KAPITULLI I DHJETE

SEKRETI I ERRET I DULCES



Ne numrin e Shkurt-Marsit 1991 ne revisten UFO UNIVERSE ishte shkruar nje artikull me titull ‘SEKRETI I ERRET I DULCES’, nga Bill Hamilton dhe ‘Tal’ LeVesque. Nese planeti Toke do te behet qendra e fushbetejes apo epiqendra e konfliktit final kozmik midis superfuqive te galaktikes dhe nese US eshte nje nga zonat me te medhaja ne Toke ne te cilen do te vendoset rezultati perfundimtar dhe duke qene se Dulce, New Mexico si zone konsiderohet qendra kryesore ku bashkepunimi apo konflikti human-alien po ndodh, atehere ne duhet te perqendrojme vemendjen tone ne ate cfare ndodh ne nentoken e ketij qyteti te vogel.
Kjo qyteze, me shume se cdo zone tjeter ne Usa dhe ne mbare boten, eshte bere epiqendra e pothuajse cdo forme te mundshme aktiviteti paranormal qe dikush mund te imagjinoje, perfshi: Pamje te Ufo-ve, Ulje te Ufo-ve, Rrembime, Implantime, Gjymtime te Kafsheve dhe te Njerezve, Studime te Luftes Psiqike, Bashkeveprim Qeveri Sekrete-Alien, Komflikte te Qeverise ‘Kushtetuese’ Amerikane kunder Agjendes Aliene, Pamje te ‘Reptilianeve’ Fenomene Kriptozoologjike apo Bioinxhinierike, [kjo ishte zona e famshme ku u gjet ‘Cabbit’ nje kafshe gjysem mace gjysem lepur], Baza te Nendheshme, Skenare Konspirative, Infiltrim Alien, Fenomene te Shpellave te Thella, Aktivitet Super-Teknologji e Larte dhe Takime me MIB.
Ne fakt, nje koncentrim i larte i aktiviteteve te tilla ka qene evident ne afersite e Dulces me shume se ne cdo vend tjeter te botes aq sa banoret e qytetit kane hequr dore nga perpjekja per te njohur misterin pa pranuar nga ana tjeter realitetin e aktiviteteve te tilla, i pelqen apo jo.
Bill Hamilton dhe ‘TAL’ LeVesque na cojne ‘brenda’ ne labirinthin Hadian, ne thellesite e ketij megakompleksi te nendheshem, nepermjet syve te atyre qe kane qene aty:
“Dulce eshte nje qytet i vogel i fjetur ne veri te New Mexico. Popullata e tij eshte rreth 900 banore dhe ndodhet 7 mije kembe mbi nivelin e detit ne Rezervatin Jicarilla te Indianeve Apache. Aty ka nje motel dhe disa dyqane. Nuk eshte nje qytet turistik dhe ska pothuajse fare aktivitet. Megjithate, duke ju referuar personave te jashtem, Dulce mban te fshehur ne gjirin e saj nje sekret te thelle te erret. Ky sekret thuhet se ndodhet thelle poshte nen shkurrajen e Rrafshnaltes se Archuletas. Ky sekret pershin nje laborator biogjenetik te perbashket qeveri-aliene, i dizenjuar per me kryer eksperimente te cuditshme mbi njerezit dhe kafshet.
Oficeri i Policise se Shtetit te New Mexico, Gabe Valdez u perfshi ne kete mister te Dulces kur u lajmerua te hetonte rastin e gjymtimit te nje bagetie ne fermen e Manuel Gomez, 13 milje ne lindje te Dulces. Gomez kishte humbur kater bageti qe ishin gjymtuar ne periudhen midis vitit 1976 dhe qershorit te vitit 1978 (dhe disa te tjera ne vitet e mepasme) dhe kjo solli ne Dulce nje grup hetuesish nga Parisi, Texas, perfshi dhe Tom Adams, te cilet ekzaminuan kufomat.
Duke qene kurioz per faktin sesi gjymtuesit misterioze zgjidhnin bagetite, u be nje eksperiment ne 5 korrik te vitit 1978 nga Gabe Valdez dhe shkenctari ne pension Howard Burgess. Te tre shqyrtuan me vemendje mishin e bagetive te gjymtuara te Valdezit, nen nje rreze ultraviolete dhe zbuluan nje substance te shkelqyeshme ne krahun e djathte te qafes, veshin e djathte dhe kemben e djathte. U moren kampione nga pjeset e infektuara dhe po ashtu pjese te tjera nga kafshet per tu analizuar.
