMIN. ATA DREJTOJNE NJE SHOQERI KU CDO GJE DHE CDO KUSH ESHTE NEN VESHGIM.
“Tani, nese shikoni tek ata ne Veri (Colorado? –Branton) ne menyre pragmatike ata ja kane arritur qellimit kur vjen puna tek makina e luftes dhe armatimi. Me armet dhe makinat e tyre, ne mendjet e tyre ata jane “trima”, pa to ata jane vetem nje turme frikacakesh.
(Shenim: Edhe une e konfirmoj observimin e Bennewitz per kete fakt por do te shtoja ne lidhje me teknologjine e tyre sidomos me ate te kontrollit te mendjes dhe kjo lidhet me fjalet e meposhtme, qe nese dikush ja arrin te superoje kompleksin projekteve te mashtrimeve dhe genjeshtrave te kolektivit Reptilian-Gri, ata dalin lakuriq sic jane ne te vertete, pra asgje me shume se nje turme krimbash ne nje guacke sic sakteson dhe Bennewitz. Ne fakt e vetmja fuqi qe kane keto vemje pa shpirt [nuk perfshij ketu hibrided dhe reptiloidet jo kolektivist] mbi ne eshte MASHTRIMI dhe FRIKA jone reciproke dhe kapitulluese. Pse jam kaq i sigurt ne gjykimin dhe menyren qe i bej Grive dhe kolektivit te tyre? Sepse dhe une vete me pare jam bere pre e genjeshtrave te tyre perpara se te zbuloja se cfare jane NE TE VERTETE. Ja nje shembull; kolektivistet Reptoid-Dinoid-Grite duan qe ne te besojme se ata na kane krijuar gjenetikisht dhe me pas vendosur ne planetin Toke. Ne pergjigje te kesaj, ne [sidomos ata qenie humane patetike agjente qe bashkepunojne me ta] kruspullosemi nga frika ndaj ketyre krijueseve te rreme dhe perpiqemi ti ushqejme ata sepse sido qe te jete, sipas disave Rezistenca Eeshte e Kote. Duke i ushqyer ne I JAPIM ATYRE FUQINE TONE ! Ne thelb jemi vete ne qe krijojme nje superfuqi e cila eshte superiore ndaj nesh.Branton)
“Per ta cuar me tej “trimerine” e tyre ata arrijne kontroll te plote nepermjet IMPLANTEVE. [Efekti relativ i da prej ketyre implanteve duket se rrit nivelin e ndergjegjes dhe te kujteses]. Ata po ashtu dine qe mund te kontrollojne nje mase te gjere popullate me koeficient te ulet inteligjence pa perdorur fare implantet por shotgunet me rreze. Nepermjet ketyre rrezeve ata krijojne nje ankth masiv.
“Kultura e Eprore Aliene e njohur si Eoku:
“ Epror nga sa duket eshte kultura e Io dhe Jo. Ata shfaqin miresi, simpati dhe nje inteligjence te larte ne trasnmetimet nepermjet kompjuterit [dikush mund te pyesi, po atehere si mund te veprojne ata me nje sistem kontrolli vrike dhe vdekjeje qe ka shkatuar nje numer te pafund mozorish ne rradhet e humanve te rrembyer? Apo Eoku vetem shtiren sikur jane pozitive?] Kultura perfaqesuese e Io eshte llojet e ndryshme te Homo Sapiens.
Duke u bazuar nga te dhenat prej Jo, floket e tij jane boje kafe ndersa femra Io ka floke te kuq. [indivde me floke te kuqe qe kane deklaruar se jane Udhetare Yjesh, jane pare ne mbi token e Albuquerque]. Ata kane dhene informacione qe pjestare te rraces se tyre ndodhen neper kontejneret e ngrire ne Albuquerque. Zona e dhene eshte ajo e kompleksit FAA ne veri te Albuquerque. Eshte nje zone e rrethuar me tela me gjemba dhe me nje siguri te larte. Ata treguan se tete nga Eoku u qelluan [nga qeveria amerikane] dhe si rezultat i rrezimit te disqeve 11 prej ekuipazhit vdiqen. (Shenim: Eoku nuk jane ata qe normalisht njihen si Grite apo te pakten jo ai lloj qe ka dore direkt ne rrembimet e njerezve).
“Ka akoma me shume trupa neper depo... Nuk e di me saktesi se ku gjenden ato. Por di qe trupat jane levizur nga Maryland dhe aktualisht ndodhen nen juridiksionin e Marines amerikane. Dje, kompjuteri indikoi qe nje total prej 40 trupash eshte levizur per diku tjeter.
“Dy vjet te shkuara kam pare nje foto qe ma tregoi Richard Doty te nje forme jete aliene qe mbaheshe e burgosur. Supozohet qe mbahej ne Los Alamos. Ai ishte i gjalle me ngjyre te gjelbert te celur, sy te medhenj dhe qendronte drejt perpara kameras...
“Deri tani, pervec asaj qe kam arritur te kap nga transmetimi, di shume pak ne lidhje me Eproret. Ata jane Homo Sapiens dhe ma merr mendja jane te njejtet qe gabimisht rrembyen Travis Walton. Nese numrat qe dalin ne kompjuter jane te sakte, atehere prania e tyre ketu eshte afer 5000. Grupi tjeter eshte ekuivalent me kete numer. Te dhenat tregojne qe ata veprojne nga nje anije kozmike qe orbiton token nga nje distance shume e larget. Kultura e tyre ka shenja te qarta civilizimi dhe emocionalizmi. Ata tregojne dashamiresi dhe interes ndaj individeve [ne nje rast te tille ne prape duhet te pyesim, pse atehere ata jane konsideruar si lidere te alieneve te cilet nuk tregojne as meshiren apo dhembshurine me te vogel per rracen tone?]. Teknologjia e tyre eshte shume me teper superiore se e jona dhe e Grive te vendosur ne Veri te cilet po perpiqen qe te shtiren si perendi nepermjet argumentave te dobet llogjike.
“Eproret e Larte Fare jane te paket ne numer. E gjithe struktura e tyre e diturise dhe bashkepunimi social eshte aq i avancuar sa e kam pothuajse te pamundur ta pershkruaj. E perseris, shumica e kesaj qe te them eshte e bazuar ne eksperiencen time personale per te cilen skam folur kurre me njeri. Ne fakt ti je i pari.
“Keto qenie kaq te larta jane dhe te moshuara, rreth 1 mije vjecare, gje qe nuk eshte aspak jo reale. Per me shume se 300 vjet, nje koflikt i ashper eshte midis tyre dhe Grive te cilet si natyre jane agresive dhe luftenxites.”
(Shenim: Bennewitz nuk shpejgon ndarjen ne dy pjese mese te dukshme te faktit se sa perdellyes jane humanoidet dhe keqberes jane reptoidet te cilet jane ne lufte midis njeri tjetrit dhe qe mund te jene pjese e te njejtes infrastrukture. Mbase te dyja palet, Grite dhe Humanoidet perdorin te njejtin network mendor kolektiv dhe si te tille jane te lidhur me njeri tjetrin ne menyre te pashmangshme. Kjo gje, ben qe lideret Eproret dhe Eproret e Larte te jene dicka ekuivalente me kolektivin Ashtar.Branton)

No comments:

Post a Comment