HYRJE

Per shume dekada me rradhe kerkuesit e “fenomeneve paranormale” i jane kushtuar me devotshmeri dhe dedikim fushave te specializuara dhe hetimit te “shkencave ekstreme”. Disa nga keto fusha te cilat kane dale ne drite rastesisht gjate hetimit te fenomenve paranormale perfshijine:
Fenomenet ajrore dhe ufo-t, hetimet ne fushen e psiqikes dhe ne ate te psikotronikes, gjymtimin e bagetive dhe kafsheve te ndryshme, vampirizmit, Njerezve me te zeza (Man In Black), konspiracive dhe vrasjeve, Shoqerive Sekrete, Anomalive te Nentokes, Mekanika Kuantike, legjendave dhe miteve, Civilizimeve te Lashta, “Mothman” dhe anomalive te tjera, Biogjenetika dhe Klonimi, Kibernetika dhe Inteligjenca Artificiale, Rrembimet, Humbja ne Kohe, Hipnoterapia dhe Kontrolli I Mendjes, Personat e Humbur… dhe shume te tjera qe padyshim nuk i kam permendur ketu.
Ne vitin 1950 eksperte ne disa nga keto fusha hetimi filluan te degjonin te dhenat e par ate turbullta qe “dicka” po ndodhte ne pjesen jugperendimore te Amerikes, afer “kater qosheve” sic quhet kjo pjese e USA. Te dhenet e para ishin te shkurtra, te turbullta dhe konfuze por megjithate zgjuan nje interes te madh i cili u pasqyrua me hetimin e metejshem ne vitet qe do te vijonin.
Fillimisht studiuesit e ketyre fenomenve ekstreme qe i perkesinin rajonit ne fjale filluan te ngrinin pyetje te ndryshme, shpesh pa pergjigje por qe me kalimin e kohes ben ate qe lokalizuan me saktesi vendin se nga vinte enigma, nje zone e humbur, nje qytet pothuajse i shkrete i humbur ne nje zone te thelle ne veriperendim te New Mexico.
Ne fund te viteve 1970 dhe ne fillim te viteve 1980 misteri dhe ne te njejten kohe interesi per te filloi te rritej gjithmone e me shume sidomos mbas disa te dhenava qe dicka shume e temerrshme po ndodhte afer qytetit te vogel te Dulces, New Mexico. Fenomenet e ndryshme (ato te permendura me siper) dukej sikur shkriheshin dhe koaguloheshin te gjitha bashke ne nje skenar te gjere enigmatik dhe shume te cuditshem perreth qytetit te vogel te New Mexicos. Kerkuesit filluan te analizonin dhe kategorizonin cdo gje me imtesi, krahasonin me fenomene te ngjashem ne zona te tjera deri sa arriten ne perfundimin qe shume prej ketyre fenomenve me sa dukej ndodhnin ne pjesen jugperendimore te Amerikes, skema tregonte per nje koncentrim te madh te pamjes se UFO-ve ne pjesen veriperendimore te New Mexico dhe epiqendra e fenomenit te gjymtimit te bagetive perseri ne pjesen veriperendimore te New Mexico. Eksperte te tjere te fushave te ndryshme paranormale filluan te gjejne te dhena te ndryshme qe nderthureshin me njera tjetren. Kerkues ne fushat e Konspiracise, Shoqerive Sekrete, Anomalive te Nentokes, Legjendave dhe Mitologjise, Civilizimeve te Lashta, Burimeve te Energjise, Anomalive Gjeo-Magnetike, Biogjenetikes, Rrembimeve dhe Humbjes se Kohes, Humbjes se Personave, dhe hetues te specialiteteve te tjera filluan te perqendrojne vemendjen e tyre drejt ketij qyteti te vogel te shkrete. Ky perqendrim i pazakonte i fenomenve kishte nje instesitet akoma me te madh ne nje zone te caktuar dhe interesi dhe hetimi per te u be akoma dhe me i madh.
Qe nga ky moment u duk sikur nje sekret i shenjte filloi te dilte ne drite, sikur nje re e erret e lashte filloi te shperbehej dhe te ndricohej nga drita e mendjes njerezore, sikur shpirterat e humbur dhe te munduar filluan te zgjoheshin.