Disa hetues ja atribojne gjymtimin alieneve te UFO-ve. Vezhgime te dritave te cuditshme dhe fenomeneve te tjera ajrore, jane raportuar nga shume njerez ne zonat ku jane kryer gjymtimet. Po ashtu UFO-t jane pare ne menyre frekuente ne rrethinat e Dulces.
Arrita ne Dulce ne 19 prill te vitit 1988 per tu takuar me Gabe Valdez dhe te hetoja per vezhgimet, gjymtimet dhe informacionet e shumta per nje baze aliene te nendheshme. Kishte akoma debore ne rrugen perpara motelit Best Western kur vendosa te marr ne telefon Gabe Valdez dhe e lame te takoheshim ne oren 9.30 te darkes. Gabe mu duk nje bujtes shume bujar sepse me ofroi te me shoqeronte dhe te me tregonte rruget e qytetit dhe drejtimet qe te conin ne zonat ku ai kishte hetuar raportet e ndryshme per gjymtimet e bagetive apo kishte pare dritat ajrore te cuditshme. Aty ai beri deklaraten tronditese qe vazhdonte te shikonte mjete fluturuese te cuditshme dhe te panjohura, madje cdo dy nete. I hodhem nje sy fermes se Gomezit, rruges pergjate Lumit Navajo dhe vete Rrafshnaltes se Archuletas. Gabe kishte gjetur gjurme kamionash dhe makinash te vogla ne afersi te zonave ku kishin ndodhur gjymtimet. Po ashti ai ishte i i bindur qe shkenctari Paul Bennewitz i Thunder Scietifiv Labs ne Albuquerque ishte ne gjurme te drejta ne perpjekjet per te identifikuar vendndodhjen e stacionit te nendheshem alien ne afersi te Dulces.
Per here te pare degjova per Paul Bennewitz ne vitin 1980 kur miku im Walter me telefonoi nga Albuquerque dhe me tha se kishte punuar me Paul ne aparaturat elektronike. Walter me tha se Pual jo vetem kishte fotografuar UFO por edhe kishte arritur te stabilizonte nje lidhje komunikuese me bazen e tyre te nendheshme ne Dulce. Bennewitz u be i njohur gjate gushtit te vitit 1980 me vezhgimet e famshme te UFO-ve mbi Depon e Armatimeve ne Manzano, Kirtland AFB.
Nje raport i datuar 28 tetor 1980 qe shqyrton incidentin ne Kirtland AFB, permend faktin qe Paul kishte arritur te filmone nje UFO mbi Kirtland. Paul ishte president i Thunder Scientific Labs, ne afresi te Kirtland. Mbas zbulimit ai raportoi me detaje per menyren sesi kishte pare alienet ne nje ekran video (nepermjet lidhjes kompjuter-radio-video qe kishte shpikur vete duke perdorur nje kod me 10 shifra mbasi kishte nderhyre ne sistemin e frekuencave te komunikimit anije-baze. Vete Paul ishte nje shkenctar i shkelqyer dhe kishte shpikur shume pajisje per Anijet Kozmike Shuttle dhe per mbo 500 kompani te ndryshme). Alienet transmetonin nje sinjal nga nje baze nen Rrafshnalten e Archuletas.
Studiuesi William Moore deklaron se agjentet qeveritare treguan interes ndaj aktivitetit te Bennewitz dhe u perpoqen te demtonin reputacionin e tij duke e furnizuar me informacione te rreme. Nuk eshte e qarte nese deklarata e komunikimit te mundshem me bazen e alienve qe Paul kishte arritur me aparaturat e tij ishte pjese e ketij disinformacioni apo jo. Nese dikush do besonte qe Paul ishte burimi i vetem i informacionit mbi Dulcen atehere mund te jete dhe nje manover taktike per te diskredituar deklaratat e tija per bazen, nese informacione te tilla ishin te dedikuara te mbeteshin sekrete. Atehere manovrat aktuale te dinsinformacionit ne vetvehte do te ishin te tilla per te disinformuar publikun dhe jo nje person te vetem.
Ne nje raport te quajtur ‘PROJEKTI BETA’ Paul deklaron se kishte shpenzuar 2 vjet ne perpjekje per te gjurmuar mjetet fluturuese aliene dhe qe kishte transmetim te vazhdueshem videoje nga nje anije aliene me nje baze te nendheshme. Ai kishte arritur te stabilizonte nje komunikim konstant direkt me alienet duke perdorur nje kode 10 shifror me grafike dhe simbole dhe deklaronte po ashtu qe kishte foto te shumte qe lokalizonin vendnisjen e anijeve aliene dhe armet me ngarkese rrezesh.
Ai deklaron se alienet ishin dredharak, mashtrues dhe nuk respektonin marrveshjet. Ai dhe Walter po punonin me nje arme qe do i kunderviheshe alieneve. Ne kete pike, disa do te mendojne qe ne po i kalojme kufijte e te menduarit me kthjelltesi per nje fenomen anormal dhe po kalojme ne fantastiko-shkencore. Por le te kujtojme se fenomene te tilla si UFO-t i kane rrenjet ne nje realitet te cuditshem. Eshte e pritshme qe te duket e cuditshme fillimisht por ndersa ne vazhdojme studimet tona do evolojme drejt te kuptuarit te drejte te fenomenit.
Pal Bennewitz kishte hetuar rastin e te rrembyeres Myrna Hansen nga New Mexico e cila kishte raportuar qe ishte cuar ne nje stacion te nendheshem ne maj te vitit 1980. Christa Tilton nga Oklahoma kishte raportuar qe kishte patur nje eksperience ne humbje kohe ne qershor te vitit 1987 gjate se ciles ajo ishte rrembyer nga dy aliene te vegjel Gri dhe ishte transportuar me mjetin e tyre ne nje zone kodrinore ku ajo kishte takuar nje person te veshur me rroba ushtarake.
Ajo ishte cuar ne nje tunnel i cili kihste pika hyrese te kontrolluara me kompjuter dhe kamera sigurie. Ajo raporton se e kishin hipur ne nje mjet transporti dhe me pas kishin levizur ne nje zone tjeter ku ishte gjendur perballe me nje ekran te madh kompjuteri. Mbasi kompjuteri i kishte leshuar asaj nje dokument identifikimi, asaj ju tha nga roja qe e shoqeronte se sapo kihsin hyre ne Nivelin e Pare te ne nje stacioni te nendheshem me 7 kate. Christa vazhdon tregimin e saj duke raportuar qe me pas ishte cuar ne Nivelin e Peste ku ajo aktualisht kishte pare anije aliene dhe vete aliene te vegjel Gri ne disa nga ambjentet qe ajo pershkonte.
Christa deklaron se e kishin futur ne nje dhome te madhe ku gjendeshin vaska te medha me mjete automatike ne forme krahesh qe dilnin nga tubat e siperm dhe qe vazhdonin brenda neper vaska. Ajo degjonte vazhdimisht nje zhurme mermeritese, nuhaste eren e formalines dhe kishte pershtypjen se nje lloj lengu derdheshe vazhdimisht neper vaska. Christa ka bere skica te ndryshme te asaj cfare ke pare gjate rrembimit te saj.
Vaskat qe ajo pershkruan u perfshine ne nje tufe dokumentash qe sot njihen me emrin Letrat e Dulces. Keto letra u vodhen nga Dulce sebashku me 30 foto ne bardh e zi dhe nje kasete videoje nga nje oficer misterioz i sigurise qe deklaronte se kishte punuar ne Dulce deri ne vitin 1979, kohe kur ai vendosi te ndahej nga punedhenesit e tij. Pjesa e historise qe vazhdon ka te beje me kete oficer sigurie i cili eshte takuar me njerin prej nesh ne perpjekje per te treguar te verteten mbi alienet, te ashtuquajtures Qeveria e SHBA-se dhe bazes se Dulces. Ai ka deklaruar qellimin e tij per te dale haptazi dhe paraqitur prova derrmuese qe mbeshtesin ate cfare ka thene. Fatkeqesisht ky person eshte zhdukur bashke me provat e pretenduara. Eshte ne doren tuaj te vendosni per faktin qe provat e mbetura tregojne apo jo per nje fshjehje te te vertetes nga qeveria.

No comments:

Post a Comment