Duke ndjere qe dicka e gabuar dhe asapak natyrale po ndodhte aty, dicka e lashte dhe djallezore, disa nga keta shpirtra guximtare te cilet me deshire apo thjesht rastesisht u ndodhen ne vijen e pare te betejes duke u ndeshur me forca antike te cilat ishin mese te vendosura te ruanin veten e tyre nga ekspozimi, filluan kalvarin madheshtor te zbulimit te se vertetes, shpesh te vetmuar kunder kesaj enigme, shpesh duke humbur aftesite mendore madje edhe jetet e tyre. Ndersa keto shpirtra guximtar benin perpjekje madheshtore ne kete lufte te pabarabarte psiqike per te mundur kete “mister te lig” (sipas nje shprehje Biblike), ata derguan thirrje te dobeta per ndihme dhe per perforcime. Disa ju pergjigjen kesaj thirrjeje, ndersa Bisha e Lashte dhe ne dukje e pamposhtur e cila ishte fshehur prej kohesh nen shkretetiren e jugperendimit si nje dragua ne strofken e tij, filloi te vepronte pameshire dhe ne terror ndaj kerkuesve te rinj.
Persekutimi filloi te ndihej ne te gjithe vendin , ne te cilin bisha kishte shtrire tentakulat e saj, te cilat si ajo vete rrezikonin te zbuloheshin se bashke me zemren e zeze te bishes.
Muret e forteses antike te cilat ruanin te fshehten e bishes dhe te enigmas filluan te rrezoheshin pak nga pak dhe me kalimin e kohes gjithmone e me shume. Nga terri i thelle, u degjua nje e qare e dobet kolektive sikur te vinte nga nje bote tjeter, zera te nje shumice te cilet ne deshperim kerkonin ndihme prej te vetmit atyre qe mund ti degjonin., ata qe te cilet kishin filluar te shikonin dhe qe nuk ishin shnderruar ende ne skllever te vete enigmes. Shume prej nesh qe vazhduam betejen, kemi sakrifikuar qetesine tone, mireqenien ekonomike dhe ate shoqerore dhe ne disa raste edhe vete jetet tona ne ndeshje ne betejen me Enigmen por e beme kete sepse ne jemi nga ata qe arritem te kuptojme nje therrime te vogel te rrezikut te madh qe na kanoset, te rrezikut qe perben “armiku ne gjirin tone” per lirine tone dhe per pavaresine e ketij kombi te mrekullueshem sic eshte Amerika..
Cfare do te lexoni ne faqet qe vijojne eshte nje rezultat kolektiv i perpjekjeve dhe dedikimit tone dhe nuk me vjen turp ta them edhe i nderhyrjeve Hyjnore me shume se nje here. Nje pjese e jona ashtu si dhe ndofta shume prej jush qe e lexoni, jane “viktimizuar” ne pjesen me te madhe te jetes nga enigma dhe vendosem qe e vetmja menyre per tu “cliruar” ishte si i thone ne ate shprehjen e vjeter ushtarake “Mbrojtja me e mire eshte sulmi”…
Pra ja ku e keni. Ashtu si dhe te tjeret perpara nesh, po e shperndajme punen tone si nje mesazh te qarte, nje thirrje “nen arme” per te gjthe ata qe vleresojne te verteten dhe lirine. Per ata qe mund te mos i besojne ato qe do shkruhen ketu, ju ftoj te perfshiheni vete ne kerkime (duke bere kujdes shume te madh ne rast kur deshmite e mija do rezultojne te verteta) dhe te vertetoni theniet e mija fjale per fjale.
Disa nga informacionet e dhena ketu jane te jashtezakonshme dhe mbase disa do te thone te pabesueshme. Kam vendosur qe mos mbaj asnje reserve ne paraqitjen e materialeve te cilat kane te bejne me enigmen e Dulces dhe skenareve qe rrjedhin prej saj, per te vetmen arsye qe anomalite e nentokes dhe te brendesise se saj kane qene dhe jane gjithmone aty dhe kushdo qe eshte i interesuar, eshte i lire ti vertetoje dhe studioje vete.
Ne rradhet e ketij libri kam shtuar edhe shume opinione dhe perspektiva te mijat, i bazuar ne rrethanat dhe evidencat (dy ose me shume raportime ose deshmi per te njejten ngjarje nga burimet e ndryshme). Pra komentet e mija mund te pranohen ose rrezohen poshte, kjo ne varesi te lexuesit dhe perceptimit te realitet qe kushdo e ka ne menyre individuale. Sidoqofte i kam krijuar keto opinione i bazuar ne perceptimet e mija personale te te dhenave qe kam patur dhe meqe jane thjesht perceptime te mijat do te thote qe nuk jane absolute dhe te pagabueshme dhe si te tilla jane po ashtu subjekt ndryshimi apo permiresimi nese ka te dhena te reja. Lexuesi apo lexuesja ka te drejte te nxjerri konkluzionet dhe opinionet e veta i bazuar ne te dhenat qe kam akumuluar ne kete liber.

Branton

No comments:

Post a Comment